Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.
Nga Armando Meta/
Zgjedhjet për kryebashkiakun e Mallakastrës në vitin 2015, mund të kenë qenë zgjedhjet më dramatike të zhvilluara në 25 vite për kreun e bashkisë së këtij qyteti. Ato zgjedhje, pa pik mëdyshje, mund të vlerësohen dhe si zgjedhjet që u kanë kushtuar më shumë kandidatëve të PD dhe LSI në rang vendi. Fuoristrada që shkonin e vinin nga të dy kampet e PD dhe LSI, të fortë të ardhur nga Fieri e zona përreth që mbanin bluza me mëngë të shkurtra për të treguar muskujt, grupe bandash që i bënin karshillëk njëra tjetrës gjatë fushatës, aq sa nuk kanë munguar edhe telefonatat në adresë të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga kandidatët në garë, para pa hesap të hedhura gjatë fushatës dhe gjatë ditës së votimit, duke e kthyer Ballshin në një nga pikat më të nxehta të zgjedhjeve. Gara ishte kokë më kokë deri në minutat e fundit të numrimit të votave. Kjo ka qenë pak a shumë panorama e zgjedhjeve në Mallakastër gjatë zgjedhjeve lokale të 2015, ku si PD ashtu edhe LSI kërkonin ta fitonin me çdo kusht.
Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kërkonin të kishin nën hyqëm puset e naftës të pellgut të Ballshit, si dhe rafinerinë e naftës së kësaj Bashkie. Por ndërsa dje PD dhe LSI ‘përlesheshin’ se kush do t’i shtinte në dorë pasuritë e nëntokës së Ballshit, duke rrezikuar deri dhe përplasje me armë, sot ‘çuditërisht’ PD e LSI janë bërë bashkë në KQZ për të mbrojtur kryebashkiakun e Ballshit që i përket PD, i cili rezulton të jetë dënuar për vjedhje. Gjithëkush mund ta vlerësojë këtë si një situatë paradoksale. Por në fakt nuk është e tillë. Janë çështje biznesi në mes gjë që tejkalon çdo moral politik, aq më shumë kur është fjala për PD- LSI në fushën e biznesit. PD për një ‘gjobë makine’ donte t’i hiqte mandatin kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, por për një hajdut nga rradhët e saj s’mund ta bëj këtë. Nuk është se i dhimbset Kapllanaj i Ballshit. Por e di shumë mirë se do ta humbte atë zonë nëse bëhen zgjedhje të parakohshme. Por humbja e bizneseve të saj nga pasuritë e nëntokës është më e kushtueshme. Ndaj dhe s’mund të votojnë kundër një personi të tyre të dënuar për vjedhje.
Shpesh thuhet se PD përdor 2 standarte për ligjin e dekriminalizimit. Mjafton për këtë t’i referohesh edhe rastit të Xhelal Mziut, të cilin e mbrojti me fanatizëm pavarësisht se ishte dënuar me vendim gjykate, dhe nga ana tjetër çirrej për të ndëshkuar deputetë dhe kryebashkiakë të PS. Në fakt PD nuk ka 2 standarte. Ka një: të mbrojë të vetët pavarësisht zullumeve dhe të sulmojë kundërshtarët. Edhe në rastin e Mallakastrës veproi e njëjta logjikë, këtë rradhë edhe me mbështetjen e LSI, sipas parimit: armiku i armikut tim është miku im. Ajo që KQZ materializoi me vendim ishte thjeshtë ajo çka kishte vendosur Basha dhe Kryemadhi, për të mbajtur më shumë puset e Ballshit sesa Kapllanajn.
Dhe nentorin me politike do e hapim , pac kemben e mbare se te mban ison Kapo gjithe diten me propagande shqupiste
Elektorati simpatizues i frontit opozitar , s’ka nevoje per fjale te teperta
Baftjar, Baftjar je super, i papar…
o gjembë pse akoma dyshime ti? nuk ka parti të djathtë në shqipëri! ke parë parti të djathtë ti që është me pakicat? parti të djathtë internacionaliste ,antikombëtare?
Hec aty Bayerni i Modh sa i Modh qi je ti
Do iau bleni qe ket vit ate Oubamayang dhe Pulisic apo do prisni deri ne vere ?
Best anti-Trump speech ever
Shife Fiqo sa me marifet e ha empanadhan.
Palikari Qirjo Dropulliqxiaaa
Grusht shteti në nje diktature ? Dhe pa thene asnje fjale për Jemenin, Iranin, Ezbollahun, Katarin, Sirine… ??!
Mbeten të shihen raportet e ‘neserme’ të Arabise Saudite me Iranin dhe, ndofta edhe pergatija e terrenit për nje lufte te re civile ne Liban (kryeministri i te cilit dje dha doreheqjen)
po ata qe mushin buliren ke kroni,a do te faturohen?