Diskutim i lirë - tetor 2017

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

Miremengjes te gjithe peshqeve ne ket dite te bukur vjeshte

Ju ftoj te gjithve tek kjo teme ;

n’ca ore xha palla?

manjola, une e di qe ke qejf te kruhesh tek plaku, po noi mendim per investimet a ke.

Paskam marre titullin “Pervjetor”. Pres urime cdo dite te kesaj jave nga ora 18:00-21:30.

Faleminderit!

Shteti shqiptar eshte shtet hajdutesh.

Porosita nje bluze te AC Milan per nipin qe jeton ne Korce.
Bluza me posten kushtoi afersisht 180$.

Tani keta legenat ne Shqiperi I kerkojne gati 50 mije Lek te vjetra dogane per ta zhdoganuar!!!

Shtet hajdut!

ate çmim :star_struck: e morra dhe une, si duket ishte dita sot qe Penari ishte ne pune ketu :smile:

ACDC, ta kishe shkruar kete gje, ne kohen e PPSH apo PD, pra deri aty nga 1998, edhe besohej, por ne kohen e sotme tingellon si rrene. Ti kujton se te gjithe ketu jane fshatare dhe e hane kete qe thua.
Megjithse s’ke faj se ti nuk e di, se marrveshja MSA (takse zero per te gjitha produktet, perveç alkolit, cigareve dhe karburanteve) ka mbi 10 vjet qe ka hyre ne fuqi, qysh ne kohen e Buall Mavrise.
Ti harron edhe nje gje kryesore, se per mallrat qe kalojne nepermjet postes, pra mallrat individuale, familjare, nuk aplikohet takse doganore. Taksa doganore aplikohet per sasirat e medhaja.
Nuk aplikohet takse doganore per tekstilet.
Nese ndonje ne Shqiperi, i kerkon atij kushuririt tat te paguaje dogane per nje bluze, gje qe nuk ndodh sot ne bote, ai ka te drejte ta demaskoje ate abuzues, biles ta hedhi edhe ne gjyq.

Cfare flet o Pjer.
Vetem pakot qe kushtojne me pak se 22 euro kalojne pa dogane.
Une jam letren e doganes.
2700 lek per doganen.
1000 lek per agjensine doganore.
6 euro per mangazinen doganore.
Po deshe ta nis edhe ty.

Mos eshte noi tip tvsh/btv, se taksat doganore me marrveshjen MSA jane zero, veç ne qeveria shqiptare mashtron EU/BE dhe popullin e saj.
Vetem per noi prodhim te veçante importi, bujqesor apo ushqimor, qeveria mund ti veje nje tip takse tvsh-je pak te larte, qe te mbroje prodhimin vendas, dhe kete gje ne marrveshje me EU apo vendet perkatese nga ku hyn ai produkt.
Mesa kuptoj une, aty ka diçka qe nuk shkon.

Shprese per peshe ngritjen tone .

Bordi Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF) ka mbështetur vendimin për pezullimin e 9 shteteve nga aktivitetet ndërkombëtare, tha të shtunën shërbimi për shtyp i IWF.

Përveç Rusisë, IWF pezulloi Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Kinën, Moldavinë, Kazakistanin, Turqinë dhe Ukrainën, ndërsa Shqipëria nuk bën pjesë në këtë pezullim të Ferderatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

Këto shtete janë ndaluar të marrin pjesë në aktivitet ndërkombëtare për 12 muaj.

Kjo qe te shkruajta eshte email nga dogana.
Po ku di gje un me nese te eshte tvsh apo tvlesh,rendesi eshte qe do te nxjerre vellai 50 mije lek te vjetra qe ta marre bluzen.
Cfare po na ben lojra fjalesh tani ?
Cfare nuk shkon?
Emailin e kam nga UPS dhe dogana qe thote tekstualisht qe sipas ligjit, pakot postare me vlere mbi 22 euro paguan dogane.

Kur udhetoi nje e aferme e imja me ca gure swarovski ne cante para ca kohesh, ne kufirin shqiptar i bene gati hetuesi per to, a thua se jane kushedi te shtrenjte. I duhej t’iu shpjegonte qe ishin gure ekstra per fustanin e nuses qe kishte me vete.

1 Like

image

Sot nderroi jete Robert Elsi, i mirenjohur ne studimet albanologjike.
http://www.albanianlanguage.net
Ne kete faqe eshte dhe nje nder projektet e tij, dialektet e shqipes.

1 Like

Nese dikush eshte kurioz te dije si fliste shqip Fan Noli apo Konica ose personazhe te tjere historike per Shqiperine, e gjen te ky projekti. Interesant (per mua te pakten). Zerin e Skenderbeut si nuk e regjistroi njeri.

A post was split to a new topic: 50 te vrare e 200 e kusur te plagosur ne Las Vegas

6 posts were merged into an existing topic: 50 te vrare e 200 e kusur te plagosur ne Las Vegas

Po mire mor zoteri nje shteti te tille zuzar duhet ti sillesh siç e meriton. Nuk mund ta nisje bluzen thjesht pa etika e xhingla mingla dhe te deklaroje zero vlere monetare ( bluze e perdorme ose 10$ vlere)? Bile te ai rreshti ku duhej te shkruaje vleren te kishe vizatuar gishtin e mesit :fu:?

1 Like