Diskutime te lira - Maj, 2021

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

Ushtrite e huaja ne luften e pare boterore vune themelet e shtetit shqiptar sipas kujtimeve te bashkohesave …
Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (21)

Pas shkatërrimit të ushtrisë serbo-malazeze, fillon ritirata e përgjithshme e këtyre ushtrive në drejtime të ndryshme nëpër Shqipëri. Të gjithë patriotët e inter-nuar në Cetinë, pa asnjë dëm, mbërrinë në Shkodër, përveç Isa Buletinit me nipin e tij që u vra në Podgoricë, i cili në përpjekje e sipër kundra malazezve e shiti shtrenjtë gjakun e tij. Ushtria austriake më 17 janar 1916 hyri në Shkodër. Ushtria serbe e përqendruar në Durrës, bashkë me Esatin, zbarkuan në Korfuz. Ushtria austriake shtrihej në jug deri në Vjosë dhe ndër malet e Korçës, duke shkelur dy të tretat e Shqipërisë. Qendra e Korps Komandës u bë Shkodra, e natyrisht edhe e administratës qendrore shqiptare. Nënkolonel Juha dhe major Popler ishin kryetarët e degës së Korps Komandës për administratën civile shqiptare. August Krali ishte këshilltar dhe ekspert për çështjet shqiptare dhe po për këto çështje ishte në kontakt me Juhën e Poplerin. Bezirks Komanda ishte shkalla e dytë e Korps Komandës, që kontrollonte punën e nënprefekturave që ishin shqiptare. Xhandarmëria ishte krejt austro-hun-gareze. Kapiten Hesler ishte komandant ekspeditës ndëshkimore (Strafe Expedicion) kundër atyre që vrisnin xhandarët dhe prishnin qetësinë. Për këto arsye u bënë operacione barbare ndër malësitë e Shkodrës, në Lurë e në Selitë. Pas opera-cioneve malësorët u zbutën. Austria formoi një administratë qëndrore shqiptare me drejtori të financave, të Arsimit e të drejtësisë. Drejtorët kanë qenë Fejzi Alizoti, Luigj Gurakuqi dhe Masar Asllani dhe pas vdekjes nga kolera të këtij patrioti e njeriu të madh, më 27 korrik 1916, vendin e tij e zuri Avni Dabulla. Drejtori financave njëkohësisht ishte edhe drejtor përgjithshëm që kryesonte mbledhjet. U for-mua edhe një komision letrar me anëtarë Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, doktor Pekmezin e të tjerë. Gjuha shqipe u bë gjuha e administratës. U hapën shkolla e gjykatore në çdo anë. U for-muan kryesitë e feve dhe prej Bosnje prunë një specialist për organiziminj e vakëfeve. Me të ardhur ushtria austriake, në Elbasan u bë një kongres për të formuar një qeveri në emër të Vidit e për ta lënë Austrinë përpara njëj fakti të kryer. Kjo qeveri emëroi edhe nënprefekta si Hajdar Blloshmin në Mat e tjerë. Në Kongres morën pjesë Aqif Pasha, Zogu etj. Austria e ndaloi kongresin me pretekst se në kohë lufte administrata është ushtarake. Austriakët me pretekst se popul-li shqiptar nuk është i pjekur për pavarësi, ishin të mendimit që Shqipërisë t’i jepëshin ato të drejta që i kishin dhënë Bosnjës. Austriakët zunë Vjosën dhe përparuan deri në malet e Korçës. Vullnetarët shqiptarë, matjanë e lushnjarë e muzeqarë, nën komandën e Zogut kishin zënë Vjosën; dhe vullnetarët e tjerë nën komandën e Sali Butkës i ishin drejtuar Korçës. Në Pojan të Fierit, oficërët austriakë deshën të merrnin disa antikitete për t’i transferuar në Vjenë, por Zogu, bashkë me oficerët që komandonin vullnetarët, kundërshtuan. Në rastin e një ritirati që u bë nga fronti i Vjosës, për shkak se lanë frontin, tre oficërë shqiptarë: kapiten Kamber Bënja, toger Bexhet Manastiri dhe toger Abaz Elbasani u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan. Kështu austriakët gjetën rast të hakmerren për antikitetet e lartpër-mendura. Austria mori shqiptarët të moshës së re, të cilëve u dha një stërvitje ushtarake për t’I pasur rezervë. Njëkohësisht dërgoi në Vjenë në shkollën e kadetëve studentë për t’i bërë oficera për këto rezerva. Por pasi ushtarët shqiptarë me përparimin e ushtrisë italiane deri në Lushnjë, dezertuan në masë, austri-akët hoqën dorë nga rezervat shqiptare. Austriakët i dhanë një rëndësi të madhe bujqësisë dhe kulturës së frutave dhe i dety-ronin fshatarët të bënin çmos në këtë drej-tim. Me një fjalë, austriakët, specialistë që të administrojnë kombësitë e ndryshme, vunë bazat e administratës shqiptare, dhe nga ana tjetër, me dënimet shëmbëllore që bënë me anë të ekspeditave ndëshkimore, I treguan shqiptarit dhe sidomos malësorit se përmbi fuqinë individuale ekziston fuqia kolektive dhe autoriteti qeveritar, të cilit me hir ose me pahir, çdo fuqi personale duhet t’I nënshtrohet. Austriakët mbasi e njihnin mirë shpirtin e zakonet e popullit me masa të tilla drakoni- ane, siguruan një qetësi shëmbëllore dhe bazën e një administrate, dy faktorë të cilët pas 1920-tës kanë lozur një rol kryesor në stabilizimin e shtetit shqiptar.

1 Like

mire do ishte te investonin austriaket ne portet shqiptare, ideja eshte hedhur para 20 vjeteve,
mirpo ata si duket nuk kane me interes, gje qe do te thote e keqja e tyre,
vjen nje arab tani dhe investon miliarda, hallall, se investitoret arab, tashme po i kerkojne te gjitha vendet europiane,

Shqipot bene sehir kur Dulla poshteroi dhe persekutoi Sejfi Vllamasin e patriote te tjere qe i kushtuan jeten e tyre vendit .nen driten e kujtimeve te ketyre deshmitareve okulare te ngjarjeve e gjithe historia e 110 vjeteve te fundit duhet rishkruar se ka e pakta 75 vjet qe shqipove iu ushqehen vetem genjeshtra.

jepi, mshoji disidente te gjithe botes bashkohuni qe te zevendesoni rrenat e vjetra me rrena te reja.

1 Like

Rrofte Uniteti!

Hahahaha komiteti teknik i B… lepirjes e hoqi karantinen per votuesit nga Greqia :smiley:

Pse merziteni kaposh,dulja u zgjodh!
Tani po vras mëndjen,po atë turkun ,jazexhiun,pse nuk e vutë në listë??
Ndonjë tjetër tip"iliatole",ndonjë ujk peqini, ndonjë stres, ndonjë ariançan,ndonjë kristipinderi!
Duhet të përfaqësohen të gjithë në çetë!

Ti ke nje problem shume te madh me historine e Shqiperise.

Asnjë problem. Po ta shikosh më vëmendje,do kuptosh që mungesa e kombëtarizmit na la lënë si fise afgane.
Dhe në vënd që ta korrigjojmë këtë, ne ( e fus dhe veten për “rrespekt”) e luftojnë “mastiçin” që mban lidhur gurët e shtëpisë.
Pd-ja pikërisht këtë bën. Heq mastiçin që të bjerë kulla. Këtë e ka kuptuar populli ,dmth ata që kanë aftësinë e të menduarit.

natyrisht por pasi lexuan librin thanë: Vari Qillot .

1 Like

Tani nxirr ate qe puthet me Berishovicin.

Kisha ca nge sot dhe bera sehir tv dhe vura re sherbimi kabllit ofronte rreth 250 kanale nga te cilet une deri tani zakonisht bej sehir rreth 3-4 (if that).nga nje llogaritje e shpejte me rezultoi se edhe sikur te kisha nge e kohe do te me duheshin rreth 3-4 jete qe ti shikoja te gjitha .Ky eshte kablli mos te flasim per streaming services .nje bombardim masiv i trurit njerezor me filma e shows nga 99% e te cilave s’te mbetet asgje ne mendje 10 minuta pasi i ke pare .

Ta shtrojme shume thjesht mhb : Na ishin njhere Iliret, nje popull me shume fise qe flisnin te njejten gjuhe edhe kishin te njejtat zakone por qe luftonin me njeri-tjetrin. Erdhen Romaket edhe i pushtuan. Hiku kapitulli i pare. Nga ky moment deri ne afersi te renies se perandorise Romake Lindore ke thuajse aspak informacion. Kalojme tek “Principatat” qe ne fakt nuk kishin as princa edhe as mbreter, por ca pronar tokash qe ziheshin edhe luftonin me njeri-tjetrin. Erdhen Otomanet edhe i pushtuan se 1 nuk rane ne nje mendje 2 filluan te shisnin njeri-tjetrin. Hiku edhe kapitulli 2. 1912 dolem nga pushtimi Otoman, fillum te krijonim qeverite e reja, nga nje ane Zogu nga tjetra F.S Noli armiq deri ne vdekje, deri ne vitin 1939. Erdhi Roma e Re me ate 1.50 cm mbret edhe na pushtoi, ca komunista e ca nacionalista hec e merre vesh. Erdhen Komunistat ne 1946, ca heronj te popullit edhe ca armiq te popullit edhe te klasave, prap lufte. Hiken komunistat (jo se i perzuri njeri per se i hiku koha sistemit) edhe dolen NEO komunistet nga njera ane edhe Trashgimtaret e Komunistace nga ana tjeter por qe te 2-ja anet KCK, njera me banda e tjetra me krahinizem. Me thuaj pak shoku pellazg ca kombtarizimi do ti? Ty per 45 vjet ta kthyn historine me koke posht edhe ti fshin te gjitha. Krahasimi mes italianit te veriut edhe italianit te jugut eshte njesoj si afrikani me kinezin, edhe prap se prap arriten ta bashkonin Italine ne 1861.

1 Like

Bën një gabim të madh. Shqiptarët janë nga të paktët që janë komb nga gjaku dhe gjuha. Problemi ynë ështe
zhvillimor,kulturor. Nuk arrijmë të kuptojmë që bashkimi bën fuqinë.
Nga se vjen kjo? Ka disa arsye. Organizimi i stëlashtë fisnor është vështirë të anashkalohet.
Të qënit të ndarë,ka bërë që të jenë të dobët dhe për pasojë pothuajse gjithmonë të pushtuar dhe nënshtruar.
Mungesa e pushtetit ka bërë që kultura kombëtare të ketë zhvillim të dobët .
Deri në 1912-n shqiptarët ishin në prag të zhdukjes si komb. Ngritja me 1000 mundime e një gjysëm shteti shqiptar, ishte fillimi i ngritjes dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Gjysma e trojeve humbi. Ky shtet,pa asnjë mbështetje ndërkombëtare të rëndësishme, bëri disa hapa drejt parimit evropian një shtet-një komb.
Por edhe tani kur mundësitë për të forcuar identitetin kombëtar janë më të mëdha,elitat e shitura,katundare,krahinore dhe fetare,pengojnë procesin e njësimit kombëtare. Ky proces mund të kryhet vetëm nga elita kombëtariste,që fatkeqsisht janë të pakta,të denigruara,të stigmatiziara. Kjo duket edhe nga fakti që shqipëria nuk asnjë parti të djathtë kombëtariste.
Përplasja e sotme kjo është. Atdhetarët,që janë pakicë,me haxhiqamilët që janë kudo.
Nga kjo përplasje do duket edhe fati i shqiptarëve. Nqs fitojnë krahinaristet, kosovaristët,verijugistet,shqiptarët nuk kanë të ardhme në evropë.
Nuk besoj se ka dyshim ky klasifikohet partia e salës.kjo parti dhe ldk-ja në kosovë po i çojnë shqiptarët drejt 1913-s.

1 Like

Gjysma e kabinetit qeveritar nuk dinte as shqip. Nje pjese e mire pranoi vetem me kushtin qe te mos i prihesh pensioni qe merrnin nga shteti turk.

Austro-Hungarezet e moren Ismailin edhe e sollen deri ne vlore me qellim qe te shpallte mevetesine sepse ndryshe sot nuk do kishe Shqiperi.

Nje figure te paster kombtariste qe kishte Shqiperia ishte Tat Frasheri te cilen komunistat e degdisen edhe e ben armik te popullit se kishte trru aq sa c’kishin te gjithe komunistat skutha te ballkanit…

Ahahaha ky ka 4 legjislatura qe zgjidhet deputet qe ti shpetoje burgut. Dhe mendon se edhe kesaj rradhe ‘kane kaluar afatet’
:joy:

Tik tak tik tak

Nuk i shoh si kundërshti,por si plotësim.
Eshtrat e mitat frashërit në shqipëri i solli më i djathti i majtëve shqiptarë, edi rama.
Edhe një gjë tjetër. Fshehja mbas gjasme " antikomunizmit" . Gjithë taboret pa identitet kombëtar, janë rreshtuar të antikomunistët, sepse kjo ,sipas tyre,u jep një alibi të mirë për haxhiqamilizmin e tyre.
Shiko "antilomunizmin"e lubonjës. Thjesht një mbulesë për antishqiptarizmin e tij. Nuk gjen dot asnjë antikomunist që të jetë edhe kombëtarist. Ose janë shumë pak dhe pa asnjë ndikim.
Apo antikominizmi i berishës,dhe ca të tjerëve tip shllaku,është thjesht krahinarizëm .
I vetmi kombëtarist,edhe pse i majtë,në hapësirën shqiptare është kurti. Prandaj e luftojnë të gjithë