Jashte eshte erresire

63 postime 2470 shikime 2 janar 2020 në 08:17 e paradites
xhatani

Jashte erresire. Brenda eshte nje trung I zi me qymyr te zi perreth , dhe me shume femijet , nuk dihet po festojne apo ngrohen. Ne mes te odes , askush nuk e percakton dot , eshte krevat dopio , tryeze me fruta dhe embelsira , apo silueta shumengjyreshe , e cila te kujton festat e Vitit Ri. Jashte edhe Brenda eshte erresire totale. Ndjehet papritmas frymemarrja e gerrvishtur e ndonje femije aty pari. Gjyshi kollitet papushim. Papritmas shperthejne me qindra fishekzjarre qe mbushin qiellin andejmatane. Femijet veshur me batanije leshi lejohen te shohin nga dritaret primitive prej plastmasi. Gezuar Vitin e Ri. Degjohet nje ze I cjerre. Erdhi 2020 o njerez. Gezuar… Jashte eshte erresire po aq sa eshte edhe Brenda ne cader Gezuar , kish deshire te thoshte Mevladi 6 vjacar , por endrrat , I ftohti dhe Babagjyshi e ngatarruan ate keqazi , saqe mendoi me mire qe kte urim tja percillte Vitin e Ri , por ate qe vjen me Pas… Gezuar Shqiptar te Bardhe , te Varfer , Tradhetar , u duk se uroi Mevlani.

InkuizitoriMoth

Fikni pishtarët. Nuk dua të shikoj asgjë. Nuk dua asgjë të më shikojë. Fikni pishtarët. Fshihni hënën! Fshihni yjet! Le të fshihemi në pallatin tonë. Kam filluar të kem frikë - Fassbinder (tu festu Vitin e Vjeter)

(autorin e njofin mire kinofilet e blogut)

B-O-H-I-C-A

Pak si shkurt i ke ra. Do duhej te pakten edhe nji paragraf tjeter ta merrnim vesh si do shkonte puna e ktij Mevlud-it . Vetem mendimi im …

xhatani

E drejte , por kujtoja ne ( fshehtesi ) se sejcili do vazhdonte te sillte pjeseza nga tregimi " Jashte Erresire " . Ngaqe cdokush ne nje fare menyre e perjetoi sipas vedit dhimbjen qe na la 26 nendori. Por serish do pres edhe ca , sepse Jo vetem qe e di , por edhe e ndjej se tregimi I’m - calaman- do vazhdoj. E sigurt fare…

B-O-H-I-C-A

Nuk kape gjo plako, leni filozofinat dhe dhimbjen qe na la 26 nendori, po gjeji emrin atij kalamonit, e ka Mevlad apo Mevlan ( se germa D nuk osht as afer me N ne tasiere, jo per gjo ) Hajd te prift e mara …

xhatani

Personazhi quhet Mevlan. Nderkohe qe sugjerimi I’m I perket asaj pjese qe kishin deshire qe tregimin ta shihnin te plote , duke e plotesuar sipas fantazise qe gjithsejcilit. Ne te kundert do ta sjelle vet krejt origjinalin.

B-O-H-I-C-A

Dyll, dyll …

InkuizitoriMoth

Un do ta quaja Mevlanin evlat (hë Evlat si je?) qe ta lidhja me Elvanen qe kendoi ne Festival mbasi ra termeti, Festivalin do ta lidhja me Kinostudjon si institucione dikur paralele, dhe prej ketu do hidhesha tek Mevlani i filmit Kinostudjos “I 8-ti ne bronx”. Qe ku u mbyll cikli i evlateve mevlane.

ne qender te ciklit (rrethit) do te vija filmin e CineCitta te Felinit “8 e gjysem” meqe jane dy filma qe kane qe te dy 8-ta, dhe meqe Mevlan ben rime me Mastrojan.
Kjo eshte demokracia, se nuk ka brire de!

Pjer

duke qene se fjala e fundit eshte ; tradhetar , une do ta vazhdoja duke u fokusuar tek ky personazh, e duke qene se femijet ndikohen nga muhabetet e te medhenjve e nga media e shtypi, ku po flitet shpesh per trathtaret e kombit, femija peson shok-un e dyte, pas termetit,
e ai i sheh te gjithe si trathtar, biles edhe pjestaret e familjes, rritet me kete fryme, fillon e çan ne jete duke iu futur brylin shokeve, gjersa arrin e zgjidhet kryetar partie e me pas kryeminister,
tani lind vetvehtiu pyetja; çfar kryeministri do dali ky ?

InkuizitoriMoth

do jete kryeminister tradhetar Pjer, dhe prandaj do e heqin tradhetaret e vegjel (vegjelia), dhe do vejne nje kryeminister besnik, qe me kalimin e kohes do te dale e qarte qe edhe ky eshte tradhetar, kur vegjelia tradhetare do te kujtohet te pyese: “Çfar kryeminister do dali ky?”. “Tradhetar do dali si puna jon! Pse kujto ti se nuk i njohim ne tradhetaret? Ne jemi tradhetare per vete, nuk kemi lene gje pa tradhetu, grun, shokun, baben, nonen, ja kena fut te gjitheve qe na kane dale perpara”.

InkuizitoriMoth

Nese tradheton Gopi, ta do mendja qe te tradhetoje edhe kryeministri qe nga gopi i semes te vegjelise ka dale - i Modhi :smiley:

xhatani

…Mevlani qendronte hijerende , madje kacurrelat me dredhka I jepnin postit te tij si Kryeprokuror te vendit nje hijeshi apostolike dhe pse Jo si nje arisokrat borgjes , I cili eshte I admirueshem nga te gjithe. Jashte bie debore , dhe nga dritarja e zyres atij befas ju kujtua femijeria , ato mijra ngjyra fishekzjarresh , endrrat , buka e bardhe e ngrohte , tradhetite , pse Jo dhe dashurickat e para , kur masturbonte nen jorgan… Zilja e telefonit ishte tingulli I pare qe e trazoi. Sekretarja e njoftoi se Presidenti I Republikes mberriti…

InkuizitoriMoth

more xhatan, mos quhet Marlon ky, mos e ke ngaterruar me nje tjeter Mevlanin?

varik

Mevlani qyqi pervec emrit qe e ka mallkim tere jeten, vec me mire do te shikoje ne jete. Tani qe pa qe ed ram barboni nuk eshte santa, do te emigroije, e behet trumist

xhatani

Do rrojne e do shohim cdo behet me mavrin Mevlanin , pasi kto Jane dy episode mjaft te vockla te krejt tregimit " Jashte eshte erresire ".

Pjer

xhatano, sille shpejt, pjesen tjeter, se erdhi e shtuna dhe e djela :grin:

xhatani

Pjer , ti e di qe te kam mik dhe s,mund ta fsheh. E verteta e vazhdimit te tregimit Ka te beje me historike dhe veprimtarine e S.P.A.K ne Shqiperi. Keshtuqe me nje fare menyre gjerat kane formen e zinxhirit ne doren e Mevlanit. Kupton vlla ? …

Pjer

i dashur xhatani, lexuesi do tregimin, vazhdimin e saj,
SPAK-u mund te vazhdoje me muaj te tere deri sa te filloj mire,
keshtu qe, sille tregimin, qofte edhe me figura krahasuese apo metafora,
ose me nenkuptime apo kode :grin: siç shkruaj une :grimacing:

InkuizitoriMoth

Krijuesi modern nuk perfundon vepren, e le pa mbaruar, si “Sinfonia e pambaruar” e Shubertit, disa vepra te Kafkes, etj shembuj sa te dush qe e lene vepren te hapur, pa mbyllje…
Kjo pasqyron demokracine qe eshte sistem i hapur, ne udhekryq, nga t’i bi knej apo anej.

Pranej xhatani mos degjo ment e Pjerit qe ka ngel 150 vjet ngambrapa, leri me kaq trimerite e Mevlan ziut, se e prish. Kjo i ben mire fantazise se lexuesve qe fillojne te fantazojne per Mevlanin, dmth behen krijues vete, ashtu si behen kryeministra vete kur komentuesi fantazojne per punet e qeverise.

xhatani

E drejte. Ashtu them dhe une. Ose ose , po e mbaroj tregimin , dhe si egoist ekzitik qe mund te etiketoje Kritika e ardhshme , do ta mbaj per qefin Tim , vetem per hall do ta nxjerr verdalle. Ja kshu ja.

InkuizitoriMoth

si t’dush boj, jemi ne demokraci apo jo?
un per vete, jo vetem e le te paperfunduar vepren si Shuberti dhe Kafka, por bej me teper se keta, e le edhe te pafilluar. Kam vetem nje veper te vetme me titull: Marloni, dhe me tekst vetem tre fjale:

Marloni e hongri.

Asgje tjeter, me qellim qe publiku dhe kritika mund te fantazoje vete se çfar ben Marloni, çfar Marloni ha. Dhe dihet qe mbas fantazise vjen veprimi konkret, pra publiku dhe kritika vepron si Marloni, ben si Marloni, marlonizohet, gje qe eshte vlera e vertete e artit.

InkuizitoriMoth

na jipni i çik uje se po nordhim.

InkuizitoriMoth

-Mbaje pak erashken ngambrapa se me pengon pamjen ngapara. I shoh mjaft te irrituar, çfar kerkojne?
-Kerkojne uje, Madheri. Çezmet jane thare, peshqit pa uje, rrobet pa lare, bloget pa komente, gurmazet djegin e pervelojne …
-Atehere jepini te pijne H2O!
-E kote, ketij mileti nuk i bo qeder as acidi desoksiribonukleik.

(publiku dhe kritika eshte e lire te fantazoje nese ai ngambrapa ishte Mevlani, Evlati apo Marloni)

xhatani

Eshte mjergull e madhe dhe asgje nuk duket qarte. Sapo te agoj atehere mund ta shquajme qartesisht…

xhatani

Netet jane tmerrsisht te ftohta , dhe nga jashte dritares degjohet uturima e eres qe fershellen ngado. Mevlani ka veshur robdeshamberin roze , dhe perballe oxhakut vegjeton lumturisht rrjedhen e nje kohe jo shume te larget. Veten instiktivisht oren Veneciane ne qender te odes dhe kujtimet befas e cuan larg , shume larg. Ahere , I veshur si djalosh province , me kacurrelat e verdha qe I mbulonin syte , me mjekrren si kallze e pjekur gruri , dhe faqet e kuqe nga vrapi , mundi me ne fund , I mbytur nga djerse te embla , te puthe shkarazi ate qe prej javesh e linte pa gjume , Odeten , nje neperk pylli qe me hijeshine e saj I terbonte te gjithe djemte e moshes. Cuditerisht , Odeta flinte apo bente sikur , ndersa Mevlani ngucte prushin dhe ndizej akoma si 20 e ca vjet me pare. " E cuditshme qenka dashuria , mendonte Mevlani , dhe njeherazi dyshonte se mos ky vet ishte cudia " . Jashte po agonte , ndersa kete e vertetoi pasi hapi perden , e nga jashte shquheshin siluetat e para te pastrueseve te rrugeve , dhe ndonje kolle e thate duhanxhiu…

xhatani

" veren instiktivisht oren Veneciane " Ku gabimisht eshte Veten

xhatani

Ishte mesdite janari. Era vazhdonte sinfonine e vet miturake. Disa djem e vajza kishin ndezur nje zjarr bubulak , dhe te lumtur lodronin jeten pa asnje kokcarje. Per matane , nga e majta rruges kryesore nje veture e vjeter parkoi gabimisht ne ane te kundert. Ne fillim zbriti nje burre I thyer ne moshe , me vrunda thinjash , aq sa dukej si Babagjyshi I Vitit te Ri. Folen nja dy gjuhe te pakuptueshme , dhe pas nje ore e ca u moren vesh shqip. Te cuditshme jane ca dialogje njerzish , u degjua se tha nje grua e thyer ne Moshe , por me origjine Shqiptare. Eh , tha Meropi , asgje spaska ndryshuar ne kte toke te djerre dhe me plote gropa
Pse , tha Misto.
Njerzit duken kaq te ngrohte , te dashur , te pafajshem.
Eh I dashur , tha Zonja hijerende , nuk eshte kaq bukur sa duket por do rrojme e do I shohim.
Jashte era duket SE eshte kthyer ne maratone per ata qe mesojne shqipen. Te tjeret luajne me kode.
Mevlani , gati gati po perlotet.

Pjer

xhatano, njerzit po presin ku do dalesh :grimacing:
gjer me tani, u kuptua qe qenka ngjarje e ketyre viteve te fundit

InkuizitoriMoth

Pjer, nga ku e kuptove qe eshte ngjarje e viteve te fundit, se un s’po i bie ne te.

xhatani

Jo Pjer. Eshte e oreve te fundit tamam tamam.

Pjer

po pra, persa edhe permendet SPAK-u ne nje nga komentet e tua :grinning:
veçse une bazohem tek tregimi, i cili me la pershtypjen se eshte i ketyre viteve te fundit

InkuizitoriMoth

mu m’la pershtypjen se xhatani ka perdor celular kinez huawei prodhim i fundit.

xhatani

I modho kerkoj lejen tende si zv udheheqes ne rrugen tone drejt integrimit makro-ballkanin te europes ish lindore. Doja te t pyesja a te hedh dhe nja dy copeca nga tregimi mesiperm , apo te fus vecse episodin e fundit, ate final…

InkuizitoriMoth

futja, futja, un them t’ja fusesh, megjithse ekspert i te futmes ne drejtim te Evropes Perendimore osht Marloni.

xhatani

Ata arriten t ja fusin nga mbrapa gjithe dokumentet e mbetura , megjithese nje pjese e mire e tyre qene lagur. Mevlani shihte fotot e Marlonit , dhe besa dyshonte tek barsetat, te cilat ishin ne mode ne Parisin verior. Kruante instiktivisht faqen e majte, dhe dukej se kjo po I pelqente ngaqe spo shqiste gishtin nga kenaqesia. Here te tjera kruante dhe te djathten , por kjo ndodhte teper rralle… Jashte eshte erresire.

InkuizitoriMoth

por mrena u be drite.

Besoj se Pjeri eshte i kenaqur me kete lloj vazhdimi, sidomos me asimetrine midis se majtes dhe te djathtes, drites dhe erresires.

xhatani

Nuk e di I modho. Une vezhgoj…

xhatani

Ndoshta nje mengjes e c shuajne elbin me grurin. Nuk e di. Jemi ne pritje.

InkuizitoriMoth

pranej Marloni ja fut mrena gjithmone, asihere nuk e le jasht ne erresire.

xhatani

Marloni eshte epidiomologjia qe do prek Shqiptaret gjate pranveres se re… Duket se do shpetojne vetem disa mergimtare

xhatani

Sidomos ata qe jetojne andej nga Belgjika. Shpresoj qe te reagoje dikush ?

Pjer

xha tani, se sa marova dushin, lene marlonin e te modhit, po na sill pjesen tjeter te tregimit,
tani ke dy rruge, o do merresh me marlonin e do ikesh per lesh, o do perqendrohesh tek tregimi dhe fiton lexuesin,

xhatani

Bingo!!! J

xhatani

Do vij nje dite e bukur pranvere qe do ta sjell te plote tregimin , Pjer.

Pjer

oki doki :grin:

InkuizitoriMoth

Marloni nuk eshte i imi, eshte i juaji, Marlonin e gjeta midis jush!

InkuizitoriMoth

xhatani, nese Pjeri nuk kishte per te pi alkoolike (e te pinte ment), do te kuptonte qe eshte art i me i modh te flasesh rreth tregimit me celular kinez te markes huawei, se sa te lexosh tregimin.

Katror

Pa dashur te terheq vemendjen desha vetem te them qe sot I bere bera screen shot tregimit te Xha Tanit qe nuk e kisha lexuar me pare dhe vecanerisht komenteve ne vazhdim nga treshja e PPU, I printova dhe I kam ngjitur ne bordin mbi tavolinen e punes. :smile: Cdo koment tjeter eshte I tepert. Xha Tani, je njesh. Mos e braktis kurre me kete pellg. Hahaha.

xhatani

E di , dashuria eshte katastrof. P.P.U eshte rruga qe cliron cdo Demon , dhe fton Shpirtin ne Lumturine e Perjetshme. Amin !

Katror

Amin Xha Tani. Amin. Ty rakia, Pjetrit vera dhe Te Modhit diarreja, mos iu mbarofshin kurre. Hahaha. Ika tani se me le pa pune.

xhatani

Ke fol fjale me vend , porse ke ngatarru nja dy vogelsira. Por me mire shih punen sesa gunen. Hajt tungjatjeta or mik I mire ne dite te veshtira.

InkuizitoriMoth

xhatani, mos i beso Katrorit se eshte i pabese dhe zemerkeq, perveç se eshte gomor qe ka fiksionin se Peshku eshte i fuksave dhe sorroiste antitrumpiste. Thote qe ka pune, por nuk ka pune tjeter veçse te rrije galiç tu dhi mbas ferre, dhe here pas here çohet ne kembe e leshon nje koment kunder fuksave sorroiste qe e kane persekutuar kur jetonte ne kooperative. Kete ka bere gjithnje prej vitesh, i lepihet ndonjerit, per te sulmuar tjetrin. Dhe funksionon me lëngsat tip Pjer disidenti. Vetem me mu i ka ngel sharra ne gozhde sepse jam fuks qe ndjek me fanatizem vijen e Partise.

xhatani

Dakort shoke , mos u zini. Ka ardhur koha qe te falim dhe jo te therrim njeri- tjetrin. Ka shoke qe gabojne , por Ka dhe shok te mire , humane. Kupton ???

xhatani

Mire. Ju dua per gjithe jeten. Rrifshin gjithe ata qe duan ata qe I duan te gjithe. Amen !

InkuizitoriMoth

ho e shef sa i beses eshte Katrori? Kete bese e ka trasheguar nga i ati qe ishte demokrat i modh qe ne kohe te fuksave. I ati e ka edukuar me liri-demokraci, i ka thene: “Pse duhet te mbaje besen gruaja? Le te shkoje me te tjere, lere gruan te doje te gjithe, e ta duan te gjithe! Amen!”

xhatani

Jo kshu Jo. Gruaja eshte nona

InkuizitoriMoth

Kshu po, sepse gruja dhe nona jane madona (triniteti i shenjte femen), dhe ka “trathti burra!” nese disidentet antifukse mendojne se Madona eshte artistja e modhe amerikone.

Ne fakt kjo ka qene grindja e pare teologjike me Katrorin ku i hoqa vizen. Ka gjithnje nje test per te kuptu vertet kush eshte tjetri, qofte edhe anonim qe dhjet mbas ferre ul galiç me breke neper kembe.

xhatani

I modho , ne zemren e njeriut gjendet nje hapesire qe lejon njeriun te fale njeriun. He me rrofsh biri I’m I shtrenjte

InkuizitoriMoth

kete e di dhe mundohem ta zbatoj (eshte me i komplikuar zbatimi, po deshe e bojme kete muhabet), por kete thuaja Katrorit, sepse un mund ta fal, por ai nuk fal operativin e katunit (qe s’jam un).

xhatani

Do vij nje dite ( e bekuar nga Zoti ) qe te falim edhe vllaun tone Katrorin , qe bekuar qofte nga Zoti , edhe pse e Ka te ngatarruar pseudonimin.

xhatani

I falur qofte . . . Tha pa asnje medyshje vet kreu , I madhi , I Shndritshmi , I pari , ZOTI !!!

xhatani

PJESE NGA TREGIMI " Jashte Erresire "


Mevlani nxorri nga dollapi nje album te vjeter me fotografi , dhe aroma me lageshti duket SE e trazoi me keq. Pastaj , filloi te leonte dedikimet nga Pas fotografive , dhe befas ndjeu mall per gjyshen, nenen , babain dhe ca te aferm te there qe tani nuk jetonin me. Ju kujtua aq paster nje mbremje vere ku qene mbledhur pothuaj te gjithe ne ditelindjen e Abllase , motres se madhe te Mevlanit , dhe kishin defryer dhe gezuar deri ne te zbardhur. Me Pas mbeti I shtangur , gatit gati I ngrire nga nje fotografi , dreqi e dinte pse kish rrojtur aq gjate , megjithese e plasaritur , serish konturoheshin qarte buzet me vija , dhe sidomos kacurrelat e dendur , qyshkur Margarita ishte ne klaset e 7. Eh sa ujra kishin rrjedhur qe nga ajo kohe. Fati I Margarites ishte thuajse I njejte me gjithe kategorite e vajzavr te asaj moshe , vecanerisht vajzat e bukura dhe te varfra. Destinacioni ishte I njejte. Disa prej tyre do martoheshin me me te fortit e qytetit , ata qe ziheshin kafeneve , dhe qe binin ne sy. Te tjerat do martoheshin sipas ligjeve te kohes , dhe aksidentalisht do perfundonin si Marigoja e filmit. Edhe Margarita , e bukura e qytetit , qe Mevlanin e shihte njesoj si djemte e tjere , nuk u martua me vello. Thjesht u rrembye nga nje djale , I cili nuk ju nda ne shi e ne diell , derisa nje dite ajo ra ne dashuri. Tani kushedi Ku behet , dhe kushedi sa femije do jete. Pale sikur te jete rrudhur dhe shendoshur , hajt ta njohesh me ne rruge , mendonte Mevlani…