Kryqtari

image

O kryqtar,
ç’far bën
në udhëkryq
mbi kalë
duarkryq?

Mos pyet
si poetët
e kryqzuar
në divan:
nga të shkoj
e nga t’ja mbaj?

Ti je kryqtar,
kryq e tërthor
të ranë kryqet
në kryqzata;
shtroju këmbëkryq
mbi shalë
pa yzengji;
në mos ti,
e gjen kali vetë
pa mëngojzë
udhën e Kryqit.

Complimenta , dhe bile bile ta kishe zgjat edhe pak nuk do beje keq. E lezetshme.

Vazhdimin e poezise e di kali pa yzengji, edhe Guliveri qe njeh gjuhen e Hinhihumeve pa Uzengji. Une deri tek Humanet arrij.

ti je nje idiot i tere. kali kurre nuk mund ta zgjedhe udhen e drejte vetem nejriu me konshience munda ta bej zgjedhjen.

ahhh nje tjeter idiot

“kali” eshte nje metafore e subkoshiences qe ben kryq me koshiencen a karrefur d’amitie. Por nese subkoshienca (kali) ka mbetur e pavendosur per te zgjedhur ne udhekryq, koshienca, inteligjenca e modhe intelektuale, ka arritur te zgjedhur udhen e drejte duke u fshehur mbas ferrave te anonimatit qe garantojne paprekshmerine e intelektualit modh kur ofendon tjetrin gratis e pa qeder.

johny, poezia ka trillet e veta, nuk mund te jete ne te njejten linje me realitetin

Pjer, edhe realiteti ka trillet poetike te veta. Psh si e shpjegojne ekonomistet realitetin poetik te fenomeneve ekonomike? Kriza ekomike nuk eshte nje realitet poetik, nje trill i boleve te Marlonit, ndryshe do te parashikohej nga ekonomistet?

krizat gjithmon parashikohen nga ekonomistet, mirpo ti nuk i lexon ata,
ti je fokusuar vetem tek kultura e letersia,

Koncepti i kultures perfshin brenda edhe ekonomistet, te lexosh vetem letersi e art pa lexuar ekonomi, je nje artist i manget, je topall me vetem nje kembe. Te gjithe krijuesit artistike te kohes moderne vertet novatore kane njohur mire problemet ekonomike, dhe ky eshte kyçi i suksesit te tyre.
Pastaj ti ke harru qe dikur kemi qene te detyruar ne shkolle te lexonim ekonomistat, qe une nuk bej pjese ne spermatozoidet e mbas vitete 90-te. Ah po, e pranoj qe nuk kam lexuar nje ekonomist t’modh qe ka shkrujte librin Vizione te Qarta qe ka profetizuar krizen e vitit 2008-te. Gjithashtu pranoj se tani nuk lexoj me asnje ekonomist, sepse kam kuptuar se profecite e tyre varen nga trillet e boleve te Marlonit.
Te kuptohemi jo vetem te ekonomisteve, por nuk lexoj me njerzit e gjithe kultures mbare, Marloni e ka mor marë gjithë kulturën me trillet e boleve te tij. Njerzit e kultures jane kulturaliste, zhvillojne muskujt e tyre me steroide dhe kane si model ate mikun e Marlonit qe ngrefet me muskuj, damare dhe dej, dhe jane ne sherbim te tij me muskujt e ngambrapes.

Komenti me siper shpjegon katunarine e elites artistike shqiptare, e cila jo vetem nuk merr vesh nga ekonomia dhe financa, por i konsideren keto prozaike, banale dhe antiartistike, meqe artisti i modh nuk merret me gjojna materiale, nuk lakmon pare, por lakmon vlera shpirterore sublime (shto qe tani nuk eshte marksist, eshte kunder marksizmit qe ka ekonomizuar artin, na ka lene ngambrapa). Dmth artistet e mdhenj kan mbet akoma ne romantiçizen, dmth 200 vjet ngambrapa, ne rastin me te mire, se shumicen e ke akoma ne folklorizem, me ne krye Kadarene qe nga kjo pikpamje eshte katunar fare, i ka mbet sahati te Homeri, Shekspiri, Tolstoi. Me vrafshin per derr nese Kadareja di qofte dhe nje ligj ekonomik, bile mburret qe nuk di, nuk eshte si Enver gjirokastriti qe dinte si fitohen paret.

Edhe ata qe mbahen per moderne jane vetem majmune snobe qe imitojne “te jashtmit”, snobizmi eshte faqja tjeter e medaljes se katunarise.

Pjer,
kujto qenin, bej gati shkopin!

image