Sublimierung (Pjesa e parë)

Pa dyshim që Frojdi është një prej figurave gjeniale më kryesore të epokës moderne; Revolucioni Seksual është vepër kryesisht e tij, e iniciuar dhe themeluar prej tij (njësoj si Revolucioni Komunist prej Marksit). Sidoqoftë, i përbuzur nga kundështarët, apo lëvduar nga dashamirësit dhe ndjekësit, Frojdi (përsëri njësoj si Marksi), matur përmasat e çfarë ka shkaktuar teoria dhe praktika e tij (në vleftë absulute, duke shpërfillur gjykimin me shenjë pozitiv ose negativ), pëlqen apo nuk pëlqen, rezulton figurë kyçe për të kuptuar epokën moderne.

Ky shkrim dosido nuk merret, e as nuk mund të merret dot, me tërë bëmat e Frojdit, por vetëm me gjetjen gjeniale të Sublimacionit, aq tepër gjeniale dhe me aq tepër me rëndësi, saqë barazon tërë të pabërat e teorisë dhe praktikës të tij dhe çfarë ështe bërë në emër të tij nga epigonët që kanë vesin të radikalizojnë duke deformuar mësimet e mjeshtrit (ka edhe një zbulim tjetër akoma më gjenial, lidhur me natyrën e mëkatit origjinal eros-thanatos, që tejkalon të pabërat e teorisë së tij dhe epigonëve të tij, pra vepra e tij ka bilanc pozitiv).

Sublimacioni është rafinimi, ose duke bërë një lojë fjalësh të dyfishtë: është sublimacioni i idesë së tij madhore (një lloj vezë Kolombi): seksi është qendër e veprimtarisë njerzore (seksi në kuptimin e forcës libidike të subkonshit që për parim themelor ka kënaqsinë). Për Frojdin “natyra” e energjisë psikike është thjesht seksuale, por një nga karakteristikat e saj është se ajo mund të ndryshojë drejtim drejt destinacionesh të tjera. Këtë çështje, të Sublimacionit pra, Frojdi e ka trajtuar disa herë në kohë të ndryshme dhe prespektiva të ndryshme, për ilustrim dy citime të nxjerra nga dy vepra kryesore të tij:

Elementët e instinktit seksual karakterizohen nga aftësia për sublimim, zëvendësimit të qëllimit të tyre seksual në një tjetër lloj të ndryshëm dhe shoqërisht më të denjë. Tërësisë së energjisë të fituar në këtë mënyrë për krijimet tona psikologjike i detyrohemi ndoshta për arritjet më të larta të kulturës sonë - Pesë konferenca mbi psikoanalizën (1910).

Në qoftë se kjo energji e çvendosëshme është energji e çseksualizuar, ajo mund të quhet gjithashtu energji e “sublimuar” … Nëse përfshihen në këto çvendosje edhe proceset e mendimit, kuptuar në domethënien e tyre më të gjerë, edhe puna intelektuale do të rezultonte e mbështetur nga sublimimi i forcave lëvizëse erotike - Uni dhe Es-i (1922).

Si çdo zbulues gjenial tjetër, edhe lidhur me çështjen në fjalë, sigurisht Frojdi ka pas pararendës, të afërt në kohë: Niçen dhe Shopenaurin, dhe të largët: Platonin dhe shën Palin. Në fakt pararendësi më i parë mund të quhet përdoruesi i shprehjes të Testamentit të Vjeter “e njohu” në kuptimin e mardhënies seksuale; “njohja” në kuptim biblik identifikon aktin seksual me aktin e njohjes. Ndarja që Platoni i bën dashurise për bukurinë në “eros” (dashuri seksuale) dhe “agape” (dashuri hyjnore), njëkohësisht dhe mbivlersimi platonik i “agape”, trashëgohet nga krishtërimi me fillesë Letra e parë drejtuar korintesve e shën Palit, i cili mëson se dëshira seksuale (dashuria inferiore) duhet lartësuar në “dashuri të vërtetë” dhe më pas në “dashuri hyjnore”.

Një shenjë e ardhjes së epokës moderne, si pasojë e shterimit të krishterimit, është vlersimi i inferiores, dmth në rastin në fjalë vlersim i “eros”, në kuptimin që “eros” është e vetmja gjë që kemi, na është dhënë si material bruto, por që mund ta shndrrojme në diçka më superiore, në “agapo”. Jo rastësisht hap lojën i pari Shopenauri, propagandues dhe propozues i budizmit në Evropën e krishterë:

Në ditët dhe orët në të cilën prirja për kënaqsi epshore është e fuqishme …, pikërisht atëherë edhe energjitë më sipërane shpirtërore mund të ngjallen më fuqishëm; ato mbeten të ngordhura kur vetëdija i nënshtrohet lakmisë; por nëpërmjet një përpjekje të vyer, drejtimi i tyre mund të ndryshojë, dhe ateherë vetëdija, në vend të dëshirave torturuese, pushtohet nga veprimtaria e energjive më të larta intelektuale dhe shpirtërore - Shopenaur.

Epigoni i Shopenaurit i zemëruar me mjeshtrin, Niçe (profet i postmodernizmit), e ilustron idenë e citimit sipër duke ju referuar qartë konceptit shkencor të sublimimit kimik të lëndës së ngurtë drejtpërdrejt në gjëndje gazore, pa ndërmjetësinë e gjëndjes së lëngët:

Nuk ekziston, thënë rigorozisht, as një veprim vetëmohues, as një soditje krejt e çinteresuar; si njëra, ashtu dhe tjetra janë vetëm sublimime, në të cilin elementi themelor shfaqet pothuajse i avullt, dhe zbulon praninë e tij vetëm një vëzhgimi më të stërhollë. Çdo gjë që ne kemi nevojë, e që në fazën aktuale të shkencave të veçanta vërtet mund të jepet, është një kimi e ideve dhe ndjenjave, morale, fetare, estetike, si gjithashtu dhe të gjitha atyre emocioneve që përjetojmë në veten tonë në tregtinë e madhe dhe të vogël me kulturën dhe shoqërinë, madje edhe në vetmi: çfarë do të ndodhte nëse kjo kimi do të arrinte në përfundimin se edhe në këtë fushë ngjyrat më të mrekullueshme janë ato që nxirren nga materie vulgare, dhe madje e përçmuar? - Parathenie e vepres Njerzorja, tepër njerzore (Kimia e koncepteve dhe ndjenjave).

Merita e Frojdit është ndërgjegjsimi përfundimtar i idesë në fjalë dhe përdorimi si kod shpjegues për krijimin kulturor: njësoj si e ngurta shndërrohet në gaz, llumi i libido-s shndërrohet në diçka tjetër më sipërane, avullore, ajrore. Konkretisht në veprën Një kujtim nga fëmijria e Leonardo da Vinçit, Frojdi tregon se si nëpërmjet Sublimacionit libido (energjia seksuale) shndërrohet në dëshirë për njohje (edhe shkencore) dhe krijim artistik, ndërsa në veprën Sikleti i civilizimit tregon se funksjonon njësoj për tërë kulturën njerzore.

(teoria kaq ishte, praktika në pjesën e dytë)

4 Likes

ja perse lexoj peshkun e etur une

Ajo qe duhet thene ne lidhje me sublimimin ka te beje me te qenit i vetmi mekanizem mbrojtes qe konsiderohet i shendetshem kur vendoset ne funksionim nga agjencite e psikikes.

Nuk e kisha hasur ndonjehere kete lloj cilesimi dmth “llumi i libidos”.

Cudi qe Frojdi akoma vleresohet ndonese teoria e tij eshte hedhur poshte pothuajse e gjitha.
Duke nisur qe nga dishepulli i rinnovo Jungu e duke vazhduar me te tjeret.

o sa mirë me qenë murg dmth! aty epshi synon të bëhet dashuri hyjnore! por,

squar, falemneres per pelqimin, por e shef besoj qe un e mbaj fjalen. Apo e ke harru kete dor muhabetin tone?:

Per kete teme do te shkruaj ne te ardhmen, se si qendron raporti i seksit dhe libidos (lidhur me krijimin, edhe krijimin artistik, konceptin e sublimimit ose sublimacionit), dmth kuptimit te gjere te seksit te cilit i referohem. Do ta lidh edhe me Wagner nazistin, meqe ti je muzikant i majte komunist dedakakofonik qe qeke kunder aktit seksual. Por edhe akti seksual ka kuptim me te gjere se pallimi bjelle manivele i vitit 68-te.

ACDC, teorine e Frojdit e kan hedh poshte te gjithe ata qe e vejne ne praktike si pallues dhe te palluar ronshem, pa dallim fele majte e djathte, sepse dihet se ka thone fjordi se rendesi ka vrima, jo felet.

Po ti nuk shef qe ne shkrim permenden edhe Platoni, shen Pali, Shopenauri, Niçja si parafrojdiste, apo te gjithe keta bashke me Frojdin i kane hedhur poshte ngambrapaantikomunistet e oreve te fundit?

As une nuk e kam hasur, me erdhi vetiu si gjetje e sublimuar artistike, megjithse doren ne zjarr nuk e ve, kujtesa te ben ca lodra qe nuk ta merr mendja, nje gje e lexuar e me pas e “harruar” te duket si origjinale.

Sidoqofte, ne qofte origjinale, kjo eshte arsyeja kryesore perse shkruaj pa pagese, ke çfar fiton gjithnje.

Inkuizitoro, e morre vesh ate lajmin qe ne Suedi, kerkojne qe ne pune (firme) te kete dhoma seksi, pasi rrit rendimentin :yum:

Falemnderit per artikullin; po pres vazhdimin.

Nese deshiron mund te zgjerosh domethenien e “llumit te libidos”. E evidentova se ishte nderfutur mes 2 referimeve dhe dukej si vazhdim i tyre, dmth konsiderate e teoricieneve.

Sa i perket zhvendosjes se impulseve libidinale tek njohja, shkenca, etj, m’u kujtua nje pyetje e nje psikoterapisti psikoanalitik se “cili eshte projekti i pare kerkimor qe ndermerr njeriu?”.

Kete lajm nuk e kishin medjat ketej.

Ju te Amerikes, nuk keni nevoje, se nuk o ftohte aty, nxehtesia dhe politika e nxehte, bo punen e vet aty :yum:

jo, jo nuk kam ndonje gje te veçante per te thene per llumin, e kam perdor si metafore kundervenese e distilatit, si psh ne rastin e llumit te bersise nga nxirret distilati i rakise ball kazani (“ilaç, ilaç osht vallaji!”), ose rasti me shkencor i kollones se distilacionit te fraksionuar te naftes:

Duke pas parasysh sa me siper, “llumi” nuk ka kuptim negativ, ne fakt te gjitha fraksjonet distilate (produktet) te kollones naftes kane vlere, “llumi” eshte asfalti (bitumi) i domosdoshem per te ndertuar rruge mbi te cilat levizin makinat qe perdorin benzine, nje tjeter distilat “me artistik” dhe me lart ne kollonen ne fjale.

Konkretisht seksi (libido) origjinalisht (historikisht eshte tjeter gje) nuk ka asgje te piset ne vetvete, perkundrazi, eshte e vetmja gje qe kemi, e vetmja energji potencjale qe kemi. Problemi eshte si e perdorim dhe si duhet ta perdorim? Ekzaktesish si ndodh me naften.

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Sipas meje, qe me teper se psikoterapist, jam psikopat, “projekti i pare kerkimor qe ndermerr njeriu” eshte gjiri. Tani e kam harruar emrin, por mund ta gjej, nje psikoanalist i njohur ka thene se ne fillim fare ekzistonte gjiri, dhe terheqja ndaj bukurise harmonike dhe utilitare te gjirit ka brenda krimbin e shkences, sepse mbas admirimit te formes se gjirit automatikisht vjen pyetja: çfar ka brenda?

Meqe ra fjala, mu me ka be pershtypje nje gje qe me duket si gjetje origjinale (gjithnje me frike se eshte ndonje loder hajdute e kujteses): si eshte e mundur qe ngado shef piktura te Madones me gji jasht ku “kalamoni” çuça kua e çuça la te bera ne nje kohe obskurantiste rreptesisht te ndaluar seksualisht, aq me teper figura e nderuar e Madones?

Kete ide e kam pasur per here te pare ne nje vagon mallrash treni Laçit njerzit ngjit me njeri tjetrin dhe katunarja u ul mbi valixhe e nxorri nje gji te fresket ngjyre roze per t’i dhene te pinte gesu bambinos, ne mes te lapanjozave tere qime qe vinin ere perç.

Problemi eshte si e perdorim dhe si duhet ta perdorim?

Ki parasysh qe kemi te bejme me nje teori deterministe, ku shumecka e shfaqjeve te sjelljes eshte e paracaktuar nga precedentet, relativisht ne menyre te pakthyeshme. Ne kete kuptim, libidoja eshte e pakontrollueshme dhe e padevijueshme mbas nje fare etape te zhvillimit (pervec se ne rrethana shtrenguese).

Ndersa gjiri apo dhe biberoni, simbolikisht eshte “outlet-i” i pare i kontaktit me boten jashte vetes (qe ne foshnjeri nuk ekziston si koncept pasi kufinjte e vetes jane jashte aftesive kognitive te foshnjes). gjiri ka 2 funksione: permbushja e pulsioneve (mbijetesa fizike dhe afektive, ekzistenca) si dhe frustrimi (anihilimi). Pra ekzistenca dhe frika e mosekzistences perjetohet nepermjet qenesise apo mungeses se gjirit.

Mbi metaforen e gjirit ne fakt bazohen rrymat e psikoanalizes se koheve te sotme ose quajtur ndryshe teorite psikodinamike.

Ndersa projekti i pare kerkimor sipas atij psikoanalistit ishte zbulimi se si ka ardhur njeriu ne jete, dmth ca bejne prinderit me njeri-tjetrin. Per me teper mbi kete te fundit: https://en.m.wikipedia.org/wiki/Primal_scene

e prite Peshkun deri tash ti ,qe te mesosh rreth Sublimierung-ut dhe Frojdit ?
Une jam kurioze se cfare do te na praktikohet ketu nga kjo qe lexova ne pjesen e dyte …?

1 Like

I MODHI ktu e paska shkri talentin aq sa Manjoles prej Tirone i paska ik petlla fare , tani i ka ik prej Uni -t dhe Es-it qe ne punen e tyre intelektuale do te rezultonin te mbeshtetur nga sublimi i forcave levizese erotike apo qe Frojdi qe kurvar, kte presim qe te na e thote vete , sidoqofte Tiku mund ta beje nje perpjekje e ta ftoje ne pjesen e dyte ku gjerat duken se do jene me interesante :wink:
Interesante por pak e forte Tiku , na e bej jeten me te thjeshte .
Titulli , i Larte :slight_smile:

1 Like

Akoma me frojda kta, ne cader projektohet e ardhmja

1 Like

Bukuri, por une nuk jam frojdist, siç nuk jam edhe marksist determinist historik, thene me ne pergjithsi nuk besoj ne determinizem. Te vetem determinizem qe besoj, eshte qe njeriu eshte i lire, i lire deri edhe te mposhte libidon e tij, ose me sakte te perdore libidon duke i vene fre dhe drejtuar me kapistall si nje kali te harbuar. Pikerisht kete ka bere vete Frojdi, si edhe çdo gjenial tjeter psh da Vinçi. Vete teoria frojdiste nuk eshte gje tjeter veçse libido e sublimuar.

Por pozita ime eshte pak me e sterholle se e antifrojdisteve (dhe e antimarksiteve, shpesh e njejta gje si ACDC elektroshoku qe i mban per kaqola çifute), i pranoj qe jane gjeniale, biles qe jane njerez te providences qe kryejne nje misjon historik, por jane njerez si te thuash te providences negative (perfshire ketu edhe shume çifute te tjere, me kryesoret Marksi, Kafka, Ajshtajn).

E kam veshtire te shpjegoj gjithçka me nje koment, por tentoj te shpjegoj diçka nepermjet determinizmit historik marksist. Absolutisht nuk ishte e determinuar qè Revolucioni Komunist te ndodhte ne menyre fatale, mund te mos ndodhte nese njerzimi ose nje sasi njerzish ne nje kontest te caktuar historik dhe gjeografik te kryenin nje pergjegjsi me rendesi providencjale e cila do ta bente te kote Revolucjonin, sepse qellimi i Revolucjonit do ta kryente Evolucjoni, dhe Stalkeri megjith t’Modhin Godard do t’i mbetej vetem t’i binin me dore (Korriksja me themer), s’kishin ç’te benin tjeter. Shok Enver shume shume do te ishte bere Drejtor i Liceut Freng te Korçes.

Nga kjo teme ketu poshte mund te kuptosh se çfare dua te them, Olivetti (dhe Cuccinelli si pasues) kishte per qellim te evitonte hendekun historik midis padrone dhe puntore, te nxirrte te kote le Brigate Rosse (ishte koshjent per kete, e ka thene vete). Tjeter pune se kjo nuk mund te realizohet nga nje padron, por as edhe nga 100 mije padrone. Ekziston nje teknologji shpetimi, kjo pune ka rregulla si per çdo pune tjeter. Olivetti dhe Cucinelli jane shenja fatale te realizimit fatal determinist te Mbreterise se Qiejve mbi Toke, i vetem determinizem:

Meqe pergjegjsia historike nuk u krye, si shpesh ne histori, atehere kryhet Revolucjoni si fatal determinist, vlo druni me nje fjale!

Shkurt muhabeti, ki parasysh mundesine historike qe librat e Marksit dhe Frojdit te mbeteshin ne rafte biblotekash te frekuentuar nga akademike, dhe bota nuk do te kish vuajtur Rev. Komunist, dhe Rev. Seksual qe akoma po vuan sot, e kushedi si do mbaroje kjo pune qe akoma nuk po i duket fundi. Ja te na sjelle Stalker ndonje film futurist t’modh me kampe perqendrimi me pallim te detyruar, ne vend te atyre me pune te detyruar tip Spaçi.

Sa per gallate kush mund te jete drejtor i ketij lloj burgu ose kampi perqendrimi? (jo nga peshqit anonime, nga elita reale me libido te determinuar)