Diskutime të lira - dhjetor 2018

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

1 Like

Kthupi : Moslejimi i kendimit te kengeve te Krishtlindjes, duket se ben te kunderten. Eshte si te jesh ne Shqiperi e te thuash qe myslimanet s’duhet te therrin qengja per Bajram e as te falen se une ndihem i ofenduar meqe jam i krishtere. Nje tjeter qasje mund te ishte qe t’u flitet femijeve per menyren se si festojne fe te ndryshme. Psh gjate periudhes se Krishtlindjeve, hebrejte kane Hannukah. Mund t’u flitet femijeve si festojne te krishteret dhe cfare festimesh kane hebrejte dhe te kendosh apo te zhvillosh aktivitete per te dyja, qe te kenaqen edhe te mesojne te dyja palet. Perse duhet te jete patjeter intimiduese te kendosh kenge Krishtlindjesh? Nuk eshte se po thua qe hebrejte vrane Krishtin, ato jane pergjithesisht kenge per nje atmosfere te gezueshme, ose qe percjellin historine sipas Bibles. Pastaj Krishtlindjet, kane me teper anen e percjelljes se shpirtit te Krishtlindjeve (bamiresia, perkujdesja ndaj njeri-tjetrit, festiviteti, etj.), sesa anen fetare.

Kthupi, e kam fjalen qe mund te jete intimiduese nese kendohet apo flitet vetem per Krishtlindjet por neqoftese fete perfaqesohen sic thua ti ne nje menyre te respektshme, duke theksuar dashurine dhe humanizmin, lejohen me pak keqkuptime dhe stigmatizime.

Korriku: ky eshte problem i te ardhurit jo i mikpritesit,
Problemi juaj eshte berja fakt i kryer i barazise se diversiteteve (fetare ne kete rast). Realiteti eshte se vullneti per barazi te tille (besimi) i perendimit eshte keqkuptuar per dobesi, duke i kundervene atij perpjekje per superioritet besimtar, dhe kjo nga ato besime doktrina e te cilave permban klauzola per modifikime ligjore te organizimit te shoqerise se deritanishme perendimore.

Jo nuk eshte problemi i te ardhurit kur i ardhuri ka lindur apo jeton me breza ne nje vend. Nuk mund te quash ‘te ardhur’ komunitetin hindu, sikhet apo myslimanet me origjina indiane apo pakistaneze ne Mbreterine e Bashkuar, ashtu sic nuk mund te quash arabet dhe cifutet ne France ‘te ardhur’, greket dhe turqit ne Gjermani ‘te ardhur’ e me radhe. Eshte problem bashkejetese dhe organizimi, jo te ardhurish.

Cfare te bej me “berja fakt i kryer i barazise se diversiteteve…”? Nuk kuptoj as per cfare po akuzohem.

Ndoshta kthehet perseri korenti meqe doli prape Koreja e Veriut ne lajme.

Kenga a rradhes patetike patriotike

https://www.youtube.com/watch?v=MnEcUdneWpE

puna eshte se ky argument ti yerihoo, ne pergjithesi i teri, eshte cik si handikap momentalisht. Se njerezit, ka nja dy vjet filluan ta zgjidhin qarte ne vendet e tyre dhe edhe aty ku s’eshte bere kjo pune ende, eshte ne mbyllje e siper. Ky argument qe teper i debatueshem dikur. Sot jo, sot sikur s’kam degjuar t’a ngacmoje njeri.
Te them se ktu ku jam, kush punon ne goverment uron “Merry Christmas” me plot gojen dhe kryen tere ritualin ne dac dekorativ, ne dac fetar pa me te voglin kompleks, sic kane bere denbabaden. Nje kenaqesi e vertete dhe nje gezim tradicional qe ke deshiren ta perjetosh.
Aa, sa per bizneset, ato po qe merakosen dhe udhezojne punonjesit me detaje para sezonit (se kshu urohet, gezuar festat e sezonit) jo vendosni pemen por dekorime te thjeshtuara, jo vendosni dritat por pa kenget, jo mos harroni dekorimin per festen cifute (e cila qellon ne sezon), e me radhe.
Madje ka pas biznese qe jane si ne gare te eliminojne sa me shume elemente te festes se krishtlindjeve, ne reklamat, ne paraqitjen, ambientin, etj. per te fituar pike reputacioni ne multikulturalizem e diversitet, para konsumatoreve.
Me njefjale komplet tjeter gje.
Keshtu pra kjo pune dhe mendoj po e le kete debat ketu.

ky muhabet nuk eshte nje cik handikapat, por eshte komplet handikapat, sepse duhet te jesh handikapat e shkuar handikapatit te festosh krishtlindjet e te mos besosh ne personin per te cilen i festohet ditlindja, e deri te mohosh qe ka ekzistuar me te vertete ky person, mesimet e te cilit jane baze e qytetrimit perendimor.

Nga kjo pikpamje Bashkimi Sovjetik ishte me ne rregull ne konseguence te plote me ideologjine e vet dhe aspak hipokrit si qytetrimi i zotit te nderuar Trump, qe çdo femer qe takon ne ashensor, e kap per cicash sikur te ishte madher meri hapi kristmas qe do te linde Krishtin.

e ke te shkruar ne dekalog nga Moisiu: “mos kurveroni!”, “mos beni filma me Marlon!”

Me pelqejne komentet per kete plehre

Ja dhe per ate qejfliun e protestave. Apo eshte qejfleshe?

Nuk e di se ku e shikon negativitetin e qasjes paqesore ndaj nje vendi me arme nukleare si Korea e Veriut.

Sic e thashe ne komentet e muajit nentor,nuk ishte Trumpi president kur Kimet e Korese u bene me arme berthamore dhe kercenonin Japonine dhe Korene e Jugut sa here qe ju tekej.keshtu qe nuk mund te fajesohet ai,per situaten qe gjeti.

Mund te mos jesh fare dakort me Trumpin dhe politikat e tij,eshte e drejta jote kjo,por se paku me Korene e Veriut po mundohet te zgjidhe nje problem qe ishte akomuluar qe ne kohen e Clinton dhe me pas nga Bush e Obama.

Cfare do te ndodhe nese nuk do te kete sukses?Do te kthehemi ne gjendjen e Obames dhe para ardhesve te tij.Do te jete nje gjendje e paqendrushme dhe eksplozive ne rajon.

Por nese ka sukses do te jete shume mire per rajonin e boten,prandaj ja vlen qe te provohet kjo qasje.

Presidenti i vendit qe ka shkaktuar genocidin me te madh ne Evropen e pasluftes po merr cmim per paqen. :joy:

Keta duhet te kene ndonje garanci nga nderkombetaret qe po dalin kaq haptas ose luajne karten e patriotizmit per te mbuluar vjedhjen qe iu bejne shqipove diten per diell .

udheheqesi I dashur beri telendi obamen se nuk shpenzoi per ushtrine sot ankohet se USA shpenzoi $716 miliarde per ushtrine ne buxhetin qe hartoi vete bile u mburr se po shpenzonte me shume se parardhesit .

e para
(meqe duhen 10 shkronja)

You have to click on it…otherwise you’re missing out …

Ka mundesi te jete ashtu se edhe dulla mbasi I shante mbare e prape serbet e mbyllte me fjaline :ne nuk kerkojme ndryshim kufijsh :blush:

1 Like

… Qe mos i ngelet hatri edhe felës se majte …
Dyqoni Mish-Peshk, do e rregulloni kete formatin e fotove qe te dalin te plota a jo … se po na detyroni te hajme fjalet e Udheheqesit te Dashur, jo per gjo …

U be disa kohe qe s’po degjoj muzike te re shqiptare dhe thashe ta prish “dieten”. Shikoj titujt e kengeve te “Kenga magjike”: “Plas”, “Vuj”, “Qaj”, “Psikopatja jote”. S’e di nese duhet t’i degjoj :face_with_raised_eyebrow:

duhen kohet e arta te muzikes kur tekstet ishin me vlere, me fajen qe binte nga fiku si top llastiku e charlliqe te tilla.