Dremitja e shkurtër në kapsulën e gjumit jep rezultate të mira

Duke folur nga përvoja, nuk ka asgjë më rigjeneruese se një gjumë i shkurtër dreke, në fakt më duhet një tani. Pashë para pak ditësh se palestrat David Lloyd në Londër do ofronin tash e mbrapa gjumë dreke në grup, një skemë bizarre ku shtrihesh ngjitur me burra e gra të panjohura për të fjetur në mes të ditës. Kjo në grup nuk është shija ime e gjumit të drekës, të paktën hë për hë, por këto kapsulat e dremitjes nga Metronaps janë diçka krejt tjetër.

Po dëgjoja më herët edhe në NPR lidhur me rezultatet pozitive që kanë dhënë kapsulat e njohura si Nap Pods apo Energy Pods kur janë testuar në gjimnaze ku shumë adoleshentë shkojnë pa orët e gjumit që ju kërkon trupi. Kapsula e gjumit ka formën e vezës dhe një karrige të rehatshme që shtrihet, dridhet e lëviz. Guaska të mbron nga drita, të jep sadopak intimitet dhe është burim muzike dhe tingujsh relaksues. Kapsulat nuk janë të lira dhe kushtojnë afërsisht 8000 USD për njësi. Këto, natyrisht mund të tingëllojnë si ëndërra me syhapur, por studimet që tregojnë se gjumi është një aleat i mirë i shëndetit janë të shumtë dhe kapsula të tilla, apo zgjidhje të tjera që ofrojnë mundësinë për gjumë po shfaqen në kompani, aeroporte dhe qendra urbane.

Këto kabina në aeroportin e Berlinit janë diçka midis bankomatit dhe një shtrati të rehatshëm dhe të qetë.

Nje pyetje kisha une plaku; Po si mund te dremitesh ne dreke, kur nuk te vjen te dremitesh?
Dhe; Sa kushton nje dremitje ne ato shtreterit apo dhomat?

hiç fare nuk kushton Pjer, futi i shishe vere nga qilari i Pjerit, aq kushton Pjer.

ky gjumi i drekes eshte si fastcharging per telefonin :wink:

ky lajm ka dal qyshkur knej http://www.today.it/~media/horizontal-hi/62910777159211/cassonetti-gialli-2.jpg

Enderr

Me duhet nje kshu mua ne Pune se e kam te nevojshme shume nga Ora 2 e drekes. Ka raste sa Nuk bie nga karrikja,aq me flihet.