Gati për makinat elektrike?

Model 3 erdhi (po vjen) çka e sjell Teslën në çmim të krahasueshëm me shumë mjete të tjera të kategorisë “sedan”. Por kur vë në peshore edhe shpenzimet e eliminuara të karburantit, vajit, filtrave dhe 10,000 bullonave e hekurishteve të tjera që një makinë ka, leverdia bëhet më e prekshme. Meqë ra fjala, Tesla ka vetëm 12 pjesë lëvizëse, 60% efikasitet krahasuar me 10 - 20 % tek mjetet më efikase me motor me djegie, bën gati 600 km me një rimbushje dhe bateria zgjat më shumë se pjesët e tjera. Një analizë e pavarur maste 6% rënie në performancën e baterisë pas 322,000 km. Motorin e ka sa një shalqi dhe ndodhet mes rrotave të pasme, bateria e vendosur poshtë e bën ngarjen shumë të sigurtë. Për shpejtësi në start krahasohet vetëm me makinat ultrasportive.

Tesla ende nuk ka hyrë në Shqipëri, sido që distancat e shkurtra dhe ndotja haluçinante e ajrit nga makinat me naftë dhe nafta me solar, i bëjnë makinat elektrike shumë të nevoshme. Chevy po shet një veturë elektrike 5000 usd në Kinë që duket si një Smart dhe ka çmim të lehtë.

IMG_7380

Në Shqipëri kam ngarë VW e-up për 1 javë. Krejtësish elektrike, është një makinë e këndshme për në qytet. Një mbushje baterie arrin 160 km, por ka vetëm dy a tri pika karikimi. Sidoqoftë VW mund të karikohet edhe me një prizë si e lavatriçes. Ngarja është shumë e këndshme dhe pse e çuditshme fillimisht në mungesë të zhurmave të zakonshme të motorit.

IMG_7382

Por hyrja e makinave elektrike veç vështirësive logjistike mund të hasë edhe luftën e fshehtë nga bizneset e hidrokarbureve, ndotës të tmerrshëm por financues të mirë fushatash. Deri tani në frontin e makinave elektrike unë nuk kam dëgjuar asnjë projekt konkret nga asnjë drejtues por koha nuk mund të ndalet dhe nevoja që Shqipëria ka për t’i shpëtuar tymrave vrasës nuk mohohet dot. VW dhe Policia e shtetit bashkë me OSHEE, kanë vënë në qarkulim patrullat me Golfin 7 elektrik të VW, e-Golf. Çmimet janë ende ca të larta pasi e-Golf shkon diku tek 40k euro, por do bien. Me disa teste që kam bërë, shumë të apasionuar pas makinave në Tiranë kanë njohje të mirë të zhvillimeve dhe shprehen entuziastë dhe të gatshëm për kalimin nga djegia e brendshme tek makina elektrike. Me distancat e shkurta, diellin e shumtë që mund të përdoret në pikat e karikimit dhe energjinë elektrike që prodhohet nga uji e jo nga qymyri, Shqipëria do ishte një vend shumë i mirë për këto mjete. Unë për vete kam rënë brenda me to, por nuk po përdor shprehjen, më ka zënë qymyri.

1 Like

Gjithmonë gati!

Disi te shtrenjta per Shqiperine e varfer.

Te perdorurat nga ana tjeter po bien goxha shpejt:

2014 Chevrolet Spark EV 2LT - $7,480

2014 Tesla Model S 60 - $37,900

Jo nuk jam , Makina pa jete qe cdo 100 km do i frysh ne b…

2 Likes

Pothuajse 600 km me nje mbushje. Sa km ben nje Audi me nje serbator? PS. Karikimi i baterise eshte falas. Mbushet 100% per 20 min.

2 Likes

tesla nuk ka karikim falas

Sa me shpejt te futen, aq me shpejt bien cmimet. Eshte e ardhmja e s’ka pse te mos behet.
Nje gje qe e mirepres te keto elektriket, pervec mungeses se karburantit te shtrenjte, eshte trapcarja me mekaniket.

Cdo pjese ka nga 100 mrroklla e gomina qe vetem prishen, dhe ngaqe ka aq shume makina, serviset ne Shqiperi nuk e kane ate nevojen per mbijetese, ndaj nuk te ofrojne sherbim sic meriton. Edhe servisi me i humbur ne fshatin me te humbur ka nga pese makina qe presin radhen.

E keqja eshte qe me hyrjen e elektrikeve, shume prej tyre do te mbeten pa pune. Do te hapen ndoshta pune te tjera, por ka shume, shume servise ne Shqiperi e shume te punesuar, e te gjithe kane pune plot. Pa harruar dhe ata qe shesin pjese kembimi ne dyqane e varreza. Po hyri elektrikja me shpejtesi te madhe, me shume do te prishe se sa te rregulloje pune.

Tesla ka karikim falas.
Expanded Free Supercharge to new Owners.
Thank you ma’am. May I have another?

Model 3

Model S, Model X
https://www.google.com/amp/amp.timeinc.net/fortune/2017/05/20/tesla-free-supercharging/%3Fsource=dam

Permiresimi i cilesise se ajrit eshte nje sfide boterore. Ne Tirane cilesia e ajrit eshte mizerje, gje qe con detyrimisht ne perkeqesim te shendetit vecanerisht me organet e frymarrjes, per te mos shkuar me tej tek elementet kancerogjen qe kane grimcat e karbonit qe emetojne makinat vecanerisht ato me diezel, i cili eshte surogato sepse eshte vete shteti qe e lejon per aresye koruptive importin e karburanteve jo ne standart si dhe me pas perzjerrjen e tyre me solar e ku di une se cfare mbeturinash te tjera hidrokarburesh. Keshtu, qe ti ke te drejte kur thua qe do te jete e veshtire futja e makinave elektrike. Vete qeveria do te behet pengese pasi pasi pushtetaret fitojne nen dore me mijra euro nga keto pazare te ndyra.

1 Like

Shume shpejt do shiten me cmime konkuruese dhe me shpejt se ç’mendojme do gjejne perdorim edhe Shqiperi. Te rejat e teknologjise per konsum nuk kane patur ndonjehere problem te hyjne ne Shqiperi edhe pse te shtrenjta per xhepin tone. Nuk jemi aq te varfer sa mendojme…
Gocat Shqiptare mund ta pershpejtojne procesin duke simpatizuar djalin e ri green, qe te vetmet tymra qe i ngelen jane pordhet dhe cigarja. Imagjinoni te rinjte me makine me nafte e pa dashnore.

Muno, jam me ty. Kjo makine ia vlen edhe shpenzimin fillestar ekstra sepse ka shume leverdi ne kursimet e sherbimeve (te panevojshme per te). Edhe ju ne amerike do shpetoni nga mekaniku qe ta mat koken me pe.

Por jane edhe makina qejfi. Ne kete video e krahasojne me nje nga Audit me te mire qe ekzistojne RS-7 dhe del shkelqyeshem.

Per mendimin tim debati i makinave elektrike eshte i njejte me debatin e roboteve te sexit ose sex dolls,sado mund te jene te mira ne parim por serish nuk jane te njejta me origjinalen
motorr me djegie/njerez dhe rezultati mbetet ne dore te zgjedhjes personale te njerezve , depertimi ne treg eshte i ngurte per shume arsye.

Makinat elektrike mund te ulin ndotjen ,por serish bota sot nuk eshte ende gati per ta kaluar prodhimin e energjise nga djegia e gazrave/fosileve e impianteve berthamore totalisht ne energji te paster.
Keshtuqe me shume mbetet tek bindjet individuale, drejtuar ambjentalisteve si target market.
Eshte dukuri pak a shume e njejte me veganet.

@urbantelescope Kjo ishte e vertete ndonja 10 vjet me pare. Autoprodhuesit me te medhenj ne bote jane te shokuar nga cfare Tesla ka arritur. Ne 2012 Daimler (Mercedez) bleu 10% te Tesles per 50 milione dollare, ca muaj me vone Toyota bleu 2.5% te Tesles, per po 50 milione (tani cmimi ishte rritur). Tesla prodhon baterite per makinat elektrike te Toyotas dhe Mercesezit. Ata mbeten te mrekulluar dhe donin te beheshin pjese. Loja ka nisur plak.

Gjithmone korporatat e medhaja nuk i lejne ti shpetojne raste te tilla , dhe 50 Milione dollare nuk jane asgje as per Daimler e as per Toyotan.

Ideja ime eshte qe ndoshta mund ti sherbeje njerezve green, por kur ti e karikon makinen ne nje prize ku energjia te vjen nga djegia e gazrave/fosileve , thjeshte ndikon ne nje 0.0000001 % te ndotjes globale.

Elon Musk do te beje monopol te se ardhmes , meqenese ka dhe panelet solare , i inkorporon me makinat elektrike , dhe ne te ardhmen padyshim qe do kene me shume perdorim. Por Shqiperia mbetet jashte , ne duhet te forcojme ligjet dhe emetimet e gazrave duke filluar qe nga pika e Koalidimit kur me X leke ta kalojne makinen edhe pse kullon bloze nga marmita e deri tek fabrikat. Interesante ishte shpallja e tenderave nga OSSHE , per krijimin e plantacioneve solare , kur kemi gjithe kete diell ia vlen , me mire se ta blejme energjine nga jashte.

ps: Adminet e rinje mu duken pak te njeanshem , duke marre parasysh gjuhen dhe idete qe hedhin ketu ne peshk , shpresojme mos te kthehet edhe peshku ne monopol drejtimi :stuck_out_tongue:

Edhe ne rast se energjia vjen nga tecet me qymyr reduktimi i emissions (nese do perdorinim makina elektrike) do ishte rreth 50%. Por ne rastin e energjise diellore apo hidrike (sic e prodhojme ne elektricitetin), reduktimi i ndotjes do ishte edhe me i ndjeshem.

Ky dokumentar i National Geographic tregon me shume:

Nderkohe Tesla muajin e ardhshem pritet te shpalle Kamionin e saj te pare elektrik qe ti bjere ane e mbane Uesejt. Te paret si gjithmone, ky kamion do jete pa shofer por me autopilot qe do te ule kostot e larta te kompanive te kamioneve ne vend. Problem si gjithmone mbeten fuqia e baterise per te mbuluar hapesira te gjata me mjete autonome.

Them se do behen popullore shpejt. Kompani si Uber, Zipcar do cajne shtegun se kane leverdi nga teknologji e tille.

Ket po mendoj dhe une. Gershetimi i ketyre dy teknologjive ka per ta ndryshuar lojen krejt.

Kjo vlen vetem nese behet kalimi i te gjithe automjeteve ne makina elektrike, thua qe shqiptaret i tradhtojne benzin/audin/bmw/vw tradicionale ?

Ketu ndotja eshte e perqendruar ne Tirane , 1 milione banore, mijera makina ne levizje cdo dite si nga qyteti e si nga rrethet , normalisht qe do jete i larte niveli i ndotjes. Pyetja eshte sa te gatshem jane shqiptaret te presin ne rradhe per ta karikuar makinen , se mire VW qe testove ti e karikoje me prize lavatriceje por Tesla ka bateri dhe priza te vecanta. Duhen minimumi 10 ne Tirane , e ne cdo hyrje dalje autostradash e rrugesh kryesore, keshtuqe zbatimi mbetet ne dore te qeverise. Nese do bente ndonjefar marreveshjeje me Teslan per te futur perdorimin e gjere te ketyre automjeteve ndoshta do ishin gati njerezit , por deri tani mbetet trend , cool , green.