Lali dhe Përbindëshi, 2 fytyrat e Veliajt

1 Like

Kaposh si thote Kumandari, boj si them une por mos bo si boj une…

“Ky është fundi i Tiranës. Me 170 kullat që po ngrihen në qendër, Tirana që ne njohim po merr fund. Në vend të saj do ketë vetëm trafik, vetëm beton, vetëm kulla, vetëm makina, vetëm smog dhe një grup njerëzish që do bëhen edhe më të pasur. Ata vetë jetojnë në Rolling Hills, por kullat janë për ju.
Ky, është gjithashtu dhe fundi i z. Veliaj. Ai vërtet është i ri, kjo do të thotë që nuk do e ketë luksin të vdesë si Berisha apo dhe si Rama, i pandëshkuar. Ai do jetë gjallë kur qoftë dhe pas 20 vitesh një ndërgjegje shoqërore do të ngrihet dhe gishtat e akuzës do ti ketë në sy. Mjafton të kujtojmë fundin e Crax-it, një socialist e ish-Kryeministër , një socialist e ish-Kryeministër italian që vdiq në mërgim e i kërkuar për burg.”
…shyqyr qe u dorzuan komistat me ne fund,perfundimisht paskan hekur dore nga kumandanti keta ,i qenkan qepur ketij dobicit te fiqve per burge :yum:

do jete rekord bote po i ngriten aq kulla dhe meritojne te marrin bile nga nje çmim special. s’marr vesh pse je kundra ti. aq me teper qe s’ke per te shku ndonjehere te jetosh atje. leri mor shok ata atje te bejne ç’te duan. jetojme pra ne demokraci.

po s’ju pelqejne kullat mos t’i votojne, te zgjedhin te tjere dhe mbaron çeshtja kullave.

taksa baneses qe do te vene, do ta ndaloje kete shfrenim ne ndertim mendoj. se njerzit s’do kene pare te paguajne apartamentet bosh. s’do kene kujt t’ja shesin, do te sjelle medomosdo krize ne kete sektor. ata qe kane leke te presin nja dy vjet, se per dhjete mije euro do t’i kene 100 metrat katror atje.

E pashe debatin te emisioni “po jo po jo po jo dhe nuk e di” . Zhapikut i doli boja dhe hipokrizia sheshit. Nje zhurmues i ndyre qe bente zamallahi me vetedije. Fjalor ordiner dhe me cilesime te papershtatshme kundrejt gazetareve. Gjuha teper e varfer dhe sigurisht ne nje linje si shoku edi me theks te spikatur dialektor. Nuk e kuptova pse ishte aq i acaruar me gazetaret. Biles ata ishin ku therret qameti. Ajo goca e monitorit, shoqja e PtH-it tone, bente zevzeken si byth turtulli. Kishte marr vetem nje satistike dhe rrotullo nga rrotullo veç ne ate brime i binte. Bile dhe ate nuk e kish kuptuar siç duhet se nja dy here doli bllof. Ay tjetri rakipllari fliste aty me llogje kafeneje dhe vetem hakorja aty nga fundi sikur e kapi pak gafil zhapikun me ate foton per nje leje te dhene pa kerkese nga pronari. Ndersa qerosi me shume i interesuar per te pare oren para kameras dhe te tundte shkopin sesa te mbante nje fare rregulli ne komunikim. Me beri pershtypje se si asnjeri nga gazetaret nuk solli ne kujtese te lal erit vdekjen tragjike te Ardit Gjoklajt.
Gjithesesi prape nuk e kuptova mire se pse i dalluari i bashkise ishte aq i acaruar duke pas parasysh ne keto tre vjet ka bere pune konkrete ne Tirane.

eshte teknike PR, me sulm qe ne fillim …

merita e tij eshte qe e kontrolloi biseden dhe e moderoi vete shfaqjen. Fevzo i thosh Fevziut, qe kur eshte celur Opinion Erjoni fshinte qurrat me menge. Keta nuk kane respekt per veten, se kane interesa.

Thelle-thelle Erioni nuk i do ato kulla sepse jane pazare te pastra te ideatorit te tyre Edi Rama. Por nuk ka bythe qe ti mos i firmosi se Rama nuk e kanidon me si kryetar bashkie. Dhe ketu hapet perseri debati sa demokratike jane ne vendim marrje partite politike ne Shqiperi.
Sa per kullat Tirana eshte nje nga qytetet me numrin me te larte te banoreve per km katror. Shtoji dhe to dhe do te kesh nje trafik, ndotje e zhumre te padurueshme.

1 Like

Sme duket qe jan dorezuar njerezit se denoncuari krimet e Kumandarit:

Ka ndonje hobi ky Artan Hoxha? I pelqen gjuetia, alpinizmi a ndonje sport tjeter?

1 Like

Pse u shpërfytyrua mbrëmë korrieri i drogës në media

Artan Hoxha u skuq në fytyrë dhe humbi ekuilibrin në momentin kur ish-Kryeministri Berisha i kujtoi historinë tragjike të Landit të Mirasit, I vrarë vetëm pak ditë pasi Hoxha vizitoi disa parcela të mbjella me kanabis ku e shoqëroi në mirëbesim I njohuri me emrin Landi I MIrasit.

Menjëherë pas daljes së asaj kronike Landi i Mirasit u gjet i vrarë. Ky person në asnjë moment nuk shfaqej në parcel, atëhere ku e morën vesh trafikantët e kanabisit se në atë parcel gazetarin e kishte dëerguar pikërisht landi i MIrasit?

Historia se si ai është vrarë lidhet direkt me gazetarin Artan Hoxha. Ky shfaq veten në plantacionet e drogës. Takohet me dëshmitarë që në mirëbesim e dërgonin në plantacionet e drogës dhe më pas ka ndodhur vrasja e dëshmitarit.

Kjo është historia tragjike e Landit të Mirasit, ish-trafikantit, qe ka denoncuar tek gazetari Artan Hoxha, rrjetin e trafikut.

Ai njihej ndryshe edhe si Jani Kollçinaku, i njohur nga policia si shitës droge, pasi është dënuar më parë me 6 vite burg. Kollçinaku, 37-vjeçar nga fshati Miras i Devollit, u gjet i pajetë mëngjesin e 19 dhjetorit 2015 në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.

Vrasja e tij ka ndodhur disa javë pasi kishte shoqëruar në plantacionet e trafikut të drogës gazetarin Artan Hoxha. Sipas ekspertëve, dyshohet se vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. Kollçinaku, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit”, u gjet nga disa banorë të zones, të cilët njoftuan policinë, ku evidentoheshin lehtë plagët në kokë.

“Eshtë prerë në besë nga Artan Hoxha, duke u dekonspiruar publikisht prej tij, me zë e me figurë. Pas kësaj ai është vrarë”, thotë burimi. Gazetari Hoxha vërtetë ka dhënë fakte interesante për trafikun e drogës, por gjithmonë ato fakte kanë qenë një lojë e ish-ministrit të drogës, Saimir Tahiri, të cilit Hoxha i shërben me zell deri edhe duke çuar në vrasje dëshmitarët që e besojnë nga ajo që ai shfaq në televizion me leje të padronëve, por jo nga ajo që është në të vërtetë një spiun në shërbim të krerëve të trafikut.

ku eshte Gaia, kjo eshte teme tamam per te

Po si te mos jesh i acaruar me ata/ato felliqesira gazetaresh, qe jo vetem jane dashakeqes por edhe te paditur biles te trashe. Ralle shoh te tilla debate sidomos tek Fejziu, pasi ai gjithmone i ben personazhet qe te zihen midis tyre, por kesaj radhe e ndoqa deri ne fund dhe konkluzioni im eshte qe kryetari i bashkise doli fitimtar ndaj kazanit mediatik. Pervec fjales “kulle” me konotacion negativ, gazetaret e pranishem, apo me mire te them trutharet e pranishem nuk diten te artikulojne asnje argument se pse nuk duhen ndertuar kullat, apo pse nuk duhet bere nje teater i ri modern. Ndersa Veliaj ishte shume i kthjellet dhe argumentues ne ato qe thoshte.

Ndersa ky qe ka bere kete shkrimin me siguri absolute duhet te jete ndonje provincial, qe te mos perdor fjalen katnar.

Ik o kapo aman se je me keq se agjentet e UDB-se. Kerkon me zor te sjellesh frymen e keqe te sali birishes. Iku koha e tij, shif per ndonje padron tjeter per sa kohe nuk te ka ikur nuhatja e servilit.

Se ku doli fitimtar vetem ti mund te dish??? Ai doli ashtu sic eshte nje realitet si te gjithe politikanet shqiptare, arrogant, prepotent, mashturues dhe te paafte ti ktheje fjalen Rames. Aspak sic do ta heq veten ai si njeri dashamires e te drejte. Faji ka dhe paneli qe duket qe nuk desh ta sulmonte por kur pronari i TV ne fjale nderton kulla keto gjera jane te kuptushme.

Paneli ishte i papregatitur e sidomos ajo femra gazetare e monitorit ndoshta. Gazetaret kujtuan se do ta hanin Lali Eri qurravecin por ne perpjekje per mbijetese Lali Eri ju kthyeu e i kafshoji e i boni te duken te PA-AFTE. Heres tjeter mund tja kthejne reston Lali Erit, por po te shikosh me gjakftohtesi Lali Eri i suprizoji e i boni te duken keq kesaj rradhe. Shif thelbin e argumentit, Lali Eri nuk eshte Engjell por Perbindshem, por nuk merren me argumentin e lali Erit, po kur su morren gazetaret e panelit cer pret.

Po si te mos jesh arogant me ate biben e revistes "monitor?, nje tru shpelare, kastravece, kryenece , por edhe e lige. E pe Artan Hoxhen? Pothuajse nuk foli fare se e pa se cfare funderinash kerkonin te “gjykonin” Velian. Nuk eshte se kam ndonje respekt per kete te fundit, por ne nje debat jane argumentat ato kane rendesi dhe une akoma edhe sot nuk e di pse nuk duhet ndertuar nje teater kombetar i ri modern dhe pse nuk duhen ndertuar kullat ne qender te Tiranes? Se mos me thuash qe teatri aktual ka vlera arkitekturore apo historike !

Per teatrin jam qe te prishet nje ore e me pare, e pse jo te ndertohet nje moderne qe te kete dhe parkim nentoke e 2-3 salla qe te kete sa me shume shfaqe, pse jo te kete dhe 1 kinema qe te nxjerre sa me shume lek. Ama per ata kullen shemtire mbas hotel Tiranes nuk jam or ti. Ska aspak lidhej me ambientin dhe do te ngelet si nje kunje. Si Rama dhe Veliaj do hyjne ne histori si autoret e shemtires qe do ti ngel vendit mot e jete. Thjeshte se do te ndertohet nga firma Geci qe financon PS.

atehere, qe te kuptohemi, une nuk diskutoj ne menyre selektive, pra kulla etek 15 kateshi psh. Jo, une diskutoj a ja vlen te investohet ne kulla ne Tirane apo jo? Cilat jane avantazhet, dizavantazhet, cfare perfiton apo humbet Tirana etj, etj. dhe ne kete konteks une them qe kullat do te jene nje e mire e shtuar e Tiranes, mbas gjithe atyre plageve qe i ka krijuar vitet e tranzicionit post diktatorial.

Kullat nuk kane asgje te keqe. Perkundrazi per nje vend si shqp ( tirana ne nje shkalle me te vogel) qe nuk ka shume toke ne dispozicion jane nje zgjidhje mese e llogjikshme. Problemi eshte te planifikimi, kush i nderton ato, si merret leja, a perfshihen banoret rreth kulles ne nje seance degjimore dhe a merret parasysh mendimi i tyre? Sepse si e thoshte dhe zhapiku ne menyre propagandistike qyteti eshte i qytetareve qe jetojne aty perdite. Personalisht do te me interesonte te dija a ka bashkia zona qe nuk mund te ndertohet me. A ka ndonje plan per te ruajtur ndertesat e vjetra te qytetit ( pavaresisht deshires se trashgimtarit per ta shembur) duke i blere ato ose duke i financuar per ti mirembajtur. Tirana aq sa moderne duhet te jete po aq dhe identiteti i saj duhet ruajtur. Nuk jam ekspert per ceshtjet e urbanizmit por me duket shume e lehte ne shqiperi te prishesh ndertesa 80-100 vjecare pa asnje lloj problemi.

1 Like