Si te mbajme trupin ne forme?

Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe ! Jeni te lire te jepni keshilla, apo te ndani eksperiencat personale! Si te mbajme trupin ne forme? Filluar qe nga menyra e te ushqyerit e deri tek aktiviteti fizik etj etj !

1 Like

I ka kapitalizmi edhe keto tema :stuck_out_tongue: . Nuk di cili eshte sekreti, por cdo aktivitet fizik dhe menyre e te ushqerit nenkupton dhe nje filozofi/mentalitet personal(e) per te arritur mireqenjen tende. Filozofikisht kam gjetur inspirim tek stoicizmi, per t’u ushqyer mundohem te ha ate qe ngjan me pak e demshme, fizikisht integroj aktivitetet ne rutinen e perditshme (biciklete apo ecje perdite nga shtepia ne pune). Besoj qe per ta mbajtur mire trupin mjafton te besh dicka qe te kenaq, qe te te ben te ndjehesh prape femije.

2 Likes

u helmatos dhe peshku po ,!
Oqean pa fund shpenzimesh e investimesh nenkupton sot te mbahet trupi dhe shpirti ne forme ne hap me kerkesat …

1 Like

Sigurisht qe i ka…thuaj jo po deshe :stuck_out_tongue: ! Na sqaro pak kete stoicizmin,me fjale te thjeshta sikur te jemi 5 vjec! Mos je gje vegan? E me qe ra llafi…se shume eshte hapur kjo praktike,mendoni se evitimi i mishit eshte i mire per trupin? i keq? apo,as i mire e as i keq?

  1. Ha gjysmen e ushqimit se te mjafton
  2. Shko ne palester 30 min cdo dite
1 Like

rruga deri te palestra e lodhshme ,bre ?

1 Like

5 vjec? Mire. Imagjino qe si femije je perpara nje tavoline mbi te cilen ka bonbone dhe fruta. Nje stoik do te zgjedhte frutin pasi ka degjuar nga te medhenjte qe fruti te rrit te forte ndersa bonbonet te prishin dhembet. Ne kete rast ti si stoik ke vepruar ne akordim me virtytin. Nje tjeter shembull do te ishte nje femije qe shkon per here te pare ne shkolle apo kopesht dhe natyralisht ka ankth ndarjeje nga prindi. Si stoik femija kupton qe nuk mund ndryshoje situaten: nena ose babai duhet te shkoje ne pune dhe edhe pse i merzitur perpiqet te kaloje nje dite te mire, te beje shoke, etj. Ne kete menyre femija ushtron kontroll ne nje situate per te cilen nuk ka kontroll.

Per mishin s’di cfare te them. Ka teori konfliktuale. Me kete ne mendje nuk eshte keq te nisemi nga cfare thone te vjetrit: gjithcka me karar. Personalisht nuk me pelqen shume mishi, sidomos i kuqi (sikur ma refuzon organizmi). Njekohesisht e kam te pamundur te bej sport intensiv pa nje diete ku mishi ka prezence javore.

1 Like

2 Likes

Dynja se prapthi .atehere kur stomaku yne bluante dhe gure e keshem mishin me tollona .nashi hyn ne restaurant buffet me qindra lloje gjellesh e kufizon veten me nje sallate me nje cope biftek per Te mos hypur ne peshe .steak and eggs jane kure efektive per te mos hypur ne peshe .per keshilla me shkencore e te detajuara duhet pyetur I lebetitmi ai eshte esnaf si dr hamdi sulcebegu :blush:

3 Likes

I ka komunizmi keto lloje pyetjesh qe permbajne edhe pergjigjen. “Si te mbajme trupin ne forme? Filluar qe nga menyra e te ushqyerit e deri tek aktiviteti fizik etj etj !” Ja pra, trupi mbahet ne forme duke ngrene me mase e duke bere ushtrime. Dhe ne pergjithesi, formula magjike per nje jete te mire eshte trekendeshi revolucionar: Mesim - pune - kalitje

5 Likes

zhardin, meqe je vajze e kolme, kujdes me kete shprehje nese ke afer ndonje alabak tirone qe i pelqen shume mishi, sidomos i kuqi :yum:

Nje menyre per te mbajtur trupin ne forme eshte mos pirja e duhanit(eksperience personale kjo), fjetja ose pushimi i mjaftueshem,po ashtu edhe stresi e ambienti ku jeton ndikon ! po nejse…

edhe ngrenia e mishit, sidomos i kuqi :yum:, i ka komunizmi keto, i ka :yum:

Dr Sulcebeja ka qene nga te paktet Doktor Harvardist me sa mbaj mend une

hallet te mbajne ne forme trupore qe cke me te

Encyclopedia e gjalle je :blush:

Ti don me u dobesu? Frutat konsumoji por jo ne darke. Shmangi kto starchy food: buke makarona etc. Hiq embelsirat dhe fast foodin qe iua ka bere trurin sfungjer njerezve.
Pi nga kto cajrat maca, matcha qe i reklamojne per te mrekullueshem…ne shije jane oh my sa te tmerrshme por pas 1 jave mesohesh. Une kam gjet karar me kete lloj diete.
Perdor gjithashtu limonin dhe vajin e ullirit. Limonin konsumoje me gjithe lekure. Do ndjesh sikur t’i ben reset trupit. Arra, bajame, lajthi…nje sasi te vogel everyday.
Mishin e perpunuar mos e perdor fare. 1 here ne jave beja qejfin vetes me mish te kuq, ditet e tjera you’ve got gjoksin e pules, peshkun, vezen, fasulet, bizelet, thjerrezat. Mos harro te perdoresh every day sallate mixe me leafy green vegetables, dhe perime me ngjyre red or orange.
Mire do ishte qe ne darke te konsumoje perime te ziera, tarator me kos. Dhe buken, whole wheat.
Aktivitet fizik 30 min ne dite it’s okay, por po pertojme edhe per ato 30 min. Dhe veglat ne palester are so boring, megjithese per ju meshkujt eshte icik me different. Merru me ndonje sport me mire, 3 here ne jave.

2 Likes

Ju pershendes

1 Like

… dhe shijoje ushqimin. Te hash me shendetshem s’do te thote te jete me pak i shijshem, perkudrazi hap horizonte te reja degustative.

Dy sportet me te mira per mbajtjen ne forme jane noti dhe tenisi. T’i vene te gjitha muskujt ne levizje dhe nuk jane boring hic.

3 Likes