Bjeri t'i bijmë sa majtas djathtas

Fjalët, përkufizojnë botën, nëse nuk do të kishte fjalë, nuk do të kishim mundësi të flisnim, për asgjë. Por bota rrotullohet, dhe fjalët janë ende aty, fjalët konsumohen, plaken, humbasin kuptim dhe të gjithë ne vazhdojmë t’i përdorim, pa e kuptuar se po flasim, për asgjë - Gaber

Djathta Majta

-Teksti, kënga dhe këndimi Giorgio Gaber (1996)-

Të gjithë ne akuzojmë historinë,
por unë them se faji është i yni,
është e qartë se njerëzit nuk janë seriozë,
kur flasin për të majtë apo të djathtë.

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Të lahesh në vaskë është e djathtë
kurse të bësh dush është e majtë
një paketë Marlboro është e djathtë
kontrabandë është e majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Një supë e mirë është e djathtë
një sahan çorbë është gjithnjë e majtë
të gjithë filmat që bëjnë sot janë të djathtë
nëse mërzisin janë të majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Këpucët atlete të gjimnastikës ose tenisit
kanë akoma shije pak djathtas
por mbajtur të ndotura dhe të pa lidhura
janë prej budallai më tepër se i majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Blu-xhinset që janë një shenjë e majtës
mbajtur me xhaketë shkojnë drejt të djathtës
koncerti në stadium është i majtë
çmimet janë pak të djathtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Patatja natyrshëm është e majtë
shtrydhur si pure është e djathtë
pshurrja në shoqëri është e majtë
haleja është gjithnjë në fund djathtas

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Pishina e bukur, blu dhe transparente
e qartë që është pak e djathtë,
ndërsa lumenjtë, të gjitha liqenet, edhe deti
janë prej muti më tepër se të majta

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Ideologjia, ideologjia
megjithatë unë ende besoj se ekziston
është pasioni, obsesioni i diversitetit tënd
që për çastin nuk dihet nga është
ku nuk dihet, ku nuk dihet

Unë do të thoja se bërxolla është e djathtë
sallami është i majtë
çokollata zvicerane është e djathtë
marmalata është ende e majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Mendimi liberal është i djathtë
tani është i mirë edhe për të majtën
nuk dihet nëse fati i mirë ndodhet djathtas
fati i keq është gjithnjë i majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Përshëndetja e fuqishme me grusht të shtrënguar
është një gjest i lashtë i së majtës
ai i viteve 20 pak romak
është prej mutmuti përveç se i djathtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Ideologjia, ideologjia
pavarësisht megjithatë ende besoj se ekziston
është të vazhdosh të afirmosh një mendim dhe përsenë e tij
me justifikimin e një kontrasti që nuk ekziston
nëse ekziston kushedi ku është, nëse ekziston kushedi ku është

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Gjithë moralizmi i vjetër është i majtë
mungesa e moralit është djathtas
edhe Papa kohët e fundit
është pak majtas
tani është Djalli që ka shkuar djathtas

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Përgjigja e masave është e majtë
me një vithisje të lehtë djathtas
jam i sigurtë që bastardi është i majtë
biri i kurvës është djathtas

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Një grua e emancipuar është e majtë
e përmbajtur tashmë është pak më tepër e djathtë
por derr pidhi mbetet gjithnjë një joshje
që shkon përshtat si majtas ashtu djathtas.

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Të gjithë ne akuzojmë historinë
por unë them se faji është i yni
është e qartë se njerëzit nuk janë seriozë
kur flasin për të majtë apo të djathtë.

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Djathta majta
Djathta majta
Djathta majta
Djathta majta
Djathta majta
Mjaft!

4 Likes

Povero grande Gaber, asnje nuk kujtohet me per te; sipas ligjit te rrefimit historik, çdo i madh harrohet mbas vdekjes per te pritur ringjalljen ne madheshtine e vertete.

image

Tiku une mendoj se e majta dhe e djatha me shume se skaje jane nje etape e jetes. Ne pergjithesi “la gente comune” e nis si i majte ne rinine e tij te hershme dhe mbasi martohet e behet me femije e ngrys si i djathe. Persa kohe qe nuk posedon gje, ideali i barazise, vllazerise, i nje shoqerie pa klasa por me nje klase punetore jane idete qe te perfaqesojne dhe justifikojne pozicionin tend ne shoqeri. Por dardha e ka bishtin mbapa do thoshte Nikollaqi i Olimbise!

Kjo me teper se etape eshte perseritje ne ameshim i konfliktit shkaterrimtar eter dhe bij, i kushtezuar nga konflikti zanafillor Zot dhe njeri.

o peshq qe rrini gjith diten duke diskutu per politike, mire qe nuk komentoni, ndoshta nga halli se ndjeheni te akuzuar nga teksti, por te pakten citoni ndonje strofe qe ju ka pelqyer me teper nga kjo vjershe fantastike.

mu psh me pelqe shum kjo strofa e koshiences ekologjike:

Pishina e bukur, blu dhe transparente
e qartë që është pak e djathtë,
ndërsa lumenjtë, të gjitha liqenet, edhe deti
janë prej muti më tepër se të majta

me se qarte pershkruar dyfelerisht se industria artificiale pa kriter e pishines mbush me mut natyren, lumej, liqene dhe dete.

ja tiku, nje perjetim emocional i majte (ngaprapamodern), gjate nje ngjarje spektakolare te djathte. sic ishte leshimi i Apollo 8 , misioni i pare per ne Hënë ne vitin 1968.

2 Likes

por nese nuk dihet, athere si percaktohet qe kjo eshte e/i djathte e kjo eshte e/i majte.

Ka nevoje per nje rregullim. Eshte prezzi jo pretti. Dmth koncertet jane te majte por cmimet ( e biletave) jane te djathte.

Nejse! Eshte spjegim madheshtor dhe me vlere jo vetem artisike por dhe shkencore i dallimit midis ideologjive bazike qe i luajten mendjen miletit.

falemneres e rregullova. Ne fillim e kisha perkthyer çmim, por meqe vura qe kishte disa versione, plus hoqa disa vargje te pakuptushem ne kontestin albanez, bera nje lemsh. Pastaj vendosa ta ndjek ne video, e ne vend te prezzi degjova preti, lapsus religjoz :grinning:

ja nje strofe e hequr qe e kupton Pjeri:

Canticchiar con la chitarra è di sinistra
con il karaoke è di destra
i collant sono quasi sempre di sinistra
il reggicalze è più che mai di destra.

Pjer, nuk percaktohet pra ne epoken ngambrapa, ky eshte nje nga kuptimet e tekstit.

pa perktheje kete qe e solle tani

jane tre fjale qe jane veshtire te perkthehen poetikisht dhe te kuptohen kontesti i tyre ne boten perendimore ne kohe te qepes.

karaoke = te kenduarit duke ndjek videon me titra

i collant = corape dhe breke bashke per gra (stil modern, i majte)

reggicalze = mbajtese çorapesh per gra (stil klasik, pra i djathte)

ahahaaha :laughing:

por gjithe ky eksitim nuk ka lidhje me zhvillimin shkencor, por me nje arketip erotik.

Belul, pa mundohu ta gjesh kte arketip.

po lere arketipin se nuk eshte nje… ose me mire ; kjo foto ka shume interpretime si psh forma erotike e Apollos qe na con te diqitura e fotos ; kujto Apollon , bej gati prapamodernen.. :rofl:
e me qe ra llafi te kjo teme , shiko cfare konfirmon shkenca:smiley:

ti mund ta lesh arketipin (ne kete rast te penisit), por nuk te len arketipi ty!

i modho, çfare eshte kjo arketipi, a mund te ma shpjegosh, se me duket sikur per here te pare po e nigjoj

Arketipi i nënës është një shembull veçanërisht i goditur. Të gjithë paraardhësit tanë kishin nëna. Ata u zhvilluan në një mjedis që e përmbante nënën ose zëvendësuesen e saj. Ne nuk do të kishim mbijetuar pa lidhjen tonë me një kujdesues kur ishim vetëm foshnje të pambrojtura. Është e arsyeshme të mendosh se ne jemi “ndërtuar” në një mënyrë që reflekton mjedisin tonë evolutiv: ne vijmë në këtë botë të gatshëm për ta kërkuar nënën, për ta dashur atë, për ta njohur atë, për t’u marrë me të.
Kështu, arketipi i nënës është aftësia jonë e gatshme tashmë për të njohur një marrëdhënie të caktuar, atë të mëmësisë. Jungu tha se ky është një koncept abstrakt, dhe se ne e projektojmë shpesh arketipin në botën e jashtme, zakonisht tek nënat tona. Edhe kur arketipi nuk gjen një person të caktuar të gatshëm, ne priremi të personifikojmë arketipin, pra ta kthejmë atë në një personazh mitologjik librash. Ky personazh simbolizon arketipin.
Arketipi i nënës simbolizohet nga nëna e hershme ose “nëna tokë” e mitologjisë, nga Eva dhe Maria në traditat perëndimore ose nga simbole më pak personale si p.sh. kisha, kombi, pylli apo oqeani. Sipas Jungut, dikush, nëna e të cilit nuk ka arritur të kënaqë kërkesat e arketipit, mund të jetë një person që e kalon jetën e tij duke kërkuar rehat dhe paqe në kishë, ose duke u identifikuar me “kombin” e vet, ose duke medituar me figurën e Marisë, ose duke bërë një jetë afër detit.

flm per mundimin, por prap nuk iu afrova te vertetes, a mund te gjesh nje fjale shqipe qe i perafrohet kesaj fjale, dhe te ma japesh shpjegimin edhe me shembuj, flm,

Si tha ai profesori im i dikurshëm tirons i fakultetit, kur ju drejtua dikujt që bënte sikur s’merrte vesh:

Ndigjo mër çun, ne bojm punën ton dhe sun kena ardh’ ktu me t’rregullu ty për fare!

2 Likes