Princi që tundi themelet e shkretëtirës

28 postime 3241 shikime 20 nëntor 2017 në 07:26 e pasdites
urbantelescope


Mohammed bin Salman,një ndër princërit pretendentë për fronin e Arabisë Saudite është njeriu pas arrestimeve të bujshme vetëm pak kohë më parë.

32 vjecari në krye të punëve të ekonomisë ishte inicatiori i arrestimeve në atë cfarë ai quajti si një lëvizje kundër korrupsionit,vetëm pak ditë pas deklaratave të tij në një konferencë globale të mbajtur në Riyadh , ku pjesëmarrës ishin mbi 3500 përfaqësues korporatash dhe qeverish të huaja.

Mesa duket reforma parardhëse e cila lejonte për herë të parë femrat ti japin makinës , ka qënë vetëm fillimi.

Ai deklaroi se pikëpamjet e vjetra ekstremiste s’do të kenë më vend nën pushtetin e tij duke i hapur derën një fryme të re optimiste drejtë moderimit dhe tolerancës së fesë islame e cila mesa duket i ka dhënë një shtysë më tej investimeve të huaja.

Një ndër projektet ambicioze të cilat ai prezantoi midis të tjerash është dhe NEOM.
Një qytet hi-tech, i cili do të shërbejë si atraksion turistik i cili projektohet të shtrihet dhe në kufinjtë e shteteve fqinjë si Jordania apo Egjipti ,projekt gjigand prej 500 milard dollarësh, pjesë e vizionit së Princit , për ta shtyrë mbretërine drejtë sipërmarrjeve të tjera përvec industrisë tradicionale së naftës.

Me gjithë zhvillimin që po merr industria e automjeteve elektrike,mesa duket gjigandi i naftës po i paraprin së ardhmes
pasi në 2018 pritet të ofrohet shitja e pasurisë më të cmuar së shkretëtirës Saudite, kompania shtetërore e naftës Saudi Aramco, e vlerësuar në $2 Trillion.

Nëse realizohet blerja e vetëm 5 % e kompanisë nga investitorët e huaj kjo do të sillte rreth $100 miliardë dollarë.

STALKER

Akti I i princit (lufta në Jemen) doli nje fiasko e madhe.
Akti II i princit (Libani), nje fiasko edhe me e madhe.

Shume dobet princi. Sepse princ i nje Kalbesire të stermadhe qe quhet Arabi Saudite

zeqo

Edhe Z. Trump e kishte mbeshtetur kete veprim.

korriku

titulli me “themelet e shkretetires” faktikisht te ben efektin e kundert, per ironi te cfare ke dashur te thuash

urbantelescope

po ta argumentoje kundershtine e titullit me tekstin brenda hajde de, po ta marrim parasysh…

Katror

Me ne fund dhe Shkretetira doli nga shek. XVI dhe po futet ne te XVII-in. Le te marrim shembull te gjithe prej tyre.

urbantelescope

Fiasko dalin te gjithe luftrat , se sapo fillojne terreni dhe dinamikat ndryshojne ne menyra te paparashikueshme nga tavolinat e strategjive ushtarake.

E rendesishme eshte qe ky po i del kunder Ekstremizmit Islamik te mbeshtetur nga Irani si gjithmone , dhe po zgjat doren drejte perendimit te vertete, gje qe s’ka ndodhur kurre me pare kaq publikisht.

Fiasko pa Fiasko rajoni e ka marre mesazhin , apo e harrove marreveshjen e armeve qe u be ne maj te 2017 me Ameriken
html

korriku

po ja te kujtojme qe shkretetira si terren nuk keshillohet per ndertime te larta se themelet ne terren ranor nuk mbajne. Themelet ne shkretetira i ke te ceketa, por dhe vete shkretetira si terren ranor s’ka themele apo rrenje, gjeodezikisht te flasesh.
Prej nga dalim ne konkluzion kollaj se princi nuk ka tronditur kushedi se cfare themelish :smile:

urbantelescope

Po se per ate po flisja une per themele pallatesh dhe reren e shkretetires… Hajde korrik hajde…

Dhe nje kalamo i klases 5te e ben dallimin, di c’eshte kuptimi figurativ e metafora ti vazhdo bjeri cekicit gjeodizik… :wink:

korriku

te stonon figura letrare ne titull- te thashe qe ne fillim, pse c’kujtove ti

urbantelescope

Shenoje ne regjister

korriku

mire e shenoj une (bashke me ca te tjera) po ti e kupton qe prezantimin e temes e ke bere kokeposhte apo jo
te shkuara, teleskop

urbantelescope

Te rroni vete, po ti e kupton qe ndoshta e lexon ti kokeposhte…

urbantelescope

Ajo ishte ideja , nder te tjera une prandaj se perfshiva fare historine e konfliktit se s’ka lidhje me idete e tjera te tij dhe te ardhmen e Arabise Saudite, ato jane konfikte sa per te justifikuar marreveshjen gjigande te armeve, dhe per ti thene Amerikes qe ne jemi aleat i juaj ne rajon.

korriku

pardon per replikat
mendova mund te aryetosh.

anon64581289

po kujt more i hyjne ne pune keto tema ? prandaj s’ka me kembe njeriu ketu.

InkuizitoriMoth

po vin komt e njerzve t’lashte, njerzve te vertete, te pakorruptuar nga shteti, po vijn komt e pellazgeve:

Pjer

Urbano, gjith ata jemenas te futur brenda ne Guantanamo para disa viteve, pregatitja e tyre plot urrejtje per USA dhe partnerin e tyre, Arabine Saudite, rilimi i tyre dhe deportimi i tyre drejt Jemenit, pritja e tyre dhe fillimi i aksioneve kunder qeverise, deri ne ndryshimin e qeverise, solli jo vetem marrveshjen e armeve ne maj te 2017 me Arabine, por edhe marrveshje te tjera me perpara, ne 2016, 2015, 2014, etj;
Arabet, nuk donin kurre nje levizje shihite kunder qeverise sunite te Jemenit, mirpo ja qe ndodhi, dhe kjo i shtyu per blerje me te medhaja se vitet e tjera. Plus raketat e Iranit :yum: dhe marrdheniet jo te mira me ta, e bone punen e tyre.
Sa per arabet, ata jane kujtuar vone per investime, por kot nuk thone vendet e tjera rrotull tyre, se; me hajvane se arabet saudite, nuk gjen ne kete planet.

mongolia

princi i regjimit al saud i eleminoi te gjith kundershtaret per fronin qe do ti leje babai i tij ,qe i le pas nje luft ne jemen nje konflikt me katarin , dhe nji kaos te ardhshem ne liban , dhe nje tufe me organizata teroriste per te menaxhuar ,me ardhjen a ketij kaqoli ne pushtet rajoni i lindjes se mesme do te trazohet edhe me shume,

46and2

Cfare kohesh te paimagjunueshme nje vit me pare po perjetojme,

Era emancipim, civilizim, Greatness

Pjer

me duket se dhe kete punen e makines ku femra lejohet ti japi, e kane me nje klauzole te veçate, femra duhet te jete e shoqeruar nga nje pjestar i familjes.

ACDC

Klauzola eshte qe femra duhet te jete mbi 30 vjec.

urbantelescope

E sakte , dhe ideja ime ajo ishte pak a shume po si hyra shume politikes dhe konflikteve, Princi i ri e ka marre vesh qe me industrine e naftes pas 50-100 vitesh ata do shfarosen si buburrecat ne shkretetire e tani kerkon te thithe investime ne industri te tjera si teknologji , turizem etj.

urbantelescope

Po hajde hap ti ndonje teme tjeter qe te bllokohet serveri Peshkut nga dyndja e miletit…pfff

urbantelescope

Sot makina neser hijabi e shamia … avash avash , nuk fshihen shekuj diskriminim e totalitarizem fetar me nje te shtene