Kulti i kërmës (Pjesa e dytë)

Pavdekshmëria e veprës së artit është një retorikë gënjeshtare dylekshe, e mirë për mbajtur me gajret veten nën trysninë e ankthit të vdekjes së individit (konceptuar si zhdukje totale e personit njëkohësisht me kalbëzimin e kërmës). Për kë njeh sadopak historinë e artit, situata paraqitet pak më ndryshe: nuk ka asnjë garanci për përjetësi të veprës të çdo artisti pa përjashtim, sado i madh, gjenial dhe klasik qoftë ai. Pa shkuar larg në kohë se si, qysh e tek nuk ka mbërritur në bashkohësi as 5% e artit grek të lashtë (falë konservimit në kulturën islame), shëmbull tregues është rasti i të madhit Shekspir, të cilit, mbas një fame të konsiderueshme në të gjallë të tij, i humbi vula për disa shekuj dhe u rizbulua aty nga mesi i shek. XIX nga romantikët dhe viktorianët. Po njësoj vepra e të madhit Dante - tëpkë si ajo e Shekspirit - u zhvleftësua përgjatë Iluminizmit prej modës ideologjike të racionalizmit të philosophes, të cilët artin mesjetar e konsideronin barbar meqë iracional (Volteri shkruante për Komedia Hyjnore: “ajo vepra që e vlersojnë të gjithë sepse asnjëri nuk e lexon”). Më pas Romantiçizmi rizbuloi Danten dhe Shekspirin për arsye krejt të kundërta: si poetë plot pasion dhe të lirë që nuk respektonin rregulla rigoroze neoklasike (Rasin).

Ja disa shembuj kryesorë të hedhur kapicë për të ilustruar idenë e mësipërme: tekstet klasikë grekë dhe latinë rizbulohen në fund të shek. XII; rizbulimi i Platonit në Rilindje; mbas vdekjes se Bahut, muzika e tij për 80 vjet pothuajse u harrua nga publiku; falë rizbulimit të Bahut filloi të qarkullojë emri i Vivaldit si kompozitor; i harruar për dy shekuj përgjatë Klasiçizmit dhe Romanticizmit, emri i piktorit Georges de La Tour zhduket nga historia për tre shekuj, e rizbulohet në gjysmën e parë të shekullit të shkuar; i famshëm dhe i admiruar në të gjallë, Caravaggio u harrua krejtësisht mbas vdekjes (1610) dhe u rizbulua në mes të shek. XX si gjeni pa të cilin nuk do mund të shfaqej realizmi; Boticelli vdiq i varfër e i shpërfillur (1510), për t’u rizbulua në shek. XIX falë kritikut John Ruskin dhe admirimit të Prerafaelitëve; Seraut në të gjallë ishte një piktor i sukseshëm, mbas vdekjes u harrua për tu ringjallur 30 vjet më vonë nga futuristët dhe shkolla Bauhaus; mbas një shpërfillje, e deri përbuzje, u desh kriza që përjetojmë të ngjallet së vdekurish edhe Marksi nga Zhizhek e Badiou. Etj, etj, shëmbujt janë pa fund.

Një shëmbull që bën mù është rasti i El Grekos, i mirënjohur në të gjallë të tij - megjithse i parë shtrëmbër si piktor “anormal” që deformonte vertikalisht figurat njerzore -, e më pas, krejt i panjohur deri edhe në vendin e veprës së tij (Spanjë), u rizbulua prej avangardistëve që e përshëndetën si pararendës të tyre, pikërisht meqë piktor “anormal” që deformonte figurat. Një tjetër shëmbull akoma më i ububushëm: Avangarda e hershme - veçanërisht Futurizmi - zhvilloi një polemikë të egër kundër artit tradicional, i konsideruar si i kaluar në kohë, konvencional dhe retorik. Marineti shkruante në manifestin e futurizmit: “Ne duam të prishim muzeumet, bibliotekat, akademitë e çdo lloji”. Në manifestin e parë të futurizmit rus, nënshkruar edhe prej Majakovskit, shkruhej: “Të hidhet Pushkini, Dostojevskij, Tolstoi etj, etj, prej Anijes së Modernitetit”, duke i’a kaluar kështu edhe vetë Stalinit që flaku jasht bordit të anijes sovjetike vetëm Dostojevskin. Dadaizmi dhe surrealizmi ishin kundër kulturës perendimore, thërrisnin si shpëtim pushtimin nga barbaria orientale. Nuk bëhej fjale me për kundërtraditë e kundër libra e kuadro, por ftohej te vriteshin njerëz (Andrè Breton përkufizoi surrealizmin: “të dilej në rrugë e të qëllohej kuturu mbi kalimtarë”) dhe të shkatërrohej tërë qytetërimi perëndimor si dekadent, tashmë i ngordhur e i pakallur. Provokatori i fundit, dhe më i hidhuri që vret me të butë, është avangardisti postmodern Andy Warhol që proklamoi: “Gjëja më e bukur që ka Firence është McDonald’s".

Me ambicjen për të asgjësuar dallimin midis artit dhe jetës, Avangarda i’u vërsul tempullit të muzeut duke e quajtur varrezë. Krejt të ndërgjegjshëm për vdekshmërinë e veprës së artit (megjithse krejt të pandërgjegjshëm për përjetësi të personit në të përtejmen), artistët avangardë i mbanin veprat e tyre si projekte jetëshkurtër me vlerë të përkohshme. Ekspozimi i veprave të avangardës së hershme në muzetë e sotëm është një riestetizim fals që atëbotë do t’iu dukej autorëve të paktën qesharak, ndërsa për çmimet - meleona dollarë për një katror rrumbullak zografisur me ngjyra pa bojra mbi karton - do t’u binte pika në vënd. Së fundi tashmë është bërë më se e qartë se çfarë do të kishte ndodhur me gjysmën e veprave të artit - të ashtuquajturat reaksionare dhe dekadente - sikur të kish fituar Rajhu i III dhe Moska e Tretë. Gjithashtu është bërë e qartë se si, qysh e tek kanë përfunduar 99% e kryeveprave të pavdekshme të kulturës totalitariste. Pak e nga pak po bëhet i qartë edhe fati i veprës së artit në kushtet e superprodhimit artistik postmodern (postotalitar), ku të gjithë shkruajnë e asnjeri nuk lexon, duke ringjallur së vdekurish fantazmën e autorit pa auditor, përforcuar gaz dërrasë nga zanati në modë bloger me 0 komente. (Shënjë e parë e modernizmës në këtë drejtim - si edhe në shumë të tjerë - e dha Dekarti, që në një çast të caktuar të jetës së tij nuk lexonte më libra). Babëzia e dikurshme e kohës së çensurës, në linë e tanishme është kthyer në veleritje. Ka më zi se Fahrenheit 451: “Ka krime më të këqij se të djegësh libra. Një prej tyre është të mos i lexosh”, shkruan Josif Brodskij. Vdekje si sëmundje e butë.

Nuk janë vetëm barbaria mongol e fanatizmi fetar që djegin libra heretikë dhe biblioteka, sipas Diogjen Laercit i njëjti short i takoi Protagorës në Greqinë kulturorisht të rafinuar, gjithashtu flakadanet me libra të Gjermanisë naziste, vëndi më i kulturosur evropian. Ja vlen të përmendet këtu sa për ilustrim (do të duhej një shkrim tjetër për ta trajtuar si duhet), asgjësimin e veprës nga vetë autori, rastin e Kafkës që, mbasi u sëmur nga tuberkulozi, i la amanetin (e papërmbushur) Max Brod t’i digjte veprat mbas vdekjes, dhe rastin e Gogolit që, mbasi e dogji me dorën e vet vazhdimin e Shpirtëra të vdekur, u dorëzua murg (kushedi sa raste të tjera hipotetikë që nuk mund t’i dimë, sikur edhe për Kafkën nëse amaneti i tij do ishte përmbushur). Piktori dhe teoriku i ngjyrës Otto Runge (pati ambicjen e veprës totale të artit para Wagnerit), shkruante në një letër intime sikur të ishte e mundur një tabula rasa e gjithë artit të deri atëhershëm, për të filluar një vepër arti nisur nga zero. Në fakt kjo ishte ambicja e Avangardës, piktori dhe teoriku i artit Alberto Savinio (vëllai pak i njohur i të famshmit Giorgio de Chirico), kodifikoi epokën moderne si “fund i modeleve”, në kuptimin se ndryshe nga më parë, krijuesi modern nuk i referohet më arritjeve pararendëse model (sipas tij akti i parë i këtij fenomeni me rëndësi kozmike, ishte piktura “Olimpia” e Manet). Postmodernistët guxojnë më tej duke shpallur “vdekjen e modelit”, modelet e vjetra janë të vdekura - simbolika e vjetër është e vdekur. Të reja s’ka më, kjo është situata e njeriut bashkëkohor, prandaj kolazhi i citateve eklektike të nxjerra nga tradita të ndryshme, e reja është një bricolage (fai da te=e sajuar vetë). Në fakt është gjëndja e bërë bozë, e shumë shkrimtarëve bashkëkohore (edhe shqiptarë), që, megjithse nuk mund të mos i pranojnë influencat, për pikë referimi kanë veten, bashkangjitur deklaratave dekostrusioniste për vdekjen e autorit dhe gjallimin e tekstit. Në fakt kjo është dëshmia ë individit total ose totalitarizmit individualist sot në modë, që ekziston vetëm individi, tashti dhe këtu, pa të shkuar e pa të ardhme, gjë që implikon pa familje, pa tribu, pa komunitet, pa atdhe, shkurt pa din e pa iman. Boshllëk total, bëj qef tani dhe këtu, e hiç mos e vri mendjen për më tutje e për “atë botë”.

Nuk ka asgjë të keqe të studjohet shkencërisht teksti si sistem i reduktuar në vetvete - siç mëtonin formalistët rusë duke skartuar autorin për komoditet studimi -, në fund të fundit shkenca funksionon pikërisht meqë reduktuese, pikërisht sepse punon në perspektivën këndngushtë të planit të një disipline të vetme duke shpërfillur shumëplanësinë, ndërdisiplininë, jerarkinë dhe perspektivën tërësore të qënësisë, në të cilat varavinget filozofia. E keqja është kur shkencëtari mëton të bëjë filozofin, ose më keq ideologun si kopje karikaturë e teologut, duke i shitur të vërtetat e pjesëshme shkencore si të vërteta universale, ose më keq si dogma ideologjike që kopjojnë dogmat teologjike. Kur Derrida shpall “I pari është teksti”, kunjin e ka me aksiomen e Zanafillës “E para është fjala” (dihet ajo punë, gjithë inati është me Hyjin, Atin, ose më saktë - të më falet molloisja mbi autorin - mllefi është me babin mungues, e nëse i pranishëm fizikisht, mungues shpirtërisht si pikë referimi meqë pijanec, kurvar, dallkauk, idhnak, rrahës i mamasë etj). Vërtet, dhe me të drejtë, Derrida shëmb diktatin tiranik të autorit, por liria e dëshiruar nuk vjen duke zëvendësuar diktatin e Fjalës (më saktë të Logosit ose Zërit të ndërgjegjes) me diktatin e tekstit, njësoj si dikur shokët “dora jonë” zëvëndësuan diktatin e kishës, padronit, kapitalit me diktatin akoma më të egër të proletariatit, partisë, Sekretarit. Baba vritet për t’i zënë vendin, vrasja jep liri që të përsëritet avazi akoma më keq, si vrasje e vazhdueshme ndërmjet vëllezërish jetimë (Kaini vret Abelin).

Ndryshe nga sa besohet rëndom, zhvillimi nuk vjen prej luftës të kundërtive në konflikt dialektik, por nëpërmjet harmonisë të kundërtive që bashkohen si komplementare, e megjithkëtë duke ruajtur dallimet. Sherri kriminal midis autorit dhe veprës, llafosjes dhe zografisjes, shkruesit dhe lexuesit, e dikotomi të tjera pa fund që origjinalisht formojnë krijimin si mrekulli farfuritëse e fraktalit yin-yang, janë variante postmoderne të krimit origjinal të ndarjes së krijesës prej Krijuesit, të kundërtisë zanafillore midis njeriut dhe Zotit. Jo më kot i pari që nisi gjëmën quhet Shejtan (Satan=“kundështari” në gjuhët semite) ose Djall (diàbolos=“ndarësi” në gjuhën greke). Ndarja në konflikt është e shejtanit, BASHKIMI në harmoni është i ZOTIT.

Sa më sipër mund të duken naive, ose më keq fundamentaliste, por vetëm një vizion providencial për kulturën mund t’i japë kuptim (më pas edhe shpëtim) kasaphanës postmoderne që shpall me potere funde e vdekje, vrasje e presje pa fund si me qenë kulturë vorraxhijsh. Kuptim i kësaj lloj vdekje implikon automatikisht shpresë për ringjallje në një formë të re. Konkretisht, nuk ka vdekur Zoti e as autori, por ka vdekur konceptimi i vjetër romatik për autorin si demiurg misterioz që rikrijon botën si t’i teket e si t’i dojë kokrra e qefit, pa dashur t’ia dijë se ka të tjerë në botë. Sipas konceptimit të ri - pa dyshim meritë edhe e formalistëve, strukturalistëve dhe dekostruksionistëve (anipse si celuloidi negativ i filmit) -, lexuesi është bashkautor, krijon dhe rikrijon veprën bashkë me autorin, i pëlqen apo nuk i pëlqen autorit. Një prej zbulimeve më prekëse në fushën e semiotikës është i Michail Bachtin kur vërtetoi se monologu ka strukturë dialogjike, dmth që nuk mund të flitet me vete kurrsesi, se nuk ka monolog as në qiell e as në tokë, as në kullën e fildishtë të demiurgut dhe as në vërë të urithit duke shkarravitur “kujtime nga nëntoka”. Pra në plan të fundit “njëshi” është detyrimisht edhe “dysh”.

Përfundimisht nuk ka vdekur Zoti, por ka vdekur vetëm konceptimi i vjetër fetar për Zotin që komandon i vetëm prej qiellit si diktator që kërkon bindje dhe nënështrim pa fjalë (dhe pa shkrim) nga robi në tokë. Sipas konceptimit të ri njeriu është bashkautor me Zotin, njësoj si Prindi me fëmijën, lexuesi është bashkëautor me shkruesin. Fatkeqsisht dëshmia akademike zyrtare bën përpara me zvarritje tërthorazi, dhe, akoma më për fat të keq, si dëshmi negative e djalit plangprishës që i përqaset derës prindërore me hapa mbraptazi si gaforrja.

Fund


pjesën e mëparëshme e gjen këtu

2 Likes

image

Dje masdite duhet te prisja dike per disa ore ne nje katund. Per te kalu kohen, si rendom ne kesi rastesh, lexoj ndonje liber qe e mbaj gjithnje gati ne kroskot te makines. Kisha parku ne parkingun e varrezes katundit, standart asfalt katror krejt bosh i rrethuar nga qiparisa. Kisha vape, prandaj kisha hap te kater dyert e makines, i shtrire kembet me vareshin jasht. Kur kalon nje makine e karabinierise me dy kapterre brenda, te cileve ju terhoqa vemendjen, plus qe i pashe edhe me pare qe vinin verdalle ne katund, dyshonin per ndokend, siç duket terrorizem a diçka e tille.

Makina e karabiniereve u ndal fare prane, uli kapterri xhamin e dritares, nxori fytyren e parruar me qime dhe me syze dielli mafiozesh, e me tha:

-Çfar po ben?

-Nuk e shef, po lexoj?!

-Çfar po lexon?

Une ktheva kopertinen e librit dhe lexova titullin:

-Vita o morte dell’Europa.

-Ha ha ha :smiley: - qeshen me te madhe dy kapterret.

1 Like

Pse kisha pershtypjen une qe i Mothi ishte ashtu si une dhe Stalkeri, ndryshe nga turma dhe nuk kishte makine. Mbase me shume se une dhe Stalkeri, njefare Sokrati i vujtun. Me zhgenjeu qe qenka just another brick in the wall.

Per ty nuk e di si e ke punen, ndersa per Stalker kam pershtypjen, nga lloji i muhabetit qe ben, qe nuk punon, prandaj nuk ka nevoje per makine.

Ndersa pershtypja jote per mu qe nuk kam makine nuk eshte e gabuar si koncept, sepse une kam koncept ekologjik per energjine, biles me teper se ekologjik (ndoshta do bej nje shkrim per kete teme, si duhet perdor energjia). Realisht kam vertet makine sepse eshte e domosdoshme per kushtet qe jam. Ne kushte tjera nuk do te mbaja makine edhe sikur te isha milioner.

Gjithnje kam perdor makine me cilindrate utilitare (1000 cmkub) me karburant gaz.

Per ty nuk e kisha per pune ekologjie (per kete jemi une dhe Stalker mbase), por njefare mospranimi te salltaneteve materiale. Une tani punen e kam shume afer, por edhe kur e kam pasur shume larg, nuk me ka shkuar mendja te blej makine. Kjo puna e punes larg me eshte dukur gjithmone pune justifikimi . Vetem nese jeton ne xhungel dhe nuk ka mjete transporti publik.

Ka shume raste te ndryshme qe makina eshte e domosdoshme ne nje vend ku urbanizmi eshte konceptuar me baze automobillin e llegates jugosllave.

Nje rast psh i ngjashem me ty: ka njerez qe punojne ne nje qytet tjeter, dmth nje ore me makine ose tren. Perveç kesaj banojne nje nje qyteze ku nuk kalon treni, dmth duhet te marrin nje autobuz per te shkuar ne nje stacion treni prane (kur e kane kete fat qe jane relativisht afer nje linje treni kryesore), pastaj, kur zbresin nga treni, duhet te kapin nje autobuz tjeter per te arritur ne pune. Pra 2 ore e gjysem per te shkuar ne pune e 2 ore e gjysem per tu kthyer nga puna, praktikisht u mbetet kohe vetem per te fjetur. Kesaj i thone jete qeni, pra nuk eshte pune justifikimi siç thua ti, e kane te domosdoshme makinen.

Ti dhe Stalker jeni ekologjiste komuniste, ndersa un jam ekologjist fashist, qe eshte gje krejt tjeter. Tjeter informacion: une jam shume i interesuar per dizajnin (salltanetin) ne pergjithsi, edhe ne rastin e makinave, te cilat i njoh relativisht mire edhe si funksionim. Qe para renies se Murit interesohesha disi per garat e Formula Uno ne TV. Tjeter: me pelqen t’i jap makines, ndryshe nga shumica qe i shtreson, mu me çlodh ngarja e makines. I ngjan shume zgjidhjeve te problemeve jetsore.

Mos u lodh me sqarime Heretik (pavaresisht se i jep me kenaqesi), per kete problem te kane justifiku peshqit qekurse te dhane status traktoristi. :stuck_out_tongue_closed_eyes:

1 Like

Se me kujtove nje gje te paharruar qe me ka ndodh kur per here te pare kam qene ne Itali.

Ishim me sherbin disa vete me nje mikrobus. Afer Romes mes ca kodrash, patem nje difekt, e ndaluam ne nje oficine çfardo rruges. Llafe muhabet me mekaniket e ofiçines rreth motorit, kur shof njonin, se si me dukej si fytyre e njohur. E shof me kujdes, kaptine me cepa shqiptari dukej, pare akoma me kujdes pashe qe akoma kishte ne trup petka shqiptari te NILRG-se. Mbante ne dore nje kollodok nja 30 kile te rende, perly krejt me vajra.

“Shqiptar je!” - e pyeta. “Po” - me tha. “Ç’kemi, ç’ne ketu?”. “Kam nje difekt traktori ne fushe. Du te riparoj kollodokun tek kushineta … etj etj”. Kur fliste per traktorin e drejtoi koken drejt kodrave ne horizont, e jo ne drejtim te rruges. “Po ku e ke traktorin se nuk e shoh?”. “Ehu eshte larg prej ketu” - me tha. Pastaj me sqaroi se kishte pershkuar ne kembe kodra e male si trimat e Jutbines duke mbajtur ne krahe kollodokun per kilometra te tera. Tamam figure legjendare e te shkuares, e per me teper ndeshur ne Itali.

1 Like

Une nuk jam ekolog komunist, ashtu si edhe ti nuk je fashist, si mbifelor qe je (une me rregull katre i bie te jem nenfelor).

ishte nje shaka, meqe kesaj radhe je rreshtu me Stalker komunistin, atehere te quajta ekolog komunist, dhe veten ekolog fashist, kunder Stalker.:stuck_out_tongue:

Ky shkrim permban disa sqarime te hollesishme mbi gjera elementare te cilat cdo njeri i kupton (me intuite) por nuk don t’i pranoje e per rrjedhoje mes njerezish lindin debate te panevojshme pikerisht se dikush kerkon te keqkuptohet. Shembulli eshte paragrafi qe flet per shkencen dhe perspektiven e saj. Ka njerez aq te fixuar mbas nje fushe te caktuar te shkences, sa hedhin poshte punen mijera vjecare te disiplinave te tjera. Dhe me shembujt me siper pikerisht demaskohet ky qendrim i njerezve ne epoka te ndryshme qe djegin pa meshire vepra te ndyshme sipas qendrimit konform te epokes, dhe kur kesaj epoke i vjen fundi, vepra te tjera dalin nga varri. Vetem dikush qe nuk eshte marre me shkence, nuk arrin te kuptoje se si lodrojne teorite brenda shkences.
Veprat nuk mund te jene te pavdekshme, ashtu si deshira per te arritur pavdekshmerine permes veprave, vdes nje dite tek ata qe jane mjaftueshem fatlume sa te arrijne ta kuptojne kotesine e deshirave te tyre.

1 Like

art-art_critic-art_show-art_galleries-blank_canvases-blank_canvas-mban4126_low

1 Like

Pa qene detyrimisht pergjigje per postin tend, desha te vazhdoj ne linjen e idese qe “e keqja eshte kur shkencetari meton te beje filozofin… duke i shitur te vertetat e pjeseshme shkencore si te verteta universale”. Mund ta kem keqkuptuar por per mua kjo nuk mund te jete sjellje shkencetari sepse do ishte vete-delegjitimuese. Nje shkencetar nuk mund te “shese” te verteta. Ne kete rast ai do ishte duke u perpjekur te influencoje, pra te ushtroje force drejt nje ideje te caktuar. Me vjen ndermend edhe problemi apo pyetja nese drejtuesi “politik” i nje institucioni duhet te njohe “zanatin” berthame te institucionit te tij (apo nje prej tyre) apo s’ka rendesi fare. A eshte me mire qe minister shendetesie te jete nje ish-mjek? Po drejtor arsimor nje ish-mesues? Lidhja sot ne shqiperi eshte e dobesuar. Pra krijuesi po humbet lidhjen me krijesen…

Po duhet ta njohe zanatin. Paragrafi mbi shitjen e te vertetave flet per vesin e nderhyrjes ne fushat e panjohura nga dikush qe i perket nje sfere tjeter e nuk ka njohuri mbi to, ose me sakte, i jane shitur ca njohuri nga autore te rekomanduar apo te zbuluar rastesisht.

Kujdes se e ke radikalizuar situaten. Si mund te arrije pavdekshmerine nje autor pa vepra? Ose e thene ndryshe: si mund te jetoje nje shpirt pa trup? Shpirti (autori) eshte i pavdekshem, trupi (vepra) eshte e vdekshem. Eshte çeshtje prioriteti, duhet t’i jipet prioritet autorit, shpirtit, dhe jo anasjelltas: vepres, trupit, siç behet ne epoken ngambrapa.

Quajtja e deshirave si te kota, pak a shume mendesia budiste ose shopenhauriane (por edhe kristiane klasike) vertet ka vlere sepse shtyp deshirat qe mund te jene edhe negative. Por pa deshira, dmth duke i shtypur deshirat, mund te arrijme gjendjen e Nirvanes, por si mund te arrijme te realizojme pa deshira nje veper, psh simfonine e 9-te? Ky eshte nje prej konflikteve te filozofise te Shopenhaurit, por edhe i krishterimit. Nuk ka konflikt ose kontradikte nese ambicja eshte arritja e Nirvanes (Parajses), e nuk na behet vone per artin. Problemi eshte se vete Shopenhaur ishte admirues i Betovenit, dhe per te mbajte 2 kunguj nen nje sqetull kishte sajuar me 100 marifete e salto mortale nje teori arti ku edhe mishi piqej, edhe helli nuk digjej.

Ateistet (iluministet) i rane shkurt pa marifete, kane rendesi deshirat, trupi, veprat.

Eshte çeshtje prioriteti, shpirti dhe autori me pare se trupi dhe vepra, e me pas edhe ekuilibri midis trupit dhe shpirtit, vepres dhe autorit.

Ideja ime ishte qe njeriu nuk duhet te kete ambicje te jete i perjetshem me trup apo gjera materiale si vepra e tij. Ai nuk mund te krijoje me synimin qe te behet figure e perjetshme ne toke, por me deshiren per t’u shprehur, per te treguar cfare ka brenda, per t’i sjelle mireqenie emocionale njerezve qe lexojne shikojne apo degjojne vepren e tij. Ai qe krijon me deshiren per t’u kthyer i perjetshem ne toke permes vepres, duke qene se permes trupit nuk e arrin dot kete gje, jeton ne kotesine e deshires. Per kete po flisja. Varet nga motivacioni i krijimit…deshira nuk duhet shtypur se rezistenca ndaj deshires, kur nuk e kupton dot ate, eshte po ashtu e demshme. Por ama nuk ka clirim me te madh se te kuptosh se si deshirat te mbajne nen presion te vazhdueshem, dhe sa i lumtur je pa keto lloj deshirash si : dua te behem i perjetshem permes veprave.

2 Likes

“I paharruar qofte kujtimi i tij”

Do ti qe akoma e kujtojne pa harruar kurre te kujtojne kujtimin e Tij? (biles me teper e kujtojne e kurre nuk e harrojne ta kujtojne ata qe i ka bere berllok fare)

Aqua, kape ket:

Kim Il Sung