Llixhat e Peshkopise pjesa 2

Pjesa 1

tetor-nendor 2017

-Pjer nga do dilni keshtu.
-Po themi te dalim nje here nga qyteti Ksena, - rrotullova çelsin e deres.
-Uu po vij dhe une, mbase vjen dhe N … - futi çelsin tek dera e vet ajo, nderkoh qe une me gruan u pame sy me sy. Lashe çanten e shpines me libra ne dhome duke i bere me shenje gruas se te nesermen do mirrem me librat.
-Nga do dilnit juve nga pazari - mbylli deren Ksena.
-Nga qendra, te shofim qendren, ndonje bibloteke a librari nese ka.

Duke qene se N… hecte gjithmon me taka, morrem fugonin deri tek afer qendres, i cili nuk kushtonte me shume se 20 leke apo 20 cent personi. Hyme ne rrugen kryesore apo bulevardi i Peshkopise, ku binte ne sy investimi i Rilindjes. Neper stenda dukej si kishte qene, nje rruge e gjere makinash, me peme dhe stola, ndryshimi ishte se ishte shtruar me pllaka te bardha graniti dhe ishte bere si shetitore. Ksena me N… po benin foto ne çdo statuje duke u argalisur ndersa une po vazhdoja me gruan pak perpara.

-Si shume po terheqin vemendjen e njerzeve ato, s’po me pelqen kjo gje.
-Ee, gra pa burra, çfar do bejme,- pasoi gruaja.
-Po Skenderbeu çdo ketu, pa ta pyesim ate gruan, alo, zonje, me falni, desha t’ju pyes per Skenderbeun, ketu thote se eshte nga Dibra.
-Po zoteri, nga Dibra, nga fshati Kastriotaj ketu siper.
-Ouu, se ne shkolle sikur e kemi bere qe eshte nga Kruja.
-Ne Kruje ai ka bere qendrese, luften me te madhe, ne Lezhe ka bere beslidhjen me ter kreret e asaj kohe, por ai ka lindur ne Kastriotaj, eshte bir i Dibres.
-Qenka shume interesante kjo qe po thoni,- pashe Ksenen dhe N qe u afruan.
-He e privatizuat dhe Skenderbeun,- qeshi N .
-Jo zonje, ai ka lindur ketu pavarsisht se historine e beri ne Kruje.
-Mundet qe ne ate kohe, njerzit apo figurat e kohes,- nderhyra une,- merrnin mbiemrin e fshatit nga vinin, dhe keshtu do t’ket qene.

Ne mes te bulevardit, qendronte hijshem hotel turizmi i rikonstruktuar, si dhe ne krah te tij, po nje hotel tjeter modern i cili quhej turizmi i ri. Sipas N , pronar i dy hoteleve ishte nje rilindas i poshter te cilit i kishte rene kanceri ne familje. Nderkoh qe N shfrynte vrerin ndaj rilindasve, une shikoja dhe meditoja se si perseritej historia. I njejti mentalitet, si ai i 1945, i 1991, shfaqej edhe sot ne 2017, veç pak me e rikonstruktuar. Shqiptaret vetndaheshin shum shpejt ne klasa e shtresa, te shtyre nga miopia politike dhe ideollogjike.

-Ne mos do ishte ky, do ishte nje tjeter per hotelin,- nderhyra,- dikush do e merrte ate,- isha i bindur se edhe po te ishte ndonje i djathte, do gjindeshin njerez te majte qe do kishin konceptin e N se djathte. Ishte nje mentalitet i vjeter shekullor, i dale nga marrdheniet private. Pse ta kete ai maskarai, ata, pse te mos ta kem une, neve.

Te nesermen, pasi gruaja mbaroi balten dhe une banjat, dola prap nga qyteti me librat. Ndalesen e pare e bera tek bibloteka e qytetit, ku lashe 3 cope. Libraria e vetme e qytetit, ishte mbyllur. Nje djale i vogel me shpjegoi nga dritarja siper librarise, se prinderit i kishin shkuar ne varrim, dhe se mund te hapej neser. Ne bulevard, shyqyr qe ekzistonte nje njeri, i cili shiste librat jashte me stende.

-Me falni, kam nje librin tim, a mund te te lere ndonje,- nxorra nje VQ.
-Per çfar ben fjale libri.
-Eshte liber politiko-ekonomik, flet dhe per disidencen.
-Mir e ke ti, po ku shiten librat ketu.
-Po pse s’ka studenta, libra-dashes, ja- i bera me koke nga nje grup shkolliresh qe po hargaliseshin.
-A ha, keta mezi lexojne librat e shkolles, ketu ne Peshkopi ata qe lexonin libra, kane zbritur ne Tirane, ketu vetem hunjt e gardhit kane ngelur.
-Po sa libra shisni ne dite.
-Ne jave thuaj ose muaj, ka raste qe shes 2 ne jave, ka raste 1 ne jave, ka raste asnje, ka raste 3 ne jave, apo qellon edhe 3 libra gjith muajin.
-Me i fjale, qenka katastrofe gjendja, s’lexoka me njeri, po ta ler 1 cope te pakten, sa per reklame,- u perpoqa te buzeqesh.
-Po lere 1 vetem, ja po vej ketu- e lashe ate duke rregulluar VQ siper te tjerave.

Darka e cila fillonte ne ora 6, i mblidhte te gjithe si klloçka ne mence. Secili ulej ne vendin e tij. I vetmi qe bizedonte lirshem aty, ishte Ndre, nje burre i vjeter. Kur fliste per dashurine, N fillonte e qeshte si Koçoja i teta Ollges, ndersa kur fliste per trimerine e fiseve te ndryshme, aty N nderhynte duke permendur edhe ajo fise te krahines se Gjakoves, çoku nderhynte dhe noi tjeter duke sjelle shembuj nga krahina e tij. Ndjenja e lokalizmit shfaqej si nevoje tek njerzit kur kishin te benin me njeri-tjetrin, tamam se tek emigrantet qe mburreshin me heronj te vendit te tyre.

Nje tabele reklame ne oborrin e Llixhave, paraqiste me foto, historikun e Dibres dhe harten e saj. Nje burre i vjeter u afrua dhe filloi te me pyeste per infrastrukturen e Dibres qe shenohej ne harte.

-Ketu ne kete harte lokale nuk e kuptoj mire, duhet te pyesesh noi venali kendej.
-Nga ju kemi.
-Nga Tirana, po juve.
-Nga Prishtina, - filloi te me tregonte se kish punuar ne posten qendrore te saj, e se tani po gezonte pensionin. Femijet i kishte te rritur, e po me tregonte se njeri femije donte te investonte ne Shqiperi por i kishin kerkuar ryshfet, e se tani kish shkuar ne Serbi dhe se kiish investuar aty.
-Edhe mua po me vjen keq, - iu pergjigja keqardhjes se tij,- vertet pse ai lek te shkoje ne nje vend tjeter kur fare mire mund te investohet ne Shqiperi.
-Administratore te korruptum na largojne kshu neve kosovarve, dhe sa ka qe duan te investojne por nuk gjejne… nuk gjejne …
-Klimen e pershtateshme, - shtova menjehere.
-Tamam, ne vijme me deshire ketu, por kur sheh njerez qe … qe …
-Abuzojne me postin qe kane.
-Tamam, keta te largojne.
-Zoti Krasniqi, ky eshte nje problem i vjeter tek neve, nuk eshte se lindi me keta rilindasit, keta duket sikur po e luftojne korrupsionin, por po deshtojne, dhe kjo vjen se vete kryeministri qe bertet kundra hajduteve dhe korrupsionit, eshte vete i njollosur, vete i piset dhe i zhytur ne kete llum.

Me ne fund, librarine e vetme te qytetit e gjeta hapur. Nje grua po rregullonte ca libra per femije ne raft. E pershendeta me fjalet e zakonshme dhe hyra direkt e ne teme.
-Zonje kam nje librin tim - fillova te nxjerr nga çanta nje kopje,- dhe do te deshiroja t’ju ler nje a dy cope, sa te deshironi.
-Perse ben fjale ky liber - filloi te shfletonte VQ ajo.
-Kryesisht liber politiko-ekonomik, flet edhe diçka per disidencen,- po zhbiroja mimiken e saj per te pare se a ishte dakort apo jo,- po libri ka nje te mire, nuk eshte si romanet qe duhet ta fillosh nga fillimi e ta perfundosh ne fund, libri eshte me kapituj krejt te veçante, me tema te shkeputura nga njera-tjetra, e fillon ne mes, e vazhdon ku te duash.- pashe veshtrimin e saj qe ishte i perqendruar me se shumti mbi liber.
-Ah, sa keq me vjen per ju autoret,- mbylli VQ ajo,- bridhni sa ne nje qytet ne tjetrin per te shperndare krijimin tuaj, me forcat tuaja, ne thjesht i magazinojme, se per tu shitur veshtire se shiten ne kete kohe.
-Po ç’libra terheq me shume lexuesi, mos ndoshta ato me dashuri.
-Morpo as ato nuk po terhiqen me, se bejne vete dashuri tani, nuk jane si brezi yne endrrimtar qe dikur i lexonim keto romane.
-Po ç’tematike shitet me shume sot, jam kurioz.
-Librat per femije, me ilustrime, po te kishe te tille do te merrja mbi 10 cope, se shiten, se prindi do qe ta zhvilloje femijen, investon tek ai, ndersa te rinjte, edhe ate lek qe kane, do e prishin ose kafeneve ose ne internet.
-Siç duken bathet, gjendja e librit qenka teper e rende, mesa shoh.
-Libri iku, po une qaj hallin tim, te dyqanit, se i paguaj bashkise taksat per kete dyqan, taksa qe jane 10 here me te larta nga fitimi im,- filloi te me numuronte llojet e taksave ajo. Vertet gjendja e librit dhe librarive, ishte per te qare hallin.

Nje mbasdite Ndre me morri per te me treguar nje burim tjeter te ujrave termale. I dukej si nje zbulim i tij. Iu ngjitem nje faqeje kodre e veç kur u duk ujrat qe rridhnin. Nje shesh u shfaq para syve tane.
-Hecim dhe pak Pjer, se me duket se atje eshte ajo gropa, burimi,- dhe vertet pas pak u duk nje grope 1 meter me gjysem metri, e cila plluskonte, por qe furnizohej me uje edhe nga siper. I bera me sy nje fotografim dixhital ter pllajes.
-Me sa shoh une Ndre, burimi duhet te jete atje siper qe mbush edhe kete gropen.
-Po pse uji i gropes eshte pak me i ngrohte se uji qe vjen,- provonte me duar tempraturen Ndrei.
-Oh, prit-prit se e gjeta Ndre, shih, sasia e ujtit qe hyn ne grope, qe vjen nga ai burimi siper, qenka me i paket me duket se sasia qe rrjedh poshte, shih, pra kemi dy burime, nje ketu ne grope e nje nga siper.
-Po-po, tamam, gjyhna qe iken gjith ky uje kot, nuk shfrytzohet.
-Mesa kuptoj une, ketu do te kete qene noi firme qe ka dashe te ndertoje diçka, noi hotel ndoshta, se shih, gjith kjo fushe e bere per kete pune, ja dhe gjurmet e traktorit ose eskavatorit, siç duken bathet, firma do t’jete larguar, ose noi prishje pazari me bashkine ose i ka dale pronari tokes.
-Po kjo eshte pasuri kombetare, e te gjithve, duhet ta administroje shteti.
-Ujrat termale po jane pasuri kombetare dhe e administron shteti, ama toka mund te jete e privatit, dhe eshte shteti ose me sakte qeveria qe duhet te hyje te transaksione me privatin.
-Po ç’qeveri, keta jane hajduta te gjithe.
-Po, po prandaj dhe pasuria kombetare shkon per lesh ketu ne Shqiperi.

Kisha dale xhiro me gruan neper Peshkopi dhe po veja re te njejtin fenomen qe kisha vene re ne Kukes, grumbuj me dru te prera, te stivosura e grupe-grupe, te lena ne sheshet prane pallateve. Vume re nje grua rreth te 40-tave qe po hecte perball nesh.
-Zonje me falni, jeni ketu banore.
-Po, e ardhur ne fakt, e bere nuse ketu.
-Oh sa mire, - buzeqesha per ti heq ngurtesimin e fytyres,- do te doja t’ju pyesja, gjithe keto stiva me dru qe rrijne jashte …
-Keto i perdorin qytetaret per muajt e dimrit, per ngrohje e gatim.
-Kete menduam dhe une me gruan, por pyetja ime eshte, si i lene jashte, nuk i vjedh njeri.
-Aa, - u zgjerua buzeqeshja e saj,- ketu ne Peshkopi, nuk i vjedh njeri drute, na e kemi per gjyhna,- dhe ajo po na tregonte ashpersine e dimrit ne Peshkopi.

Ajo qe me beri pershtypje ne Peshkopi, ishte tregu industrial, i rregullt dhe me çmime te arsyeshme, apo me çmime te njejta si ne Tirane. Benin perjashtim vetem disa produkte qe hynin nga Maqedonia apo Kosova, te cilat ishin pakez me te lira se ne Tirane.
-Myfito, - iu drejtova ditet e fundit pronarit te hotelit,- te te bej nje verejtje miqesore.
-Posi jo Pjer, si i ke kaluar keto dite, Peshkopia a te pelqeu.
-Mire jo keq, qytet i vogel i kendeshem, por ta kisha llafin per hotelin, mendoj se ka nevoje per ca investime te vogla por te rendesishme.
-Po ke te drejte, vitin tjeter them ti pajis dhomat me nga nje frigorifer te vogel.
-Kjo nuk eshte keq, por duhen izoluar mire dritaret, se ka hapsire ndermjet murit dhe kornizes se dritares, nga ku futet ajri dhe ftoh dhomen, fare mire i mbush me shkume ose i stukon.
-Ke te drejte Pjer, ja tani ne nendor fillojne e largohen njerzit , dhe do mirrem vete me ate pune.
-Edhe wc duhen pare, se ka qe rrjedhin ujtin kotsekoti, duhen pare ato galixhanet.
-Them ti ndrroj fare, do blej nga ato te mirat, jane pak me te shtrenjta por jetojne me gjate.
-Mos harro, per çdo blerje qe ben, shpenzim qe ben per hotelin, shenoi ne nje bllok, se ku i dihet neserdej, ti kesh, t’ua tregosh se sa ke shpenzuar, sa jane shpezat.
-Kujt tatimeve, po ne jemi aktivitet me muaj.
-Aktivitet provizor e di, por ketu eshte nje aset i rendesishem shendetesor, dhe neserdej kur te shihni ata qe regjistrojne edhe kilometrat e bleteve dhe sasine e pjalmit qe mbledhin, do jete teper vone kur t’ju llogarisin vetem klientet dhe netet e fjetjes se tyre, prandaj duhet ti mbash shenim harxhimet, shpenzimet per investime suplementare qe ben, me qellim qe te te behet ulja e tatimit.
-Ke te drejte Pjer, a thua do vijne edhe kendej nga neve, nga kjo krahine e humbur, e lene pas dore,- ngriti syte ai duke me pare sikur po shihte ndonji ufo.
-Bota nuk eshte aq e madhe saç duket, perkundrazi, per ata qe veshtrojne nga lart, eshte shume e vogel, por ti bej keshtu si te them une se ka per te dale me mire.
-Ke te drejte Pjer, po e shoh dhe vete, tani çdo gje po, po, po…
-Po formalizohet, po disiplinohet.
-Tamam, ke te drejte.
-Ah se per pak harrova, mbreme pashe nje makine me rimorkio qe po shkarkonte mbeturina inerte, materiale ndertimi me i fjale, mu mbrapa hotelit tat, tek perroi qe rrjedh aty, rrezik te bllokojne rrjedhjen noi dite.
-E di Pjer e di, por nuk kemi ç’tu bejme, qytet i vogel ketu, njihen te gjithe n’mes veti.
-Te kuptoj, por nuk fuksionon bashkia ketu, nuk ka firme pastrimi, a shesh per mbledhjen e materialeve inerte.
-Ah, ketu ka marr çdo gje fund, njerzit duan gjithnje e me shume te ikin, kurkush nuk interesohet, te vetmit qe e mbajn gjalle kete qytet, jemi neve hotelet ketu qe ju blejme prodhimet vendasve ketu, dhe juve qe vini per llixha ketu,- pershendeti çunin e vet ai qe po afrohej,- degjo, merri çarçafet qe jane aty poshte ne korridor dhe futi ne fugon, ti çojme ti lajme.
-Te ndihmon ndopak çuni Myfit.
-Me ndihmon per fund jave, po mendjen e ka te iki jashte.
-Ee, eshte sindrom i gjith te rinjve sot, jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne gjith boten, megjithate ti perpiqu ta ingranosh gjithnje e me shume me punet e hotelit, jepi edhe pergjegjesi.

Gjate kthimit per ne Tirane, rruga dhe peisazhi, na u duken me mire. Gruaja filmonte me tablet, ndersa une beja noi foto me nokian time prehistorike. Zoti i kish fal Shqiperise nje natyre te bukur e asete te rendesishme, por qeverite, ekipet drejtuese, nuk ishin ne lartesine e ketyre bukurive dhe aseteve.

flm gjembo, lexim te kendeshem lexuesve,

me pelqeu pjesa e fundit, dialogu me hotelxhiun Myfit,
te kjo pjese autori ka lene menjeane autoritetin e makroekonomistit pecogroso te Brukselit, dhe shfaqet i thjeshte e njerezor perballe provincialit Myfit duke i dhene ketij keshilla te vleshme ; sa praktike edhe ekonomike, per te permiresuar dhe organizuar biznesin dhe natyrisht per te rritur profesionalizmin ne sherbim. nderkoh Myfit katnari ka ngel pa mend, i magjepsur thote vetem ; ‘‘po po… ke te drejte…’’

ne fillim spo kuptoja, por me pas nga detajet qe jepen aty per hotelin, eshte e qarte se perse autori kesaj radhe , si rralle here, nuk e keshillon pronarin per te mirat ekonomike qe sjell clirimi obligacioneve te CO2 ne biznesin e tij… -se per cfare obligacione mund te flasesh, kur dritaret e hotelit jane te cara dhe CO2 hyn e del sipas qejfit ?!

p,s o Pjero, po deren e dhomes se hotelit si e mbyllnit mo, me karrige apo komodine , si te sauna ?!

2 Likes

Cfare mund te thuhet per obligacionet e gazit Nitrogen-Hydrogen-Carbon dioxide-Oxygen-Methane?

1 Like

Kjo shprehja e fundit eshte pak klishe.kemi qe kur s’mbahet mend qe themi apo degjojme :”I kemi te gjitha mundesite por …”

ahahaha :laughing: Belul i modh

1 Like

nje lesh, bregdeti dalmat ne veri katandiset kokoshi nje thele, gjithashtu bregdeti grek ne jug. Ne na ka ngel zona zero gjithanej, kesaj i thone jepi gajret vetes.

Plus qe s’ka shume kuptim. Ekipi drejtues nuk eshte ne lartesine e natyres dhe nuk eshte aq i rendesishem sa asetet.

dera i dashur, duhej mbyllur e hapur me kujdes, se mund te te ngelte çelsi ne dere :laughing:

Zymët! Apati! Dembelizem per te paraqitur ndryshimet madhore te prekshme ne keto 4 vjet ne Pshkp/Dbr/Mqllr! Autori sado qe mundohet te jete neutral ne pershkrim prape ndihet njefar subjektivizmi ne trajtimin e politikave makroekonomike te qvr qndr. Ndoshta kabohem ne llogjikim por nuk gjeta asnji arsye te vizitoj Pshkp/Dbr/Mqllr!

Nuk eshte e thene vlonjato se ti nuk gjete noi gje interesante per Peshkopine, ka te tjere qe mund te jene te interesuar per banjat termale. Ti mund te shkosh atje, pas ca vitesh, kur te plakesh edhe ca.

Bregdeti dhe banjat termale, i modho, jane aktivitete sezonale, 3-4 muaj, ama kryejne nje volum pune dhe xhiroje, qe i ben te hajne buke edhe 7-8 muajt e tjere qe rrijne ne tako.

hone shan, hone bagdat, un flas per hapsiren, ti flet per kohen. Ka lidhje midis tyre, por ne teorine e relativitetit, jo tek VQ.

Bravo. Ti si me thene e “tipizon” blogun. S’mund te kete blog shqiptar pa dike qe kthehet mbrapsht ne atdhe dhe pastaj ulet e shkruan udhetimin e vet dyjavor ne frymen e Udhetimeve te Nastradin Hoxhes. Lol.

Po dhe ti more zoteri si nuk the gjys fjale per punet e mira te qvr qndr ne Pshkp/Dbr/Mqllr?
Me syze saldatori ke vizitu qytetin?

Po per punet e mira, ka fol qeveria sa eshte lodhur

ekipi drejtues eshte i zene me vetingun dhe hallet personale, ekonomia po iken per lesh

Lexo me kujdes vlonjat.

Aq i jane errur syte saqe thote " investimi" ?!!?!?!
Jane investime o gjemb, investime ne shumes …se ay si ekonomist nuk di as shumesin.
Po ka per ta zene haka e rilindjes…ketu do jemi dhe do ta shohim.

1 Like