8 me 2 z.Rama !


#1

Nje marrje fjale qe ngjan me shume me nje recitim! Fjale te forta, te ndjera, te shprehura me shume art aq sa per nje çast mund te mendojme se kemi te bejme me nje tekst te Molierit, Shekspirit apo Dostojevskit. Makuteri, intrige, tragjikomedi! Ndoshta gabohem por eshte hera e pare ne keto 5 vite qe qeveria Rama fshikullohet kaq mjeshterisht. Artisti Bujar dje ia beri 8 me 2 jo vetem Rames dhe kopese se tij por dhe Bashes, Mones, Likes, Pinokut e gjithe ketyre mf qe kane 30 vjet qe i ngrohin karriget njeri- tjetrit.


#2

Shot reverse shot


#3

na i numero teatrot o Stalker! cirkun qe po prishet, kendin e lojrave qe e peruroi Rama, kineman milleniumin, stadiumin qemal stafa etj.

po ti je nga ata qe dalin per te mbjelle peme…je anonim pa jam i sigurte qe je nga ata surreterit qe leshohen me qira ne spotet e perditshme = 5000 leke nje figurant… distancohu nga filmi, ose fillo luaj ndonje stunt qe te ndjesh dhimbjen e shkopit dhe biruces


#4

Nga Rama nuk mund te prisje reagim tjeter. Bile duket se i ka djegur shume kur thote me kryeneçesi qe nuk pret leksione nga askush. Nje siguri te tille Rames ia japin mbeshtetes si ty Stalker qe per hir te qoftelargut pranojne çdo ves te qofteaferit.


#5

shot revers shot s’eshte mbeshtetje; is a

deemphasizes transitions between shots such that the spectator perceives one continuous action that develops linearly, chronologically, and logically. It is an example of an eyeline match


#6

Me falni,perse artistet kerkojne rroge nga shteti?
Eshte kapitalizem dhe artistet te luajne bythet dhe te gjejne filma e sponzore sic bejne keta ne Hollivud.

Apo rrogen e duan sikur te jete socializem dhe te vendosin sikur te jene ne kapitalizem.

T dyja nuk shkojne bashke.

Eshte njesoj sikur Roberto De Niro te kerkoje rroge nga qeveria per filmat qe ben.

Skam asnje konsiderate per Ramen,por Teatri eshte prone e shtetit dhe ai vendos se si do te behet jo rrogemarresit.


#7

Si ka mundesi ? Aktoret shqiptare luajne kaq bukur …rolin e politikanit ! Si duket politika eshte art ku mund te perfitohen te mirat materiale nepermjet artit te fjales ! Aktor shqiptar jane pjese e klaneve politike dhe bejne politik si Bujar Asqeriu Apo ish deputeti I PD Robert Ndrenika ! Po kane te drejte kur thone se po ndertohen xhami kisha dhe burgje .me shume se teatro Paradoksi qendron se Teatri I ri po ndertohet dhe pa ambiente bingo apo kafene dhe bar qofte ku aktoret pin raki dhe flasin politik gjithe diten


#8

Robert Ndrenika ka qene deputet i PD në kohen qe me PD ishte tere ajka e Shqiperise.
Kur në PS kishin mbetur vetem kllirat dhe pushtat sorrosiste ishin tek Koha Jone.


#9

Ndoshta e ka per kete teatron:

E verteta, sidoqofte, eshte se qeveria Rama ka dhene here pas here cmime monetare per shkrimtare te ndryshem.


#10

Sigurisht sigurisht. Ajo vepra letrare per vrimen ishte vertet per çmim.


#11

Si pa dashje sot MK e pranoi se ka gabuar me TK dhe bene nje terheqje te lehte…sa te bjere pluhuri i harreses dhe pastaj O burra perpara! Ndertoni nje kulle dhe katet e para t’ia japin me qira TK. Do bejne leke ata qe kane 200k dhe do blejne ambiente per leshuat me qira.


#12

Mund ta sqarosh cfare jane keto 200k se po na ngaterron pak. 200… karrike? 200…karikatura? 200…kokrra kripe?


#13

Dyqinkarafila gjembo :grin:


#14

Nga Elvis Hoxha, komunist por i drejte - thua se keto cilesi te perjashtonin njera-tjetren, ku i dihet.

Detaje të vegjël të rrënimit të madh moral janë:

  1. zhdukja e sallave të kinemave historike nën kullat e zbardhjes së parave: vërtetojmë se ne nuk kemi patur kinema, se ne jemi një popull i gjymtuar në gjykimin e shijes;
  2. zhdukja e parqeve nën tempujt e kultit, me idenë se ne nuk e njohim kultivimin e hapësirës në pejzazh;
  3. zhdukja e teatrit po nën kullë, insinuatë se nuk kemi asnjë marrëdhënie me kohët dramatike të njerëzimit që falë Teatrit Kombëtar na kanë shpënë në Evropën e Shekspirit, Kopracit apo Dorian Greit, insinuon po ashtu se ne nuk kemi qenë kurrë historik, por beton e inkult;
  4. zhdukja institucioneve si Lidhja e shkrimtarëve dhe Kinostudios nga instalimi i njëpasnjëshëm i Ministrisë së Kulturës në territoret e këtyre institucioneve na tregon se nëse kur marrim përsipër të qeverisim kulturën, dijmë të kushtetojmë vetëm një ministri kulture që shërben si serial killer i institucioneve të kulturës, pra, na mëson me idenë se nuk mund të administrojmë kulturë;
  5. zhdukja e arteve në formën jo më të Akademisë, por Universitetit dëshmon se tashmë profesorët e arteve kanë më shumë dëshirë për skedina futbolli, për pizzeri poshtë sallës së koncerteve, për grada, dhe jo më për krijimtari;
  6. zhdukja e cirkut, dëshmon se nuk duhet t’i kthjemë në traditë arritjet, por vetëm zvetënimet;
  7. zhdukja e parkut të vjetër të lojërave, përsëri për kulla, i cili pak kohë më parë tregonte në një pllakatë se ishtë ndrequr nën kujdesin e “Edi Ramës” (çuditërisht emri i shënuar mes thonjëzash për të na kujtuar ndonjë kuptimësi të dyfishuar me pabesi), duhet të na ngulitë në mendje se fëmijët shqiptarë duhet ta humbin konceptin e hapësirës.
  8. zhdukja e territoreve të shkollave u bë për të na thënë se shkollat janë vende banale, pa asnjë hapje subjektive të personit, por vetëm një ngjeshje skllavëruese e individit;
  9. zhdukja e shesheve mes blloqeve të pallateve u realizua për të na futur mirë në tru se nuk ka komunitet të zgjuar, por vetëm zombi agresivë që do të hanë njëri-tjetrin;
  10. zhdukja e morisë së aktiviteteve për qëndrimin në kafe, u bë për të na mësuar deri në gen me banalizimin e jetës;
  11. zhdukja e aktivitetit artistik për vulgaritetin e spektaklit, prej big brotherit e telenovelave, deri te Portokallia u bë që njeriu të kuptojë se, për me qeshë, i ka mbetur veç shëmtia e vet e përditshme;
  12. shtoni këtu plehrat dhe zhdukjen progresive të ujërave, lagunave e lumenjve;
    dhe kuptoni se është realizuar koordinim i posaçëm qeveritar mes tërë partive që kanë udhëhequr këtë vend për me zbrazë njeriun nga njerëzimi, shpirtin nga pasioni, trurin nga inteligjenca, shkurt, për me e lodh me të qenit njeri. Shqiptarit i janë lënë tri mundësi në të cilat po merr pjesë tashmë me pasion: hajnia aktive, mjerimi pasiv, mërgimi amnezik.

#15

Ehh mor shok ! Nje pyetje kisha si fillim…kush ata? Ata te keqinjt? Kush jane ata? He pra Bujar hidhu se me hartime …e me qe je vlonjat,ke pare ndonje shfaqje ne teatrin e Vlores se fundmi?Une po shoku Bujar Asqeriu,nje nivel mizerabel, as ne nivelin e nje shkolle te mesme ne provincen me te larget perendimore! Per cfare rinie flet? Nje rini e helmuar qe ne mengjes me kultin e parase e te kotesise te ushqyer nga te gjithe ju,edhe te duan nuk kane e nuk njohin nje model tjeter! E ky eshte nje deshtim i madh i artit e kultures shqiptare ne primis !! Per cfare kinema? Nuk ndertohen kinema sepse filmat porno shihen ne lap-top tashme,i ka kapitalizmi keto… ! Per mua ai vend duhet ta filloj nga zero,ashtu si e filluan komunistet ne 45 ! Te behet shteterore teatri e kinemaja,ta mar shteti ne dore e cfare jane aktor e regjisor te paguhen me rroge fikse e te fillojne te punojne me shkollat e me masat! Te kthehen ne origjine,te edukojne nje popull! E nese shteti mendon se i duhet te bej kulla siper teatrit apo kinemase…kulla le te behen,lulishte le te shkaterohen! Teatri e kinemaja shqip duhet te mbijetoj !


#16

Edhe per bukepjekesit nuk e can trapin askush. Nqs nuk PRODHOJNE, nuk fitojne.
Ajo qe propozohet si zgjidhje eshte ne fakt nje revolucion boplshevik.


#17

Kjo sjellje e Bujarit , nuk nderon artistin, intelktualin, ti kundervihesh kryeministrit , eshte fatkeqsi, ku ne sot nuk e kuptojme, por neser do jete vone. Kryeministeri yne, ka dhen kaq shume per artistet, per artin , deri ne ate mase, sa per te gjetur nje krahasim, vetem Enver Hoxha ka dhene me shume . Me vjen keq per Bujarin, po me vjen keq edhe per Shqiptaret qe nuk e kuptojne.


#18

Enveri jepte shume per artin, artistet, shkrimtaret etj, sepse nepermjet tyre perconte ne popull ideollogjine marksiste-leniniste-enveriane. Sot nuk ka nevoje per nje gje te tille. Artistet duhet te kenaqin popullin dhe ne shkembim populli duhet ti paguaje nese i pelqen. Mirpo, kjo nuk u pelqen artisteve shqipetare; duan qe shteti ti paguaje dhe jo vetem por edhe te duroje pordhet e tyre.


#19

logjika e tregut nuk shkon shume mire me artet ne pergjithesi. arti domethene artisti nuk mund te rrije ne dispozicion sa here qe i tundet trasta me monedha para fytyre ndersa kohen tjeter te rrije pushim.


#20

Mesa di une historikisht artistet nuk i ka bere shteti, por nevoja per argetim e njerezve si dhe deshira e individeve te caktuar per te krijuar, dhunti kjo jo e te gjitheve. Nese artistet tane duan qe ti paguaje shteti, minimalisht te heqin dorew nga pordhet; jo per gjo por pordhet e medhoja grisin breket e veta.