Sublimierung (Pjesë e dytë)

Me thënë të drejtën kur shkrova në fund të Pjesë e parë shënimin “teoria kaq ishte, praktika në pjesën e dytë” nuk e mendoja reagimin në përgjithsi të peshqëve shprehur pozitivisht për shkrimin, ndërkohë edhe shumë kuriozë për praktikën. Ndoshta gabohem dhe keqkuptoj pritshmërinë (ndodhin rëndom keqkuptime midis autorit dhe publikut) si të interesuar personalisht: “mirë që na e mbushe mendjen me teorine e Sublimacionit, por si t’ja bëjmë ne libidinozët që të sublimohemi në praktikë?”.

Nëse është kështu dhe unë nuk jam gabuar, pa dyshim kërkesa është krejt legjitime, e vërtetë dhe shumë reale; në fund të fundit çfarë rëndësi kanë teoritë nëse nuk i aplikojmë realisht në praktikë? Problemi është se nuk isha pregatitur për një situatë të tillë, dhe nuk di nëse jam në gjëndje të bëj punë laboratori për të sublimuar praktikisht anonimë, ose edhe jo-anonimë me të cilët nuk kam asnjë intimitet, dmth nuk njoh fare kontestin e jetës së tyre reale, e për më tepër sublimimi (në kuptim pozitiv) si praktikë tani është krejt jasht mode. Konkretisht jetojme në epokë ku vështirë të gjesh njeri që sakrifikon pa fitim konkret, më konkretisht pa pa pare me sy, ose pa parë ndonjë tjetër gjë të konvertueshme në ekuivalent të përgjithshëm.

Në këtë situatë çfarë kisha në plan për të shkruar në vazhdim më dukej krejt pa vënd, nuk dija çfarë të shkruaja, e në fillim thash ta le fare ketë punë, mjafton vetem teoria. Më pas me dukej si punë tradhëtie, edhe ndaj vetes, që të mos botoja edhe Pjesën e dytë të premtuar, kështu vendosa ta botoj siç e kisha shkruar (sigurisht me ca ndryshime) me shënimin se edhe kjo pjesë është teori që rrëfen se si ca persona t’mdhej e kanë vënë Teorinë e Sublimacionit në praktikë.

Rasti më evident dhe më praktik i Sublimacionit frojdist është rasti i castrati, i të tredhurve qëllimisht për tu bërë këngëtarë me zë engjëllor:

Ky rast merr shumëfish vlerë praktike në kontestin e Peshkut ku kundështarët qëllohen boleve me njëri tjetrin, pra ka shumë gjasa që në të ardhmen shumë peshq te nderuar të bëhen këngëtarë t’mdhej castrati. Gjë shumë e lavdëruar, por vetëm me një rrezik sipas folkut tirons: “osht njeri pa bole fare!”

Shëmbulli më ilustrues dhe më i njohur e Praktikës të Sublimacionit është Dante Aligeri: Komedija Hyjnore nuk do të ishte shkruar nëse Dantja do të kishte palluar Beatriçen. Kuptohet që Dantja nuk e kërkoi, por pësoi këtë praktikë fatkeqe dashurie të pamundur seksuale, shkaktare për një vepër madhore që mbyll krijimin artistik mesjetar dhe hap një epokë të re krijimi. Dantja nuk është i pari poet modern, por i fundit poet mesjetar.

Ekziston edhe rasti analog i Wagnerit, megjithse me ca specifika moderne ndryshe. Vepra e tij madhore Tristani dhe Isolda, konsideruar rëndom maja më e larte e Romantiçizmit (dmth maja më e lartë e artit - sepse arti në kuptimin klasik të fjalës vetëm romantik mund të jetë -, mbas kesaj vepre, arti vetem shkërmoqet), është pasojë një dashurie të pasionuar platonike midis Wagner dhe Mathilde Wesendonck, e cila ishte gruaja e mikut të tij më të ngushtë, bankier, admirues i muzikës së Wagnerit dhe bamirës i tij. Wagner dhe gruaja e tij Minna ishin mikpritur nga çifti Wesendonck në Zyrih, meqë Wagner ndiqej penalisht në atdhe si pjesëmarrës aktiv me armë në dorë në Revolucionin e dështuar të Drezdenit (1849). Pa u zgjatur shumë në përshkrimin e një skandali të denjë për një telenovelë, Wagner, mbas një sherri me gruan e vet xheloze dhe mikun e tij të tradhëtuar, u ngujua i vetmuar në një hotel në Venecie. Në fillim ai ishte shumë i dëshpëruar dhe mendonte të vetëvritej, por më pas e mori veten dhe filloi të shkruajë tekstin dhe muzikën e operës Tristani dhe Izolda. Ndërkohë i shkruante letra Matildës, gjithashtu mbante një ditar dedikuar asaj, gjithçka botuar postmortum. Gjatë leximit të letërkëmbimit dhe ditarit, vërehet ftohja graduale e pasionit dashuror për Matild Isoldën, dora dorës pasioni i Wagnerit shndrrohet, më saktë Sublimierung-ohet, në art, në poezi dhe muzikë. Ta do mendja që kur opera përfundoi, u shua edhe zjarri i dashurisë, e cila shndrrohet në thjeshtë miqsi, letrat bëhen formale dhe deri të mërzitëshme. Historia e kësaj dashuria të pasionuar përfundoi në një takim fomal midis protagonistëve, distilati tashmë ishte paketuar në pavdeksi, kishte mbetur vetëm bërsia.

Tristani dhe Isolda është një rrëfenjë mesjetare e ndryshuar nga Wagner në historinë e një dashurie të pa konsumuar fizikisht si vendim i marrë me ndërgjegjshmëri nga të dy palët. Opera në fjalë është krejt në përputhje me filozofinë budiste të Shopenaurit, admiruar prej Wagnerit, me ambicje arritjen e gjendjes së Nirvanës që kërkon sakrifikimin e dëshirës, në këtë rast të dëshirës seksuale. Pra tëpkë historia e dashurisë platonike midis Wagnerit dhe Matildës. Me këtë vepër për i castrati, Wagner autocastrato si praktikë e qëllimshme, ndryshe nga Dante castrato nga halli, por nga ana tjetër njësoj si Dantja për nga rezultati madhor i veprës, mbyll epokën e krijimit klasik si i fundit krijues romantik që hap epokën e krijimit modern, pa qenë i pari krijues modern, por i fundit artist romantik. Tristani dhe Isolda, vepër me motive muzikore në kufi të muzikës atonale (dodekafonike), është zanafillë e estetikës dekadente me pasojë tërmetin e Avangardës.

Pra e tërë kjo është një histori transferti dhe sublimimi, jeta transferohet dhe sublimohet në art, sigurisht ndodhi edhe anasjelltas. Wagner shfrytzoi aventurën e tij për të prodhuar art, deri në ç’mase ka qenë i ndërgjegjshëm kur luan pjesën e tij në këtë histori castrato është punë për të. Punë për të tjerët është se Wagner si krijues ishte i ndërgjegjshëm që kryente një proces sublimimi, dëshmuar nga një letër shkruar Franc List:

Meqë në jetën time nuk kam gëzuar kurrë lumturinë e vërtetë të dashurisë, dëshiroj t’i ngre një monument kësaj më të bukure nga të gjitha ëndrrat, në të cilën dashuria do të jetë plotësisht e përmbushur, nga fillimi deri në fund. Jam duke punuar një “Tristan dhe Isoldë”.

(ka edhe pjesë të tretë)

4 Likes

Erdhi e dyta , tamom praktike " Komedija Hujnore nuk do te ishte shkruar nese Dantja do te kishte palluar Beatricen " , pse e ve doren ne zjarr qe Dantja nuk e palloi Beatricen ?

‘’ Sepse Arti ne kuptimin klasik te fjales vetem romantik mund te jete "
Pse ? mund te jete Dramatik , Historik , sic mund te jete dhe Erotik , pse vetem Romantik ?

ashtu he, po ti per çfar e ve doren ne zjarr? Se i bi me dyshu per gjithçka ne histori. Ti psh meqe je nacionalist i djathte, a e ve doren ne zjarr qe Mamicen e ka pallu Ballaban Pasha, biles ka pallu edhe vllain e saj?

arti mund te jete edhe teatral, mund te jete edhe gastronomik, ka lloj lloj artesh, ekziston edhe arti i falsifikimit, por kur thuhet art romantik kuptohet qe flitet per rrymen e Romantiçizmit qe permban konceptin e sublimes ne art, si maje e artit, art per art, art ne vetvete etj.

Sublimierung si proces vjen pas frustrimit seksual? Dmth eshte produkt i tij?

Sa me i frustruar seksualisht, aq me sublimues, aq me i civilizuar.

Majmunit te pare qe nuk ia dha majmunesha, u be njeri (u nis drejt qyteterimit) :slight_smile:

Kafshet tjera s’bene art etj, sepse s’kane komplekse seksuale.

Me te pallume u nis edhe pjesa e dyte!!!

Edvin Kristaqi pranej asht piktor i deshtum,pasi energjine seksuale e ka shperdoru t’u ba seks te rendomte, ne ven qe ta sublimeringonte tu e shendrru ne art sublim. Kshtu?
Simas ksaj,kshtu si po e kuptoj une,gjithe kryeveprat e artit, qenkan vepra te nje lloj masturbimi te shpirtit te artistit.

duroni ju o te palluar / ju, o te palluar ane e mbane, sepse ka edhe pjese te trete, edhe te katert ndoshta, ku shpjegohet se behet art pa u palluar, por behet edhe art duke u palluar. Siç ju eshte demostruar vazhdimisht, bota eshte strukturuar si dyfelore.

Ne paranteze, nese je i frustruar seksualisht, si te pallohesh si te mos pallohesh, i frustuar seksualisht mbetesh.
Po njesoj, duke i kthy pergjigje edhe brandit qe ne pjesen e pare me kerkon te mos i komplikoj jeten, jeta e komplikuar eshte edhe kur ben nje jete te rendomte “si gjithe te tjeret”, biles nje jete e rendomte eshte nje jete akoma me e veshtire, edhe ne kuptimin qe dibranet perdorin fjalen “e veshtire” = e peshtire.

Mezi po e kuptojsha ne fillim shkrimin, por duke lexuar me poshte, sikur po qartesohej disi, e duke lexuar edhe komentet, arrita te kuptoj diç me shume.
I modho, çfar do te thote; ’ Libidinozet ’

“Libidinoz” eshte nje neologjizem i modh i sapo krijuar prej meje; e do te thote person i varuar nga libido-ja, njesoj si “alkolist” varet nga alkoli, ose nga shishet e veres ne qillar.

Prej veres ne qilar mu kujtu edhe nje shpjegim tjeter: libidinoz eshte nje person qe varet nga bythet e kamarjeres qe i sjell qoftet.

Libidinoz eshte pak a shume si tuberkuloz, dmth i prekur nga bacili “ngambrapa”, qè eshte nje tjeter neologjizèm akoma me i modh, me i modhi i kesaj epoke qe perjetojme, sepse ka 1000 sfumatura kuptimesh, megjithse libidinozet i japin vetem njè kuptim, ate me konkretin, me materialin.

1 Like

Molly Brown: [to the group who are dining at the same table] Hey, uh, who thought of the name Titanic? Was it you, Bruce?
Ismay: Yes, actually. **I wanted to convey sheer size, and size means stability, luxury, and above all, strength. **
Rose: Do you know of Dr. Freud, Mr. Ismay? His ideas about the male preoccupation with size might be of particular interest to you.
Ruth: [whispering] What’s gotten into you?
Rose: Excuse me.
[She rises and leaves]
Ruth: I do apologize.
Molly Brown: She’s a pistol, Cal! Hope you can handle her.
Cal Hockley: Well, I may have to start minding what she reads from now on, won’t I, Mrs. Brown?
Ismay: Freud? Who is he? Is he a passenger?

:smiley:

Tani, ti vete kur do mbash nje qendrim, apo s’e ke ndare? Me mire te dish, apo te kesh? Per rastin ne fjale e kam… :slight_smile:

Eshte nje film shqiptare - “Une e dua eren” - ku protaginsti,nje piktor,perfaqsues avadnguard (perparoje) i shoqerise, bie ne dashuri me nje vajze qe po perjetonte nje drame. Piktori mer vesh se vajza kishte pas nje te dashur perpara tij. Perfaqsuesi avanguard(perparoje) i shoqerise megjithese me veshtersi,i’a del qe ta pranoje vajzen me gjithe historine e saj te dashurise. Po hostoria e vajzes nuk maronte ktu. Ajo ishte shtatzane. Aty, perfaqsuesi avandguard(perparoje) i shoqerise thyhet dhe nuk e pertyp dot me. Historine e tij po u’a tregon nje grupi miqsh ne nje ambient shpie si nje histori te dikujt tjetri. Nje miku i vet ne brendesi te asaj qe po perjetonte e pyet,"po ti,ti si do te veproje ne nje rrethane te tille?

Pjeter, mos e ngatarro te Modhin me q… se do i iki fiqiri, lere ne boten e vet te artit sublim :yum:

*Pararoje.

*Ngambraparoje.

Blend, me duket se per kete pune kam qene i qarte prej kohesh, megjith kete kesmet shihemi ne pjeset e tjera ne vazhdim. Pse jo te dyja, te dish dhe te kesh?

pastaj kjo lloj pyetje eshte shtruar gabim, edhe per faktin se e shtrojne intelektualet qe zakonisht dhe per zanat jane ata qe duhet te “dine”, padronet e diturise. Pra e bejne pyetjen per te treguar qe e ditura eshte me superiore se pasja. Mund te jete e kunderta.

Ups! Varja…

Pjeter, e kishe ma mire komentin, kot e hoqe keshillen, hiç mos u druaj.

Kam qan pak si n’tym dhe neper tym me humi fjala “pararoje” dhe po ashtu ne tymnaje kam shtu edhe naj fjali te tepert.

Që Freudi ka qenë psikiatër pervers kjo gjë duket nga fakti se ai ka vënë seksin në bazë të gjithë aktivitetit psikik, para-psikik dhe mbrapa-psikik ,
por që ai ka qenë edhe psikiatër kopil kjo gjë vërtetohet thjesht nga “Sublimierung-u”, një portë gjithmonë e hapur për të gjitha interpretimet e teorisë së tij.
Në këtë rast, kopil-lliku nënkupton një artificë të mendimit intelektualist, suksesi i të cilës është në përpjestim të drejtë me nivelin profanitoz të mjedisit.
(P.S: e sheh Inkuzitoro e shpika edhe unë një neologjizëm).