I pafani Skënderbej (III)

kritikë

#1

scanderbek

Më duhet sidoqoftë të theksoj se diskutimi që përbën thelbin e dy pjesëve të para - i pafani Skënderbej I dhe II, i cili mund të pëmblidhet me një frazë : Historia është shkencë e mirëfilltë apo rrëfim (subjektiv) i historianëve (objektivë)?, është një debat që zhvillojnë pikërisht historianët mes vedit - dhe nuk është aspak një ëndërrim profanësh apo kandidësh.

Ai i përgjigjet shqetësimit krejt të natyrshëm, të pikasur prej një Michel de Certeau - dhe të tjerë si ai, të cilët gjatë praktikës së tyre historiografike jo vetëm hasen me pamundësinë e ringjalljes së të kaluarës, por edhe nuk ndajnë shpresën iluzioniste të sivëllezërve të tyre historianë që besojnë në rikrijimin e një historie totale apo gjithëpërfshirëse, në mënyrë që ta bëjnë atë të rijetojë në të sotmen.
Në të njejtën mënyrë, kategoria e historianëve që ai i përket është krejtësisht e bindur që - fundja fundit, historia s’është gjë tjetër veçse një praktikë dhe aspak një fjalëzim i shenjtë, pasojë e një interpretimi të çmishëruar dhe të çinteresuar. Për më tepër, kjo e fundit - historia pra, ze vend dhe përhapet me anë të një procesi mediatizimi - teksti i shkruar dhe i vënë në qarkullim, imazhi i filmuar dhe i përhapur në ekran - në rrjetat sociale, kufiri i të cilës shvendoset në mënyrë të pandërprerë mes të dhënës dhe të thënës, mes dokumentit dhe rindërtimit apo interpretimit të tij, mes realitetit të supozuar të tillë dhe atyre mijra mënyrave të tjera për ta shprehur këtë gjë.
Është krejtësisht e vërtetë edhe ana e ndërsjelltë - është historiani ai që zotëron teknikën e nevojshme, mjeshtërinë e kërkuar të fjalës apo së fundi, horizontin e domosdoshëm të njohjes, që të bëjë të mundur pikasjen e burimeve, klasifikimin e tyre dhe së fundi, ngjizjen e sintezës së nevojshme - atë që më sipër e kemi quajtur tekst historik!

Por, cili është ai që merr guximin të pohojë se historia nuk është fundja-fundit një shkrim ? paçka faktit që vetë de Certeau i mësipërm hidhet dhe thotë: “… historia e shkruar - historiografia mbetet e kontrolluar nga vetë praktikat nga të cilat ajo rezulton. Bile më tepër se kaq, ajo është vetë nje praktikë shoqërore”.
Një paradoks - bile edhe një vështirësi e pazgjidhshme logjike (apori), lidhur me matjen e asaj që nuk egziston, ndaj të cilës i vetmi që guxon dhe ngre krye është Shën Augustini (1), kur thotë: “… E tashmja e të shkuarës është kujtesa; e tashmja e të sotmes është tejkqyrja, e tashmja e të ardhmes është pritja” !

E tashmja pra, është masa metrike e veprimeve dhe praktikave tona te gjykimit të botës - duke përfshirë këtu natyrisht edhe historinë e të pafanit Skënderbej, kujtesa mbi të cilin mezi përvijohet mes mjergullës së legjendës!

                                        * * *

3. Si paraqitet Skënderbeu në të tashmen - jo më përpara krutanëve të tij të përgjëruar për liri, apo përpara rilindasve të moçëm të abuzuar nga ligësitë e Turkut, por përpara shqiptarëve të Shqipërisë dhe të përtejkufijve ?

Nuk gabohem aspak kur përmend faktin se sot, ne nuk përballemi me dy Skënderbej - atë historik dhe atë mitik që na serviren nga historianët dhe kundërshtarët e tyre shmitizues, por me tre syresh: Skënderbeu historik - Skënderbeu legjendar - Skënderbeu mitik, tiparet dhe përmasat e të cilëve mbivendosen deri edhe shkrihen për të krijuar atë çka librat na ofrojnë, çka historianët predikojnë, çka artistët paraqesin dhe së fundi - çka publiku mban mend.

S’ka dyshim që i pari ka egzistuar dhe ka vepruar si personazh historik. Veprimet e tij deri edhe qëndresa ëndërrndjellëse mishërohen mes dokumentave dhe arshivave të kohës - mes traktateve që ka hartuar apo nënëshkruar me dorën e tij dhe të bashkëpuntorëve tê tij kancelarë, që gjenden në gjirin e arshivave që ruhen në Vatikan apo gjetkë - që nga Milano në Dubrovnik, nga Parisi në Barcelonë, nga Stambolli në Vjenë - duke kaluar nga Athina dhe Beogradi, në dispozicion të studiesve të etur për zbulime të mëdha.

Në të njejtën mënyrë egziston realisht edhe i treti - si imazh mitik, ky i fundit i ngjizur fillimisht nga kujtesa e përafërt e kronikanëve thuajse bashkëkohorë, i sendërgjuar më tej nga imagjinata “shkencore” e historianëve, i lartësuar nga nga nevojat konkrete të nacionalistëve dhe patriotëve të të gjitha horizonteve dhe përfundimisht i përdorur pas interesave të politikanëve dhe pushteteve të të gjitha ngjyrave
.
Veçse nga personazhi tek imazhi - duke mos shpërfillur apo stigmatizuar aspak një proces të tërë historicizues me qëllime krejt fisnike apo ndryshe patriotike - ngrihet gur mbas guri, në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme, një ngrehinë e tërë intelektuale, qoftë për të mbushur boshllëkun mizor të një periudhe aspak të dokumentuar (ato dyzet vjetët e para të jetës së Heroit), sikundër dhe boshllëkun dêshpërues mes një dokumenti dhe pasardhësit të tij, mes një shkëmbimi epistolar me një sovran dhe një vizite në tokat e këtij të fundit, mes një beteje dhe një tjetër (të atyre njëzet-e-pesë viteve në vijim) … dhe sikundër pritet, nuk është aspak Heroi i kohës që dëshmon qoftë me gojën e një diplomati apo apo pendën e një shkruesi - por vetë historiani i sotëm me imagjinatën apo përvojën e tij të supozuar të njohjes së epokës, me inter/ekstrapolimin e tij të guximshëm shkencor.

Dhe pikërisht në këtë gjysëm-terr të kultivuar të atyre kthinave të sajuara- për të mos thënë imagjinare, të asaj ngrehine intelektuale të mësipërme merr jetë imazhëria që ushqen fillimisht legjendên - të shumëpriturën legjendë që justifikon heroizmin e çartur, sikundër dhe pritshmërinë tonë të sotme kombformuese - të shitura si realitet i prekshëm. Në mënyrë të ngjashme - me një pishë tymuese dhe një lahutë malësie në sfond, lindin të tjera legjenda shpresëndjellëse gojore që trimërojnë shpirtrat vetmitarë, që lartësojnë qënien shqiptare…
Dëshiroj t’i ilustroj këto ide me dy-tre aspekte tashmë “të mirëvërtetuara” të literaturës skënderbejane:

3.1. I gjithë diskutimi historiografik qoftë i traditës humaniste, romantike apo ai bashkëkohor mer zanafillën dhe strukturohet mbi ato pak burime të shkruara nga të ashtuquajturit “dëshmitarë të epokës”, tê cilët numërohen me gishtat e një dore të vetme.

Bëhet fjalë për një libër në latinisht i priftit shkodran Marin Barleti, i botuar në Venedik më 1515, në mos më 1522 (pra 50 e kusur vjet pas vdekjes së heroit)- Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, si edhe një i dytë - Historia Scanderbegi, edita per quendam Albanensem, sipas gjasave, i shkruar po në latinisht nga një autor anonim dhe i botuar në Venedik në prill të vitit 1480 (pra, vetëm dymbëdhjetë vjet pas asaj vdekjeje).
Sipas gjasave, Barleti ishte endje djalosh - në mos fëmijë kur Skënderbeu vrëngëllinte pallën mbi kokat e osmanëve ndërkohë që anonimi ynë i shquar mendohet thjesht se s’ka egzistuar ndonjêherë - nga momenti që ishte një falsifikator italian i shek. XVIII, Giammaria Biemmi, i cili e “zbuloi” dhe e “ribotoi” në vitin 1742 me titullin Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh. Nëse teksti i parë vuan dukshëm nga një frymë panegjirike – tipike për Rilindjen evropiane, që e zbeh dhe e deformon faktin në favor të opinionit personal të shkrimtarit, i dyti i bie të jetë apokrif - shqip, i sajuar! Diku midis këtyre dy librave gjendet një libërth i tretë, i shkruar nga Demetrio Franco, i njohur si Frëngu - Istoria e gloriosi gesti […] dal Sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, principe […], i cili pati qenë botuar për herë të parë në vitin 1538, por edhe vërtetësia e këtij libri nuk u ka shpëtuar dyshimeve të studiuesve.

Për të qenë objektivë, egziston edhe një tekst i katërt, disi më i ndërsjellë, shkruar pas gjasave nga dora e Gjon Muzakës: “Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi, Per Giovanni Musachi, despoto d’Epiro”, botuar nga Karl Hopf në: Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues publiées avec notes et tables généalogiques, ed. Berlin, 1873. Por edhe i riu Gjon, i larguar në vitin 1479 nga Arbëria e origjinës, u vu t’i shkruajë këto kujtime prag të vdekjes, në vitin 1510 - 1515, pra njëkohësisht me Barletin…

Përtej asaj logjike apo atmosfere të epokës, në ç’masë këto kronika pasqyrojnë “të vërtetën” e asokohe, lidhur me Skënderbeun historik? Mjafton të ndiqet debati mes historianëve të sotëm lidhur me aspektet biografike të Heroit (datêlindja, vendlindja etj… etj…) për të imagjinuar përgjigjen! E pra, përse duhet të habitemi kur imazhëria e mësipërme legjendare në rolin background të faktit historik gjen vend dhe stoliset me petka të reja me etiketën “shkencore” në atelierin historiografik të Noli dhe të Frashërit, të Gegës apo të Xhufi - pa harruar Plasarin apo së fundi Kulen ?

3.2 Gjithmonë lidhur me temën, në se historiani Noli (2) hesht; në se historiani Buda formulon i matur shprehjet “burrë shteti” apo përcakton funksionin e tij sipëror si " kapërximi i anarkisë feudale dhe ecja drejt formimit të një monarkie feudale të përqëndruar për formimin e një shteti kombëtar", është pikërisht historiani Frashëri që ngre në koncept “formimin e Shtetit shqiptar të pavarur të Skënderbeut” - një kapitull i tërë i librit të tij të mirënjohur (3).

Anipse plotësi i përdorur në këtë rast “shqiptar” është padyshim shfaqje e qëllimshme e një anakronizmi të pastër, nuk mund të thuhet e njejta gjë për " Shtetin e bashkuar shqiptar nën drejtimin e Skënderbeut “. Shumë-shumë, kjo shprehje e tij fatlume mund të konsiderohet si një eufemizëm i shkëlqyer! Sidoqoftë, Frashëri s’është as i pari as edhe i fundit - është kroati Shuflai që ka shprehur ndërkohë mendimin se “nën Skënderbeun, bërthamat e shumta shtetërore shkrihen në një shtet të vërtetë, i cili, pas rënies së Kostantinopojës, Serbisë dhe Bosnjës, është i fundmi shtet i madh i krishterë i Ballkanit”, ndërsa para tij çeku Jireçek pati formuluar tezën: “me rënien e Bizantit, të Serbisë dhe Bosnjës, Arbëria mbeti i fundmi shtet i madh i krishterë i Ballkanit”.

“… Duke iu rikthyer Skënderbeut nuk mund të mohohet se ai pati jo vetëm ngasjen, por edhe veproi në terren për realizimin e tij, sikundër duke iu rikthyer shtetit të vet, nuk mund të mos vëmë re që kjo strukturë ngërthen karakteristikat e shoqërisë feudale: institucionalizim tepër i dobët dhe vazhdimësi gjithashtu e dobët në kohë, si dhe në hapësirë, me elementin e parë të një shteti: kalimi nga zotërimi të shpërndarë pronësor drejt një pushteti të fortë dhe të përqendruar. Por referenca me Shtetin fillon dhe ndalet vetëm në këtë aspekt, pasi asnjë e dhënë tjetër - për veç imagjinatës, nuk lejon të pohojmë ekzistencën efektive dhe veçanërisht funksionimin e elementeve të tjera të domosdoshme: një qendër administrative e fuqishme, e aftë të mbulojë me organizmat e vet tërësinë e territorit, të përçojë në çdo qelizë urdhrat e sovranit dhe të bëjë të mundur zbatimin e tyre; një qendër qeverisëse po aq e fuqishme që zotëron të drejtën të nxjerrë ligje, të gjykojë ose të mbledhë taksa dhe, së fundi, një nivel i mjaftueshëm ekonomik, si dhe një bazë e nevojshme e zejtarive ose industrive, në radhë të parë, të luftës”.(4)

Mes të gjitha këtyre atributeve të domosdoshëm të egzistencës dhe funksionimit të një të shteti, infrastruktura ekonomike është ndoshta elementi që kalon në heshtje të plotë, me gjithë rëndësinë e vet të dorës së parë.

Kështu, asgjë nuk na pengon të mendojmë se Skënderbeu trashëgoi nga i ati, Gjon Kastrioti, kontrollin e rrugëve që lidhnin bregdetin adriatik me rajonet e Kosovës (një pjesë të rrugës së Zentës), si edhe kalimin nëpër Dibër drejt Ohrit dhe Shkupit, bashkë me të ardhurat doganore nga qarkullimi i mallrave.
Në të njëjtën mënyrë mund të pranojmë se ai zotëronte edhe “pikën doganore” të Shufadasë, po ashtu edhe kriporet “e rëndësishme” të Shën Kollit, diku në derdhjen e Matit. Njihet ndërkohë edhe fakti se Arbëria e Skënderbeut eksportonte drithë, lëndë druri dhe prodhime blegtorale (lesh, lëkurë, kafshë të imëta), megjithatë mbetet shumë e vështirë për t’u besuar që këto të ardhura të mund t’i mbulonin shpenzimet e jashtëzakonshme të qëndresës prej një çerek shekulli ndaj fuqisë më të madhe të kohës - Perandorisë Osmane, edhe sikur të shtojmë “pasuritë e shumta të viseve të Dibrës së Poshtme dhe të Prizrenit”, sikundër propozon Ermenji (5), vargun e pronave të dhuruara nga Ferdinandi i Napolit në jug të Italisë, qoftë edhe kontributin e herëpashershëm, të dhënë me hir apo pahir nga anëtarët e tjerë të Besëlidhjes.

Nuk ka asnjë dyshim se, ashtu si paraardhësit e tij Kastriotë, Princi i Krujës jetonte mbi pronën feudale, e cila ishte kryesisht e natyrës agrare dhe, në këtë kuadër, shtrirja e kufizuar territoriale, si dhe terreni kryesisht malor sugjeronin kufijtë e forcës së tij ushtarake ose nivelin e jetesës së oborrit të vet. Për më tepër, kësaj prone si edhe “Shtetit” të tij të mëvonshëm i mungonin mizorisht qytetet dhe qendrat e mëdha urbane - përveç qytetit të Krujës, gjë që jo vetëm e ndëshkon thesarin princëror, por njëkohësisht lë të kuptohet se atij i mungonte indi i domosdoshëm ekonomik – zejtarët armëtarë, mjeshtrit artizanë, tregtarët – karakteristikë e pandashme e urbanizmit të vonët mesjetar.

Në këto kushte, Skënderbeu u mundua ta mbushte deficitin e tij kronik financiar me rrugë të tjera: grabitje dhe plaçkitje të territoreve fqinje – venedikase, serbe, osmane; vënie haraçi mbi pengjet e luftës ose civile; një pagesë vjetore dhe pensione nga aleatët e përhershëm ose të përkohshëm venedikas, raguzanë, serbë ose napolitanë; ndihma dhe kredi për luftën kundër osmanëve nga Papati dhe Napoli.
Në sa llogariten këto të ardhura? Në qoftë se u besohet informacioneve të copëzuara të epokës dhe studimeve të sotme, shumat vjetore të përfituara në këtë mënyrë vlerësohen në disa mijëra dukate-ar.

Cili ishte raporti mes të ardhurave të veta - nga pronat, doganat apo nga tregtia me prodhimet e vendit, dhe të ardhurave të jashtme – plaçkë, pagesa dhe ndihma? Askush nga historianët e lartpërmendur nuk është në gjendje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, ndërkohë që logjika sugjeron se, pa burimet e jashtme, mbijetesa ushtarake dhe, më tej, ajo politike e Skënderbeut do të ishte thjesht e pamundur.

3.3. Në se një sintezë e të gjitha burimeve historiografike lejon të përvijohen si kufij veriorë të hapësirë skënderbejase skajet e fushës së Lezhës, mbi bregun e Matit deri në lumin e Fanit, në jug ata prekin rrjedhën e Ishmit dhe ndalen disa kilometra në juglindje të Krujës. Në lindje, zotërimi i Arbrit shtrihej deri në lartësitë e Mokrës maqedonase, kurse në juglindje veprimi i tij ndalej pranë Ohrit. Si përfundim, Skënderbeu ka pasur nën kontroll – qoftë sundimi, qoftë edhe veprimi – një territor të trashëguar prindëror, i cili përfshinte kryesisht Dibrën dhe Matin dhe, më tej, të zgjeruar me përvetësimin e tokave të ultësirës perëndimore mes rrjedhës së poshtme të Matit dhe shtratit të vjetër të Drinit – drejt Lezhës, më tutje mes Matit dhe Ishmit – me Shufadanë dhe Kepin e Rodonit si dalje në bregdet, si edhe nën-Krujën mes këtij të fundit dhe Erzenit, me shtrirje drejt fushës së Tiranës së Vogël. Shihet qartë se jashtë këtij territori mbetet krejtësisht pjesa veriore e vendit: zotërimet e Dukagjinëve dhe, mbi to, ato të Spanëve dhe të Dushmanëve, sikundër dhe pjesa qendër-dhe-juglindore: zotërimet e Arianitëve, të paktën para vdekjes së Gjergjit plak, dhe më vonë ato të Muzakajve - para uzurpimit të Tomorrishtës dhe të Myzeqesë së vogël!

Mbi këtë logjikë, cili ishte potenciali njerëzor i “Shtetit të Skënderbeut” - e asaj hapësire gjeografike, në rastin më të keq diçka më pak se çereku i territorit të sotëm të Shqipërisë, dhe në rastin më të mirë, as sa një e treta e tij?
Diçka më pak se 100.000 banorë na përgjigjet Schmitti, pas konsultimit të rregjistrave osmanë - dhe sipas logjikës, gjysma i bie të jenë burra dhe thuaj një çerek i saj, i aftë për luftë - le të imagjinojmë pra 20.000 luftëtarë potencialë!
Frashëri është edhe më i përpiktë kur flet për një ushtri prej 10.000 burrash në rast berihaji dhe 2.000 të qëndrueshëm, e ashtuquajtura garda pretorianë.

Në një rregjistër tjetër, cila ishte dinamika demografike e këtij shteti - dhe në veçanti, dinamika e masës së burrave të aftë për të mbajtur dhe përdorur armët - ende më këmbë dora-dorës atyre 25 betejave sa të shkëlqyera po aq edhe vrastare, gjatë atij çerek shekulli që zgjati qëndresa aktive dhe e tmerruar e tij ndaj superfuqisë më të madhe të kohës, Perandorisë osmane? Një tjetër mister i mbuluar nga tisi i legjendës që asnjë historian nuk është në gjendje të na sjellë përgjigje…

Duke përmbledhur në një të vetme çka u tha më sipër, shohim se Shteti i Skënderbeut paraqitet i papërcaktuar nga pikëpamja gjeografike, i padukshëm nga pikëpamja administrative, i paqëndrueshëm nga pikëpamja ekonomike dhe së fundi, gjerësisht hipotetik nga pikpamja e forcës ushtarake. Si pasojë, ai kaloi pothuaj pa u vënë re në historinë rajonale bashkëkohore - në atë të Ballkanit. Të vetmet prova që dëshmojnë për qenien e tij, gjenden në arkivat e diplomacisë evropiane të epokës: një numër traktatesh u nënshkruan me fuqitë e tjera të rrethqarkut mesdhetar, nën të cilat, pas vitit 1451, shfaqet vula e tij “e madhe” e cila përmban shqiponjën dykrerëshe dhe nënshkrimin GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBICO – D AL (Dominus Albaniæ).

(vijon)


(1) Saint Augustin - Confessions, Livre X, ch. 8, Paris, Garnier Frères, 1964
(2) Fan S. Noli - Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1405-1468, Mihal Duri, Tiranë 1967.
(3) Kristo Frashëri - Skënderbeu, jeta dhe vepra - Toena, Tiranë 2002.
(4) Gjergj XEXO - Përjetësisht të Panjohur, Mbi Shqipërinë dhe shqiptarët V. I,- Essé historique, Toena, Tiranë 2015.
(5) Abaz ERMENJI – Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë, Ed. Çabej, Tiranë 1996.


#2

Ndoshta miti I skenderbeut duhet lene ashtu si eshte deri sa shqipot Te kene harritje ne fusha Te tjera e Te kene dicka tjeter per tu mburrur pervec historise .


#3

perveç materialit historik te bollshem dhe pikpamjeve historike dhe te historianeve per Jotin (per kete e vura me teper pelqimin), akoma nuk gjej edhe ne kete pjese nje pergjigje per problemin kryesor ne diskutim: a mund historia dhe historiani te na thone nje te vertete?

Ne pritje te fundit te shkrimit, me shprese se do te thuash ndonje gje personale per çeshtjen e mundimshme, kisha nje pyetje provokuese (por jo provokuese per nje pakice):

Po sikur te jete e vertete qe ekziston bota tjeter, pra Joti eshte aty (shiko mos e ngatrro me aty te zhardines) dhe i pret me palle ne dore Aleks Buden, Fan Nolin, Kristo Frasherin qe keta te japin hesap per ç’kane thene per te?


#4

Ehe, kët punën e Jotit në botën tjetër do ta gjesh tek pjesa e fundit - IV.
Por një adept i St Augustinit si puna jote nuk mund të zhgënjehet kur i rikujtojnë se tek ajo tjetra, për ata thuajse shenjtorët në pritje si puna e Jotit tonë (e quaj gati-shenjtor thjesht për çka ai ka kryer në të gjallë në shërbim të Etêrve te shenjtë) palla nuk hyn në punë… aty funksionon amëshimi, përdëllimi… (dhe të tjera gjëra që rimojnë me të parat - do të kish thënë Shvejku) :grinning:


#5

kjo shprehje e Augustinit eshte vertet e modhe. E vuna re ne fillim qe ka diçka te veçane, por ve re qe ka akoma me teper sa me teper kalon koha.

tjeter, kjo shprehje e Jotit mitik, ti e perdor si Jot sajese e menjes njerzore, apo ndonje gje tjeter me konsistente?

tjeter, mos kujto se po te ekzistoje bota tjeter, njerzit do jene ndryshe kur shkojne atje. E shumta eshte se kuptojne qe paska nje gje tjeter aty ku mendonim ose dyshonin qe kishte ndonje gje.


#6

E preferuara ime nuk është shprehja “Joti mitik” por “Joti legjendar”.

Psenë e kësaj gjëje - si atë tjetrën e “botës së përtejme”, do ta kuptosh kur të lexosh pjesën e fundit.


#7

ene ti po e bo si Stalker qe se trego filmin para se ta shofesh vete. Ju ka bere te gjitheve dem Franca. Mos me llogarit masanej demin qe i ka bo zhardines.


#9

aaaaa, tani po filloj te kuptoj diçka nga zhardina. aaaaa pa pa pa, sa e rrezikshme qi qeka


#10

harrova me shtu edhe nji dozë "tronglliku tipik shqiptar " tek ajo përzimja aty më nolt…


#11

:smile: ahahahaha, ki meshire edhe per keta qe kam perreth, se nuk kuptojne se pse gajasem me te madhe.


#12

Cfare informacioni tjeter personal ke ne zoterim? n° e kembes, ngjyren e flokeve, te syve? Mbatja e pishtarit s’qenka vec fenomen inkuizitorist.

Ah me siguri Heart is replying…


#14

ahahahah :rofl: kjo eshte me e bukur akoma ahahaha aaaa


#15

Pse jo? T’vije edhe me gruan. Sa vjec je ti Xixa? Mos me thuaj qe ke moshen e tikut?


#16

Problemi është se unë nuk e di moshën e Tikut.
Sa për timen, mund të gjykosh vetë, në se arrin dhe sheh videon e promovimit të librit tim në Tiranë, në nëntor 2015…


#17

O Xixe, tani qe po te shof ketu, ti me duket se ke qene Polikums, apo jo? C’ne me historine? Apo bere Universitetin per Histori-Gjeografi?


#18

Ne mos u gabofsha, flisje ca kohe perpara per vererat e vjetra? Me cfare kam degjuar edhe z. Pjer i shijon, megjithese eshte gjithmone ne forme dhe xhentellmen.

Ndersa per librin, sido qe te jete… shume larg VQ-se.

Zemra ime is replying…


#19

o Katror i rrumbulaket, çer esht ky koment qe ben ti pa i vene para siç e ke zakon ha ha ha

ti duhet te pyesesh xixen: ha ha ha o xixe ti ke qene polikums ha ha ha ç’ne ti me historine ha ha ha kur s’ke bere Universitet per Histori-Gjeografi ha ha ha pse s’ben mekanik turni ne Tuluze ha ha ha por ben libra historie ha ha ha qe ti lexoj une ha ha ha qe nuk shkruaj libra ha ha ha megjithse kam mbaruar Oksfordin ha ha ha un komentoj ne Peshk ha ha ha

se harrova: ha ha ha dhe turinin e ke si te tikut ha ha ha si pensionist shqiptar mekanik turni ha ha ha si trongëll i idhët tipik shqiptar ha ha ha

se harrova kryesoren: ha ha ha breket e zhardines ha ha ha


#20

e lexova, por kam pershtypjen se nuk vlejne as shkrimet e Shmidit e as te kujt tjeter, para statujave te tij neper Europe.


Burra dhe Gra
#21


#22

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.