Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.
po kujt i thuani ju ore te vendit ame , i plotefuqishmi i fshatit , i plotefuqishmi i qytetit, mor aman ?
se nuk e zberthej dot ?
Zyrtarisht nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar ndonjehere i plotfuqishmi i fshatit ose qytetit. Dikur, deri nga vitet 60, ka ekzistuar i plotfuqishmi i lagjes, qe ishte nje polic qe njifte situaten konkrete te familjeve ne lagje, bente vizita ne shtepi gju me gju me popullin etj. Pak a shume koncepti i mjekut te shtepise qe edhe ky nuk ekziston me. Tani ka vetem mjek dhe polic abstrakt, ka ide platonike te mjekut dhe policit. Ekziston ideja e policit, qe per te arrestuar te arreston konkretisht.
me mjekun e kaperdiva Ikuzicion ,se shikuar holle e holle kur jam ne halle me smundjen ja jap me vullnet fuqine e plote ne kompetence mbi smundjen ( sipas mendjes sime i llogjikshme ky epitet ) por policit ? policite thuaj polic e hajt .i plotefuqishem disi tingullon fuqizim apsolut i njerit mbi gjithe te tjeret dhe mbi ligjin …?
p.s.
Kjo qe lexova me cmend e nuk mund ta imagjinoj , beso ! Si ,polici i lagjes vinte kur ti takej ne shtepi mbrenda me ndejte -a… njofte e panjofte a… ? Atehere qenka e qelluar thenja nenshtruese i plotfuqishmi ?
Jo me ca thu. I plotfuqishmi ka exzistu deri sa ndroji regjimi. Te pakten Tefiku i treshit, ka pas qene deri nga '84 te pakten.
I plotfuqishmi ka pas qen nji polic qe i binte lagjes verdalle me biciklete. As skafandra me antiplum e as makina me sirena… vecse i merrte vesh te gjitha. Kur nuk i shkonin fjalet ne vesh ashtu sic donte, i kerkote takim ne rajon nja tre a kater kokrave qe dinte ai, i dhiste ne dru per gjith noten dhe hop, te nesermen i dinte ato qe deshte me dit bile edhe njicik ma shum.
si mjeku i shtepise, ashu dhe polici i shtepise (i plotfuqishmi i lagjes), e kane origjinen e tyre nga prifti i shtepise, qe mbreteronte mbi lagjen ne epoken e arte e Inkuzitorit t’Moth, cila me domosdo do kthehet prap ne Fund te Historise, kohen kur permbushet Qellimi i Historise.
Me fjale te tjera, kohen kur Fund i Historise do te perputhet me Fillimin e Historise, kur figura e priftit, policit dhe mjekut do te shkrihet nje nje figure, ne ate te Plotfuqishmit t’Moth qe do te jete i perjetshem dhe epoka e tij do te jete e perjetshme. Me kete figure historia do te realizohet perfundimisht. Vuajtjet shekullore do te marrin fund.
I plotfuqishmi lagjies egziston ende si detyre ne rradhet e policise se shtetit.
Ka emertim tjeter ky aktuali
S’kam dijeni per titullin konkret , sa kam degjuar te plotfuqishem i therrasin.
Ligji i ruajtjes se mases:
elementet (Qenia) nuk krijohen dhe nuk zhduken, por vetem trasformohen - Empedokli
ne nje reaksion kimik asgje nuk krijohet, asgje nuk shkatrrohet, por gjithka trasformohet - Lavuazje
Në shoqërinë njerzore i plotfuqishmi i lagjes (Mosadi) nuk zhduket, vetëm trasformohet - i Modhi
Ndryshimi midis tiranise dhe demokracise eshte se ne tirani i plotfuqishmi i lagjes duket, ndersa ne demokraci nuk duket - i Modhi
@gjembi kam nje foto per ty nga rrethi i Fierit qe ka pas rendimente te larta ne bujqesi (dhe jo vetem):
s’kane si e gelltisin aksionin e policise sone, perndryshe ju duhet te pranojne para BE megallomanine, shovinizmin e ekstremizmin grek
Keto jane pasojat e vasalitetit ndaj greqise! E kane lene lene jugun e, shqiperise nen administrimin faktik te greqise. Varrezat prandaj I donin greket, per ti patur si burim frymezimi per shovinizmin e tyre. Shkolla greke kudo!konsullata e gjirokastres ka rolin e, prefektures. Prifterinjte qe greke mbjellin urrejten,I ke kudo. Pastaj habiten shqiptaret ! Ai tipi qelloi se e konsideronte fshatin pjese te greqise. Ta shpallin ate buçen qipriote non-grata,siç ka bere greqia me disa gazetare shqiptare qe nuk ka mundur ti bleje ! Bravo renea-s,qe shpetoi dinjitetin e shtetit legen shqiptar
vende aspiruese per BE si i yni, shfaq shume here me mire kapacitete demokratike (sigurisht ne varesi te qeverise ne fuqi) sesa vende si Greqia qe duke qene tashme pjese e BE, perdorin poziten per pushtet mbi interesat e tyre ne rajon.
Shovinizmi e ekstremizmat ushqehen nga fryma bizantine e kishes greke, nderkohe qe para BE-se, elemente si kisha ortodokse, Greqia i paraqet si diversitet, si dekor kulturor, kur de facto ajo i tejkalon kufijte e “diversitetit” mijera here.
as ja keni haberin fare historise, e as çfar ndodh ne bote. As dini ku jeni, vetem per filma jeni, ke kinema Partizoni jeni ne radhe te pare si Ali Aga dagadaga.
Greqia ekziston si ortodoksi bizantine e kishes greke, po te mos jete kisha orthodhokse nuku ka Greqi. Greqi komuniste nuk ka, ka vetem Gadishull te Peloponezit komunist.
Bravo edhe ty qe u perleshe me ekstremistat greke kur digjnin fjamurin e arberit ne athine
polici i lagjes quhej dikur I plotfuqishmi. dikur kishte autoritet te madh , ai i lagjes tone qe nje qafuk si tano banushi sa here shfaqej ne horizont i bente gjithe "te fortet ’ e lagjes te zhdukeshin .nje llaf i tij te conte ne spac dhe sipas disa tregimeve te disa “te forteve” qe kishin bere disa kohe atje space nuku ishte vend fort I kendshem.Respekti ndaj autoritetit te shtetit per nje popull banditesh me dhe pa pagese si shqipot ishte nje nga fare te paktat harritje te regjimit te dulles .veglat qe ardhen me pas e shkallmuan ne vend qe te ruanin kuptohet ne rrethana te reja duke respektuar njehkohesisht edhe te drejtat e njeriut qe u shkelen keqazi ne kohe te dulles .nashi kane nxjerre nga shishja nje shejtan qe s’ka per tu futur brenda kurre me .
Njoftim i rendesishem nga MInistria e Kultures: