Lidhjet e Trumpit me Rusinë bëhen më të forta dita-ditës

Vetëm këto dy-tre ditët e fundit fushata e Donald Trump ka bërë disa lëvizje që e afrojnë akoma dhe më tepër me Rusinë. Të hënën, Trump citoi një email të zbuluar nga Wikileaks ku Sidney Blumenthal (SB) (mik i Hillary Clniton), sipas tij, pranonte që Clinton duhet të kishte mbrojtur diplomatët amerikanë më mirë gjatë sulmit në Benghazi, Libi. Dy probleme me këtë citim të Trump: ato nuk ishin fjalët e SB, por ishte argumenti i një gazetari me emrin Kur Eichenwald, artikullin e të cilit SB e përmend në një email. Problemi i dytë: përmbajtja e këtij emaili ishte publikuar vetëm (!) në një faqe në Internet, në faqen ruse Sputnik. Lexoni këtë shkrim nga radio publike amerikane NPR për më shumë.

Sot, Trump i kërkon falje serbëve për luftën në Kosovë. Sigurisht, kjo mund të ishte një strategji e thjeshtë politike për të marrë votat serbo-amerikane. Por i shtohet listës së prononcimeve pro-ruse nga një kandidat për president që admiron haptazi Putin dhe “forcën” e rusëve, që gjatë debatit të djelën tha rroma-përtoma se rusët kanë bomba atomike të reja ndërsa amerikanët i kanë të vjetra, që aneksimin e Krimesë nga Rusia nuk e quan “realitet”, që Amerika nuk ka pse të mbrojë aleatët e saj në NATO, etj etj. (Për të mos folur edhe për jo pak individë në rrethin e Trump si Paul Manafort e Carter Page që kanë lidhje të afërta me Kremlinin.)

Trump thotë broçkulla ditë e natë. Këto broçkullat që vijnë nga propaganda ruse më habisin dhe frikësojnë.

Update: Zëdhënësi i fushatës së Trump ka thënë se Trump nuk i dha intervistë revistës serbe.

2 Likes

Te njejten gje beri edhe Obama kur deklaronte se “populli heroik serb ka vuajtur shume nga historia”.

Apo kur thoshte qe do te takohej me Ahmadinajad,Chavez dhe Kastro pa kushte paraprake.

Apo kur shkoi edhe me tej, qe coi Clinton ne Moske per te bere “Reset” ne marredheniet me Rusine, qe sipas tij i kishte prishur Bush.

Tani nen Obamen marredheniet Rusi-SHBA jane ne piken me te ulet dhe kandidati i rradhes per president premton ate qe premtoi Obama ne 2008…

Por nje gje eshte e sigurte, qe politika e jashtme amerikane nuk ndryshon me ndryshimin e presidentit.

1 Like

Kur e deklaroi kete? Ne 2008?

Po’ ne 2008 ne nje leter derguar presidentit te atehershem Boris Tadic.

1 Like

Dmth kta Trumpistat qekan spaunat e Rusit? :astonished:

Fiqo ku i ke mcef rublat?:stuck_out_tongue:

Ashtu sic ishin Obamaistat ne 2008, Edhe ata spiune te Rusise ishin😃

1 Like

ACDC, dmth s’të bën përshtypje afërsia e Trump me rusët fare? E vetmja gjë që të kujton është fushata e Obamës në 2008-ën?

1 Like

Po ti c’ne sikur interesat ekonomike i kishe me Hajrien. Apo je bere troke, se per ato po thote Truampua do hapi qesen. S’ke faj, femrat te rrjepin, hajt se ua tregon Trumpi, per … ka per t’i kap te gjitha.

Nje eshte te thush gjera te pergjithshme, jo historia, dashuria (edhe kjo do kontrollu, se ju Trumpistat rrenen e keni sport), tjeter te kerkosh falje per bombardimet, te thush ishin gabim, e te premtosh ndryshim te qendrimit e Amerikes ne Ballkan. Zakonisht islamistet i ngaterrojne keto gjera.

Une nuk e di sesi nje njeri normal mund te mbeshtese apo simpatizoje Trump. Sinqerisht, eshte pertej cdo llogjike. Vetem nese edhe mbeshtetesi eshte njesoj si Trump. E as nuk dua te filloj me epitetet.

Dje ne klase, profesori im (ish Minister i Emigracionit ne Kanada, dhe ish drejtor i sherbimeve sekrete kanadeze) u shpreh hapur para nesh duke thene qe “Trump eshte nje turp i vertete”.

E gjithe kjo puna e zgjedhjeve ne US ka dale totalisht jashte kontrollit kete here. Une pashe vetem debatin e pare dhe refuzova te shikoj pasuesit.

Interesat ekonomike inkam me Hillary Clinton dhe per ate do te votoj.
Por me cudit fakti qe ne shqiptaret akoma nuk e kemi marre vesh se politika e jashtme amerikane nuk ndryshon me ndryshimin e presidentit.

Ka shume naive nga krahu I majte qe mendojne qe po fitoi Trump do te largoje Edi Ramen ashtu sic ka shume enderrimtare nga te djathtet qe enderrojne kete gje.

Ja ku po ja u them une qe edhe po u zgjodh Trump-i Edi Rama do te jete keyeminister dhe marredheniet do te jene njesoj.

Lexoni imejle çuna se jemi mbrapa me leximin, mos harxhoni kohen ne fejsbuk.

2 Likes

Afersia e Trump-it me ruset do te duket diten e pare qe do te jete president dhe te marre raportin ditor te sigurise kombetare nga CIA.
Atehere do te thote, t’emen paska pasur te drejte para ardhesi im!
Se deri tani kandidatet flasin si ju vjen permbare.

Ajo qe me habit eshte kjo fushate e shemtuar dhe aspak serioze qe behet ne kete shtet te madh. Ajo qe me habit eshte sesi dy lideret potencial zihen si kalamajte dhe sesi e gjithe infrastruktura mediatike angazhohet ne maksimum me budallalleqe. Se si lancohen baxhellat dhe tani mbas 30 apo 40 vjeteve pretendojne se Trump ju ka fut duart apo llapen. Pika qe sju bie!

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Po ty kush ta tha kete qe s’ndryshon politika amerikane me presidentit? Po me cfare ndryshon me versionin e ri te peshkut?

2 Likes

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Ej Fiqo mos ke zone nei dashnore ruse mer? Atehere hallal Trumpizmin. :stuck_out_tongue:

Ke te drejte kjo eshte gjeja me e ndyre e kesaj fushate.

Akuzo dike se I paska futur duart para 30 vjetesh, nderkohe qe atehere ske bere as denoncim ne policia dhe askush ne avion nuk ka pare e degjuar gje…

Kandidatet duhet te fokusohen ne temat madhore si terrorizmi,taksat, fuqizimi i Kines,perballja me recesionin e ardheshem dhe jo te merren me akuza te pafaktuara.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.