A ia vlen te vish ne Shqiperi per 1 muaj ne plazh, apo te del me mirë ne Greqi, Itali apo vend tjeter ne Europe. Flas per plazhe te qete jo per Shkuma Party.
ka dy faza në jetën e një emigranti që ja vlen të shkojë për plazh në shqipëri
1 kur ka ende gjallë prindërit vëllezër e motra, njerëz që e duan menjillaf
2 kur i bien dhëmbët
turizmi patriotik nuk është më në modë
Faleminderit per shpjegimin psikologjik. Une isha me i interesuar per cmimet krahasuar me vendet e tjera dhe cilesine e sherbimit per ate qe paguan. A ekziston mundesia te shkosh me 4X4 diku ne qejfin tend per aventure duke iu shmangur resorteve, apo me RV. Po RBNB a ia vlen?
Edhe per pjeshka
1234567890
1234567890
1234567890
LOL. Pjeshket jane eksporti kryesor i Shqiperise. Po ne duam pjeshke qe te na bejne yzmet, jo qe t’u bejme yzmet prandaj po pyesim per cmimet.
Shqiperia eshte vend I bukur, por e prishin njerezit. Tamam tamam jo te gjithe se 90% e njerezve jane te mrekullueshëm por fatkeqesisht ne cdo vend qe kenaqesh do e gjesh nje kokecepsh qe ta prish ditën. Cmimet e hotelerise pastaj kane vajtur ne stratosfere. Krahasuar me Greqine gati dyfish. Ushqimi eshte I mire po vetem 5 pjata gatuajne gjithw restorantet. Mbas nje jave te duket sikur po ha te njejten gjelle kudo. Personalisht do te rekomandoja Portugaline. Vend fantastik, ushqim I mrekullueshem cmimet fraksion I atyre shqiptare. Plus dhe bileta e avionit eshte gjysma e asaj per ne Shqiperi.
1234567890
1234567890
Thanks. Pak a shume te njwtat gjera kam degjuar edhe une per Shqipërine. Dhe ajo ideja e Portugalisë nuk eshte hiç e keqe. Megjithese mua me kane sugjeruar shume Siçiline.
Malta, Gozo, Qipro, Korsikë, Sardenjë. Nga të gjitha, Sardenja është e mrekullueshme. Mos shko në Baleari se janë pëgërë.
Në të gjitha këto vende çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri. Jam i mahnitur sa lart e hedhin shqiptarët. Mirë bëjnë kur gjejnë.
1234567890
1234567890
1234567890
Si cdo vend tjeter, Shqiperia i ka te gjitha llojet e plazheve, te gjitha llojet e cmimeve. Edhe me te lirat, edhe mesataret, edhe me te shtrenjtat. Po shkove si karafil te plazhi me i famshem dhe te lokali me i bukur qe gjen aty, edhe pse s’ta mban xhepi, me idene “he se eshte Shqiperi e do jete lire”, normalisht qe do ndihesh si karafil kur te te vije fatura. Ato plazhe s’jane per ty, jane per ate qe ka takat. Shko dy kryqezme me tutje dhe do gjesh lokale te xhepit tend, dy plazhe me tutje dhe do gjesh hotele te xhepit tend.
Enis une nuk te pyeta sa lek kam une ne xhep, se ate zor se e di ti me mire se une, por pyeta se sa korespondon pagesa me sherbimin qe ti merr ne Shqiperi. Psh une e di se cfare merr per $500 nata ne nje hotel ne Las Vegas, cfare merr per 500 ne Montana ose cfare merr per 500 ne Tenerife. Ajo qe po pyes eshte qe ia vlen me shume te shkosh ne nje hotel $500 nata ne Sicili apo ne Dhermi. Zakonisht standartin e sherbimit ta tregojne yjet e hotelit po ne Shqiperi ky sistem nuk ekziston akoma. Ky varianti qe po ke bythe paguaj me te shtrenjtin pavaresish nga sherbimi eshte variant qe e gjen vetem ne Shqiperi.
Me gjithë zhurmën që behet,prapë çmimet në shqipëri janë më lirë se rreth e rrotull.
Ne plazh shkohet per plazh vlla, jo per koeficiente matematike. Nese nje zone ka plazh te mire dhe mot te kendshem, shkohet dhe atje vendos nese do te zgjedhesh sherbimin e lire e pa cilesi, mesatar dhe me cilesi mesatare, apo te shtrenjte dhe me me shume cilesi, sipas xhepit. Nese s’ta mban xhepi dhe shkon te vendet VK s’e ka fajin plazhi :). Ofertat i ke qe nga vilat me pishina ne Dhermi e Palase, apartamentet luksoze ne zona te rrethuara ne gji te Lalzit e qerret, hotele me pak yje e me shume yje qe nga radhima e deri ne ksamil, me menaxhim shqiptar e te huaj; pastaj ke dhe shtepite e fshatareve me 20 mije leke nata apo hotele familjare te ndertuara shpejt e shpejt ne vitet 90. Nuk ka gje fikse asgjekundi. Cilesine e percakton xhepi dhe njohuria per zonen, jo shteti ku ndodhen.