Itaka
Harruat CARACAT?
Eshte i vetmi frut ose cfaredo qe te jete qe nuk e kam pare ne asnje vend tjeter te Evropes ose te botes.
Ingranzhet me kujtohen, po ato me sheqer pluhur persiper qe te ngelnin ne fyt.
Ose strudel, ose torta me pete 250she, kacurrel, farat e luledillit qe na thoshte zysha ke Fan Noli qe jane nga depot plot me minj dhe do ju zere kolera po i hengret.
Po topat 50sh dhe 100sh kush i ma men, me vone u quajten 40 dhe 80.
Po topat 250sh qe ishin nga 10 kile dhe te thyenin dhembet po te binin surratit.
Topat qe kane pasur jeten me te gjate kane qene ata 300shat.
Brima brima u beshin por ne shkoshim ke kpucari ose bicikletaxhiu, e kam pas mu perballe shkolles afer ambulances se madhe dhe ai shkrinte nje cope shapke me havije dhe e ngjiste, duke e bere topin e kuq lara-lara, jeshile, verdh, blu etj.
Sa na paska marre malli per ato kohera kur luanim me doce, (qumesht milk anyone?), ose me shpata dhe karroca me kuzhinjeta.
Po kapsollat kush i ma men, qe digjeshin ose me copa komardaresh ose me shufer hekuri te perthyer pasi mbusheshin me barut shkrepsesh.
Po shishet me karbit?
Po llastiqet me plumca?
Po ata qe hanin harason?
Po karroca akulloreve dhe Ben akullorexhiu qe ka qen valuta e Tirones, tifoz i cmen.
Po Kizi pazarit, po Xim kulufi, po Majkell Xheksoni?
Po kur luteshim per ato shiritat e kasave qe ti hidhnim ne stadium?
Po stadiumin?
Kur vishin Gjermonet?
Ose Anglezet?
Ose kur lute Tirona-Partizoni?
Po Genc Tomorrin qe i kapte hunen Sul Memes?
Po Cim Muca gol nga gjysma fushes siper Perlatit dhe Konci e anulloi?
Po marmelaten, bimet medicinale, dushet me vajguri dhe WC allaturke?
Po qitjen ne shkolle, po aksionet, kampet e Pionerit, ekskursionet ne Dajt ose te varrezat e Deshmoreve?
Po provat per parada e spartakiada?
Po lulet Kakadu qe ishin si shpirt me bo balona?
Po netet pa gjume per te pare Filmski Maraton ose Elektrik Blue ke sllavi?
Sanremo, Mazinga-Z, vajtjeardhjet ke komshiu per te pare ndeshjet ose festivalet me ngjyra?
Kokmet me la menderen, Hajt DRU ME PRE, Shporta te mira te lira, Torja, Thimi, Baci?
Pallati i kultures, Xhiro, 7 liqent e Lures ne Tirane, fotografet ke Skenderbeu, teneqexhinjte, bicikletat shqiptare, autotraktoret, komunalja, karrocat e bojaxhinjve, karrocat me kuaj, Begsat kur shkonin ne kinema ose stadium, pallati sportit me shfaqjet e tij dhe ndeshjet e volejbollit te Dinamos, Ela Tase, Prenda Ismaili, Eva Kavaja, Kreshnik Tartari, Ver Shehu, Li Mema, Shyq Rreli, Nine Shkurti, Beni Minga, Gush Kola, Ylli Shehu, Lir Lamja, Kac Hysi, Lir Pernaska, Perlat Musta, Nard Tasja, Ben Gugushka, Mirjan Hakani, Anastas Kondo, YMER PAMPURI, Gaqo Cako, Agim Doci, Avni Mula, Vace Zela, Lilijana Kondakci, Loqja Shenka, nenat heroina, Luanet e Tunelve, anasamblet amatore, ndeshjet e nderrmarrjeve ke fusha e Qylit ke disheza, fusha me qymyr, Festivalet e Gjirokastres, 10 Korriku, 8 Nentori, shpia e Partise, Medresja, shkolla budallejve, Shpia e femijes, te gjith me te njejtet xhupa, Dritero Agolli, Ismaili, Nasi Lera, Ora e Lojes, Pinoku, Manushaqja, Partizani i vogel Velo, Banda e qerosave, Guri o trim me flete, Tomka, Nje gjeneral kapet rob, Laja, Kulla e barit nuk do te digjet, Cuca e maleve, Shkurte Pal Vata, Ai qe u dogj duke shpetuar bagetite, Shoku Shu, Furrnalta, Kombinati MEtalurgjik “Celiku i Partise”, hoteli i gjuetise, Dajti, 15katshi, Tava dhejes, kukureci, tallonet, 15 ditshi, marangozi, rrobaqepsi, MAPO, vetsherbimi, Postiqja, 9 katshete, Izaurat, “skllavja Izaura”, veteranet, pensionistat, Fronti, kalecat, fuksat, 80lekshat, autbuzat “fizarmonike”, stacioni i Porcelanit, Selvija, lapidari 4 Deshmoreve, pallati i filave, dyqani i bukes, simitet, franxhollat, piktoret, kati i dyte, strehimet, antenat, tarraca, zifti, Rryli etj.
Se per pak harrova, leternjoftimet, deftesat, Ben Shaka, Skener Sallaku, Sander Prosi, Zef Deda, Koci, mromjet, dasmat, ullit, rakija, pilafi, pulat hungareze, shkrepset suedeze, te qerasmet suedeze, letrat me kile, biblioteka, pallati i Pionerit, shpit e pionerit, Zisat, Saurrelat, Fierza, Xhevdet Mustafa, plenat, plenaxhit, fseshaxhit, morrat, vaksinat, parrullat, pankartat, biografia, autokritikat, Teatri ne Ekran, Vende dhe Popuj, Emisioni i Perrallave, Baleti, Na bashkoi kenga popullore, helli, melcit, pace koke, grosh, tarator, dhalle, boze, kremvice, sallam turist, martadell, llukanik, shesh i zi, merlot, shesh i bardhe, Uzo, berxolla, bar sahati, ura e tabakve, shpia e oficerave, shallvaret, Kinostudio-Kombinat, Zogu zi, Rruga Bardhyl, Lodrat e Elabasonit, Treni ke lodrat, ping-pong, trenat, vagonat ceke, 16 Tetori, 5 Maji, pushimet e veres, pushimi i madh, shkallet suedeze, kaluci, kilotat, perparset, herbariumet, kallamaret, penat, cantat, dosjet, Fletore me vija ose me kuadrata, librat e mbeshtjelle, Revista Hosteni, Shtepia ne Ishull, Komisar Katani, Dinastija, Dallas, bakllavate, byreku, pitet me gjize ose mish, aranxhata, VAPIK, karamele Zana, futboll me porta hungareze ose “t’vogla” shkopa cingla, botash, me peta, syllet, tethtet, kopacat, zarat, 5katshi, Xingu, Murlani, 500shi, Rrokokoja, tavlla, Burgu, Qyli, shesh beshi, qibiri, me jelekun vija vija/ja ja ja Dudija, Aferdita topallja (Laci), Kartushi, Zhos profesionisti, dy dylym toke, Roza Blanka, Pashako, Punishtja e Pastave, Kodra e kuqe, Materniteti, Xhamlliku, Selita, Lanabregasi, Zallherri, vorri i Bomit, Brari, Baldushku, Sauku, Vreshtat e udheheqjes, Brryli, Ekspozita, Lana, Qyteti nxonsave, shkolla e rezervave, polikumi, Filoqyli, Urithat, zvarraniket (kembesoria), xhenieret, Edukata Morale, historia e PPSH, komardaret, fuciat, Currilat, MZ, Fiat polak etj.
Rrofte ai ven qe na boni kush jemi.