Berisha nuk ka kujt t’i flasë

Partia Demokratike gjendet sot në udhëkryqin më të madh të ekzistencës politike dhe lideri i saj historik nuk mund të thotë asnjë fjalë. Sali Berisha është i dënuar të heshtë, ndonëse bashkë me fatin e partisë, që themeloi dhe drejtoi për gati çerek shekulli, po luhet dhe vendi i tij në historinë e re të Shqipërisë. Pasi ajo që po ndodh në PD, e ka ndarë për herë të parë individin Sali Berisha nga filozofia politike me të cilën ai ka dominuar skenën politike shqiptare për 25 vjet.

Shumëkush e ka të vështirë ta përfytyrojë pas dy muajsh, liderin historik, të ulur mes një grushti deputetësh, shumica të panjohur për të dhe ai që, dashje pa dashje, do t’i ngjasojë një portreti muzeal, të shkëputur nga koha dhe njerëzit e tij. A ka mundur ta kapërdijë ai faktin që vetë do të vijojë të jetë deputetë, por ata që ka patur në krah, si në qeveri ashtu dhe në parti, janë “dënuar” për shkak të jetëgjatësisë politike? Me çfarë morali do ta pranonte një ish kryeministër, një lider që e ka ngritur kultin e tij mbi marrjen e përgjegjësisë, që ai vetë të “shpërblehet” me postin e deputetit, ndërsa shokët e armëve të ndëshkohen se kanë qeverisur nën drejtimin e tij.

Kjo pozitë, ajo e përjashtimit të figurave të së shkuarës por e ruajtjes së ish liderit të tyre, ndoshta është më poshtëruesja ku mund të jetë gjendur ndonjëherë Sali Berisha. Atij i kanë prerë të gjithë trungun e berishizmit dhe e kanë lënë atë vetë si një frutë të varur në ajër. Pra individi Sali Berisha mbetet në politikë, pavarësisht se berishizimi si frymë dhe si investim njerëzor u ndëshkua botërisht nga pasuesi i tij në PD. Për të, në PD ka një vend, ndërsa për ata që punuan nën drejtimin e tij, dyert janë të mbyllura. Pika më e fortë e Berishës, ajo e kapitenit që nuk e braktis ekuipazhin e tij, është goditur fort dhe është shndërruar në poshtërim kur për kapitenin është hedhur një kamerdare ndërsa të tjerët janë lënë të zhduken mes dallgëve.

Sali Berisha e ka pranuar këtë kamerdare dhe kjo është një nga arsyet kryesore se përse ai sot nuk mund të flasë. Çfarë teksti do të shqiptonte ai në publik si mesazh për bashkëpunëtorët e tij të viteve të largëta e të vështira, si do ta shpjegonte zgjedhjen për të qëndruar ndërkohë që asgjë e tij nuk mbeti brenda mureve të PD?

Lideri i sprovuar në shumë beteja të egra, deri gati në asgjësim, këtë herë u gjend i kapur në kurthin që askush nuk do kishte qenë në gjendje t’ia ngrinte, përveç vetes së tij. Me bërjen fakt të listave të deputetëve, ku ai kishte mbetur si objekt muzeal dhe jo si simbol i frymës dhe boshtit të një partie, për Sali Berishën ishte shumë vonë të tërhiqej. Ai kishte mbetur aty, pasi predikoi për vite me radhë se kryetar i PD ishte Lulzim Basha dhe se respektonte çdo vendim të tij. Mbeti fizikisht, bashkë me pamundësinë për të folur.

Heshtja ishte dhe është e vetmja zgjedhje e Berishës. Ai ka pranuar me kokën ulur dhe i tërhequr në vetminë e tij, të kapërdijë gjellën që ka gatuar vetë. Nëse flet, i duhet të mohojë atë që vetë ka projektuar dhe investuar si pasardhës të tij. Po hapi gojën, duhet të thotë diçka edhe për ata 200 mijë demokratë që nuk votuan për PD. Duhet të tregojë edhe për atë çka po ndodh me gjoja garën për kryetarin e partisë. Pastaj t’u japë përgjigje edhe atyre që e akuzojnë se heshtja e tij buron nga marrëveshja e fshehtë e 17 majit. Prandaj është i dënuar të heshtë.

E megjithatë heshtja e Berishës flet më shumë se çdo gjë tjetër për atë që ndodhi e po ndodh në Partinë Demokratike. Ajo na tregon se futja në zgjedhjet e 25 qershorit dhe hartimi i listave, ishte rezultat i një pragmatizmi interesash dhe jo i një fryme opozitare, për të cilin vetë Berisha i kishte mbyllur të dy sytë. Basha veproi në opozitë ashtu si vetë Berisha veproi në dy vitet e fundit të qeverisjes së tij, kur interesi dominoi mbi kauzën. Berisha nuk mund të flasë as për farsën e zgjedhjeve të kësaj të shtune për kreun e PD, por të gjithëve u vjen ndërmend se ajo është një përsëritje e asaj që vetë ai organizoi katër vite më parë.

Doktori e ka të pamundur ta shërojë plagën që vetë ia ka hapur PD. Për këtë do t’i duhej një operacion thuajse i pashpresë. Ndoshta këtë ka kuptuar dhe sot nuk mund t’i flasë askujt. Nga zyra e tij në qendër të Tiranës, ai përballet përditë me pafuqinë e tij për të ndërtuar një model që do të vazhdonte dhe përjeton dëshpërimin që sjellin kompromiset e ngushta në kurriz të zgjedhjeve parimore. Për herë të parë, shqiptarët mund ta shohin sot Sali Berishën të ndarë mes individit dhe liderit- simbol që ai ka përfaqësuar gjithnjë për ta. Berishën do ta gjejnë në Parlament, por berishizmi nuk është më. A mundet ai pas kësaj t’u flasë përsëri atyre?

Armand Shkullaku

Berisha dhe mafia qe ai perfaqeson po e mbajne Bashen me zor, se ai i shkreti do kishte ikur me kohe. Duket qe me zor po rri, por po iku ai u iken fela atyre.

Nderkohe po flitet qe zgjedhjet neser do te anulohen fare. Zeri i Amerikes, nderkohe, si altoparlant i ambasades amerikane, vazhdon te mos e mbeshtese Bashen. lol

koka ne stamboll trupi ne janine
te vrane sali pasha, o pasha te shtrine

mos u merzisni kapo
kur ja hodhi '97es ket e ka vec buke e djathe ai,
qari i tjeterkujt te qeverise persa kohe ta keni kryeplak
(me vone e lexoj prurjen)

si ska kujt ti flasë?? kapua dhe shokët e tjerë të frontit janë gjallë akoma,

Ne fakt pas nje humbje kaq te thelle ska kuptim te rizgjidhet Basha perseri. I vetmi qe perfiton nga kjo opozite e shkaterruar dhe inekzistente eshte Rama.

Qekurse ka mbyllur gojen doktori shqiperia ka rene ne qetesi te thelle nga ana pulitike si meqene norvegjia apo suedia .

Vetem PPU s’ka rene ne qetesi. Cdo teme politike kthehet ne teme dite me 300 replika, edhe ato qe s’jane politike kthehen ne politike.

Ne shqiperi, po edhe ne kosove, partite kane ngecur te qasja nihiliste. PD duhet te shuhet. PS eshte parti kriminelesh. Sistemi duhet permbysur komplet. Rilindje. Republike e re.

Sipas meje eshte mungese e pergatitjes profesionale dhe njohurive elementare per t’u perballuar me realitetin. Partite, secila, jane partnere per zhvillimin e shtetit.

4 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - korrik 2017

A do i heqi njeri dorezat kur te flasi per sulen? Qofte kto analistet e leshit e qofte kta koqet e grupit "anti Basha"
Po pse me nuk ja permend asnjoni mekatet partiake duke fillu qe nga konferenca tiranes? Po pse me nuk ia permendin Pashkon, Meksin, Hajdarin, Pollon, Selamin, Ngjelen, Topin…
Po ska politikan ne bote qe mbasi te arrije majen me te larte politike si president shkon e behet k/minister.

Po pse me nuk e permend njeri Namik Hotin?

Nuk paska kujt me i fole sula. Po sula e ktheu ate parti ne bajrak dhe vu shokun e Argites si toc kuklle sa per sy e faqe. E ka per ta vu prap ktu do jemi.

Sigurisht! Neser fiton Basha, dhe rendshem biles.

Shume mirë. Shume shume mirë biles.

:slight_smile:

Berisha nuk ka kujt t’i flasë

Le te flase me vete, s’e ndalon njeri. Plus qe ka gjithe ata shoke dixhitale.

Jo jo, le flase me vete kush do ta ndaloj😂.
O Brado po i digjet fitili kamandantit.

Deri dje thonit pse fol , tani qe nuk po flet thoni pse nuk flet , rrini urte se po foli AI edhe zogjte ndalojne fluturimin , bilbilat ndalojne kengen , re te zeza vijne , rrebeshi fillon , bubullima s’ndalet …
Nuk u ngopet duke ju vrare vjedhur dhe plackitur ? Prape doni qe te flase ? Popull qe po ti kash nonen te thote babe.

1 Like

aha, paske lexuar edhe ti librin

Jo-jo Manjola, Bradi e nisi ta lexoje, mirpo sapo pa gjith ato kritika te renda qe une i beja Buall Mavrise dhe PD, e la librin qe sapo e kish filluar. Ky muhabet para ca viteve. Mirpo ajo qe me pelqen tek Bradi, eshte se megjithse ia kam share komandantin, prape ruan qetesine dhe nuk te kundervihet si disa qe po t’iu kritikosh Palloshin, te hidhen ne fyt. Prandaj dhe ruaj respektin per Bradin, ndonse ai i eviton takimet me mua pikerisht se ia kam telendisur komandantin.
E pikerisht se eshte keshtu, ai koqja i vogel dhe sumçja i gjate, duhet ta kishin marre mundimin te me ndigjonin.

I modho, na sill noi pikture qe ta kuptojme, se nga kjo ketu, me thon te drejten, si jap dum ç’a do me thone.

ja nje tjeter qe eshte me e lehte per tu kuptuar: