Masaker ne Gaza

Te premten e kaluar, forcat izraelite kryen nje masaker te vertete ne kufijte e rripit te Gazes ku ata qelluan me arme zjarri e snajpera drejt protestuesve palestineze te paarmatosur duke vrare mbi 60 vete e plagosur mbi 2700. Kjo vjen ne kurriz te disa te premteve rradhazi ku protestat e palestinezeve jane pritur ne te njejten menyre duke vrare mbi 100 veta e plagosur mbi 12000 qe nga data 30 Mars kur filluan protestat.
Sote eshte data 15 Maj, e cila kujtohet si Nakba ne Palestine, ose dita e katastrofes, ne shenim te 15 Majit 1948 kur u themelua Izraeli dhe kur qindra mijera palestineze u shperngulen me dhune nga trojet e tyre historike e mijera te tjere u vrane.
Ne keto momente Keshilli i Sigurise i OKB-se po debaton rreth nje rezolute kunder dhunes izraelite ne Gaza, rezolute qe ka shume pak gjasa te kaloje, duke ditur mbeshtetjen e verber qe administrata Tramp i ofron qeverise se Netanjahut.
Nderkohe ceremonia e hapjes se Ambasades se Amerikes ne Jeruzalem u zhvillua dje, dhe per cudi raportohet se ka marre pjese dhe ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Bardhyl Canaj. Them per cudi sepse Shqiperia bashke me shumicen e vendeve te BE-se e denuan vendimin e Trampit per levizjen e ambasades, gje qe u reflektua ne voten qe u be per kete pune ne OKB kunder levizjes se Trampit, nje nga votat e rralla parimore te Shqiperise.
Si mendoni ju, c’po ndodh me Izraelin? Si mundet nje vend modern e demokratik ne vitin 2018 te vrase qindra protestues te pafajshem, shumicen duke i ekzekutuar me snajper me gjakftohtesi, e te plagose dhjetera mijera? Kjo ne kurriz te bllokades 11-vjecare ndaj rripit te Gazes dhe sulmeve te herepashershme aty ku jane vrare me mijera e shkaterruar edhe ajo pak infrastrukture qe ka ngelur, duke e bere Gazen praktikisht te pabanueshme dhe nje burg i vertet me qiell te hapur per ata gati 2 miljon banore qe jetojne aty. A eshte ky sistem aparteidi? Dhe si mund te injorohet cka po ndodh atje ne mes te dites, ku pervec Turqise dhe Afrikes se Jugut qe kane terhequr ambasadoret, askush nuk duket se po e ve ujin ne zjarr. Si shpjegohen qendrimet jokonsistente te Shqiperise rreth kesaj ceshtjeje?

https://www.aljazeera.com/news/2018/05/opens-embassy-jerusalem-countries-attended-180514141915625.html

Pyetje qe qendrojne. Nderkohe (nuk) cuditem qe s’po ben ndonje pyetje per Hamas.

Dikush shkruajti qe kjo ngjarje ne media nuk u permend. Ndoshta nga mediat shqiptare, po sot ne Gjermani te hapje te gjitha gazetat vetem fotot e palestinezeve shikoje. Nje hap pozitiv per ti ndergjegjesuar njerezit se situata ne Lindjen e Mesme nuk po behet me mire, po po shkon akoma dhe me keq. Per mendimin tim nje hap shume i gabuar e i pamenduar mire nga ana e Trump-it. Per te mos folur per ate kontraten me Iranin.

700.000 palestineze te debuar! Nuk mund te kete demokraci ne kete lloj themelimi si shtet. Me lufte filloi dhe me lufte po vazhdohet akoma. B.Obama mbajti nje qendrim me perllogarites me Izraelin, me te ftohte, me injorues ndaj tekave te pangopura te ketij shteti. Ajo kohe fatkeqesisht iku.

3 Likes

Trump nuk mendon, trump eshte nje bully

2 Likes

Natyrisht edhe Albania aty tok me Angola Vietnam Zimbabwe etc

Trump ka per te sjelle paqen ne LM.
Ne iniciativen e tij ka me vete te gjitha vendet arabe,qe tashme asnjera nuk i ka perkrahur palestinezet,bile Arabia Saudite arriti deri aty sa para 1 muaji ju tha palestinezeve te hyjne ne bisedime se shume po kot po ankohen.
Plani do tju paraqitet te dy paleve dhe nese palestinezet nuk pranojne,Gaza do ti shkoje Egjiptit dhe Bregu Perendimor Jordanise dhe me kete mbyllet edhe ky muhabet qe ka 50 vjet qe vazhdon.
Me kete rast i hiqen edhe nje arme nga dora terroristeve islamike dhe te majteve europiane,qe po e mbajne kete konflikt qellimisht te nxehte.

Sido qe te jete do te jete paqe do te kete pas planit te Trumpit,pasi edhe nje shtet me dy copa te palidhura me njera tjetren,sic eshte Autoriteti Palestinez, nuk mund te mbijetoje.
Do te ishte njesoj sikur Shqiperia te perbehej nga Shkodra dhe Saranda,ashtu eshte Gaza me Bregun Perendimor.

Trump eshte bully dhe ne fakt ne ate rajon ashtu duhet te sillesh,qe te te respektojne.

Cila eshte zgjidhja?palestinezet nuku duan shtetit e izraelit .nese kthehen nje njeri nje vote izraeli pushon se ekzistuari .e vetmja zgjidhje eshte dy shtete .

Trump eshte bully dhe ne fakt ne ate rajon ashtu duhet te sillesh,qe te te respektojne.

Bullies i tremben llogjikave komplekse dhe gjejne shpetim ne thjeshtezimin e gjerave.

1 Like

Zgjidhjen ta kam thene,ne fund nese nuk duan planin e paqes te perpiluar nga administrata e Trumpit dhe te perhrahur nga vendet arabe,Bregu Perendimor i kalon Jordanise dhe Gaza Egjiptit,dy shtete qe kane marredhenie diplomatike me Israelin.

Zgjidhja eshte dy shtete pa Jeruzalemin kryeqytet per palestinezet,ose bregu Jordanise dhe Gaza Egjiptit.

palestinezët nuk janë të zotët e vetes! më i dobëti humbet. edhe shqiptarët nuk janë shumë larg. 2/3 e trojeve shqiptare ju bënë dhuratë fqinjëve që u treguan më të zotë. i kanë mbyllur në 2 kampe përqendrimi dhe zihen me njëri-tjetrin. nuk kanë të ardhme. izraeli do ti zhdukë gradualisht. nuk ka për të patur shtet palestinez . situata është në favor të çifutëve. radikalët myslimanë bënë që palestina dhe arabët ti humbasin edhe ata mbështetës që kishin. organizim nuk kanë,ushtri nuk kanë,mbështetje morale nuk kanë, qytetëtimi është demode,demokracia 0,të drejtën nuk dinë ta kërkojnë. pra izraeli e justifikon pushtimin me terrorrizëm,ndërsa arabët nuk nxjerrin dot qimen nga qulli.
ne shqiptarët jemi në hall për vete. duhet të mësojmë nga izraeli që të mos katandisemi si palestinezët., nuk duhet të kemi breg perëndimor(shqipëri) dhe gaza(kosovë) por një shqipëri të tipit çifut që ndjek vetëm interesat kombëtare

1 Like

Ndoshta jane pushtat e establishmenit,qe i bejne gjerat me komplekse se sa jane ne te vertete.
E ke menduar ndonjehere kete?

Historia e kompleksitetit te Lindjes se Mesme eshte me e gjate se kundershtari i momentit per Trump.

Nuk eshte fare komplekse,thjesht nuk ju ka dashur bytha ti japin zgjidhje.
Sic nuk po i japin zgjiedhje Kosoves,qe kane gati 20 vjet qe po e lene as mish as peshk,ku nje cope Mitrovice nuk po i japin zgjidhje qe te mbyllet konflikti njehere e mire.

Duan ti mbajne gjerat varur,se vetem ashtu perfitojne.

Po thua ju paskeni gjetur zgjidhjen e universale te shoqerise njerezore …?

Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje.
Thjesht nuk ka pasur vullnet,dhe nuk besoj te kete,ndryshe nese shuhen vatrat e konflikteve shume pushta te establishmentit do te mbeten pa pune dhe pa pare kondrabande.
Sic do te mbeten pa pune ata te EULEX-it ne Kosove psh…vertet mendon se ata duan ti japin zgjidhje situates?
Se po te donin ne 2 muaj e mbaronin punen me Kosoven.

Pak a shume keshtu eshte dhe ne LM,ku kane vendosur mafiozet dhe pushtet.

Sikur po flisje te behen punet me urrejtje bullies, cfare vullnetesh na thua tani

Punet behen sipas kuvendit.
Ne LM kush eshte bully respektohet.

Po sikur deri tani ishte faji establishmentit, jo i “kuvendit” :smile:

situata në kosove zgjidhet vetëm nëse i bashkohet shqipërisë. nëse shqiptarët nuk tregohen të mënçur dhe sillen si palestinezë me hajdutllëqe dhe internacionaliza demode, atëherë thjesht serbia do të presë rastin kur situata gjeopolitike të kthehet në favor të saj dhe ta rrëmbeje përsëri ‘‘jerusalemin’’ e saj. keqardhja vazhdon 2-3 ditë dhe harrohet. sa e sa kombë janë zhdukur , të njëjtin pretekst që përdor izraeli ,mund ta përdorin edhe fqinjët me ne(siç e përdorën edhe në 13-n)! nuk janë të zotë(aftësi shtetformuese), rrezik islamik! prandaj o burra të mësojmë nga izreli që të mos jemi palestinezët e radhës.

1 Like

Shif, shif. Vendet arabe, maja e demokracise dhe drejtesise? Palestinezet jane debuar nga vendi i tyre pa te drejte kthimi, nenshtetesie,e pa te drejte prone. Nuk do te ishte me pertinente te flitej per drejtesi? Perderisa nuk i perkrah kush, le t’i lene n’dore te zotit keshtu?