Buletini i Peshkut 24/06/17

Fshihet portreti i të keqit të parë majtas
Para disa ditësh, siç ju patëm njoftuar në buletinin e 21/06/17, disa të rinj me ide të majta dhe frymë aksioni, pikturuan në disa rrugë të qytetit tre portrete, të Metës, Ramës dhe Bashës. Portretet evokonin spaghetti western-at e Sergio Leones, dhe nën fytyrat shkruhet “I keqi, i keqi dhe i keqi”. Këta të rinj edhe në të shkuarën kanë pikturuar gjëra të ngjashme, gjithnjë me tema politiko-sociale, dhe vazhdimisht imazhet janë fshirë, me çka ngjan si një farë nervozizmi, gjatë natës. Por kësaj here fshirja ka qënë e pazakontë. Nuk është fshirë i gjithë imazhi, por vetëm 1/3, fytyra e Metës. Duke lënë në rolet e të këqinjve vetëm Ramën dhe Bashën. Fshirësat mund thjesht ta kishin ndryshuar nënshkrimin nga i keqi në “I miri”, por tepër vonë tani.

Prodhuesit kosovarë, kundër vezëve nga Shqipëria
Kryetari i shoqatës së shpezëve të Kosovës, Sabit Haliti tha se gjatë takimit me nënkryetarin e AVUK-ut (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës), Naser Krasniqi, kanë arritur një marrëveshje gojore, përmes së cilës premtohet ndërprerja e importit të vezëve nga Shqipëria. Më tej ai shtoi se nëse nuk mbahen premtimet e dhëna protestat do të vazhdojnë. Fermeri Rrahman Kida tha se prodhuesit vendor kanë kapacitet të mbulojnë tregun kosovar me vezë 100 përqind. Nuk merret vesh sesi, ndërkohë që ka tregti të lirë, do e ndërpresin imortin por situata ilustron gjendjen e dobët të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri - Kosovë.

Pipo do më shumë inzagi
Oferta ekonomike që FSHF i ka bërë ish sulmuesit të Milanit dhe të kaltërve nuk duket se i ka bërë shumë përshtypje. Nëse i ka bërë, i është dukur tepër e vogël, të paktën kjo është çfarë flitet në të gjitha mediat sportive ndërsa Inzagi ende nuk ka kthyer një përgjigje. Paratë mund të mos jenë aq shumë sa priste por mesa duket e josh ideja e drejtimit të nje ekipi kombëtar dhe ndoshta mundësia për të trajnuar në ndeshje si ato kundër Spanjës dhe Italisë që Shqipëria do zhvillojë këtë vit.

Nesër Namazi do falet në Sheshi Skënderbej
Që nga viti 2009 e mbrapa besimtarët myslimanë nuk kanë patur mundësi të falin namazin në Sheshin Skënderbej për shkak të punimeve disavjeçare. Falja në mëngjesin e Bajramit është bërë në bulevard për ndonja shtatë a tetë vjet. Disa herë kam dëgjuar të shprehet nga ana e tyre një sentiment keqardhjeje për faljen në rrugë pasi kjo nuk është dinjitoze. Sheshi me xhaminë historike në cep do të jetë një hapësirë shumë më e përshtatshme.

Të gjithë po bëjnë thirrje
Praktikisht të gjithë njerëzit që kanë dalë të paktën dy apo tri herë në televizor kanë bërë thirrje në Facebook, e ata që kanë dalë në tv ca më shumë edhe artikuj e op-ed-sa, që shqiptarët të votojnë për këtë apo për atë. Nga Baton Haxhiu e deri te Kimete Berisha (?), duke përfshirë të gjithë që vijnë midis, kanë numëruar nga 5 deri në 10 apo 20 arsye pse duhet votuar ky apo ay. Më duhet të them se gjej në këto thirrje, në disa raste mungesë modestie, e në të tjera delir. Ca të tjera janë gojore të dhëna me shkrim, por mendoj se për të atillat kaq mjafton të thuhet.

CUNIN KOKETRASHE TE MERO GELBAZES E KA CU QEVERIA ME E SHKOLLU NE ANGLI DUKE I PAGU 50 MILIONE LEKE BURSEN…
Ja kshu cuni i Mero Gelbazes qe mban ne preher Veliaj ne Bashki, dhe femijet e tjere te Oligarkise, su mjaftojne parate qe na vjedhin prinderit por duhet me u pagu kalamojve dhe motrave te tyre edhe shkollen jashte shtetit me leket qe mblodhi Rama nga fukarenjte me gjoba per spitale dhe shkolla…
Ky cuni i Mere Gelbazes merr 50 milione leke per shkollim jashte shtetit… Pyesni pak neper universitete publike se cfare buxheti u jep Qeveriu Departamenteve per kerkim shkencor…
Mos harroni neser te terhiqni litarin fort se stolin poshte ua heq Ai!

2 Likes

Daku ku i dihet,mbase e ka merituar!

Desha te pyes peshqit :grin: ; Ne krahun e djathte te Peshkut, kane qene rubrikat; Komentet, etj, ndersa tani nuk i shoh. Mos ka ndryshuar struktura e faqes, gjate kohes qe kam qene ne Shqiperi.

ka ndryshu Pjer, vetem ti nuk ke ndryshu:

1 Like

Po pse ka ndryshu, ç’kuptim kish heqja e vemendjes ndaj komenteve. Eehhh, e 10-ne Peshkun fare.

shif se nuk ke ne rregull faqosjen tende, sepse komentet duken djathtas si me pare.

Ate po them, qe te gjitha rubrikat djathtas, nuk jane me. Duket veç kollona kryesore majtas.

Ke te drejte i modho, sapo hapa laptopin qe e perdor rralle, dhe faqja e Peshkut dilte ne rregull, vetem ketu tek kompjutri i tavolines, del keq.

:sweat:Shyqyr…shpetoji bota…dhe ne Peshkit bashke me te :sweat:

O admin, a ka mundesi ta sjellesh ketu tregimin tim; Ethet e politikes shqiptare.

1 Like