Rezultatet e deritanishme flasin për fitoren e PS
Tanime qe rreth gjysma e votave jane numeruar mund te themi me bindje se Partia Socialiste ka shenuar nje fitore elektorale ne keto zgjedhje. PS luhatet midis 73 dhe 74 mandateve, siç janë gjerat tani ndersa PD ka 44 dhe LSI 18 e PDIU 4. Zgjedhjet paten pjesemarrje te ulet ne krahasim me heren e fundit, 45%, nderkohe qe ne 2013 ishte 53%. Megjithe fitoren PS nuk ka nisur ende festen, ne numer votash ndryshimi me 2013 eshte i vogel, por PS kap kesaj rradhe 74 mandate, per shkak se me pak njerez kane votuar ne total. Veliaj ka bere nje status shume te permbajtur per fitoren.
Demokratet pergatiten per te perballuar humbjen
Elektorati demokrat ndihet i lodhur sonte pas nje tjeter disfate ne votime. PD ka deri tani 6 deputete me pak nga c’kishte ne vitin 2013 dhe Republika e Re nuk dha fitoren e premtuar. Kritiket kane ngritur zerin fort sot duke i bere akuza te shumta Bashes dhe duke kerkuar largimin e tij. Por ka patur edhe nga ata qe jane cuar per ta mbrojtur kryetarin ne keto momente te veshtira. Te dytet, mes tyre edhe lobisti Henri Çili, kane argumentuar se Basha duhet te mbese ne krye te PD-se.
PD permbys PS-ne ne Shkoder
Njera ga dirtat e pakta per demokratet sot ka ardhur nga Shkodra ku gjate numerimit ka ndodhur nje permbysje e rezultatit, duke e kaluar PD-ne ne avantazh ndaj PS-se, duke u dhene demokrateve 5 mandate ne Shkoder me leximin e deritanishem te votave te qarkut Shkoder. Numerimi i Pukes (ku PS del mire) para Shkodres, ndoshta krijoi iluzionin se qarku verior dodminohej nga socialistet.
Ka ca sherre dhe bllokime
Ne Kavaje dhe e disa qytete te tjera ka patur sherre te vogla sportadike midis vezhguesish te LSI-se dhe PS-se. Vonesat kane qene me teper nga lodhja qe duket se i kap ca numerues cdo nje ore e gjysme. Vonesat e procesit te numerimeve jane nje manover e njohur e partive politike per te zvarritur dhe manipuluar situatat.
Dulja humbet Himarën
Partia Socialiste me 4465 vota ka dalë fituese në Himarë duke thyer bastionin e Vangjel Dules, kryetarit të PBDNJ-së. Kreu i partisë minoritare synonte që së bashku me votat e Partisë Demokratike të dilte forcë e parë në këtë bashki, por ka marrë vetëm 1844 vota. Kështu, pas përfundimit të numërimit në të 39 kutitë e Bashkisë Himarë, PS-ja ka dalë forcë e parë në Himarë 59.7%, ndërsa PD me 24.6% e treat LSI me 11.5%. - Shqiptarja.com


sa i keq qe je. Shiko e rendesishme shoqnia, pastaj keto partite i kemi si tip “çadrash” me na mbrojt nga shiu. Zeqo eshte çun i beses. Harrove ti qe ai mbajti me te ngrene e te pire nja dhjete votues te ps qe te mos shkonin te votonin. Te gjitha nga shpenzimet e tij dge gjys leku nuk i kerkoi partise. Mos e akuzo kot. Po dreken e hengre me te 

.





