Hakan Juholt ambasador i ri i Suedisë në Islandë
në intervistën e tij të fundit pranë të përditshmes suedeze “Svenska Dagbladet” deklaroi se demokracia suedeze është në shpërbërje e sipër,njerëzit po përjashtohen nga roli demokratik i vendimarrjes pasi numri i përfaqësuesve nga partitë politike po pakësohet aq shumë saqë mund ti lërë vend sistemeve “elitare” diktatoriale në të ardhmen.Në fund ai shtoi se nuk mendon ta vizitojë kombin e tij vitet në vijim.
Të konsiderosh postin e tij diplomatik,duket e pabesueshme kur e dëgjon që nuk dëshiron të kthehet më në Suedi,gjithashtu teksa shton që situata social-politike është tepër e trishtë ndërsa e ardhmja e pasigurt.
Deklarata të tilla nuk kanë kaluar pa reagime e kritika nga qeveritarët Suedezë si Ministrja e Kulturës dhe Demokracisë Alice Bah Kuhnke dhe Ministrja e Jashtme Margot Wallstrom e cila shtoi se ambasadori në fjalë mesa duket nuk e ka kuptuar ende rëndësine dhe rolin e postit të tij.
Por në anën tjetër Hakan Juholt , nuk është thjeshtë një diplomat por ish drejtues i partisë social-demokrate post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012.
Por cili është shkaku i këtij qëndrimi apokaliptik për parajsën demokratike Suedi ?
Vetëm mbrëmjen e kaluar, një sasi eksplozivi shpërtheu në dyert e një stacioni policie në Helsingborg duke tronditur zonën përreth e dëmtuar godinën por fatmirësisht pa viktima.
Skenar i përsëritur si ai i incidenteve në vitin 2014 në Malmo,ku 36 bomba artizanale godisnin strukturat dhe stacionet e policisë.
Të pafuqishëm ndaj kriminelëve,ekstremistëve forcat e policisë Suedeze sot nuk janë në gjëndje të mbrojnë as veten dhe jo më qytetet dhe qytetarët për të cilët shërbejnë.
Të pambështetur nga klasa politike,nën petkun e frikës së etiketës së racizmit sot nuk është cudi që disa lagjie e blloqe banimi të caktuara janë klasifikuar si zona të paprekshme nga policia.
Suedia,shteti i 9.7 milionë banorëve vetëm në harkun kohor e tre viteve të fundit ka pranuar rreth 200.000 refugjatë myslimanë, dyfishin e numrit në krahasim me të gjitha vendet e tjera pjesë së Bashkimit Europian.
Rrjedhimisht , një fluks i tillë i paparashikuar fillimisht nga politikanët vendas e gjetën Suedinë humanitare e idealiste të papërgatitur, për atë cfarë sot më në fund edhe nismëtarja gjermane Angela Merkel e pohon si një dështim.
Gjithashtu ditë më parë mediat kryesisht liberale publikuan lajmin viral se Vikingët kanë qenë myslimanë,bazuar në një studim të shkrimeve “Allah” në copat e veshjeve vikinge, i cili fillimisht u publikua nga një ndër universitetet më të vjetra e prestigjoze Suedeze si ai Uppsalas.
Hipotezë e cila më pas u hodh poshtë nga studiues e specialistë të artit,arkitekturës e historisë Islame.
Në kontrast me ekranizimin në serialin e famshëm “Vikings” ku shfaqen copëza nga kultura dhe identiteti i tyre barbar,në kohët moderne vendet Skandinave si Suedia gjithmonë janë portretizuar si parajsa sociale,të frymëzuara nga idealizmi i shoqërisë demokratike.
Por në të njëjtën kohë shohim dhe aktin e flijimit që në periudhën e Vikingëve i drejtohej Zotave Paganë,
ndërsa sot Suedezët sakrifikojnë e flijojnë vlerat e demokracisë,njerëzit e tyre për hir të idealizmave dhe multikulturalizmit modern.