Shqiptar fatlum në Meksikë

68 postime 6807 shikime 18 gusht 2017 në 09:58 e paradites
Deli_Mucollari

Përshëndetje lexues të Peshkut! Unë jam Deli Muçollari dhe kam një ëndërr: Të udhëtoj në të shtatë kontinentet!
Kam lindur në dimrin e 1993, në Korçë dhe kam studiuar Shkenca Komunikimi dhe Gazetari nga 2011 deri në 2014. Menjëherë pas diplomimit nisa rrugëtimin tim nëpër botë me anije, duke punuar dhe vizituar vende dhe kultura që televizioni dhe interneti nuk m’i kanë prezantuar asnjëherë ashtu siç janë në të vërtetë. Sot, dua të ndaj me ju një pjesë të eksperiencës sime, në mënyrë të sinqertë!

Nëse je duke udhëtuar drejt Meksikës dhe je shqiptar, konsideroje veten me fat!
Prit! Nuk e kam fjalën aspak për luksin e të bërit pushime jashtë vendit, gjë që nuk ju ndodh të gjithëve përditë, as atyre buzëfabrikuarave që mendojnë se nuk ka jetë përtej Maldiveve. Qëndrimi im rreh krejt tjetërkund.
Ama nëse ke jetuar për shumë kohë jashtë Shqipërisë dhe je familiarizuar ndoshta më tepër seç duhet me kulturën e vendit ku ke emigruar… Ah, në këtë rast, paç fat o mik!
Personalisht e kam njohur Meksikën e ëndrrave nëpërmjet Akapulkove të telenovelave që ushqeheshin me vëmendjen e pothuaj gjithë shqiptarëve disa vite më parë, para se turqit të na paralizonin para televizorit me historitë e tyre të hakmarrjes dhe sedrës, dhe indianët të na shkaktonin gati atak zemre me reagimet e tyre supersensitive në serialet që ende vazhdojnë transmetohen në ekranet tona.
Ama kontakti im i parë me Meksikën reale ishte para pothuaj një viti gjatë kohës kur isha pjesë e ekuipazhit të MSC Divinës, që lundronte përreth ishujve Karaibe.
Përshtypja e parë: - Meksikanët e vërtetë janë mesatarisht 1.55m të gjatë, gati të tkurrur, dhe ngjyra e tyre e lëkurës është kjo kafe fondente, ndryshe nga Alehandrot dymetroshë dhe syblu të filmave.
Konstatimi i parë: - Mesatarja e të ardhurave ditore të një meksikani është përreth 30 dollarë.
Surpriza e parë: -Uau, çdo gjë është kaq lirë!
Ja, në këtë pikë çorientohen të gjithë turistët nga e gjithë bota dhe i shpenzojnë edhe qindarkat e fundit në objekte që nuk do iu nevojiten kurrë në jetën e tyre, ama i blejnë vetëm sepse kushtojnë më lirë se ç’mund ta prisnin. I njëjti efekt ndodhi me mua, edhe pse e punësuar dhe jo turiste, sapo isha kthyer nga një itinerar në fjordet e pakrahasueshme norvegjeze që lëndonin çdo lloj xhepi që guxonte të hapej. Ndodhi, derisa i thashë vetes, ups prit një moment, sjellja si turiste e hutuar duhet të marrë fund.
Unë i shoh edhe sot, teksa jam apo jo në orarin tim të punës në kroçerën ‘Carnival Breeze’, ndërsa viktimat i afrohen dalëngadalë portit të Kozumelit , ishull në lindje të Meksikës, qoftë ata që zbarkojnë në ‘Puerta Maja’ apo ‘Punta Langosta’, i shoqëroj me sy dhe u them ndonjëherë: ‘Good luck amigos!’ E keqja e të këqijave është se jo vetëm të mirat e përdorimit të përditshëm duken super të lira, por edhe drekat në restorante, turet me autobuzat e posaçëm, aksesorët, diamantët, hyrja në një akuapark, qeraja e një makine, karburanti, një dhomë hoteli, një shtëpi me qira, një xhiro me taksi etj. përfitohen me një çmim mëse të pranueshëm. Të gjitha tingëllojnë jo të kushtueshme për një vesh turisti që është mësuar ta pijë kafen e mëngjesit gjashtë euro në shëtitoren ‘La Rambla’ të Barcelonës, apo për atë turisten që nuk mund të gjente atlete Najk më lirë se 130 euro në Bergen të Norvegjisë. Akoma më të ëmbla çmimet janë për të gjithë qytetarët amerikanë, të cilët mendojnë se pas çdo blerje në këto porte të nxehta latine, kanë kryer një akt heroik, kanë ndihmuar ekonominë e vendit dhe janë gati të largohen kryelartë dhe të mallëngjyer nga pushimet drejt shtëpisë.
Por jo vetëm impresioni i parë që të lënë çmimet e parfumeve, orave, unazave të diamantit, është ai që vë vulën. Në tokë meksikane, ashtu siç ndodh edhe në porte të ngjashme të amerikës latine, tregtia e të mirave më të kërkuara nga turistët vlon 24/7 dhe përpjekja e punonjësve të dyqaneve shkon përtej limiteve. Është e vërtetë, fillon me një përshëndetje latine nga Ponço, Havier apo Horhe që tingëllon më mirë se në televizor: ‘Hola mami, eres mui bonita!’ E nëse ndihesh aq sedërpërkëdhelur sa të bësh një hap më shumë dhe të hysh në dyqan vetëm për të treguar vlerësim për komplimentin, ah, aq ishte, xhepi yt nuk është më i sigurt. Punonjësit e këtyre dyqaneve në dalje të terminalit që lidh anijen me portin mikpritës përdorin këtë sjellje tipike latine, dashurohen me ty me një shikim, të kërkojnë dorën aty për aty, thonë se nëse të gjitha vajzat e botës do dukeshin si ty, planeti Tokë do ishte një vend më i mirë dhe çdo gjë tjetër që princi i kaltër supozohet të thotë para se të hipësh me të mbi kalin e bardhë Pegasus. Nëse je e interesuar për cilësinë e një guri të çmuar , vështirë se do marrësh përgjigje të besueshme e profesionale, ama do listosh kaq shumë komplimenta sa për gjithë jetën bashkëshortore me një partner shqiptar.
Ah, po në qoftë se je mashkull, si i bëhet? Kush t’i jep komplimentet? Në këtë rast meksikanët as nuk do mundohen të tërheqin vëmendjen tënde përsa kohë je me një partnere përkrah të cilën mund ta bindin lehtësisht me mënyrat e tyre magnetizuese dhe fatlumi partner udhëhiqet nga dëshirat e të dashurës së tij e cila bën ligjin gjatë pushimeve dhe jo vetëm.
Por nëse je shqiptar i vërtetë, një maço ballkani që s’e bën fjalën dysh, gjithë ç’u tha më lart, harroje. Asgjë nuk mund të të hutojë ty dhe xhepin tënd. Madje,madje, falendero Pedron që ia dha dozën e merituar të komplimentave partneres tënde, kështu që s’ke për tu harxhuar me komentet e tua pak të vjetëruara. A ka pushime më të mira?
Dhe fati yt i madh, që dëshiron të shpenzosh pushimet në një nga pikat e nxehta të Meksikës është se përveç çmimit të karburantit, për të cilin të rrallë i kemi shokët, çdo gjë tjetër të tingëllon e njëjtë ose lehtësisht më e shtrenjtë se në Shqipëri dhe me siguri se nuk do ishin të shpeshtë ata që do binin pre e manisë së turmës së shpenzimit pa logjikë, gjë që është e kuptueshme kur gjykon emocionalisht si turist i lumtur dhe plotësisht e gabuar kur gjykon si i rritur që ka punuar fort për të marrë rrogën e fundmuajit.
Pastaj, kartat gold dhe black janë një tjetër histori.

Mimoza_llastica

Persa kohe do punosh neper cruise lines? Lol. Nice tho. :slightly_smiling_face:

Bleta

Ku titulli e ku permbajtja

zeqo

Hola muchacha.

Edison

Kot u ka dale nami gjirokastriteve per koprraceri…

Edison

Moza po ti kur do vizitosh komunitetin amish e te shkruash dicka per ate eksperience?

Mimoza_llastica

Sa mban mend dhe ti. :grin: Po shkova, pashe, hengra dhe ika. Vjet isha. U largova me pershtypjet - ca ska ne ket dynja, n I love my life lol.

Ingeborg

Goca eshte shqiptare dhe i ra rruga ne Meksike dhe i pelqeu, pra eshte me fat qe vizitoi Meksiken. Keshtu e kuptova une.

Aquamarine

Ai ushqimi pikant…luv it :heart:
Edhe n’Maldive, mjes drek dark pikante hanin njerezia, por kta muchachot kane me shume shije.

Danieli001

Aty rri se te mbajne mire ata…
Shkrime kot qe te kujtojne vitet 90-91 kur shkonin robt ne Greqi dhe ktheheshin me nganje thes me rroba te perdorura dhe fillonin e tregonin histori te tjerrura nga imagjinata e tyre e shfrenuar perpara shokeve apo miqve te tyre qe nuk e dinin se cfare ishte jeta jashte atdheut… Shume e vonuar moj vajze me keto daljet jashte… (I pyete Mexicanet; Te lutem a po me qesh nje cike ne Mexikance :stuck_out_tongue_winking_eye: )

zeqo

ama do listoshë kaq shume komplimenta sa për gjithë jetën bashkëshortore me një partner shqiptar.

Ketu duhet fokusuar debati them une.:wink:

InkuizitoriMoth

jo vetem duhet fokusuar ketu, por edhe duhet kthyer per tu pare fela tjeter atje ne Barcelone, sepse ata jane spanjolle qe akoma nuk jane kthyer ne meksikane qe ta hane pikante turistet.

Ingeborg

Po pse kaq goje hidhur more djale? Shume te bukura ishin fotot e Meksikes. Te pakten ne plazhet e tyre nuk ka shezllongje bythe me bythe.:grimacing:

Danieli001

Une komentova historine e kesaj goces dhe jo bukurine e pllazheve :grinning: thone vllaznit ton k…
Per plazhe te bukura I kane ate s’kam pse e mohoj por kane edheca gjera te tjera qe mos te rente fati ti perjetosh kur je me pushime ne Mexico… Nese e kalon vetem me ndonje diarre te shpejte mire por ka edhe me keq… Lexoje pak se cbehet aty http://time.com/4900991/mexican-resort-alcohol-unsanitary/
ose kete http://www.foxnews.com/world/2017/08/14/mexico-raids-31-hot-spots-10000-gallons-illegal-alcohol-seized-after-womans-death-at-posh-resort.html

Br3dharaku

mua si patriot nuk me hyjne ne sy keto vende dhe plazhe para plazheve fantastike te Pogradecit

Mimoza_llastica

Vajza e ka thene qe ka qef me eksploru te 7ta kontinentet. E ka si hobby ket punen e travel. Paska gjet nje menyre cheap dhe pse jo mos ti ndjaj ketu cfare ndjen. U bezdise ti? Lol

Vlonjat

Deli mendoj qe ke nje mundesi ( puna) qe duhet ta shfrytezosh (nqs te pelqen te shkruash) ne maksimum. Kur them ne maksimum kam parasysh zhvishe stilin e te shkruarit prej adoleshentje romantike ( nuk po te shaj :blush:) . Si turist do te me pelqente te lexoja ku ndodhet vendi ku ke shkuar, sa banore ka, sa hotele ka, si eshte klima, kuzhina, çmimet ( me ndonje shembull konkret) , siguria etj. Dmth qendroi stilit pershkrues ( pa e renduar ) me fakte te thjeshta qe çdo turist mund ta pervetsoj si informacion. E imagjinoj qe koha ne dispoziocion kur ndaloni diku eshte e pamjaftueshme por ti si pjestare e ekipit e di me perpara se ku do shkosh keshtu qe mund te gjesh pak kohe per ta studiuar.
Megjithate, keto pjesezat qe sjell nga vende te ndryshme sikur na freskojne pak ambjentin ketu te ppu.

Br3dharaku

na ka mesuar keq Pjeri me cmimet e qofteve dhe tekes se fernetit ne eurocent, thuaj

Vlonjat

Shoku, une do kisha ikur sivjet prape ne shqiperi per pushime por keto gazetat e diaspores ( balkanweb, panorama, gazeta shqip etj etj) ma futen friken. Keshtu qe neser ne oren 14h00 me ke duke u lare ne oqeanin atlantik ne cayo coco.

Br3dharaku

ajo varet nga burimet e informacionit qe zgjedh ti. Nqse do konsultohesh me anabel, nuk do hasesh ne kete problem. Per kete te garantoj!

Mimoza_llastica

Po shifja nje dite ne Netflix - bad trips abroad. Me eksperiencat e turisteve neper bote. Njeriu kur shkon me pushime shume gjera si mendon, po cfare mund te ndodhi eshte e frikshme. Psh ne Mexico po u semure ste kapin me dore derisa tu japesh dollare. Sikur te jesh duke vdek, harrojeni. Do hidhni $$$$ pastaj tju vizitojne ( qaheni me Shqiperine ju qe eshte si shpirt ) lol Eshte e rekomandueshme travelers insurance. :grin:

Danieli001

Po pse do bezdisem une o Moza ajo me menyrat e saj po e ben kete explorim… Une komentova menyren e te shkruarit dhe te histories apo experiencen e saj mu duk si démodé…Kete titullin se mora vesh “Shqiptari fatlum ne Meksike…”

Edison

Si smbaj mend. Mbaj mend dhe qe se kishe lene te shkoje vetem. :stuck_out_tongue:

Danieli001

What travelers Insurance do you work for? :stuck_out_tongue_winking_eye:

Vlonjat

Ça thu re :joy:. Mua me thane qe anabel eshte site porno ere! Tobestrafillah!

Ingeborg

Amish ka lezet. Po me ra rruga andej nga Amerika ato do vizitoj ne fillim.

Mimoza_llastica

Asnjeren. Me gjithe mend nga c’pashe ne ate dokumentare me kapi frika. Njera nga Toronto, u fut e shkreta pak ne uje ne Cancun, se nga doli/erdhi nje shark aty afer ne breg, e ja kafshoi pak krahun e kemben. Ishte tuj vdek e pa i wire $$$$ nga Canadaja njerezit keta meksikanet doktore se kapnin me dore. Po dhe ne Punta Cana, Jamaica, etc kujdes ne keto vendet me plazhe te bukura po cheap te botes se trete.

Edison

Jam nisur qe atehere por thash ta nisja qe ne fllim in amish way e mora nje varke homemade.

800425051e98c2c8e3dd26ffbff3145f

InkuizitoriMoth

Mimoza_llastica

Shqiptare fatlume e para qe ka kalu Bermuda Triangle dhe zbriti safe n sound :stuck_out_tongue_winking_eye:

InkuizitoriMoth

ashtu, ashtu, po meksikanet duhen t’rrin ne ven t’vet qi t’bojn kamarierin per sherbime pikante me 'pak pare, e mos t’kaperxejn murin:

Alba2265

Rrofsh moj xhane qe na kenaq me tregimet e tua per vende dhe popuj .

Kthupi

Paske shkuar te keta ne Lancaster. Nuk e di nese e vure re te harta, po kane ca emra te cuditshem vendesh. Nje quhet Bird in Hand, tjetri Intercourse. Who the fuck would name their town/village Intercourse?

Mimoza_llastica

Po aty isha ne bird in hand dhe ne intercourse. What happens in intercourse stays there :grin:.

gjembi

Akoma më të ëmbla çmimet janë për të gjithë qytetarët amerikanë, të cilët mendojnë se pas çdo blerje në këto porte të nxehta latine, kanë kryer një akt heroik, kanë ndihmuar ekonominë e vendit dhe janë gati të largohen kryelartë dhe të mallëngjyer nga pushimet drejt shtëpisë.

Kete mendimin ta kane shprehur ty personalisht apo e ke kuptuar vete?

Alba2265

Do Te thote kryqezim .

Kthupi

Really? :smile:
E ka patur emrin Cross Keys shume vite me pare, po s’e di pse e ndryshuan.

Br3dharaku

Aq me teper per te rinjte qe mezi presin march break vit pas viti per te plotesuar trillin me te madh te rinise amerikane, ate te zgjimit dru ne nje hotel meksikan i rrethuar nga meshkuj apo femra te njohura ose panjohura, mundesisht pa rroba ne trup.
Ketyre dhe amerikaneve te tjere qe harxhojne miliona dollare cdo vit ne token e amshuar meksikane, gjeja e fundit qe u kalon ne koke, eshte kontributi ne ekonomine meksikane e ca me pak i shoqeruar me mallengjim

Aquamarine

Ta fokuson Acdc the real macho debatin aty sa t’zgjohet nga gjumi drekes. Megjithse kam pershtypjen qe eshte nga kta te ndrojturit, qe once te sigurohet qe s’ia prek kuleten, te lyen me kompliments n sweet words gjith jeten.

InkuizitoriMoth

po ti gjemb çfar mendon per kte mendim amerikan per turizmin ne bote te trete?

gjembi

Une mendoj qe s’mendojne ashtu.

gjembi

Me fal per nderhyrjen qe eshte dhe jashte teme: Do ma shpjegosh dhe njehere kete fenomenin e foljes anglisht tendes megjithese me duket se jeton ne Shqiperi?

Aquamarine

Per puro spirito sportivo, cara Gjembi. :slightly_smiling_face: Falur qofsh, che Dio ti benedica.

InkuizitoriMoth

sigurisht qe nuk mendojne ashtu, por mendojne keshtu:

poh sa lire kushton, me tre dollare ha i darke! oh sa mire!

Kurse pyetja ishte: ti si mendon si banore e botes trete e sapo amerikanizuar?

jps

na dhe ca italisht nga mbrapa … nejse fenomen me i lezecem eshte kur ca qe jetojne ne Shqiperi nuk gjejne dot fjalen ne shqip :slight_smile:

Mimoza_llastica

Ate punen e souvenirs neper Porte ja ka fut kot kjo ne fakt per ekonomine e yada yada. Kjo ne fakt flet per nje pjese te Vogel cka ka pare ne port. Mexico nuk eshte vetem Cozumel lol. Futu ca me thelle e shef mire Havierin, Poncon e shoket e tyre me hola e Bonita. Lol

Kthupi

E di qe jam jashte teme se s’ka lidhje me Meksiken, por ne shkolle te mesme, u binjakezuam me nje shkolle ne Itali dhe na thane t’ju shkruajme letra nxenesve italiane, te beheshim penpals domethene. Shkruajme letrat ne, pas nja 2-3 muajsh vijne pergjigjet e kush kishte marre pergjigje fillonte i lexonte. Njeri filloi ta lexonte me ze te larte “Caro Alket…” dhe gjithe cunat “Yyy si te quajti, karo Alket” :smile:

InkuizitoriMoth

çer flet mer Kthup, si spaska lidhje kazzo me Meksiken? Tere ky muhabet i turizmit muhabet kazzoje eshte.

Per te mos thene pastaj qe çdo muhabet lidhet me kazzon, kazzoja dhe ajo qetra jane ne qender te botes.

Aquamarine

Haha, po Gjembi eshte Rosa Canina o Kthup, sado ia kam shpjegu me perpara, vazhdon te kerkoje falje qe e shqeteson anglishtja ime. Madonna mia, t’i flas iher gjuhen e dushmanit t’i bien petalet :stuck_out_tongue_closed_eyes:

Alba2265

Nuk ka gjithnje kuptim sexual .psh:…“our country in the intercourse with other countries ,may she always be in the right but our country right or wrong …”

gjembi

Nuk mendoj se kemi folur bashke per kete. Ndoshta ke folur me ndonje tjeter. I ain’t got no memory.

Pjer

E dashur Deli, verejtjet e Vlonjatit mjaftojne, keshtu qe nuk po zgjatem, veç do te thoja na sill dhe diçka per Norvegjine qe paske kaluar, ne çdo stacion qe ndalon shkruaj e na sill detaje nga ai vend, mos harro kryesoren, çmimet.

Aquamarine

Po ku te mos paragjykoni ju patronizuesit e anglishtes, kur anglishtja ka pushtuar tan’ Rumeline… :stuck_out_tongue_closed_eyes:
Truri i njeriut eshte procesor, kur 80% te dites flet e lexon anglisht*, kur leksikun e anglishtes e ke mesuar kryesisht me definicione anglisht (pra jo fjalor anglisht-shqip, por anglisht-anglisht), kur edhe gjuhet e tjera te huaja i ke mesuar nga anglishtja, kur bombardohesh me filma, dokumentare, kenge ne anglisht, kur edhe studimet i ke ne anglisht, normal qe te vijne shume fjale automatikisht ne kete gjuhe madje per cdo fjale angleze, te vijne dhe nga 2-3 sinonime njeheresh, dhe ligjerata bruto nga subkoshi perftohet si nje miksture shqip-anglisht, me fjalet qe arrijne te parat ne mendje, ne lufte si spermatozoidet, me e shkathta me e shpejta, shqipnglisht. Do thuash ti po pse s’lodhesh 2 sekonda me shume dhe t’i besh te gjitha shqip? Po sepse ne radhe te pare ‘pse te lodhem, une nuk lodhem as per te shitur fart, as per te parandaluar paragjykimet, kush do me t’keqkuptu, te keqkupton’, se dyti ky spontanitet gjuhesor eshte ne ndihme te te ekspresionit ne te shkruar, gjuha sic e dime eshte mjet i fuqishem ekspresiv dhe per t’i dhene nje fjale ngjyrimet te caktuara, madje edhe per ta lidhur me intonacionin e frazes, per t’i rene shkurt shpesh-here, perdorim fjale te huaja, qe lexuesi ta marre ne menyren me efikase te mundshme, saktesisht cfare ka dashur te thote shkruesi, me mendje e me ngambrapamendje. Por kjo e dyta ka te beje me stilistiken, muhabet i gjate, duhet pas edhe pak nuhatje nga arti qe te mos krijosh paragjykime. Ne nje bote kaq te pasur peshkore, ku s’ka qen e mace qe s’di anglisht, ku admini s’te censuron per gjona t’vogla, mund te kete vec 2-3 anetare hem kurioze, hem ‘raciste’ per stilin e te shkruarit te motres se tyre Aquamarine, qe qashtersisht kerkojne te sqarohen. Dhe une nuk ua kursej sqarimet, kur duhet - poetike, kur s’duhet - akademike :stuck_out_tongue_closed_eyes:, meqe Gjembin e paska zene pakez amnezia.
Une e dua shume shqipen se ajo eshte gjuha e femijerise sime, pavaresisht se nuk kam pasur rastin ta pasuroj leksikun duke lexuar libra artistike ne gluhën mëmë, por jam edhe honest kur e perdor, nuk permbytem nga emocionaliteti e te behem fanatike e shqipes, cdo germe e vendos me koshience per te transmetuar veten time, tani e si mund t’transformohem ne vazhdim. Tek e fundit s’jam as letrare, as gazetare, jam tip patchwork.

*Shqip flasim vec me njerezit e shpise, shoqerine shqiptare dhe te dashurin qe gjithmone e zgjedh shqiptar (jo per gjasme-patriotizem, por fjalet e zemres dhe fjalet e pista vec ne gjuhen e nenes te vijne, se dalin nga shpyrti).

InkuizitoriMoth

Shko nga dush Deli Muçollari, jo shtate ne 7 kontinente, por edhe ne 17 kontinemte shko, ne yllin Alfa te Centaurit shko po deshe, nuk ke per te leviz asnje centimeter nga vetja jote, dmth nga problemet e tua.

Gjeje po deshe kete gje a gjeze te lyme me gjize:

Eshte kush na eshte, kush eshte ajo qe ngado qe vete, e merr problemin e gjizes me vete?

InkuizitoriMoth

Aqua, nuk kan hall gjuhe shqipe, kan hall se ju ben konkurence amerikonve nga Fieri, qe na çmenen me amerikanizma qe as ne fjalor nuk i gjen.

Pjer

Eee, dmth qe çdo here e zgjedh shqiptar :grin: eh lum si ti :grin:

Aquamarine

Pjer qeke mire me sinonimet, por me logjiken haha, qenke pak i interesuar, dmth merr cfare te pelqen nga pohimi i tjetrit, ose me sakte cfare enderron per veten tende, pa ia hyre thelle kuptimit te fjales se bukur shqipe ‘gjithmone’ qe jo domosdoshmerisht flet per te dhena sasiore. Ka qene 1 kapitull ke matematika e shkolles se mesme qe kam bo une ne demokraci, kapitulli i logjikes, ku psh te jepej nje pohim si ne rastin me siper, dhe ta maste koken mire me pyetje rreth pohimit, po mos i pergjigjeshe sakte ngelje ne klase.

Tashi, une per vete them, ku ta gjeja te mblidhja mendte me 1 te dashur gjithe jetes, por jo gjithmone shkojne gjerat sic i do, njeriut i ndodhin edhe ngjarje te padeshiruara, po ku ta kuptosh ti, ti ke hallin e qejfit.

InkuizitoriMoth

Aqua, e gjete me ke me fol per logjike, Pjerin lenia Manjoles, vetem logjiken e Manjoles mer vesh Pjeri.

Pjer

E dashur, bona pak shaka, biles sa do te thoja; ke dhe plakun ketu :grin: mirpo thashe se mos e teproj :smiley: dhe e lashe me aq :laughing:

BeluliXVI

Shqiptar fatlum në Meksikë, apo sic do thosh Sting : Englishman in New York , por ne ritem gringosh e muçaços..

InkuizitoriMoth

Mi_Arkivash

LOL. Humblebrag

Mirejam_Tirana

po ti ?
ça bo ktu ti ?