Sublimierung (Pjesë e katërt)


#1

Gjuha është një sistem citimesh - Karl Kraus

Në kohën tonë e vetmja vepër vërtet me kuptim - edhe në sensin kritik - do të ishte një kolazh me citime, fragmente, jehona të veprave të tjera - Walter Benjamin.

O dashuri, dashuri e pafund …O më zvish prej këtij mishi, o më nxirr nga ky trup, o mjaft, mjaft; sepse nuk mundem më … trupi im, o Zot, nuk mundet të durojë më këtë prishje të vazhdueshme; pra, o më hiq hiq prej botës, o ndalu (…) O dashuri, o dashuri e pafund! … shih, dashuria jote, o Zot, më depërton me vrull deri edhe në trup. Kur, kur do të bashkohen me ty, o Zot, që me kaq shumë forcë dashurie më mban bashkuar këtu në tokë? … Bëje, bëje! Le të vdes dhe të vdesë dashuria! … çfar vdekje e bukur o Zot … të vdesësh viktimë e dashurisë tuaj, viktimë për ty! (…) O dashuri, o dashuri e pafund! Bëj që dashuria jote të më depërtojë të gjithën; tjetër gjë prej teje nuk dua, e di sa i ëmbël është pushtimi yt … - Gemma Galgani.

O Jezu, e sheh se për sa shumë gjëra kam nevojë? Bëmë tënden Jezu, tërë tënden; kryqzomë edhe një herë tjetër, Jezu … . Më bëj tënden … (Ekstazë nr. 24). Jezui më ngriti, më mori në krahët e tij. Çfarë çastesh! … . Sa më përkëdhelte Jezui! Edhe më ka puthur. (Letër për atë Germano nr. 19). Zoti im Jezu, kur buzët e mia do të afrohen të tuave për të të puthur, më bëj ta shijoj hidhërimin tënd (Ekstazë nr. 100). Eja, eja Jezu … eja … më lejo të përqafoj, o i imi Jezu. Tani unë e di sa e ëmbël është pushtimi yt (Ekstazë nr. 64) - Gemma Galgani.

Gjithnjë e më tepër rritet dëshira për t’u bashkuar thellësisht me Shumëtëdashurin, për ta futur brenda vetes dhe për tu bërë një me të – këngë e murgeshave mesjetare gjermane.

Meqë për shkak tim, ti ke hequr dorë nga të gjitha kënaqësitë (më tha Jezui), kam vendosur të martohem me ty në besë dhe të shpall solemnisht martesën time me ju.
Shpirti im atëherë do të mund të plotësojë dëshirën e tij, të struket në gjoksin tënd dhe të gjejë atje kënaqësi qiellore - Caterina da Siena.

Gjatë ekstazës më dukej sikur të isha pushtuar nga një instrument që më depërtonte dhe tërhiqej duke më shkulur mishin … . Isha e mbushur me dashuri dhe e ngopur me një plotësi të çmuar … . Gjymtyrët e mia coptoheshin dhe thyheshin nga dëshira, ndërsa unë tretesha, tretesha, tretesha… - Angela da Foligno.

O Zot, ti kursen tepër burgun tim të butë.
Zemra ime, mbretëresha ime, çfarë torturon shpirtin tënd të paduruar? Nëse unë të lëndoj në thellësi, me dashuri derdh melhemin tim mbi ty. - Mechthild von Magdeburg.

Lutja është një coitus me praninë hyjnore - rabini Izrael Baal Shem Tov, themelues i hebraizmit hasidik.

Një ditë mu shfaq një engjëll tej mase i bukur. Pashë në dorë të tij një shtizë të gjatë në skaj të së cilës dukej të ishte një majë prej zjarri. Kjo majë më goditi më tepër se një herë në zemër, aq sa depërtoi thellë përbrenda meje. Dhimbja ishte aq e mprehtë sa që rënkova disa herë me zë të lartë, por ishte aq e ëmbël dhimbja saqë nuk mund të doja të çlirohesha prej saj. Nuk ka gëzim në tokë që mund të japë një ngazëllim të ngjashëm. Kur engjëlli nxori shtizën e tij, mbeta e ndezur nga dashuri e madhe për Perëndinë - Shën Tereza d’Avila, Autobiografia, XXIX, 13.

Shën Tereza është përshkruar në gjëndje ekstaze të dashurisë hyjnore: statuja është tepër shprehëse dhe plot lëvizje. Një engjëll me një shigjetë në dorë godet gjoksin e shenjtores, si për t’i tejshkuar zemrën, ndërkohë e sheh duke qeshur me butësi. Çfar arti hyjnor! Çfarë epshi! Murgu zemërmirë, që mendonte se nuk e kuptonim na e shpjegonte statujën, përfundoi duke na thënë: “Mëkat që kjo statujë të kujton menjëherë dashurinë profane” - Stendal.

…, atje është statuja e famshme Shën Tereza në ekstazë, që engjëlli rrek ta plagosë. Eshtë një kryevepër e Berninit. Kjo vepër është sublime si dukuri e të vërtetës që e karakterizon, por vështirë të besohet duke e vështruar që bëhet fjalë për një shenjtore, meqë nga pamja në ekstazë e Terezës, në gjëndje të ndezur nga flaka, mund të gabohet lehtë. Engjëlli mund të duket se është Dashuria, dhe Tereza nëna e tij, ose një viktimë e bukur e ligësisë së Kupidit - Markez De Sade.

Në qoftë se kjo është ekstazë mistike, unë njoh shumë femra që e kanë përjetuar – thotë Renan para skulpturës së Berninit.

Ju mjafton të shkoni në Romë për të pare statujën e Berninit për të kuptuar menjëherë që ajo gëzon, shën Tereza, kjo nuk ka dyshim. E me çfarë ngazëllohet ajo? Është e qartë se dëshmia thelbësore e mistikëve është pikërisht të thonë se ata e ndjenin, por nuk ja theknin fare për çfarë ndjenin.
Këto derdhje sperme mistike, nuk janë thashetheme ose dërdëllisje, në thelb janë më e mira që mund të lexohet. (…). Gjithçka që tentohej në fund të shekullit të kaluar, në kohën e Frojdit, çfarë ata kërkonin, të gjithë llojet e njerëzve të mirë përreth Charcot dhe të tjerë, ishte të çohej mistika në çështje sperme. Nëse shihet nga afër, kjo nuk është e gjitha. Ky ngazëllim që përjetohet dhe për të cilin nuk dihet asgjë, nuk është vallë çfarë na fut në rrugë të ekzsistencës? E përse të mos interpretohet si fytyra e Tjetrit, fytyra e Perëndisë, si e provuar prej ngazëllimit femëror? - Jacques Lacan, Seminare, kapitulli VI.

… “eros” është e vetmja gjë që ne kemi, na është dhënë si material bruto, por që mund ta shndrrojme në diçka më superiore, në "agapo" - InkuizitoriMoth.


Sublimierung (Pjesë e pestë)
Sublimierung (Metafizikë e dashurisë ose Dashuri e dashurisë, Pjesa e pestë, vijon I)
#2

I modho, duke e lexuar, seç me hypi nje zjarr i vogel, e per çudi me levizi pakez bateria. Ne fakt po te isha caze me i ri, qofte edhe nja 15 vjet me i ri, qysh ne rreshtin e pare, bateria do mirrte flake :yum: e do rrinte gati tu :blush: Me ta mbaruar leximin, çdo gje u kthye si me pare, bateria vari koken :smile:


#3

Ma ha menja qe ulja e kokes vogel do te ket nodh mbasi bere kete koment makroekonomik me koken e modhe, ky eshte ne fund te fundit venia ne praktike e Sublimierung-ut frojdist.


#4

ja perse e lexoj pp une IV


#5


#6


#7


#8

Pjer, o i degjeneruar, merru me perzjerjet e vererave! (Karl Marks), meqe u zbulove se je edhe makrointerpretues i moth, si e interpreton kete lidhur me temen:


#9

Kete do ta percaktoja keshtu; Ky ukur qe po pi, po gjen frymezimin se si ti shumfishoje asetet e veres, ndersa ai ne kemb po mendon per vuajtjen qe hoqi deri sa e nxorri veren.


#10

Interpretimi nr. 2:

Ai që pi verën, po mundohet t’i japë emër aromave që zbulon gjatë rrutullimit të gllënkës në gojë dhe në rrjedhjes në gurrmaz (fruta, lule, erza, pemë, bimë…), ndërkohë që mendja e transporton në Parajsë!
Ai që servir verën, thotë me vehte: “sikur ta dinte i mjeri me ç’kom’t’qelbta osht shtyp rrushi…”


#11

Sakte xixe, ja dhe ilustrimi filozofik:

… çfarë do të ndodhte nëse kjo kimi do të arrinte në përfundimin se edhe në këtë fushë ngjyrat më të mrekullueshme janë ato që nxirren nga materie vulgare, dhe madje e përçmuar? - Parathenie e vepres Njerzorja, tepër njerzore (Kimia e koncepteve dhe ndjenjave).

Meqe je duke u grind me makroekonomistin e modh per pune paresh, e meqe kemi bo i dor muhabet bashke per paret qe jon te qelbta, si sublimohet qelbsinlliku i pares?

Lene se pergjigjet Pjeri.


#12


#13

E kane thone filozofet e shekujve te kaluar, se parja ndonse e qelbet, sjell/xhiron te mirat materiale.
Shpjegimi im ishte ekonomik, ndersa ai i Xixes ishte sublimor :grin:


#14


#15

aha aha zhardin e prisja pelqimin tend, kjo teme ishte per ty, nuk me zhgenjeve, dy here nuk me zhgenjeve, sepse edhe un nuk u vetzhgenjeva si parashikues.


#16


#17


#18

Njeriu eshte i afte ta ndjeje hyjnoren por jo ta perceptoje me shqisa. Kjo krijon riskun qe ai ta refuzoje ta ndjeje ate cfare eshte hyjnore (edhe pse e do shume ta ndjeje, sepse e di cfare lloj ndjesie eshte), dhe te perpiqet te shkoje te hyjnorja me rruge alternative (dmth rruge te tjera vec sakrifices). Pas perpjekjeve te deshtuara kupton se rruga per te ndjere hyjnoren (te perjetoje Lumturisht raportet me njerezit e dashur) kalon permes sakrifices. Sakrifica eshte bashkim me Zotin, sakrifice dmth to let go idese se pronesise ndaj njerezve dhe sendeve, te japesh dashuri dhe te urosh lumturi pa kushte. Zoti i padukshem eshte prezent in every single relationship qe ne kemi, te dukshme a te padukshme.