Hebraizmi dhe helenizmi (Pjesë e parë)

image

Hebraizmi dhe helenizmi lindin si mendësi njëkohësisht dhe në rrethana mjaft të ngjashme nga dy popuj të vegjël pa traditë dhe të dalë nga hiçi në dy vënde periferike pa pikë rëndësie për kohën - vetëm më vonë do të kuptohet që janë vende kyçe për ndërlidhje midis Lindjes dhe Perëndimit. Në fakt hebrejtë dhe helenët lindin dhe ndërgjegjsohen kulturorisht si popuj më vete në një kohë të veçantë dhe tepër të rëndësishme për historinë e njerëzimit, quajtur sipas Alfred Weber: “epokë sinkronike e botës”, sipas Karl Jaspers: “periudhë aksiale”, ndërsa Eric Voegelin e quante këtë epokë: “hopi i madh i qenies”. Fenomeni në fjalë vihet re në shek. VI-IV p.e.s., e me vendodhje, përveçse në Greqi (helenizmi) dhe në provincën e Judesë (hebraizmi), edhe në Persi (Zarathustra), Indi (Buda) dhe Kinë (Konfuci). Të gjitha këto lëvizje reformuese dhe ngjarje shpirtërore, në dukje pa lidhje me njëra tjetrën, janë fillesa të një ndërgjegjsimi universal, të cilin njerëzimi i ditëve të sotme akoma e përjeton.

Grekët e lashtë realizuan në letërsi dhe arte kryevepra me vlerë të pamohushme, por në fushën e intelektit realizuan mrekulli të vërteta, krahasuar me çfarë trashëgohej prej qytetërimeve të mëparshëm. Konkretisht ishin ata që krijuan mendësinë shkencore të mirfilltë duke hedhur bazat e gjeometrisë dhe matematikës dhe duke shkruar historinë jo thjeshtë kronikë ngjarjesh pa lidhje; shumë mendimtarë janë të bindur që mendimi filozofik bashkëkohor rropatet më kot të shkojë përtej arritjeve të mendimit helen. Helenizmi mbështetet mbi mitologjinë pagane, karakteristikë e së cilës është politeizmi - një botkuptimi pluralist i një gjithësie me shumë perëndi kapriçozë, të cilët grinden midis tyre, dashurohen dhe intrigojnë, trathëtojnë dhe zemërohen si rëndom njerëzit. Zoti helen Zeus (Deus) sundonte mospërfillës prej Olimpit një krijim gjithnjë të qenë pa fillim dhe fund në kohë dhe hapsirë, ndryshe nga Zoti hebre Jahve, sundues mbinjerzor i një gjithësie të krijuar sipas një projekti dhe qëllimi të paracaktuar. Hebraizmi për herë të parë shpjegon historinë si fillim me qëllim dhe kuptim të caktuar, duke besuar që Krijimi ka një fillesë në kohë, pasojë e vullnetit të Zotit. Fetë e mëparshme kishin botkuptim historik ciklik të ngjashëm me stinët, për to koha është pafund dhe historia një rifillim dhe “rikthim i përjetshëm i të njëjtës” - pra helenizmi përshkruan Kozmosin si të palëvizshëm dhe nënështruar domosdoshmërisë.

E reja më e rëndësishme që hebrejtë i kanë sjellë vetëdijës së njerëzimit është monoteizmi. Hebrejtë, si popull i vogël dhe pa rëndësi për kohën, rrethuar nga popuj politeistë që adhuronin idhuj paganë, krejt të vetmuar duhej të mbronin me thonj e dhëmbë ekzistencën dhe kulturën e tyre të përqëndruar në qënien e një Zoti të vetëm me personalitet. Monoteizmi implikon logjikisht një sërë pasojash me vlera konkrete shoqërore: një Zot i vetëm do të thotë edhe një njerëzim i vetëm (ai i bijve të Adamit dhe Evës), dhe njëkohësisht një kulturë e vetme (unike). Monogamia rezulton pasojë e drejpërdrejtë e monoteizmit, sepse të kesh një Zot të vetëm në trashendencë, përkthehet në imanencë të kesh një bashkëshort të vetëm, me pasojë të drejtpërdrejtë edhe një familje, një tribu, një komb të vetëm, e si përfundim: një njerëzim të vetëm të bashkuar rreth një kulture të vetme (unike).

Nga gjithçka më sipër mund të nxirret si përfundim se nëse gjenia helenike është mendësia filozofiko-shkencore që ka lidhje kryesisht me intelektin - “feja naturale”, gjenia hebraike është mendësia fetaro-politike që ka të bëjë me vullnetin (realizimin e vullnetit providencial) - “feja e zbulesës”. Mendësia politeiste helenike nuk njeh një Zot me personalitet në një pozitë subjekt në raport me Krijimin në pozitë objekt, sepse si panteiste identifikon Zotin me natyrën e gjithësinë. Paganizmi, politeizmi dhe panteizmi krijojnë kushtet fillestare për hulumtim intelektual të natyrës dhe botës fizike, dhe njëkohësisht kushtet fillestare për lindjen e ateizmit - sipas Shopenaurit “panteizmi është paradhoma e ateizmit”. Tregues është edhe etimolgjia e fjalës pan-teizëm=pan-teo; perëndia pan në mitologjinë greke ishte djallëzore, trashëgimi e shëmbëllimit të tij janë brirët, bishti dhe thundrat në ikonografinë satanike. Helenizmi, mendësi tipike kain e përqëndruar kryesisht tek trupi, përfaqson mendësinë shkencore të mirfilltë që merret me hulumtimin e botës fizike; kurse hebraizmi, mendësi tipike abel e përqëndruar kryesisht tek kryerja e vullnetit providencial, përfaqson mendësinë shpirtërore të besimit fetar.

fund i pjesës parë

1 Like

Qifutdhiku si ka dhene gje botes, e graqia i ka dhene shume, e si perfundim greku peefundon si barbin, e shteti qifut bëhet superpower

po kompleksin e Edipit kush ja ka dhone botes? (ndergjegjsimin qe bota pa e ditur eshte duke pallu nonen e vet e duke vra baben e vet si ne tragjedine helene te Sofos)

po teorine e relativitetit kush ja ka dhon botes?

po teorine e mbivleres kush ja ka dhon botes?

po themelin ku mbeshtetet besimi i krishtere dhe mysliman kush ja ka dhon botes?

po mundesine qe çdo lloj idjoti llafazan kokbosh t’i duket vetja intelektual i modh duke bere i dor muhabet per gjera qe s’ja ka haberin, kush ja ka dhene botes?

Po pra, magjypet e Greqise i kane dhene botes. Hajde mendje varik…ne. Me shume ka lidhje Alba me zamete me pellazget sesa greket e sotem me ata te lashtet.

Arban, duhet t’i thuash te gjitha te vertetat, edhe ato qe s’te pelqejne. Psh neshtetasit e shtetit te Izraelit te sotem me çin kan lidhje me teper?

Nje kure e mire dhe e shendeteshme per te thene te gjitha te vertetat, eshte te mos urresh asnjerin. (me perjashtim te Marlonit)

I Motho, bota mund te kete miliarda te verteta, sic e kupton edhe vete si i zgjuar qe je, dhe une, edhe sikur t’i dija te gjitha, nuk do te me dilte koha t’i thosha. Per kete rast, po te fliste dikush se me cin kane lidhje me teper shtetasit e Izraelit, do thosha edhe une mendimin tim. Po u tha thjesht e paverteta (e ngerthyer) e lidhjes se grekeve te sotem me ata te lashtet, dhe une nderhyra. Ceshtjet e etnogjenezave dhe te identiteve kombetare jane ne pergjithesi te nderlikuara, po ca gjera dihen e jane sterthene tashme, si ky krijimi i Greqise me vllehe, turq e shqiptare e ndoca grekesh te rinj Kostandinopoje e Anadolli nga nostalgjike donkishote gjermane.

Ai flet periudhen Hellenistic 328-31 by o pellazg analfabet .

nuk po flasim per miliarda te verteta, po flasim per dy te verteta, per helenizmin dhe hebraizmin. Nderhyrja e jote lidhur me greket (qe ndryshe helenet, e ndryshe greket dropullite), ishte shume e drejte. Pyetja ime ishte provokuese si prove nese ti di, ose nese nuk di a e pranon, te verteteten analoge qe ndryshe hebrejte e ndryshe shtetasit izraelite.

Ta kam llafin per te verteten, ndoshta e hidhur per ty, se biologjikisht genetikisht (dhe jo vetem) hebrejte e dikurshem (ose origjinale, nese ka akoma) jane shume me prane vellezerve arabe palestineze, sepse izraelitet e sotem jane kryesisht emigrante hebrej ruse, dmth jane me prane grekerve ortodokse :stuck_out_tongue:

Greket😋dmth turma arvanito-aziatike, nuk i duan fare çifutet,por edhe kulturen e gteqise se lashte. Pse,kush? Kisha,qe kulturen e lashte e shikon ne kundershtim me krishterizmin,dhe krishtin qe do te donin te mos ishte çifut!
Dogma e shtetit grek- pas elinas orthodoksos,pas ordhodoksos elinas. Çdo ortodoks eshte grek dhe çdo grek eshte ortodoks. Greket e lashte sipas kesaj kushtetute nuk i bie te jene grek,sepse nuk jane ortodoks. Por ketu behet nje sy qorr sepse ashtu eshte nje pune. Si tja bejme tani qe krishti ishte çifut! Me shume gezin sot kishin zbuluar nje dokumentar qe thoshte se krishti ishte grek! E mire mire, nje mutch per grekun na duhet.

E perse qenka e hidhur per mua. Une nuk jam Teleshkopi. E para, shteti quhet shteti i Izraelit dhe ka nja 20 % arabe, keshtu qe e ben gabim pyetjen. Me mire ta shtroje pyetjen a kane lidhje hebrenjte e sotem, kudo qe jane, me ata te epokes biblike, me popullin e zgjedhur. Do jepja te njejten pergjigje si per greket dhe per shqiptaret bij te pellazgo-ilireve: aq ujera sa kane rrjedhur, aq perzierje e levizje popullsish sa ka pasur, veshtire te gjesh ndonje vijimesi. Mjafton te shikosh kete testin gjenetik a si quhet, megjithese nuk e di sa shkencor eshte. E megjithare, per shembull ne rastin e hebrenjve, duhet gjetur njefare arsyeje se perse marrin pjesen me te madhe te Cmimeve Nobel, kane krijuar komunizmin, relativitetin e teorine e Marlonit me gjalpe, sic e the dhe vete, e ku di une se cfare. Pervec teorise konsirative te profesor Ilirit nga Toshkeza.

Perseris, pyetja ime ishte provokuese, ka te beje me faktin qe izraelitet jane me prane vellezerve palestineze se çfardo tjeter robi. Kjo eshte ironike per ke nuk ka simpati per myslimanet, te paret qe nuk kane simpati per ta jane izraelitet. Shenje e simpatise se tyre per vellezerit palestineze eshte se 20% e arabeve izraelite qe permend ti, trajtohen, edhe ne menyre ligjore, si popullsi e dores se dyte. Psh nuk lejohen martesat me ta, perzjerja e gjakut, dmth Marlonit ja jep, palestinezit nuk ja jep, megjithse palestinezi genetikisht eshte me prane hebrejve te hershem.

Kjo do te thote se lufta brenda llojit eshte me e ashper dhe se problemi nuk eshte thjesht gjenetik, por edhe kulturoro-fetar. Ai Ferid Zakaria a si e ka, i CNN-it, tha nje here qe problemi palestinezo-izraelit patjeter do zgjidhet, se semite jane ne fund te fundit. E perseris, nuk e kuptova ku qendronte provokimi i pyetjes tende, ose perse duhet te ma beje mua ate pyetje.

ndoshta gabohem, por nga muhabetet e tua kam kuptuar qe nuk i ke fort qef vellezerit arabe. Desha vetem te tregoj se ndjenja eshte nje gje, kurse realiteti dhe logjika eshte nje tjeter. Dhe desha te tregoj ne fund fare se realiteti, logjika dhe ndjenja kane krijuar nje lemsh absurd ku nuk merret vesh kush eshte e verteta. Biles nuk merret vesh as rrena, kaq i madh eshte lemshi.

1 Like

Sigurisht nuk i kam qejf. Dhe ti gabon kur flet per kete trajtimin si dore e dyte. Se gjithcka eshte relative. Mendo trajtimin e hebrenjve ne vendet arabe, ne ka mbetur ndonje. Ndersa arabet ne Izrael kane edhe perfaqesues ne parlament. Po hebrenjte izraelite nuk jane te ftohur ne bythe si Alba me zamete, tua lene vendin e tyre arabeve, qe t’i shfarosin pastaj.

O cope mishi, ai po flet per greket sot, i kane dhene botes thote dhe shih ku kane perfunduar. Nuk ta ka thene xha Abazi kete?

te njejten gje thonin edhe ballistat per Hitlerin: qe Hileri nuk ishte ftohur ne bythe t’ia linte Gjermanine çifuteve.

Ta kam llafin qe ekziston nje konflikt midis realitetit ose kontestit dhe te vertetes sureale. Pra duhet te zgjidhet ky konflikt, ndryshe ka te drejte me i forti, e verteta eshte me me te fortin, dmth e verteta eshte me Hitlerin, qe nuk eshte ftof ne bythe t’ja leje te verteten me te dobtit.

Pasardhesit e grekeve te lashte sot jetojne ne madagaskar. Ne rrethinat e akropolisit jetojne ciganet dhe endacake tjere.

Pasardhesit e hebrenjeve sot jetojne ne zululand. Ne rrethinat e betlehemit jetojne aborogjinet dhe maoret.

Meqe u sqaruam, mund te vazhdojme mesimin…

në rrethinat e akropolit jetojnë shqiptarë . vendalinjtë të paktën. por një procesh i dhunshëm,dinak,që shfrytëzoi naivitetin e tyre,i ngjashëm me atë të kombit’‘kosovar’’,bëri të mundur jeniçerizim e tyre. ky proces nuk është mbyllur përfundimisht. ka gjasa të forta të ndodhë ‘‘ç’kosovarizimi’’ i tyre. por do goxha kohë dhe varet kryekëput nga ecuria e ‘‘shqipërisë së madhe’’.

Pse ti zoteri tash e dy jave rresht per cdo mbremje po shurroni lakrat ne kopshtin e komshise? e pyeti gjykatesi.

Zoti gjykates, neper fshat po flitet se komshia po me pallon gruan. - u pergjigj i pandehuri.

PS
T’ka pallu greku qe 30 vjet qysh ka dashte, ndac me fshese te hekurt e ndac me nderrim feje e ndac me nderrim identiteti e nderrim emri ndac me perdhunim varresh, ndersa ti e mbyte duke i mohuar aristotelin dhe zeusin :slight_smile:

i modho, une nuk jam ekspert ne kete fushe si ty, por mendoj se edhe çifutet me perpara, para Jezuit, besonin ne shume zota, si helenet dhe tere popujt, e kjo vertetohet nga shkrimet e tyre te para 2 mij vjetesh, ku permendnin, zotin e ushtrive, zotin e dashurise, e begatise, etj.
mendoj gjithashtu, se para ketyre, kemi edhe kulturen babilonase, ate kineze, etruske, etj.