Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’

Partia Demokratike fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë për një kompani lobimi në Uashington dhe dështoi të bënte transparencë në KQZ, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompanie guackë me aksionerë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.

2 Likes

U hodh SORROS ne sulm , dhe me ke , me bordin me bordin .

Si ka munci? Si asht e mundur? A ka raportu qytetari dixhital per ket rast? Nqs jo, at’here asht fake news! Fakju!

2 Likes

Ky eshte lajmi qe e shqeteson Blendi Salajn sot .
Jo ky :

http://www.syri.net/kronike/111316/krimet-e-renda-therrasin-kreun-e-shcba-kush-tradhetoi-operacionin-e-arrestimeve/

Nuk ben PDhi nga keto gjera, jane perpjekje te socialkamunistave per te hequr vemendjen nga ceshtja Tahiri.

1 Like

Diletanta, rama aq leke i hedh per nje foto. Sajmiri aq lrke i mban kesh ne makinen e shokut te shoferit

Blendi Salaj, Blendi Salaj. Amon mer jahu. Cfare e dallon kete hale nga ajo hale o lale? Qaty ne krye e ke. Ka vend per te gjithe. Ishalla investon per ndertime burgjesh.

2 Likes

nuk paskan shku leket dem per foto elektorale,

por per te miren e publikut paskan shku:

http://www.panorama.com.al/bomba-e-ambasadorit-amerikan-ne-osbe-tahiri-i-implikuar-ne-itali-per-mbeshtetjen-e-trafikanteve-te-droges/

Pavarësisht se “Muzin Capital Partners LLC” ka raportuar në Departamentin e Drejtësisë pagesa 525 mijë USD nga Partia Demokratike, kjo e fundit i tha BIRN se e kishte paguar këtë lobues me vetëm 25 mijë USD.

Per nje 5 qe ti s’e ve…

Ka lezet o vlla, Uashington, Belize… Leje masnej Edinburg. PD-ja gjithmone e ka permen Edinburg-un.
Se na u plaken syte moo me Tepelene, Leçe e Katanzaro… :smile:

Lere se u paska ardh shefi per direktiva te reja.

P.D: te kam then mos e permend prap Sorrosin, se ha ndonje ban tjeter😂

I kam marre masat :joy:

lol, e vertete Edinburg ka kohe qe thone

Ditën e shkuar, një investigim i gazetarëve që paguhen nga SOROS por edhe nga lekët e Bashkimit Europian, u angazhuan të zbulonin një akuzë ndaj Partisë Demokratike se kishte shpenzuar miliona euro për të paguar një lobist në SHBA dhe për të takuar dy apo tre senatorë. Nga mënyra e shkrimit dukej sikur gazetari i BIRN kishte hulumtuar gjerë dhe gjatë për të shkruar një shkrim ku gjysma e tij ishte një përsëritje e shkrimit të botuar në 7 Prill 2017 nga e njëjta faqe.
Kompania lobuese ‘Stoningon Strategies’ të cilën shkrimi investigativ e paraqet si një kompani të re në lobimin e PD-së është një degë e kompanisë kryesore lobuese Muzin Capitol Partners. Për ironi të fatit, i njëjti gazetar në shkrimin e datës 7 prill 2017 e përdor kokën e kompanisë “Stoningon Strategies”. Të dhënat gjithsecili prej nesh mund t’i gjej fare kollaj në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë në SHBA.
Ironikisht i njëjti gazetar, në vitin 2012 ku u përfol se për foton e Edi Ramës me Barack Obaman është hapur një hetim nga FBI e mohoi këtë fakt përmes një shkrimi të postuar në të njëjtën media.
Sipas investigimit të të njëjtit gazetar, pretendohej se shkrimet që aludonin se Rama i kish dhënë para Bilal Shehut për një foto me Obaman, qenë një shpikje e ulët e Berishës (smear campaign). Likmeta u angazhua që 1/3 e shkrimit t’ia dedikonte Bilalit që ishte një biznesmen i suksesshëm dhe anëtar i DNC. Megjithëse dy vjet më pas në media bëri bujë manovra e shëmtuar e Edi Ramës me Bilal Shehun, gazetari Likmeta nuk foli asnjë fjalë për atë çfarë kishte shkruar.
Se sa e ndershme dhe e paanshme mund të jetë ky shkrim ndaj opozitës sot në mesin e një beteje me një mazhorancë që po mbron të gjithë ato që ngritën kultin e parave të pista gjithsekush e gjykon vetë.
Do të ishte në interesin tonë që gazetarë të tillë të suksesshëm dhe me kaq fonde në dispozicion t’i shpenzonin ato para për të investiguar mbi pasurinë e rritur të politikanëve në të gjitha drejtimet por veçanërisht të pushtetarëve. Qofshin këto edhe ish miqtë me të cilët kemi ndarë çaste vërtet të paharrueshme gjatë rinisë sonë apo qofshin këto edhe idhujt tonë të adoleshencës së hershme apo të vonë.
Përndryshe, siç thotë Mark Tuejn “Nëse nuk e lexon një lajm je i pa-informuar. Nëse e lexon je i keq informuar”
image image

S’arrita te kuptoj ku thuhet se kontrata e PD nuk ka qene sa c’ka thene gazetari i BIRN. Me shume flitet per shkrimin per Ramen/Shehun. Pjesa tjeter e takimit me Cruz konfirmon ate qe thote shkrimi i BIRN qe pronari i kompanise se lobbying ka qene i afert i Cruz prandaj dhe eshte rregulluar takimi.

2 Likes