Frut i lejuar dhe i ndaluar

Përtej atij muri në nji kopësht të huej, me do degë të nalta qi zgjateshin edhe
këtej, ngrehej nji kumbull. Syt e Lecit e përshëndetën me adhurim.
Arsyen e këtij adhurimi as ai qartas s’e kuptonte. Në mjegullimet e kalthera qi
mbështjellshin fminin e tij në mbamendje, ajo kumbull naltohej gjallnisht mbi çdo gja
tjetër. Psehin s’e dinte. As nuk përpiqej m’e dijtë. Atij i mjaftonte ajo andje e hollë
qi, tue shikue kumbullën e huej përtej murit, nga syt i rrëshqiste në shpirt, në të cilin
zgjoheshin ndjesina të vjetra e shije të harrueme.

Përmbante kopshti i dajave plot kumbulla boshnjake e bodorike e gabele, me
kokrra picigjate e të rrumbullakta, por atij papritmas turrshëm i flakoi në shpirt nji
dishir i falisun.

Ndieu nevojën e çuditshme me i kërkue ato kokrra të vogla, të verdha me
ngjyrën e dyllit, të kumbullës përtej murit.

Njiherit me kët deshir i u zgjua e i vetoi përmbrenda edhe kujtimi se nji trill i
atillë i a tronditi shpirtin shum vjet përpara.

Ai s’dinte, as nuk donte n’at ças, me pa qartas ndër ndiesina të veta të
ndërlikueme. Lëshohej me mirakandje në valë të tyne. Donte me hypë mbi at mur e
me ngranë aso kumbullash të verdha. Ndoshta ky ish deshir i vjetër qi zgjohej rishtas
bas nji gjumi dhjetë vjetësh. Ndoshta ish trill i ri, lindë n’at paq zhegu ari. Por kjo s’i
duhej gja m’e dijtë. Dishka ma e fortë se urtija e shtynte m’u ngjitë maje murit.
“Mari! S’jam ma i vogël si atëherë! Dikur do sende mund i bajshëm… Tashti
asht marre me më pa kush…”

Ky mendim s’i vjefti. Harroi moshën, humbi njohunin e kohës e të vendit, shtini
në punë kambë e duer edhe u gjet maje murit, midis degëve të kumbullës. Si i
dishruem, me at’ lakmi për pemë në gem qi vetëm kalamajt ushqejnë, çoi dorën kah
kokrrat e verdha dhe, kur i shtrëngoi ndër gishta për me i këputë, i rrëshqiti nji të
dridhun andjeje në trup si të prekte mishin e njomë të nji krijatyre nxehtësisht e
gjatë mot andrrue e pritë. Langu i kumbullave i ngjalli në gojë nji shije verash të
humbuna, nji amë stinësh të mrekullueshme shlulzue mbas nji prendimi të largët.



https://www.facebook.com/notes/gegnishtja/simbolika-dhe-psikoanaliza-e-tregimit-kumbulla-përtej-murit-ernest-koliqi/193985480679389/

I tërë tregimi është ngritur mbi gjendjen psikologjike të Lec GurrMollës dhe si bosht kryesor mbi të cilin vërtitet këndvështrimi im është interpretimi i sjelljes së personazhit dhe i shtysave të këtyre sjelljeve. Po të bëjmë një strukturim të tregimit, do të shohim krijimin e një modeli që në thelb ka praninë e një dualiteti psikik. Leximi që bëhet në këtë tekst është historia rreth fshehjes, sidomos e fshehjes së sekreteve seksuale, thoshte Norman Holland (Teoria e veprës letrare).

-Kumbulla në kopshtin e dajës.

-Kumbulla në kopshtin e huaj.

-Soditja mbi mure.

-Kapërcimi i murit.

-Identifikimi i erosit me kumbullën.

-Ballafaqimi me plakën.

-Kërkon të provojë kumbullën.

-Provon dhe shijon reçel kumbulle.

Një rebelim ndaj unit kemi që në fillim të novelës. Mjedisi sikur i nxit shfrenimin e presioneve erotike seksuale. Qëllimi i veprës së artit është i njëjtë me atë që psikoanaliza konsideronte si qëllim të ëndrrës, kënaqësi e fshehtë a një dëshire fillestare e ndaluar, e mbyllur në subkoishencë. Subkoshenca është një nënsistem dinamik, që përmban vrulle instiktive të lidhura me pasqyrime, sidomos dëshira fëminore.


ky postim ka lidhje organike me shkrimet e mëparshme:

Frut i lejuar

Frut i ndaluar

1 Like

Vetem tani vone i rashe ne të kapjes psikoanalitike te vajzes qe ka analizuar tregimin; autori ka fut frutin ne mbiemrin e protagonistit.

I tërë tregimi është ngritur mbi gjendjen psikologjike të Lec GurrMollës dhe si bosht kryesor mbi të cilin vërtitet këndvështrimi im është interpretimi i sjelljes së personazhit dhe i shtysave të këtyre sjelljeve.

Jam shum kurioz te dija nese Koliqi e ka bere me qellim kete gje, apo eshte nje loder e rastit, siç luan zakonisht inkonshi.

pjese nga analiza e vajzes:

Kopshti S2
Kapërcimi i Adamit kur njeriu bëri mekatin e parë.
Vend i lulëzuar dhe i begatshëm ku njerëzit jetojnë të lumtur.
Simbol seksual i femrës.

Përsa i përket vlerës së parë që merr kopshti në rafshin konotativ shpjegoj:

Adami                                                        Leci

                             Kopshti



Eva                                                          Plaka

Çifti i parë bën mekat (Eva) se këputen mollën e ndaluar. Po mekati i Lecit dhe nusës së tij të re dikur cili ishte?!.

Në tregim vihet re prania e reticences dhe për të nxjerrë thelbin e frazës së veprimeve dua të vë theksin pikërisht të këto reticenca…jo vjedhje s’ishte…

“Përkundrazi dikush qi flinte n’at kopsht i kishte vjedhë dishirat të dikurshme në shpirt. Për gjith verë gjysmën e atyne kumbullave m’i vidhshe. Mandej me hijshe në kopësht…

- Ma…- s’e xen besë sa u gëzova kur të pashë tue këcye në kopsht. Malli të ka hjedhë këtej, e dij. S’të kam ba za. Të kam lanë m’u avitë. Kur të fola, deshta me të trembë, si atëherë… Uli kryet e kërkoj reçelin”.

Psikoanaliza lexon të kaluarën, me qëllim për të kuptuar të tashmën, ajo fillon me pasojat dhe i gjurmon ato që nga origjinat e tyre.

Si edhe njeriu i parë Eva që bëri mekatin, por pa djallëzi e smirësi e shtyrë nga kurioziteti për shijen që kishte ajo mollë e ndaluar ashtu edhe Leci ynë para 10 – vjetësh ku në qenien tij mbretëronte gëzimi, hareja, ëndërrat, humbi gjënë më të shtrejtë, virgjerinë e tij.

Mandej hyjshe n’kopsht”- që nënkupton organin seksual.

Kur të fola deshta me të trembë si atëherë”.

Me të trembë- frika nga gjaku trajtuar nga Frojdi, e cila shkaktohet nga zhvirgjërimi. Mekati: humbja e virgjërisë, marrëdheniet seksuale para martese. Një vlerë të dytë është edhe pamundësia e Lecit për të qenë dardhë. Vend i lulëzuar ku njerëzit jetojnë të gëzuar. Kopshti është i lulëzuar, plot me pemë e hije, që çiftit tonë i krijon mundësinë e qëndrimit bashkë diku në ato skuta të këtij kopshti. Folja “jetonin” ka vlerën rrinin pak bashkë, por këto momente kujtoheshin vazhdimisht dhe ndërtonin shumë momente jetë të përditshme.

I gazed a gazely stare… thote edhe kenga :+1:

Gaz paç Fiqo

1 Like

nuk e ve ne dyshim se osht kshu si thu ti fiqo, problemi eshte se pjeri dhe une nuk kuptojme gjo ne universin anglo-amerikon. Na jep ca sqarime me teper.

un kuptoj neqoftese perkthehet konga: mos ha kumlla papjek se te mpihen dhomet.

ose
mprifi dhomet se nuk ka kumlla qyl.

ose
ke kumlla, po s’ke dhom (si puna e deltes pa dhom)

1 Like

ose
o David Bowie, ti ha kumlla po dush, nuk po t’thot gjo njeri, po mos e shtremno turinin masanej kur dalin te tharta.

ose,
kush ha kumlla, e kujt i mpihen dhomet

ose
David Bowie ha kumlla n’amerik, deltes po dhom i mpihen dhomet n’greqi.

ose
o Shabon, hem do me honger kumlla, e hem e ke mbiemrin qose

ose
kur e ke tumllas me kumlla kopshtin tat, ne me lazem ç’ke qe kacaviresh si klysh kurve neper mure per me honger kumlla ne kopeshte t’huj?

ose
o pensionist, mos ha kumlla me noflla artificiale prej kauçuku, se te dalin per hunesh!