Barometri i Ballkanit: 50% shqiptarëve po marrin në konsideratë të largohen nga vendi


Barometri i Ballkanit: 50% shqiptarëve po marrin në konsideratë të largohen nga vendi

Gjysma e shqiptarëve po marrin në konsideratë që të largohen dhe të punojnë jashtë vendit. Tendenca për të ikur po rritet nga viti në vit sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit.

Rezultatet e sondazhit treguan se gjatë vitit të kaluar 48 për qind e shqiptarëve dëshironin të iknin nga vendi, ndërsa këtë vit kjo kategori arriti në 50 %
… … …
Sipas EUROSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Numri i kërkesave të shqiptareve ishte më rritje në krahasim me tremujorin e parë ku ishin shënuar 5400 te tilla. Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona.

ç’eshte kjo pune keshtu, çdo vit rritet % e atyre qe nuk duan te rrijne ne Shqiperi. Eh mer Pallosh, çfar po i bo ti ktij populli.

A e man men ca te kom thone ne breg te detit para ca vjetesh per Palloshin , por ti e kishe menjen tek koqet e Ullinit , jo tek llafet e mija .

4 Likes

Skeni pare gje akoma-tha Ai.

:laughing: i dashur, po ne ate kohe, per shkak te disa pislliqeve qe Buall Mavria bente kundrejt meje, dhe shum kritikeve te tij, une dhe shume te tjere e shihnim shpresen tek Palloshi.
Ti vertet me pate thone athere (buze detit) se Palloshi eshte i pabese dhe pervers, mirpo une e gjykoja mendimin tat si mllef kundershari politik, pra si çdo mendim qe shfaqej nga PD.

Gjergj Erebara ;
" … Në vitin arsimor 2012-2013, në Shqipëri numëroheshin 1,472 shkolla nëntëvjeçare me 25,363 mësues. Katër vjet më vonë, në vitin arsimor 2016-2017, numri i shkollave ka rënë në 1,370 ndërsa numri i mësuesve ka rënë në 24,866. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave në raportin Vjetari Statistikor Rajonal, tregojnë një Shqipëri me popullsi që tkurret me disa mijëra vetë në vit, por nëse shihen statistikat e lindjeve dhe të nxënësve më vete, vërehet se rënia e popullsisë pritet të jetë shumë më drastike në vitet dhe dekadat e ardhshme. Statistikat në seksionin e Arsimit në këtë publikim të INSTAT, tregojnë se gjatë katër viteve të fundit janë mbyllur gjithsej 102 shkolla nëntëvjeçare, ose mesatarisht 25 shkolla në vit.

Rënia e numrit të shkollave, dhe rrjedhimisht të mësuesve, është në fakt pasojë dhe jo shkak. Shkaku është rënia dramatike e numrit të lindjeve dhe numrit të nxënësve. Numri i lindjeve shënoi kuotën më të ulët në një shekull në vitin 2016, në më pak se 32 mijë. Katër vjet më parë, në vitin 2012, numri i lindjeve pati qenë 35 mijë ndërsa njëzet vjet më parë, në vitin 1996, qe 68 mijë.

Në vitin 2012, në shkollat nëntëvjeçare shqiptare kishte 391 mijë fëmijë, ndërsa sot ka 328 mijë. Brenda katër vitesh, numri i fëmijëve ka rënë me mbi 63 mijë vetë ose 15 mijë vetë në vit. Rënia kaq e shpejtë e numrit të nxënësve nuk shpjegohet dot vetëm me rënien e lindjeve. Nëse shohim pas në kohë, numri i lindjeve ka rënë me mesatarisht me 2 mijë në vit, ndërsa numri i nxënësve duket se ka rënë me ritëm shumë më të lartë se sa numri i lindjeve. Për rrjedhojë, emigrimi mund të jetë shkaku tjetër i rëndësishëm i rënies së numrit të nxënësve.

Numri i shkollave të mesme dhe i nxënësve në këto shkolla ka rënë gjithashtu ndërsa numri i mësuesve është rritur. Në vitin 2012, në Shqipëri kishte 511 shkolla të mesme ndërsa aktualisht ka 504. Numri i nxënësve në këto shkolla ka rënë nga 154 mijë në në 127 mijë. Numri i mësuesve qe më 2012 8610 ndërsa është sot 9042.

Të gjitha qarqet e vendit kanë njohur rënie të numrit të nxënësve si në shkollat nëntëvjeçare ashtu edhe në shkollat e mesme. Rënia në numrin e nxënësve vërehet edhe në qarqet Tiranë e Durrës, dy qarqet për të cilat, vlerësimet e INSTAT flasin për rritje të popullsisë si pasojë e migrimit të brendshëm dhe jo rënie…"

Gjegj Erebara/ BIRN

kur te vie perqindja ne 91.9 , me lajmeroni.
aher kam shprese qe Ne si popull ,kolektivishte po ecim konform kohes me zhvillim ne mentalitet .

Eshte koha per te qare e menduar thelle, Dafne, jo per te shprehur ironi e sarkazem.

1 Like

Ka rene numri i lindjeve? Po c’prisni? Urdher nga ministria qe te shtohet popullsia? Ngelen robte ne kafe e ne fejsbuk, jo te vene t’i bejne hyzmetin punes.

Pjer, eshte vone shume vone per te qare , mendimi i thelle te fut ne konfuzitet kur mungon vullneti.
Prandaj , o burra te argetohemi me situaten …

Kthupo, lexoje mire artikullin, nuk eshte vetem puna tek renia e lindjeve, por tek ikja nga syte komet edhe sot e kesaj dite. Njerzit nuk po shohin driten jeshile akoma. I kane humbur shpresat tek Rivdjekja, m’fal Rilindja.

Pjer, ç’fare rruge zgjidhje i jep ketij problemi!? se per ta konstatuar apo per te qare nuk ndihmon ne perballimin e kesaj dukurie nen rilindjen.

1 Like

Drita jeshile eshte, prandaj ikin. Nuk po shohin drite ne fund te tunelit do te thuash? Pastaj prit nje cike se “Po mendojne te largohen” thote, jo qe iken. Akoma aty jane.
Tani keta jane 50% i 48% te vjetshem apo nga 48% u be 50%?

po pra, çdo vit kemi rritje te % se njerzeve qe duan te ikin, qe perkthehet se nuk jane te kenaqur me politikat e palloshit.

Shqiperia e Rivdekjes.

http://www.lapsi.al/lajme/2017/10/11/kujdes-pamje-t-r-nda-atentati-mafioz-q-p-rgjaku-lushnjen-foto-video#.Wd6FUdOCy00

zgjidhjen kam kohe qe e kam dhone zeqo, se ti je i vjeter ketu dhe mi ke lexuar idete.
noten, se vajti 23,00

Dhe si e gjykon mendimin tim tani ?

1 Like

E mbylli kompjuterin.

2 Likes