Bukuria do të shpëtojë botën

Që prej Pranvera e Pragës (1968) është tepër e njohur dhe tepër e diskutuar shprehja “socializëm me fytyrë njerzore”, por është më pak e njohur përveshja e saj si çorap “kapitalizëm me fytyrë njerzore”, të cilin janë munduar ta praktikojnë dy pasunarë vizionarë italianë: Adriano Olivetti, prodhues i të famshmes homonime makinë shkrimi, dhe një ndjekës i tij: Brunello Cucinelli, prodhues veshje di marca prej lesh kashmiri. I pari kishte për ambicje “ndërmarrje e përqëndruar në komunitet”, ndërsa i dyti “ndërmarrjen e përqëndruar në njeri”; në fakt e njëjta gjë, siç është e njëjta gjë çfarë janë munduar të realizojnë. Nëse i pari është i rëndësishëm si pararendës (*), i dyti është i rëndësishëm se e nxjerr sheshit rrënjën e veprës së tyre kur nuk ndruhet të thotë se është vazhdimsi e frymës së dy shënjtorve të lindur dhe aktivë në krahinën tij (Umbria): shën Françesku dhe shën Benedeti. Vetë Brunello Cucinelli lutet çerek ore çdo natë pranë zjarrit të oxhakut, dhe merr vendime për ditën e nesërme.

Shën Françesku është i pari shënjtor që dashuroi natyrën, kafshët, bimët, tokën (të dy afaristët në fjalë fiksohen në “ide e teritorit”, ndërmarrja të pasurojë dhe të zbukurojë teritorin ku ndodhet), ndërsa shën Benedeti i pari që dashuroi punën; ideja koncentrohet në shprehjen e famshme të tij Ora et labora (Lutu dhe puno). Ndërmarja si institucion zanafillon me Rregulla benedetine, e cila organizoi dhe disiplinoi jetën endacake të murgjërve duke i ngujuar në manastire, që për kohën funksjononin si të vetmet ndërmarrje artizane ku ushtroheshin të gjitha zanatet artizane e bëheshin të gjitha shpikjet teknologjike. Evropa industriale moderne është vepër benedetine, për këtë arsye shën Benedeti konsiderohet shënjtori mbrojtës i Evropës Bashkuar.

Pa u zgjatur më tepër, tema mund të shtjellohet dhe sqarohet me tej me komente për të interesuarit. Hë për hë klikoni dy video, njëra më zyrtare dhe më formale, me vlerë për anglishtfolsit shqipëtarë që nuk ja thekin italishtes:

dhe tjetra më intime dhe me më teper informacion në gjuhën e tij amtare:

dhe një video tjetër ku Roberto Benin mban fjalë para Parlamentit Evropian për efektin beneditin ora et labora:

Trajnimi intelektual i Cucinelli-t ka qene kafeneja italiane e katundit, ku në mbrëmje mblidhen të gjithë bashku: te pasur, të varfër, të punësuar, te papune, të diplomuar, fermerë, punëtorë, katundare. Studjoi ne universitet per gjeometer, por nuk dha asnje provim, perveç gjeometrise deskriptive (njesoj si Steve Jobs student universitar arriti te beje vetem nje kurs kaligrafie disa mujor).

Fillimi historik i ndermarrjes pa asnje lek ne xhep; prodhimi i pare: pesë pulovër kashmiri, mbas 7-8 vjetesh ndermarrja prodhonte rreth 200 mije lloje te ndryshme veshjes prej kashmiri. Kompania sot ka rreth 1500 punonjës dhe operon në mbi 50 vende duke tregtuar kudo me sukses. Në vitin 2014, shitjet u rritën me 10.4%, dhe tani kompania ka një vlerë tregu prej rreth një miliardë euro. Ndermarrja e tij eshte e kuotuar ne bursen e Milanos, pra Cucinelli ka hyre ne klubin e miliardereve te zgjedhur, i gjashti ne Itali si pasunar.

Cuccinelli perdor 20% të fitimeve te ndermarrjes për shoqaten e tij jo-fitimprurëse ne mbrojtje te dinjitetit njerëzor, nderkohe paguan punëtorët e tij me paga 20% më të larta se standardet e industrisë analoge. Ne vitin 2012, pati nje mbifitim, te cilin i shperndau duke i dhuruar ne fund te vitit çdo punonjesi shumen 6 mije euro (tredicesima). Orari i punes: nga ora 9 deri në 17:30 fiks, absolutisht e ndaluar puna jasht orarit, me qellim per te ruajtur dhe racionalizuar energjine krijuese puntore. Nuk ka dallim rroge dhe vendi pune midis puntoreve te thjeshte dhe stafit te kualifikuar drejtues, punohet bashke ne komunitet dhe barazi.

Ndermarrjen e ka vendosur në një kështjellë të shekullit XIV te restauruar prej tij, dhe ekipi i ndermarrjes punon në mes kupolave dhe mureve me afreske. Kuptohet, per te ndikuar estetikisht mbi punonjesit.

Ne katundin e gruas se tij ka ndertuar nje kompleks arkitektonik qe përfshin një teatër, një amfiteatër, një lloj punishte-shtepi-shkolle te projektuar sipas modelit te bashkesive puntore mesjetare të artit dhe artizanatit (Leonardo ne te ri mesoi ne punishten-atelie te Verrocchio-s), ku mësohen teknikat e “punimit manual”, zhvillohen kurse ne anglisht, per arkitekturë, filozofi dhe kulturë e lartë humaniste; ka ne projekt ndertimin e tre parqeve natyrore ne zona industriale te shkretuara dhe shemtuara nga ndertime pa kriter (token tashme e ka blere). Të rinjtë që ndjekin shkollen-punishte (bazuar ne mesimet estetike te Morris dhe Ruskin) janë të lirë te zgjedhin të punojne për biznesin e tij ose për ndermarrje të tjera italiane. Kunder interesit te tij, nuk prodhon jasht vendlindjes tij te dashur, Italise.

Motoja e ndermarrjes tij eshte: njeriu është kapitali me i çmuar i ndermarrjes dhe fitimi nuk shihet si një qellim ne vetvete, por si një mjet për ta fuqizuar ndermarrjen dhe mundesuar punonjesit te jetojnë plotësisht në përputhje me natyrën, duke ndjekur “virtytin dhe diturine”. Cucinelli eshte i pasjonuar mbas leximit, nese nje liber i pelqen, blen 100 kopje, ben nje mbledhje me puntoret per te diskutuar bashke per librin ne fjale, pastaj i shperndan kopjet falas.

Ambicja e tij eshte te shese mall te vertete e te shtrejte qe nuk vdes kurre, psh një triko prej leshi kashmiri eshte shume e shtrenjte (rreth 1000 euro), prandaj nuk hidhet kurre ne plehra si triko najloni ose pambuku, shume shume i dhurohet nje tjetri. Malli duhet te kete bukurine e përjetësisë. Kjo eshte nje menyre per te luftuar histerine konsumiste moderne “perdor e hidh!”, pra prodhon mall niveli te larte, me koncept etik dhe estetik.

Motivi perse krijoi ndermarrjen e “perqendruar ne njeri” eshte biografik, ja ç’thote (kaq vlen per te kuptur gjithçka si shef kuadri):

Pjesa e parë të jetës sime janë vitet me të cilet ndjehem me i lidhur emocionalisht; atehere ne punonim tokën pa makineri, duke përdorur kafshë. Kështu kam akoma para syve dhe veshëve sensin e natyrës që ka permbushur tere fëmijërine time. Flas për vitet gjashtëdhjetë, kur Italia u modernizua dhe im ate, si shumë të tjerë në atë kohë, ëndërronte të braktiste katundin për të punuar në fabrikë. Mbaj mend se kjo përvojë me ka lene mbresa negative, sepse kur punonim token ishim gjithnje te qeshur, dhe arrinim të ngrinim syte nga qielli për të bere një pushim e për të folur rreth motit; dëgjonim kumbimin e këmbanave që njoftonin afrimin e një stuhie, dhe kjo ishte thjesht shumë romantike. Nuk është se nuk me pëlqente fakti që im ate u detyrua të ndryshonte ritmet e jetes dhe punes kur u punësua në fabrikë, por nuk duroja dot poshtërimin qe i behej ne pune. Nëse ju keni një punonjës në fabrikën tuaj dhe një ditë i afroheni dhe i thoni: “Ju nuk e kuptoni asgjë!”, në praktike eshte si ta keni vrare, sepse minoni autostimen e tij duke e lene pa dinjitet. Në qoftë se unë te respektoj, nderimi im ngjall tek ju ndjenjën e përgjegjësise, dhe në qoftë se ju ndjeheni përgjegjës, kjo stimulon shpirtin tuaj krijues, dhe atmosfera e bashkepunimit do të jetë shume më e mirë. Sytë e trishtuar të tim eti, kur vinte në shtëpi në mbrëmje mbas pune, kanë qenë një burim frymëzimi për mua, aq shumë sa që në moshën 15 vjeç vendosa të behem mbrojtës i dinjitetit njerëzor. Mund ta kisha arritur këtë objektiv edhe si fermer; nuk behej fjale per tu bërë pa tjeter biznesmen, por thjesht për të bërë të pamundurën në mbrojtje te dinjitetit njerëzor perreth meje.

;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

(*) Adriano Olivetti është pararendës edhe i Steve Jobs (nga ana tjetër Cucinelli është i pashkolluar, njësoj si Jobs, vjen nga “kulturë e kafenesë”):

Per kë do të thellohet në temë (materiali është ne anglisht në fillim, dhe me pas edhe ne italisht):

http://investor.brunellocucinelli.com/yep-content/media/The_Rake_-_Issue_38.pdf

2 Likes

Eh ceket,hingarezet apo polaket… sa para jane nga ne persa i perket identitetit kombetar.Ata e dinin qe nuk i Perkins in Lindjes dhe luftuan ashper kunder sundimit rus.
ndersa ne… pas Gjergjit te Madh kemi pritur me duartrokitje pushtimin italian,gjerman,jugosllav,Sovjetik apo kinez…
Cfare jemi Lindje apo Perendim?
As vete nuk e dime…

acdc, po pushtimin amerikan, pse nuk e ve ne hesap?

I lutna admineve te mos pranojne video ne gjuhe te jashtme,se ta zeme,mund te sjelle edhe Pjeri video ne hollandisht dhe Beluli qe mund ta merte vesh,s’eshte me ktu.

o i zemruar, o mirditor 24 karat, edhe ti ankohesh qe je filoitalian filokatolik?

Te tre personat ne video, politikisht jane felore te majte katolike, si ty.

Une flas parimisht,pse e kthen ne personale?

nuk kom me ty, e kom personale me Belulin, qe Kinostudjo Shqipria e Re nuk ka ba nji film per Cuccinellin.

Beluli megjithmen u afirmu si ndjekes i apasionum i filmave shqiptare,po ti s’ke pse e redukton prezencen e tij ktu,vetem ne shkembime batuta filmash. Ai ishte(eshte) i mencur per te repliku me kedo, sidoqe te ishte argumenti,po refuzonte te hynte ne gerr-merret virtuale, qe nuk jane te pakta mes tënë.

jo me ç’ne, çfar gerr verresh thu ti. Ja psh ne kete teme nuk ka asnje gerr verr, ka vetem komente per te ardhmen e ekonomise, ndermarrjes dhe prodhimit industrial, lidhur me bukurine e teritorit.

gerr gerr gerr

I monasteri benedettini sono da 1500 anni un esempio illuminante di che cosa significhi vivere e lavorare in un contesto dove tutti abbiano chiari finalità e obiettivi, ruoli e mansioni e sappiano fare della comunità il proprio punto di forza. Un’organizzazione perfetta che ha attraversato i secoli e che molte cose può dire al mondo manageriale, grazie alla corretta gestione di valori condivisi, a una leadership diffusa e alla capacità di far lavorare insieme persone motivate e consapevoli delle proprie responsabilità. La Regola di San Benedetto è stata per secoli il faro di questi monasteri e ha saputo irradiare buon senso unito a un’estrema concretezza. Oggi rappresenta un richiamo forte alle radici comuni del vivere organizzato, alle sue regole di appartenenza può contribuire a ridare slancio alla vita aziendale e al governo delle imprese. Premessa di Roberto Comolli. Prefazione di Giuliano Vigini.

Kapitalizëm social me çibuk!

1 Like

apo do ket ngambrapakapitalizemngaparasocial?

kjo e fundit është një pipë - jo çibuk.:joy:
(bile as pipë s’është sipas diçiturës)

1 Like

Rrnofsh or Inkuizitor! Për hatrin tënd fitova një stemë “emoji i parë”.
M’a merr mendja diçka si “Zogu i Parë”

Si zakonisht, kur vjen rasti për këtë të mallkuarën kulturë:

një “nazist” debaton me një “komunist” në ishullin e shkretë PPU

tani ke per te fitu shume, fitorje mas fitorje, koment mbas komenti.