Gjermania bllokon integrimin. Nuk miraton hapjen e negociatave

Gunther Krichbaum, Kryetar i komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun Gjerman dhe përfaqësues i grupit më të madh parlamentar në Bundestag ka dhënë pak shpresa për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një konferencë për shtyp në Tiranë, Krichbaum tha hapur se me arritjet e deritanishme të Shqipërisë, grupi i tij parlamentar CDU-CSU nuk do të miratojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Grupi parlamentar më i madh në Gjermani CSU/CDU ka bërë një skaner të plotë mbi gjendjen e rendit, trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe korrupsionin në polici. Shefi i komisionit për Çështjet Europiane, Gunter Krichbaum tha në Tiranë se “në luftën kundër trafikut të drogës janë shënuar hapa pas”. Ai tha se korrupsioni mbetet një dukuri e përhapur në shumë sektorë, përfshirë policinë dhe se krimi ka depërtuar në polici, drejtësi e politikë. Deklaratat e Krichbaum, i cili tha se CSU/CDU do të rekomandojë që negociatat me Shqipërinë të mos hapen, vijnë në një kohë kur qeveria shqiptare thotë se ka arritur rezultate në luftën kundër drogës.

Pjesë nga deklaratat e Gunther Krichbaum:

gunther-krichbaum7 pika që janë pritshmëritë e CDU-CSU përpara se ne të jemi pro çeljes së negociatave për integrimin në BE. Ne duam që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE. Duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qënit anëtarë të BE. Duam që negociatat me Shqipërinë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Sot është ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi reforma në drejtësi, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar.

Deri tani, ky kush nuk është përmbushur. Deri tani nuk janë përmbushur numri 2 dhe numri 3 i prioriteteve kyçe. Rezultatet e deritanishme janë të pamjaftueshme. Për këto arsye do t’i rekomandojë qeverisë federale mos miratojë hapjen e negociatave. Nuk ka kuptim që në Shqipëri të ketë ekspertë ndërkombëtarë rekomandimi, nëse nuk merren parasysh rekomandimet dhe standardet evropiane. Qytetarët shqiptarë presin procese të drejta ligjore.

Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është ende në nivele të pamjaftueshme. Që nga progres-raporti i fundit nuk shënohen hapa përpara. Korrupsioni mbetet në Shqipëri e përhapur gjerësisht në shumë sektorë, përfshirë drejtësinë dhe policisë. Janë shtresat e varfra që e vuajnë më shumë korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit është testi më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtës. Gjithashtu lufta ndaj trafikut të drogës duhet të rritet ndjeshëm. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hap pas. Kjo duhet të shndërrohet në një detyrë parësore.

Të gjitha këto prioritete kyçe duhet të përmbushen përpara se të jepet një votë pro. Ligji për kthimin e pronave është në përpunim e sipër, por duhet të bëhet më shumë transparencë në lidhje me këtë proces. Shqipëria ndodhet larg standardeve evropiane në këtë drejtim.

Sa i përket zgjedhjeve duhet të bëhet më shumë punë për mosmanipulimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane, e theksoj me vullnetin dhe angazhimin e të gjitha palëve politike. Ligi për dekriminalizimin duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ka ende persona të inkriminuar në funksione publike. Kjo është e papranueshme për ne si grup parlamentar dhe për mua personalisht.

Këto janë pritshmëritë tona që ne kemi. Të gjitha këto reforma bëhen sepse ju do të jeni qytetarë të Bashkimit Europian.

1 Like

po kapo, po…:

Si zoti Krichbaum do ketë shumë deputetë të tjerë europianë. Do jetë
patjetër një deputet grek, që do kërcënojë me veto, mund të gjendet
një francez, një italian, një suedez apo çek, të bëjë të njëjtën gjë. Të
gjithë kanë të drejtë të bëjnë luftën e tyre kundër Shqipërisë, duke
mbështetur aleatët e tyre këu. Por deri më sot vetëm njëri ia ka dalë:
Lulzim Basha. Ai ka arritur fitore reale duke na vënë një kusht zyrtar
për çeljen e negociatave. Dhe kjo, jo për të shpëtuar Shqipërinë, por
për të shpëtuar b… e tij dhe të Berishës, nga frika e një drejtësie të re
në këtë vend.
http://www.gazetatema.net/web/2016/11/24/krichbaum-eshte-me-i-ndershem-me-ne-se-basha/

1 Like

Akoma me Mero Bazen juve…nc,nc,nc…

1 Like

Ju te pd jeni ba si cunat e strehes vorfnore te “lulkuqet” - gezoheni kur zotrinjte vijne ktu t’ju marrin per dreka. :grinning:

1 Like

‘‘ku eshte problemi ketu ?!’’, do thosh ajo ballcekania e tatimeve qe e sollen si heroine edhe tani e zbythen edhe nga zv/ministre.

lol

so true

Haj tashi na tregoni ca barcaleta me gjermanë :smiley:

Tani nuk po e kuptoj: ky birbo nga Deutschlandi kishte nje opinion te vetin dhe i hipen avionit vjen ketu dhe hapet bythesh lart e poshte. Pa ndonje tager perfaqesimi!!! Une kete po kuptoj nga shkrimi i Meros.
Nqs kjo eshte e verteta, atehere gjermanet qenkan per te qare hallin me kete perfaqesim v.t. te shtetit te tyre. Shpresoj ndonje politikan shqiptar t’jau veri ne dukje ne Tirane, ne vend qe te shahen si kurva me njeri tjetrin.

1 Like

Deja vu me reagimin e para 3 apo me shume vitesh. Vecse atehere socialistet ishin ata qe hidhnin romuze. Sot ama duken sederlinj

1 Like

Eshte lajm i hidhur per Shqiperine por s’besoj se cudit kend. Shqiperia ia beri vetes me fort se kurre me futjen e krimineleve ne parlament.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

3 Likes

Deputeti austriak Michael Hammer (kryetar i shoqatës parlamentare të miqësisë Austri-Shqipëri) është një tjetër politikan euvropian që deklaron se kultivimit të drogës dhe Vis Roshi, Artur Bushi, Armando Prenga & CO,jane arsyeja pse shqiptarët nuk mund te pranohen në BE

po mire, ty pse te duhet shkrimi i Meros per te kuptuar se perse ka ardhur e ke perfaqeson ky birboja nga gjermania?!.:joy:
-Meroja shkruan per nje grup a sekt te caktuar delirantesh dhe handikapatesh me aftesi mendore te kuafizuara qe jetojne apo ju pelqen nje realitet tjeter.

po te kishe lexuar vete shtypin , mbase do ta kuptoje vete lajmin pa ndihmen e Meros… sepse eshte e qarte qe ky ka ardhur si perfaqesues dhe flet ne eme te grupit parlamanetar CDU/CSU, grupi me i madh parlamentar qe jane eshe koalicioni qeveritar ne Gjermani. ndersa vet personi eshte kryetar i komisionit ne parlamentin gjerman per ceshtjet e Evropes… -pra nuk ka ardhur ashtu kot, qe thua ti, por ka te beje shume me qeshtjen.

po pse erdhi tamam tani ? - well, une supozoj per ti lehtesuar pak punen Merkelit per takimin qe ka pas pak ditesh me km-ne…dhe do thote Merkeli…“shiko une ju kam xhan e ju dua ne Evrope, po nuk eshte ne doren time… ja, ti e pe vete :Krichbaum…parlamenti…”

3 Likes

http://www.gazetatema.net/web/2016/11/25/deshmia-e-karajt-berisha-ne-prokurorine-speciale-per-cez-gati-dosja/ - Duhet te vendosi standarte ne Drejtesi Shqiperia nuk mund te anashkalohet korrupsioni aq thjeshte ne radhet e politikaneve se pari qe kane abuzuar ose abuzojne me pushtetin.kishte thon gjermoni.

Cfare do te futet Shqiperia ne BE ? BE-ja po shkerrmoqet.

2 Likes

Xheloxa te medhenj gjermanet, kane frige se i parakalojme… do kene degjuar birishen…

Nji tjeter deshtim i suksesshem.

“Futja ne Europe” eshte I gabuar ne kuptimin e aktit , futemi, hyjme, si trip, si kallup, kaq eshte kuptuar edhe nga politikanet edhe nga populli, por si koncept akti I futjes nuk eshte kuptuar fare dhe as eshte shpjeguar dhe as eshte thelluar per gati 25 vjet se cfare do te thote te futesh ne Europe, Vetem retorik politike eshte degjuar ne popull dhe Vetem si retorike edhe populli kete kupton , sikur Futja eshte gjo send , qe e fut Vetem aftesia e politikanit! Ai po te doje e fur po te doje nuk e fut, dhe po u futem, aftesia I takon atij Berishes ose Rames Po kaq kupton populli kaq I eshte shpjeguar dhe populli pret kur do na pranoj te futmen tone Evropi, Sic shikohet, procesi futjes nga politikani shqiptar eshte I deshtuar prej impotences dhe ska dyshim per 25 vjet eshte menduar se futja eshte nje proces aftesie e nje politikani e nje partie makar, dhe jo nje proces I pergjithshem standartesh te te gjitha partive dhe I te gjitha reformave te duhura per te arrit performancen dhe forcen per te hyre jo ne Europe por per te hyre ne Standart ne nivel te lart mardheniesh ne Europe. Gjithe vonesa e arritjeve te stanarteve ka nje kosto te madhe qe ne fakt e paguan populli pra e “futmja” si akt I eshte kthyer popullit ne kosto te larte nga politikanet e vet ata qe I ka paguar I ka votuar qe te jene ne pushtet. E bukura eshte qe akoma I besojne dhe militojne se ata do na. Fusin ne Europe po te njtat fyttra te peshtura te dhurosura per 25 ne pushtet duke u majmur me dhjamin e popullit qe I genjejne per 25 vjet.

1 Like