Sea, sex & sun (“Mektoub, my love: Canto Uno” – film francez me regji te

2 Likes

Erdhi vera (me temperaturat ne 30°C) dhe duke kaluar rreshtat e review-se duke sjelle ndermend per koincidence…ke?.. eric rochmer me Le rayon vert.

Nga Visconti sec ra muhabeti ketu se fundmi dhe u pa Il Gattopardo, madheshtor, i shkelqyer, film epope, mjaft relevant edhe per te sotmen. Siti kish mjaft tituj te tjere te tij.

Mbyllja me konkluzionin e problematikes vizatohet aq qarte. Eshte mjaft e drejte kjo qe thua (si zakonisht) nderkohe qe e lexojme.

ose me veren dhe rritjen e temperaturave rritet eroticizmi dhe keto lloj filmash natyralist shifen me lehtesi.

po po, rritet edhe aktiviteti i Marlonit ne dysheme, rritet vazhdimisht. Duket nga lloji i filmave.

Në fakt, filmi nuk eshte hiç i lehte për tu parë dhe sigurisht qe s’ka asgje të perbashket me traiterin (por ty ta pret mendja për kete). Shto qe zgjat plot 3 ore.
Në kinema, deshtoi goxha komercialisht (“film pa skenar” eshte ajo qe lexohet me se shumti në komentet e atyre qe e kanë parë). Shto qe skenat janë të gjata (nuk ka shume skena në film, por ato janë të ‘terhequra’ deri aty ku nuk mbajne më: pak a shume is ato të Michael Cimino, për të krijuar nje idé (edhe pse, lenda, materja kinematografike eshte krejt tjeter gje: Cimino ka bere kinema anti-natyraliste).
Kur të kalojne vite, kam pershtypjen se ky film i Kechiche do konsiderohet si më i miri i tij (avantazhi i “Mektub” eshte se ka nota të forta autobiografike keshtu qe ndofta ky eshte filmi i tij në të cilin më mirë se në cilindo tjeter, ai di se për ç’flet)
Nuk më kujtohet nese ke parë ndonje film të tij por në France Kechiche ka jo pak reputacionin e nje autori (signature), gje e rralle në nje bote si kjo é sotmja ku é vetmja reference kur flitet për filmat janë aktoret

1 Like

Duhet të shohesh “L’innocente” nga Visconti (por tani qe e permend, dicka më thote se é ke parë déjà !!).
Edhe “Ossessione” eshte i shkelqyer (filmi i tij i parë fare !!).

1 Like

E marr me mend se dallohej nje nuance kinemaje autoriale edhe te blue is the warmest…
ashtu doja te ngacmoja pak korrikun, po pertej shakase jam kurioz ta shoh, filma te tille jane mjaft mbreselenes vizualisht. Problemi fillon kur natyralizmi behet qellim ne vetvete.
e formova nje ide cfarw te pres gjithsesi, thanx to the review.

2 Likes

nga pershkrimi duket si nje film mbi deshiren dhe pervuajtjen. mua me ka pelqyer blue is … dhe pres ta shoh dhe kete se shpejti. nje pyetje keshtu pa e pare, cfare vlere i shton gjatesia prej 3 ore filmit?

flm, nese jane ne net po i ve ne liste se jo, s’kam pare asnjerin.
(U perpoqa per Morte a Venezia por e lashe ne mes)
Nga Kechiche s’kam pare asgje.

Po t’ja beje kete pyetje Kechiche, ai besoj se do të thoshte: filmi zgjat 3 ore sepse kaq duhet të zgjase, pra, kohezgjatja nuk ka lidhje me vlerat (as ja shton, as ja heq filmit). Dhe besoj do shtonte: unë aq sa nuk kam ç’ti shtoj, aq edhe NUK kam çi heq filmit.
Për spektatorin pastaj eshte tjeter gje: pergjithesisht, filmat qe zgjasin mbi 2 ore, e tutin ate të shkoje në kinema.
Për mua si spaktator pastaj, filmi nuk ka probleme kohezgjatjeje: koha e tij (koha e vete filmit, se filmat kanë dhe ata kohen é tyre), për mua nuk krijon asnje problem.

1 Like

Dhe: po, eshte film mbi deshiren, por mbi të gjitha eshte për destiny (mektoub - në arabisht). Eshte qe në titull

ne fakt puna e perplasjes se natyralizmit me Rohmer, nuk kuptohet. Gje e kuptueshme perderisa s’ia kam idene e filmit.
Por konkluzioni i review-se ish i gjate, dhe fjalen e pata per filmat e Malick dhe GVS, raportet makro & micro realizuar permes montazhit. Kete e kuptova besoj dhe te dhashe te drejte lidhur me te.
Flm. qe po e mban fjalen per listen.

:smiley:
kjo tregon se ke akoma pune per te bere ne drejtim te perversionit artistik pedofil. Duhet te gelltitesh ca me teper coca cola dhe kokoshka sinemaje.

@STALKER, na fal qe disktutojme Te hengert mortja ne Venecie pa pare filmin. :slightly_smiling_face:

Ti ke te drejte (qofte dhe pa parê “Mektoub”), per me teper qe ke pare (nese me kujtohet mire) filmin e fundit te Terrence Malick “Song to song” (e qe eshte dhe më problematiku i tij); ndersa kur evokova GVS, e kisha kryesisht fjalen per dy te fundit e tij, “The sea of trees” dhe “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot”.

Nuhatja ime e pare lidhej me fundit e “Mektoub” i cili eshte “me zor” Rohmerian (ose thene shkoqur: në skenen e fundit, krejt si papritur, regjizori hap shteg rohmerian, pra ngre pyetje te tilla si hezitimi (filozofik), dyshimi (gjithmone ne sensin filozofik te fjales) etj, gje qe nuk ndjehet shume gjate pjeses me te madhe te filmit (i cili eshte me se tepermi ‘realist’, dmth natyralist, dmth i mishtë dhe vokal, dmth trupa fizikë dhe biseda - krjet ndryshe nga skena e fundit).

Nje kontradikte e tille më beri te reflektoj se “ku çalon gomari” (pra pse filmi nuk me mrekulloi, më impresionoi teresisht, por me la nje shije pak çalamane, per ta thene keshtu) dhe, dola ne perfundimin se kjo vjen per arsye te asaj qe ti me te drejte e ke quajtur ‘raporte makro & mikro’ te realizuara permes montazhit, problem qe vihet ré edhe ne filmat e fundit te Malick dhe GVS.
Vazhdimin ti e ke te qarte (perdorimi i montazhit gjate filmit si “hilé” per te fshehur mungesen e nje vizioni më te gjere, perdorimi i montazhit per te fshehur saktesine dhe precizionin e raporteve mes personazheve etj etj)

1 Like

Ashtu eshte, Song to song, dhe Sea of trees pata parasysh :slight_smile: dhe permes tyre munda te kuptoj kur ben fjale per Mektoub, my love dhe raporteve realizuar permes montazhit. Ky sqarim i dyte vjen edhe me shume ne ndihme…
Eh do mjeshteri te presesh (cut) aty ku duhet kur tregon dicka. Edhe te narracioni me fjale (qe duhet te jete me i lehte) i nje ose disa historive, njeriu ndonjehere le jashte ose shton detaje qe e difuzojne idene qendrore. Po me imazh a kinema…

ashtu sikurse «Mektub», behet fjale per filma te gerryer së brendshmi nga shkaperdredhje te pafundme lidhjesh-montazhi, por qe fshehin keq mungesen e nje vizioni global, te pergjithshem (a thua se montazhi, per nga natyra plot me detaje ‘eksituese’, nuk ka ndonje rendesi te madhe per të tërën, per teresine e filmit

1 Like

Kjo eshte tabela e vleresimeve, per momentin, e 15 filmave (ne konkurim per Palmen e Arte) tashme te shfaqur ne Kanë. Ne secilen kolone figuron vleresimi i secilit prej (krye)redaktoreve te mediave franceze te specializuara per kinemane (dhe jo vetem: psh “Le Monde”, e perditshmja me e madhe franceze, ka te drejten e nje kolone). Notat shkojne nga :frowning: në 3 yje, dhe pastaj, simboli i palmes se arte (per mungese vendi, gjysma e emrave te medieve jane shenuar poshte kolonave).

Nisur nga mediet qe ua kam besen (cahiers, Inrockuptibles), pervec filmit te Godard, duket se “L’été” (Summer) filmi i rusit Kirill Serebrenikov, eshte pelqyer shume.

1 Like

Nese ke nje link do shifej me mire kjo tabele e vogel.
Ppu aplication, nuk ka opsion per zoom in, te pakten nga celli im.
Sh. Flm.
Eshte rregulli aty ke ty per mediat/kritikat, te paraqesin vleresimin vecante nga publiku, ne ndryshim nga ketu. E kam pare me duket tek Allocine.

http://www.lefilmfrancais.com/cinema/137145/cannes-2018-les-etoiles-de-la-critique-8

1 Like

Much better
I pashe Cahiers dhe Inrockuptibles

Ky film i Kechiche nuk paska konkuruar ne Kane vjet (se film i 2017) por ne Venezia…

Edhe nga 15 media e kritike vetem 2 arrijne te shquajne Le Livre d’Image. Imagjino votuesit e tjere. Po te perdoret demokracia (sic ka te ngjare) nuk fiton kurre merita.