Sublimierung (Dashuri e dashurisë, vijon V)

… vijon prej

Paragrafi i famshëm i Fedra të Platonit, të gjëndur edhe në faqet e fundit të Vdekje në Venecie si ilustrim i shkëlqyer i thelbit të novelës, nxjerr sheshit për bukuri gjysmën e hallit të muhabetit tonë, pra thelbin e artistit:

Sepse duhet të kesh parasysh që ne, poetët, nuk mund të ndjekim shtegun e bukurisë pa u bashkuar Erosi me ne dhe pa pretenduar që të na udhëheqë; po, po, sado të jemi heroj - në mënyrën tonë - dhe luftëtarë të disiplinuar, ne jemi si gratë sepse është pasioni që na lartëson, ndërsa dëshira jonë detyrimisht mbetet dëshirë e dashurisë: është ky nepsi dhe turpi jonë. A e kupton tani që ne poetët nuk mund të jemi as të urtë dhe as me dinjitet? Që me domosdo ndjekim rrugë të gabuara, e domosdoshmërisht mbetemi të shthurur dhe aventurierë të ndjenjës? Mjeshtëria e stilit tonë është mashtrim dhe marrëzi; lavdia dhe nderimi jonë, një shaka; besimi që na jep turma, qesharake sa s’ka ku të vejë më; edukimi i popullit dhe rinisë nëpërmjet artit, një ndërmarrje e rrëmbyer që duhet ndalur. E si mund ta përmbushë detyrën e edukatorit kush e ka të lindur prirjen e natyrshme dhe pakthim drejt humnerës?

Gjysmën tjetër të muhabetit - pra faqen tjetër të medaljes të artistit, alias parelliut - e gjejmë tek një roman tjetër i Man, Budenbrokët, i bërë dhe ribërë film katër herë përgjatë një shekulli. Versioni i fundit është një nga filmat më monumentalet dhe më të shtrejtë të kinematografisë gjermane. Gjatë xhirimit të filmit, regjizori Hajnrih Breoler pohon se vuri re ngjashmëri të habitshme midis ndodhisë gjermane të përshkruar në roman - bërë vaki në gjysmën e dytë të shek. XIX - dhe gjëndjes së sotme të krizës financiare dhe ekonomike. Ai u shpreh se në tatëpjetën e kësaj familje “ka një ngjashmëri me të sotmen”; sot e mot tatëpjeta e fuqisë ekonomike dhe rënia e dinastive ngjall të njëjtat reagime dhe ankthe apokaliptike. Romani Budenbrokët - me të cilin Man fitoi çmimin Nobël - është historia e rrënimit progresiv të një familje (tëpkë si tribuja Man). Nëpërmjet përshkrimit të jetës të parëlindurve të katër brezave, përshkruhet dekadenca e një dinastie, gjithnjë më tepër e rafinuar dhe gjithnjë e më tepër e squllur dhe e pafuqishme për t’i bërë ballë ndryshimeve të kohës dhe për t’u mbrojtur prej rishtarëve nepsqarë dhe agresivë që i futen biznesit pa asnjë parim, pa din e pa iman. Trashëgimtari i fundit dekadent Hanno, i marrosur mbas muzikës “të rëndë”, vdes i vetmuar pa lënë trashëgimtare, i mbyllur në tingëllima muzikore torturuese dhe shterpë; një metaforë kjo e shuarjes së familjes dhe shoqërisë borgjeze gjermane si perëndim i perëndive që i lënë shëndenë botës në stil wagnerian.

Në mes polemikave që ngjalli shfaqja e këtij filmi, Presidenti Kohler pohon: “Për ne gjermanët ky libër mbetet gjithnjë pasqyra e qënies tonë dhe kulturës tonë”. Komplimenti është pak i mangët sepse, si rëndom ndodh me ngrefosjen kombëtariste, librit në fjalë i hiqen meritat ndërkombëtare; fjala vjen tribuja e parellijve Agnelli (grupi Fiat italian) tashmë është budenbrok-izuar dhe aschenbach-izuar me kuç e me maç. Ku më shumë e ku më pak, në të gjitha dinastitë plutokratike moderne dukuria në fjalë ndeshet me domosdoshmërinë e një ligji të fizikës: brezi i tretë i nipërve vjen në jetë vetëm për të bërë byk paratë e gjyshërve të përkorë; në rastin më të mirë pinjollët bëhen mecenatë që financojnë veprimtaritë kulturore ose filantropë që shpërndajnë ndihma humanitare, ndërkohë që ndërmarrjet e tyre drejtohen nga mercenarë profesionistë.

FUND

vijon ndoshta me EPILOG …

1 Like

Ose si thotë Zaz, citoj: après l’extase, la lessive.

dranje, nuk e marr vesh kaq shkurt se çfar do me thene artistja lidhur me temen.

Flisni qe flisni, flisni nje çike me gjate, se jemi keq me komente. Nuk komenton me njeri, siç duket peshqit, mbas ekstazes kan shku me la leveret.

tani se ca desh më thënë artistja nuk e di, por ka thënë se çdo gjë përfundon, ka një majë dhe një rënie. është në natyrën e kësaj bote që çdo gjë të përfundojë. duhet të jemi të lumtur kur ka një ekstazë, se ka dhe jetë që kalojnë duke la lëveret e botës… jo se ekstaza vetë do me thënë ndonjë gjë. ajo është veç shëmbëlltyra e diçkaje tjetër…

po mire nuk te shkon ne mendje qe artistja thot keshtu qe te justifikoje veten, psh qe ka qene per vite me radhe robinje e ekstazes se alkolizmit?

Mos i shif kshu te qeshura dhe te gjalla sot per sot, mbas pilafit dalin gjerat e kengetareve te medhoja. Eshte rregull qe keta kane nje mashkull qe i ngop ne dru, e me te cilen jane afeksionuar (me drunin, jo me mashkullin). Funksionon njesoj si me prostitucionin, dajaku i ben prostitutat me prestacionet seksuale niveli per klientet. Pa dajak nuk ka prostituta, pa dajak nuk ka talente klasi ne kenge.

Edhe kjo duket qe ha dru ronshem si Tina Terner qe mbahet si tiger i skenes, e ka ne turi qe ha dru ronshem. Buzeqeshja e saj qe inspiron me lumturi publikun, eshte genjeshtare, shkon deri diku, ka nje vend qe ndalet, aty eshte brenga e saj, aty ku ha dru pra. E verteta e tyre del ne shesh kur mbyllen ne dhome te çveshjes para pasqyres duke heq stolite, atehere shperthejne ne lot me denesa.

Me vone bohen filma tragjike interesante me femna kengetare qe i ben gjeniale druni i mashkullit, qe i shef Stalker dhe i komenton korriksja, i ve noten 10.

Siperfaqesishte ashtu duket , efekt vrojtimi ne shpejtesi ! Ne te vertet tek kjo kategori gjeni vepron , here me aktiv ne hallke, e here me passive por esenca eshte e njejte. Vazhdimesi . Vetem qe transformohet konforme rregullave dhe kerkesave te kohes . Afiniteti i tyre me mahnit vetem per nje gje , sensi i te nuhaturit i asaj qe do te vie , e praktikojne dhe perfitojne. ( pike , ska ligje fizike ketu , ) por ne heshtje ( pa pompozitin qe mundohet te merr imituesi i shtiriur si i pasur i ri ), Ata ( qofte gjenerata e trete ) arrine prap te qendrojne mbi siperfaqe ne krye te hierarkise te shendrruar ne modesti dhe filantropi si trend te kohes .

p.s.
nuk guxova te shenoj fjalen pinjollet sepse ka nisur te me krijoj alergji kur e degjoj ne qarqe te caktuara . aq shume e kane devalvuar ,.
Inkuziion me perkujto te lutem se kujtesa nuk me ndihmon , si quhet ndryshe kuptimi i fjales pinjoll , ( sepse kete dua ta hjek nga vokabulari im )

Zaz, e zbuloj kete teori revulucionare -a ?
Aferim ,i qofte !
Kengetaret te mahnisin , kur duan…

I like ilustrimin me barkodin roze I love you 69.

Goldeneye I found his weakness
Goldeneye he’ll do what I please…

Me keto vargje e gjeti celsin e dobesise e tij dhe te saj Tina Turner.

Si buzqesh valle dua lipa kur thote i don’t give a fuck…

Lera Auerbach’s Lonely Suite for solo violin, which is dedicated to Gluzman, tells somewhat of a story based on the “themes of loneliness and fragmentation”. Each of its six brief sections identifies and in some violinistic way expresses a mood or condition or situation, from “Boredom” and “No Escape” to “Worrisome Thought” and “Question”, the latter turning out to be unanswered. Auerbach uses the violin in the most basic ways, focusing on simple effects rather than flashy virtuosic display or sophisticated melodic material. For example, “Dancing with Oneself” is a kind of pseudo-duet articulated using both bow and pizzicato; “Worrisome Thought” employs col legno alternated with a single-note melody; “Boredom” sounds like a double-stop etude.

We’re back to the agitated, discordant late-Shostakovian world of the disc’s opening work with Auerbach’s Sonata No. 2 (Ah, the sul ponticello!)–and its subtitle, “September 11”, makes its timbral, textural, and thematic context perfectly clear. It’s both angry and meditative, but mostly angry, and here the composer’s avid stylistic regard for Shostakovich is evident everywhere–the chromaticism, the driving rhythmic sequences, the craggy melodies. And speaking of melodies, she manages to briefly incorporate a segment of “America the Beautiful” into the piece, sadly, pathetically spoken by the violin all alone. A mournful, searching solo follows, and when the piano enters once more it’s really a marvelous moment where the keyboard figures and textures perfectly meld into the violin’s moody utterance.

This is really a very fine piece, expertly written for these two instruments, and although I’m very wary of any works that tag onto the 9/11 tragedy either as an obligatory or crassly commercial endeavor, this definitely isn’t one of those. It’s very good music, regardless of its composer’s motivation (she began writing it on September 12), and Gluzman and Yoffe’s performance should convince other artists to consider adding it to their own repertoire. The sound is absolutely first-rate. All I can say is, if you’re ready for this, don’t hesitate!

Eja Maj i dashur, nje pjesez inocente nga Mozart…dashuri mirenjohese qe therret pranveren. (Per kontrast)

per kontrast ndaj kujt? ndaj dimrit? apo ndaj mashkullit qe e nordh ne dru?

Aqua, shif se ka shum lloje kontrastesh:

yha sa kontraste ka, pluralizem kontrastesh:

1 Like

Ndaj kengeve me siper…dmth grave te dhunuara. Sme kishte shkuar mendja per lidhjen midis kengetareve te medha dhe drurit. Me ckujtoj edhe Whitney Huston e rrihte burri…

Ahahaa sa psiqik

Lidhja midis kengetareve te medha dhe dajakut (eros-thanatos) nga mashkulli maço i urryer dhe dashur njekohesisht, ishte pothuaj rregull edhe nen komunizem. Vetem se keto gjera nuk dilnin hapur ne media, pershperiteshin vesh me vesh ne popull, dhe sot jane “harruar”. Kane mbetur vetem disa biografi bajate lavderuse standard. (qe nuk do te thote qe biografite e verteta nuk jane edhe ato standard ne menyre tjeter zdrugim-sex :slightly_smiling_face:)

Me kujtohet nje anektode ndodhur atebote. Nje nje pallat konglomerat me familje ne dy dhoma e nje guzhine, ne mos gaboj tek Shallvaret, u degjua nje ulurime tmerri femije 3-4 vjeç mbas dreke ne pisk te vapes kur te gjithe merrnin nje sy gjume.

-E vrau, e vrau, ndihme po e vret mamin!

Sulen komshijte, çfar ka ndodh çfar ka ndodh!? Hiçgje nuk kishte ndodh, femija kishte asistuar per here te pare ne nje skene seksi midis dy prinderve te vet qe kishin harruar te mbyllin deren me çeles.

1 Like