Diskutim i lirë - prill 2017

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

“Everybody wants some” rastisi keto dite, meqe u pa ne disa top lista fundviti ketej.
Interesant ideja, ne pergjithesi jo keq, e pashe si nje shplodhje, ka gjera qe vlejne, por ne fund sikur mbeti ne nivel medioker, prej trukeve Hollivoodyt dhe optikes se nje djali te mbare. Pak a shume si niveli i autorit me “Boyhood”, 2015

Po sikur Bashari ishte burre i mirë ?? :joy::joy::joy:

Edhe burrat e mire bejne gabime. I ashper, por i drejte…

Duket qarte qe autori, fatmiresisht, nuk i njeh korentin apo krimbin e bardhe e ndonje tjeter.

1 Like

filloi fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale fr.

http://www.gazetadita.al/le-sprint-final-harrojini-sondazhet-zgjedhjet-ne-france-nuk-jane-te-mbaruara/

Sa nga ju po perkujtoni 11 Prillin?

cudi, te vetmit qe perkujtojne datat e diktatures ne ppu jane antikomunistet

Per antikomunistet eshte feste. Per ju te tjeret eshte nje dite qe doni ta fshini nga kujtesa dhe historia sepse vetem 16 Tetori festohet. Gjithsesi varet nga synimi ultimate i secilit.

Ishte nje tragjedi kombetare Gjembo. Me kujtohet qe llafet se kishte vdekur dolen me daten 11 nga mbasditja, por njoftimi i bujshem ceremonial u be te nesermen. Ne te gjitha qendrat e punes mbidhnin kolektivin punonjes dhe lexonin shkrimin e gazetes “zeri popullit” qe njoftonte vdekjen e shokut enver. Ne shumice, njerzit ne ata kohe u preken shume, qanin me denese e kalonin deri ne kriza ekstaze, sidomos seksi femer. Nuk ma merr mendja se e benin per show, se po te ishte ashtu, duhet te ishin aktore te hollywood-it. Mbaj mend gjithashtu se te nesermen, pra me 12 prill ne te ngrysur (rreth ores 8 - 8 e 30) neper rruge kishte shume me pak njerez se zakonisht. Njerzia ishin strukur neper shtepite e tyre, ndersa une bashke me shoqnine time, si zakonisht ndenjem deri vone duke bere muhabet, qeshur nen ze dhe me nje ndjenje lehtesie dhe optimizmi ne shpirt se gjerat do te leviznin per mire. Por nuk ndodhi keshtu.

berbero, e morrem vesh edhe ti paske qene disident ne ekstaze si gjembi.

Si nuk doli nje te thote qe un kam qene fuks 5-leksh? Vetem un paskam qene fuks 5-leksh xhanem? Apo jeni nga ata te infiltruar midis disidenteve per te lujte pjesen si aktore Hollivudi? Vallaj detyre te veshtire ju paskan dhone: gjithe disidentet e Tiranes strukur ne shtepi prej frykes, vetem fuksat bredhin rrugeve duke qesh per te ngacmuar fillimin e revolucionit.

2 Likes

Me vjen keq, por nuk te genjej dot e te te them se isha fuks. Me qelloi qe te isha me biografi te “mire” dhe partia ne ate kohe nuk perpiqej te rekrutonte kategorine time, por kryesisht ata/ato qe kishin cene ne biografi.
PS. Te qeshesh hapur eshte nje gje djhe te qeshesh nen ze eshte komplet nje gje tjeter.

Ashtu he, dmth i gjithe konflikti paskish qene midis ju disidenteve 6-leksh me biografi te mire dhe ne fuksave 5-leksh me biografi te keqe?

Pastaj mund te kesh qene fuks dhe nuk e mban mend, e ke harru qe ke qene. Revolucioni eshte traume e forte kolektive, njesoj si ata filmat e Hollivudit ku protagoniste ben nje aksident me makine, dhe nuk mban mend asgje, as si e ka emrin, as çin ka per gru, ku punonte etj.

Un di shum raste te kolegeve te mij te hershem qe ju ka ndodh njesoj, un i takoj ne rruge dhe i them: Home Qemolo çkemi, ke qi gjo? Pergjigja eshte: Nuk me qujne Qemol, e un nuk te njof kush je. Nga me njef ti mu?

I her, dy here me nodhi kshu, tani boj edhe un sikur nuk shof. Po deshen me m’fol, le t’folin, po nuk deshen, aq me mire. Kush rri e lu pjesen si neper filma Hollivudi me aksidente.

1 Like

ti sikur mbahesh e barazlarguar, c’ne pergjigjesh per antikamunistat :smile:

Tamom mentalitet komunist ke, do vazhdosh me taten, pavaresisht se bashkebiseduesi te foli me dore ne zemer. Nje nga virtytet e njeriut te ri apo njeriut te Hoxhes ishte mosbesimi dhe sigurisht vetem besimi tek partia.
lol, ik ore idiot merrem dhe une me ty!

ti mund te shash çfar te dush, aq me teper ti si disident 6-leksh i qeshur qe na ke pru lirine e fjales 5,6 lekshe, por ne fakt idjoti rezulton ti, ne mos edhe ndonje gje tjeter me shume, sepse çfar vlera ka zemra e nje anonimi? Nje anonim potencjalisht eshte nje robot prej hekurash qe mund te marre çdo forme si ne filmat e Hollivudit. E nga ta shof une se ke doren ne zemer, ndoshte e ke futur ne ndonje organ tjeter me te rendesishem. Njerzit te bojne lloj lloj filmash ne realitet, lene masanej si anonime, qe nuk dihet kush jane e nga bine.

Pastaj jeni bo te neveritshem duke u heq si antikomuniste trima mbas 30-vjetesh, nderkohe qe nuk ka mbet me asnje komunist verdalle. Un nuk arrij te kuptoj se si mund te mburret nje person per ngjarje 30 vjet me pare qe jane larg ne kohe praktikisht si histori e Skenderbeut. Pa le pastaj qe si anonim trima futeni ne blog anonimesh te beni kerdine mbi komuniste dhe fuksa anonime duke i thene njeri tjetrit “komunist” dhe “fuks”. Komunistet dhe fuksat kane qene shum me fisnike se ju, te pakten ishin te vertete, reale, ju jeni nje aluçinacion.

Kjo eshte era me qelbur qe keni krijuar ne blog, shume me pas vijne tjerat.

fuksat 5-leksh jane fytyrat me te urryera te diktatures…sado i madh e i papërmbajtur, vullneti diabolik i diktatorit, nuk mund të ishte i mjaftueshëm per atë mal me spiunime, internime, burgosje, pa ndihmën tuaj të pakursyer dhe të gjithfarllojshme. Për këtë bashkëpunim të vullnetshëm, për këtë komplicitet kriminal, ju fuksat 5-lekesh duhet të ndjeheni fajtorë dhe te pakten duhet te kërkoni ndjesë.Kurre nuk e bete dhe kurre skeni per ta bo. Përkundrazi, edhe pas një çerek shekulli viktimat tuaja vazhdoni ti përbuzni, ti shkelni, ti shfrytëzoni, ti torturoni, deri duke i djegur me benzinë. Zoti ju falte per mekatet e bera.

kapo, po ti ku e ke vene doren, aty ku e ka vene berberi qe ka 30 vjet qe qesh per shkak te nje amnezie te krijuar nga trauma e Revolucjonit mikroborgjez te 89-tes?

I ke rene ne koke berbero.