Prezantohet struktura dhe ministrat e qeverisë Rama

JA MINISTRAT E RINJ; Prezantohet struktura e re e qeverisë, 11 ministri dhe 2 ministra shteti
27/08/2017
rama-ilustruese
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Asamblenë e Partisë Socialiste strukturën e qeverisë së re, së bashku me ministrat përkatës.

Rama theksoi se ndër tiparet kryesore të qeverisë së re do të jenë besnikëria ndaj njerëzve, vullneti për të çuar deri në fund reformat, rritja e disiplinës organizative. Ai shtoi se eksperienca ka treguar që duhet qeveri më e vogël.

Struktura e ministrive do të ndryshojë. Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti.

Zëvendës kryeministre do të jetë Senida Mesi, e cila u zgjodh për herë të parë këtë sesion si deputete e Shkodrës.

Ministër i Shtetit për Shqiptarët Jashtë (diasporën) do të jetë Pandeli Majko, që ka një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste.

Ministre e Shtetit për Sipërmarrësit – Sonila Qato, e cila deri tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Ministër i Brendshëm-Fatmir Xhafaj, i cili e mbajti këtë poste edhe në tre muajt e fundit të qeverisjes së kaluar.

Ministre e Mbrojtjes- Olta Xhaçka, që në muajt e fundit të qeverisjes së kaluar mbante postin e Ministres së Punës.

Ministre e Drejtësisë- Etilda Gjonaj

Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të bashkohen. Ministër do të jetë Arbën Ahmetaj, i cili në mandatin e kaluar drejtoi fillimisht Ekonominë dhe më pas kaloi tek financat. Kjo superministri, përveç ekonomisë, do të marrë edhe mirëqenien sociale.

Ministër i Jashtëm do të vijojë të mbetet Ditmri Bushati

Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën. Ministër i ri do të jetë Damian Gjiknuri, që deri tani ka drejtuar energjinë.

Ministrër i Bujqësisë- Niko Peleshi, ish zëvendëskryeministri në mandatin e kaluar.

Ministër i Turizmi dhe Mjedisit- Blendi Klosi, ish ministër i shtetit.

Ministre e Kulturës- Mirela Kumbaro, e cila ka mbajtur të njëjtin post edhe në mandatin e kaluar.

Ministre e Rinisë Arsimit dhe Sportit-Lindita Nikolla, i njëjti post si mandatin e kaluar

Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social-Ogerta Manastirliu, e cila ishte ministre e shëndetësisë muajt e fundit të mandatit të kaluar.

Rama tha se do të ketë një pasqyrë periodike të punës për çdo ministër. “Nuk do të ketë më një filozofi fillon dhe mbaron mandati”. Ai shtoi se besimi për ministrat do të jetë i kushtëzuar.

1 Like

Ministër i Jashtëm do të vijojë të mbetet Ditmri Bushati

Urime Shqiptare qe do te vazhdoni me diplomaci te leshte.

1 Like

Kam degjuar se eshte mbese e Servet Pellumbit. Nuk e di sa e vertete eshte.

1 Like

tani na duhet vetem ca unitet

3 Likes

Si merr neper goje grate e botes si gru e keqe!S’te vjen turp!

1 Like

I zgjodhi. Te gjithe sipas menjes vet. Femra me shumice. E vetmja gru me integritet, si profesional dhe moral,Milva Ekonomi,nuk u zgjodh. Te tjerat,ca bojallesha,emblema te mediokritetit.

1 Like

turp! qenka thene qe ministria e bujqesise te lengoje sic ka lenguar gjithe kete kohe.

1 Like

Besnikeri ndaj njerezve apo besnikeri ndaj ligjit? Nejse, urime ne pune kabinetit te ri, se po qe per ta share sic bejne disa qe tani, do te kemi kohe plot, por edhe argumenta. Njerez te felliqur si ACDC-ja - llum i PPU-se, duhen braktisur, ashtu sic u pjerdh PD-ja, llumi i politikes shqipetare.

Lere lere se ka shume rrezik te anullojne ate kontraten per lopet hollandeze. Do kerkojne processing fees.
Ps. I kishin çuar nje leter kshu elekronikisht ER ku shanin EB. Shume njerez te ulet dhe ordinere.

Blendi Klosin a ma shpjegon dot njeri?

‘‘femrat me shumice’’ qe beri ky, jane zgjedhje e sforcuar… medemek shikoni sa shume femra ka qeveria ime, ‘‘historike’’ , emancipimi e terci verci… po ne fakt eshte zgjedhje e papergjegjshme, sepse per keto funksione duhen zgjedhur me te miret, me te aftet, pa dallim gjinie, jo thjesht shume femra per ‘‘statistika historike’’.

po sic thashe me siper, ky eshte i papergjegjshem ne kesi zgjedhjesh (dhe ne rastin e ketij eshte psikopati eshte patologjike ceshtja)… se ja pershembull, i beri qepaze ata drejtorat e Aluiznit, apo ambasadoret para ca ditesh… i kritikoi, i talli , i poshtroi… mirepo harroi qe vet ky palla, para disa vitesh, ishte njeriu qe i zgjodhi apo emeroi keta drejtora e ambasadora… harroi pergjegjesine e tij dmth.

pis fakebur

1 Like

Vetem Klosin?

Kjo eshte per rubriken "kujt I plasi ".megjithate kjo ministria per diasporen ju kam rixha cfare perpiqet qe Te harrije ?ku vate ministria e integrimit ?fakti qe s’eshte me tregon se ose integrimi europian u realizua ose i hengrem mune.

Po kjo per cfare te jete thua?

Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të bashkohen. Ministër do të jetë Arbën Ahmetaj, i cili në mandatin e kaluar drejtoi fillimisht Ekonominë dhe më pas kaloi tek financat. Kjo superministri, përveç ekonomisë, do të marrë edhe mirëqenien sociale.

Te rrofshin talentet ty o @Kthupi.

Ku bashkangjitet Ministria e Integrimit?

ai m’eshte enigme shumevjecare

Andej nga anet e mia para shume vitesh u vendos kryeplak nje tip qe sipas fshatit nuk qe per ate pune dhe si zakonisht ne keto raste, populli i ngriti nje kenge, ku mes te tjerash thuhej:

Mbeti fshati në dorë tënde
në daç pirdhe, në daç fënde

Keshtu dhe kjo puna e Benit.

2 Likes

Pse i nderuar, Niko Peleshi, me duket serioz ne pune, njeri me horizont dhe jo njeri grindavec si ai miku juaj qe perflitej per kete pune/detyre.

Aleko, po ç’ke mor bir qe nxehesh keshtu, vaj halli te jesh ne qeveri ti, kushedi sa veta vret, kushedi se sa abuzime do besh me detyren. Ti do qe te gjithe te mendojne siç do ti, apo siç mendon ti, por ja qe bota keshtu eshte, kolorit, permbahu biri im, se te gjitha mendimet qe hidhen ne treg, tregojne botkuptime te ndryshme, nuk mund te jene te gjitha njesoj si ne Koreve e Veriut.

1 Like