Shtet i madh dhe shtet i vogël në kontekstin shqiptar

Shkruan Gjergj Erebara në analizën e tij (të gjatë):

Në thelb, Shqipëria është një shtet partiak, vijimësi e shtetit komunist, ku partia qe njësh me shtetin dhe shteti qe njësh me partinë. Është e lehtë të pyesësh se çfarë roli ka shteti në jetët e shqiptarëve dhe përgjigjja është pak a shumë: “rol të vogël”, por nëse e zëvendëson me pyetjen: Çfarë roli ka partia, dhe, veçanërisht partia apo partitë në pushtet, në jetën politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të vendit, atëherë “roli i vogël” nuk është përgjigje kaq e lehtë.

3 Likes

" … të ardhurat e qeverisë nga taksat për vitin 2016 qenë 27.1 për qind të PBB-së. Shpenzimet qenë 29 për qind…"

Kete shifer 27% , do ta kishin zili edhe vendet e zhvilluara, por ndoshta “ekonomistet” e qeverise nuk i kane regjistruar te tera aktivitetet, qe shifra e te ardhurave del kaq e larte. Ketu shohim nje diference prej 2% shpenzim me shume nga te ardhurat, gje qe do te thote qe qeveria e mbulon kete me borxhe te brendeshme ose gjetje te tjera.

" … Të qenit shtet i dështuar është i dallueshëm edhe në faktin që, ndonëse të ardhurat e buxhetit të shtetit janë 27% e PBB-së, barra fiskale hipotetike e përbërë nga TVSH, Tatim Fitimi, Akciza etj., është rreth 40% e PBB-së, gjë që sugjeron taksa të pambledhura në rendin e 1 miliardë e kusur eurove dhe rrjedhimisht, sugjerojnë se shteti është larg të funksionuarit si shtet…"

Qe shteti eshte larg te qenit shtet, kjo s’do kallauz, duket, mirpo une dyshoj tek shifrat, ose me sakte tek konceptet aty per GDP/PBB, ku duket qe nuk e kane te qarte ndarjen, shifrat dhe raportet ndermjet tyre.

" … Shqipëria në fakt ka marrë rrugën e Sicilisë të shekullit të njëzetë në këtë drejtim. Ka analiza shumë kuptimplota në botë që tregojnë se si mafia siçiliane zuri vendin e shtetit italian kur ky i fundit dështoi në përkufizimin dhe mbrojtjen e të drejtës së pronësisë. Ekzaktësisht në këtë situatë jemi sot në Shqipëri…"

çfar do thosh Palloshi ketu :grin:

" … Dy palë numërues votash që shkëmbejnë postet e drejtorëve. Të qenit drejtor në shtet rezulton shpesh një biznes më i rëndësishëm se sa të qenit drejtor në një kompani private dhe kjo shpjegon se pse shpesh rastis persona që janë njëkohësisht drejtorë në shtet dhe drejtues biznesesh të ‘fuqishme’…"

Kjo eshte e forte :grin:

" … Shqipëria nuk është një shtet i sundimit të ligjit për shkak se nuk ka balancat e nevojshme kundrejt pushtetit kryeministror. Gjykatat dhe Parlamenti, të cilat në kushte teorike janë balancat dhe kontrollet e pushtetit ekzekutiv, nuk funksionojnë si të tilla. Parlamenti, siç e thamë, nuk ka autonomi ndaj kryeministrit. Përbëhet në shumicë nga të emëruar të kryeministrit për kandidatë që nuk ekzistojnë si politikanë më vete, por si emra në një listë partie. Gjykatat duket se kanë një anësi të dukshme ndaj pushtetit…"

bukur, me mire, as une nuk doe kisha thene :grin:

12 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - Gusht 2017

A post was merged into an existing topic: Diskutim i lirë - Gusht 2017

Artikulli eshte i qarte po titulli jo. Dy vende me popullsi totale rreth 9 milione banore dhe qe jane a s’jane sa Merilendi i SHBA per nga siperfaqja, kryesojne ne bote per hapje vendesh pune?

Vazhdon “rilindja” e Byrosë Politike : Djali i Prokop Murrës ,drejtor i fondit të Ballkanit Perëndimor

Pas përzgjedhjes se Garmoz Ruçit për kreun e parlamentit de emërimit ministra te fëmijëve te kupolës se diktues komuniste Bushti , Gegëprifti , Klosi etje Rama bën “rilindjen” e radhës te Byrosë Politike te KQ te PPSH , Djali i ish ministrit te mbrojtjes se diktaturës Prokop Murra , Gjergji Murra emërohet drejtor i Fondit te Ballkanit Perëndimor me qendër në Tiranë.

image