Bukuria do të shpëtojë botën (Pjesë e dytë)

Çfar të bën përshtypje është personazhi i videos dhe mënyra krejt personale për të arritur natyrshëm në komandë (bashkë me gruan e tij) të një ndërmarrje firmato veshjes sportive të themeluar në vitet 70-të, të kuotuar në bursë, me 1300 mvartës, me 600 milionë euro faturat vjetor (me rritje 30% në vit). Po të ndiqet me vëmëndje karriera e Yvon Chouinard, kupton se nuk e ka kërkuar këtë komandë, por pa dashje i ka rënë fuqia në dorë për ta përdorur për qëllime jasht saj. Ai në fakt dashuronte malin si alpinist, meqë nuk ekzistonin kunja të përshtatshme për t’ju ngjitur rrëpirës, i fabrikoi vetë prej metali me cilësi të lartë. Kur vuri re se kunjat e hekurta dëmtonin shkëmbin, atëherë e ndali prodhimin e tyre për dy vjet, dhe nisi përsëri prodhimin mbasi i fabrikoi prej materiali të butë (alumini) që nuk dëmtonin. Më tej, me dëshirën të kishte veshje sportive të përshtashme për ngjitje malore, të lehtë dhe të ngrohtë, atëherë prodhoi vetë të tillë, dhe e pa veten biznesmen të veshjes sportive firmato. Pa u ndjerë biznesmen (madje “biznesmen” e mbante për fjalë të turpëshme, të ngjashëm me “alkolist”), vazhdoi të ishte biznesmen i shtërnguar të ishte i tillë, me qëllim që të bënte biznes ekologjik për të shpëtuar malin dhe natyrën, të kërcënuara me vdekje nga biznesi tradicional. Pra në thelb ai nuk ka ndryshuar strategjinë e tij: dashurinë për natyrën, është bërë biznesmen taktikisht për hir të kësaj dashurie të tij (siç Cucinelli është bërë biznesmen që të mbrojë dinjitetin njerëzor, i ndikuar që fëmijë nga keqtrajtimi i bërë atit të tij punëtor në fabrikë). Nuk ka vënë asnjëherë interesin e fitimit para interesit ekologjik. Një prodhim (veshje) që dëmtonte ambjentin, për ta bërë ekologjik i është dashur t’i rrisë çmimin; por ky operacion, në vënd që të ulë shitjen, e ka rritur më tepër. Ka thënë: “E di që duket si çmenduri, por sa herë kam marrë një vendim që ka qënë më i miri për planetin, kam fituar para”. Dhe kjo shpjeguar jo vetem ekonomikisht banalisht, që blerësit kanë mirkuptuar qëllimet e tij dhe janë përgjigjur sy më sy inisiativës, por edhe mistikisht (çmendurisht), që Mëma Natyrë i ka dhënë një dorë birit të denjë të saj.

Nga video e zgjedhur dhe materiali pa fund që gjendet në internet mund të informoheni se si e qysh ndërmarrja investon në çështje ambientaliste një pjesë të fitimit të saj, për mënyrën humane të trajtimit të mvartësve - përgjegjëse gruaja e tij Malinda - (barazi marrdhëniesh, paga dinjitoze, shëndetsi të siguruar dhe orar fleksibël), jete ekologjike për mvartësit (kur ka valë oqeani të bëjnë serf, në kohë të bukur të bëjnë alpinizëm), përdorimit të materialit ekologjik për prodhimin e veshjeve, etj.

Po më kryesoret e biznesit novator të tij është që produkti të rrojnë sa më gjatë, dhe mbi të gjitha të mund të riparohet. Përkatësisht me mesazhin “Don’t Buy This Jacket” (një fushatë në gazetat kryesore me imazhin e bluzës së markës Patagonia) promovohet ideja që të mos të bëhen blerje të kota, ndërsa me mesazhin “Better than new” promovohet ideja e vlerës së riparimit dhe ripërdorimit të mallit.

Përgjithsuar e reja radikale e sjellë prej Yvon Chouinard, qëndron në dy pika kryesore që riformulojnë krejt ndryshe mënyrën e të bërit biznes:

1-ndryshim i rolit bazë të ndërmarrjes: të mos shiten prodhimet, por të zgjidhen problemet.

2-përball shkaqet që kërcënojnë vërtet bazën e biznesit: mbajtjen gjatë në kohë të aftësisë për të përftuar pasuri.

Ndryshimi i Brunello Cucinelli (biznesmen italian i trajtuar tashmë në pjesën e parë të shkrimit) nga Yvon Chouinard është thjeshtë ndryshimi i Italisë (Evropës) buzëhollë, elitare, filozofike, nga Amerika banale, pop, pragmatiste (shih foton e Chouinard që duket si mekanik turni shqiptar në pension, dhe në video thjeshtësinë e ndërtesave dhe interioreve të ndërmarrjes, plus thjeshtësinë e natyrshme të bashkëpuntorëve të ngushtë të tij, që duken si magazinierë, e jo si drejtues të një ndërmarrje me faturat vjetor 600 milion euro). Por edhe Cucinelli më tepër duket se është evropian i sofistikuar, kështjella e shndërruar në ndërmarrje prej tij dhe ndërtimet kulturore që ka bërë në katundin e gruas së tij (teatër, amfiteatër, shkollë artizanati, parqe natyrore), janë pa ndonjë vlerë artistike kushedi se çfarë. Hiq vizionin fillestar origjinal për kashmirin e ngjyrosur, dhe dizajnin origjinal (jo meritë e tij si rafinim), Cucinelli është katunar i trashë fare. Eshtë i padiplomuar, dhe e thotë vetë, e mandje mburret, që ka kulturë kafeneje mesdhetare; rri ditë e natë duke folur për Kantin, Danten, Kafkën etj, “lexon libra” me një fjalë, për kompleks inferioriteti. Por pikërisht për këtë arsye është më i besueshëm se të tjerë evropianë buzëhollë me ambicje të njëjtë, siç është më i besueshëm drejtuesi i Patagonia pikërisht sepse e ka turinin si mekanik turni pensionist shqiptar që del në resme me llamarina të rrjepura në sfond (shif resmen më poshtë). Trasformimi i botës bëhet nga vizionarë katunarë që kanë shpirt luftarak (aq më tepër kur janë biznesmenë, sepse lufta më e egër zhvillohet për para), e jo nga intelektualë të sofistikuar, të cilët vetëm rafinojnë veprat “e trasha” të katunarëve. Siç u tha më lart, interiorët e restauruara të kështjellës të transformuar në fabrikë prej Cucinellit, janë afreske mesjetare të mykura (siç është e mykur 90% e Italisë) pa kushedi se çfarë vlere artistike, por ka vlerë të jashtëzakonshme motivacioni i tij novator: këto afreske nuk janë lënë aty për të zbukuruar ambientin e punës, por kanë për qëllim që puntori, i ndodhur në mes krijimesh artistike, të ndjehet natyrshëm një qenie krijuese, e jo një rob i përdhunuar si robot, siç në fakt është trajtuar dhe ndjehet pothuaj kudo në botë.

Kam ushtruar zanatin më të vjetër të botës. Jo prostitutën, por equivalentin mashkullor, puntorin që shet trupin e tij si forcë puntore - Erri De Luca, Non ora non qui.

Tjetër pse i besoj Cucinelli-t dhe sërës së tij: për konceptin novator të pronës, të padëgjuar më parë. Kur e kanë pyetur se kush nga fëmijet do të jetë trashëgimtari i ndërmarjes, është përgjigjur se nuk duhet të ekzistojë koncepti i pronarit, por i rojtarit, dmth që kalamajtë e tij nuk janë pronarë të ndërmarjes, por rojtarë të ndërmarjes, dhe për këtë duhet të japin prova zotësie rojtari dhe kualifikimi, si çdokush tjetër. Kjo është një mënyrë efikase për të luftuar kolerën e komunizmit në versionin origjinal, dmth e anarkizmit, të motivuar kryesisht nga kompleksi edipor: vrasja e atit pronar dhe pasunar (gjë lehtësisht e kontrollushme nga biografia e 90% të komunisteve të parë dhe 100% e anarkistëve të parë, të fundit dhe të ngambrapafundit). Por edhe lealët që ndjekin atin duke i trashëguar zanatin dhe pozitën autoritare, dmth ata që e shtypin psiqikisht (psychological repression) kompleksin edipor, ju del për hundësh anarkizmi në brezin e tretë, e për më tepër si anarkizëm artistik duke bërë byk paret e trashëguara në jetë të shthurrur bohemë ose dandy. Tjetër punë se njerzit nuk kanë aftësi vëzhgimi dhe kujtesë që shkon përtej një brezi, dhe duhet penda e një shkrimtari ta përshkruajë gjërë e gjatë fenomenin; si psh Tomas Man, që e përshkruan fenomenin tek romani Brudenbrokët si proces në tre breza, mbasi e ka përjetuar në vetë të parë si pinjoll (brezi i tretë) i një familje të pasur, dmth si artist i modh (dëshmi ekzistenciale që ekzistojnë ndërlidhje të mirfillta midis artit dhe parasë, midis bukurisë dhe ekonomisë). Me fjalë të tjera, paratë janë një bekim potencial që, në situatat që ndodhemi hë pë hë, shndërrohen në mallkim real, dhe njësoj mund të thuhet për artin si faqja tjetër e të njëjtës medalje. Me fjalë akoma më të tjera lidhur drejpërdrejt me temën, lloji i afaristit në fjalë, konkretisht Chouinard dhe Cucinelli, janë maja që mund të arrijë njeriu për të shpëtuar botën, dmth hë për hë janë ndera më e madhe në historinë e vëndit që i ka lindur.

Chouinard apo Cucinelli, Amerika apo Evropa, e kushdo qoftë personi novator apo cilido qoftë vendi që e ka lindur këtë person, në thelb është e njëjta dukje, sepse misioni origjinal i njeriut kudoqoftë është i njëjtë përballë botës; sipas urdhëresës në Zanafillë (1:28) duhet të sundojë mbi gjërat e krijuara duke u kujdesur për to. Kjo është Bukuria e Vërtetë, dhe Chouinard, Cucinelli, Olivetti, e kushdo tjetër i këtij soji, janë njerëz të bukur, pavarsisht se si ju del turini në resme.

Pjesën e mëparshme të shkrimit e gjeni këtu.

4 Likes

bukur, me pelqeu

-pse ça kane magazinieret ?! -une p,sh, njoh rastin e kundertert… ka magaziniere qe duken si drejtues bankash e bursash ku xhirohen miliarda euro, po nuk mburren…

me kete rast lexova edhe pjesen e pare, qe nuk e kisha lexuar, dhe me ra ne sy motoja e Brunello Cucinellit…

:rofl: per magazinierin

s’ka asgje per tu çudit, Cuccinelli e ka degjuar nga prifti kur e ka çuar gjyshja ne kishe duke e marre per dore i vogel, Stalini ka mbaru shkollen per seminarist.

prit mos ik Belul te gjej nje koment interesant per kete pune
he e gjeta:

1 Like

shiko tiku te them dicka , meqe historia Cucinellit mu duk pak me interesante, apo intriguese, apo perfekte, idilike… si thone anglosaksonet per te tilla raste ; to nice to be true

nuk e ve ne dyshim natyrisht, por eshte disi me e komplikuar çeshtja… ka nje lidhje te tille organike ne bote, edhe ne ekonomi e biznes, qe pamvaresisht nga ajo cka arritur Cucinelli ne biznesin e vet dhe sidomos menyra dinjitoze qe trajton punetoret e vet, pagat e larta, 20 % mbi mesataren ne Itali bonuset etj etj… ndermarrja e tij shet nje produkt, pulovrat e kashmirit 1 mije euro . -ky eshte nje cmim tmerresisht i larte qe normale nuk mund ti bleje dokushdo, por njerez shume te pasur; kapitaliste, njerez te biznesit etj…
qe dmth ; keta pasunare qe mund blejne nje pulover 1 mije euro, automatikisht u qine tëmën punonjesve e mvartesve te tyre ne bizneset e tyre , dhe u teprojne ato para per te paguar lirshem nje pulover 1 mije euro bashke me 20 % me teper te rroges per punonjesit e Cucinellit.:stuck_out_tongue:
keshtu eshte tregetia, nga diku duhet te dalin ato leke ekstra per per te bere gjera te bukura, ekstra.:slight_smile:

Ne kete situate qe jemi ku te gjithe bejne biznes sipas parimeve, si te thuash satanike (pak rendesi ka nga qefi apo nga halli), ka rendesi qe ca kokrra ja bejne yzmet te bejne biznes me parime te kunderta, paçka se realisht mund te gjenden difekte, si i gjen ti. Keshtu ka funksionu gjithnje, e reja ka ardhe me pak kokrra ne fillim, jo vetem ne biznes, kudo, ne çdo fushe, me pas behet e pergjithshme e reja, dmth behet e vjeter.

Per te fol me konkretisht, ndikimi i Cuccinellit ne ekonomi italiane eshte he per he simbolik, ose mistik (qe nuk do te thote qe s’eshte real), kurse e ketij amerikanit eshte edhe real. Ky ka ndiku edhe firma gjigande te ndryshojne mendesi deri diku. Edhe ketu futet ne pilaf ndryshimi midis Amerikes dhe Evropes.

PS. per çmimim e kashimirit ka nje strategji leverdie ekonomike: te blihet nje bluze kashimiri ekologjike qe kushton 1000 euro e kalon gjithe jeten, apo te blihen gjithe jeten 100 bluza kineze anti-ekologjike qe kushtojne 20 euro secila?

per kete çeshtje e ka thene me mire amerikani pensionist shqiptar, ja ka tregu gjyshja e Stalinit:

The reason why we won’t face up to our problems with the environment is that we are the problem. It’s not the corporations out there, it’s not the governments, it’s us. We’re the ones telling the corporations to make more stuff, and make it as cheap and as disposable as possible. We’re not citizens anymore. We’re consumers. That’s what we’re called. It’s just like being an alcoholic and being in denial that you’re an alcoholic. We’re in denial that each and every one of us is the problem. And until we face up to that, nothing’s going to happen. So, there’s a movement for simplifying your life: purchase less stuff, own a few things that are very high quality that last a long time, and that are multifunctional – Yvon Chouinard, Interview, The Usual Montau.

se harrova me thene gjene me kryesore. Per çeshtjen e kesaj teme, dmth per ekologjizmin e veshjeve, ose kursimin e veshjeve, ka nje injorance te pergjithshme skandaloze me permasa te hatashme, ekzistuse edhe ketu ne Peshk. Nje shenje eshte se ne temen paralele te mbajtjes ne diete per ushqimin, kane dhene ment e dynjase arb kapitalisti, zhardina e kolme, mimoza elastike, dafne dafllaku, etj etj, e kush mos, duke u diskutu e gjithe enciklopedia e te hongermes. Por per kete teme, temen e dietes se veshjeve, qe eshte identike me dieten e ushqimeve, jo vetem qe nuk kane dhene mend njeri, por as i ka shkuar neper mend njeriu qe eshte e njejta teme, dhe perdoret e njejta logjike dhe ka te njejtin funksion.

Dhe kjo dihet pse, si gjithnje eshte pallimi ne mes, dieta e ushqimit eshte e lidhur dukshem me pallimin e sukseshem.

-po nuk thone kot; qe pallimi kalon nga stomaku, mo tiku…:smiley:

ne fakt edhe veshja eshte e lidhur ngushte me pallimin… ka ta pakten 50 vjet a me shume, qe industria e modes e ka orjentuar moden te intimia, sugjeruesja, seksi. edhe e kam llafne per rrobat e jashtme… pa le ato te brendshmet pastaj…:stuck_out_tongue:

2 Likes

kjo qenka 2 ne 1… plotesoka konitat tamam per temat aktuale te peshkut… ene ushqimi ene veshja.

1 Like

Jo tiku, kashmiri eshte goxha delikat. Si bleres nuk investon per kohezgjatjen e tij. Ky rast eshte perfekt per te ilustruar qe vlera nuk eshte gjithnje e justifikuar me cmimin (marketingu eshte pjeserisht shkak per cmimin e fryre) . Cmimi mesatar 100-200 euro per nje triko kashmiri eshte ne te kunderten investim ne shume aspekte me i mire se nje triko akriliku a te perzier tek Zara apo ndonje tjeter kompani prodhuesish ne mase.

Edhe ajo tjetra :stuck_out_tongue:

po kjo sikur ka bere video erotike… se ajo tjetra jo vetem qe eshte e dukshme po edhe e thote, me takt, disa here… p,sh nga minuta e 3:00 , momenti kur pergatit brumin thote : ‘‘seç eshte nje diçka ( ndjesi) , kur nakatos duart (dmth gishtat) ne brume’’. .:smiley: dhe e shoqeron me nje veshtrim gjithe naze,.:smiley:

Esjte cilesuar si nje nga personat me seksi te Mbreterise se Bashkuar. Jo me kot, e?

zhardin, nuk e kisha fjalen se te vishet pullover kashimiri kur behet gjella :yum:, por qe Cucinelli ka nje filozofi ekologjike per prodhimin dhe shitjen e mallit, ne rastin e ttij te veçante kashimirit, qe ne plan te fundit lidhet me filozofine e perjetsise, gje qe nuk i shkon per shtat te palluarve neper video te epokes ngambrapa:

E, guardando all’ascesa professionale di Cucinelli, si ha distintamente l’impressione che sia stata guidata nel profondo dalla mano divina. Tutto è iniziato nel 1978 con un ordine di 53 maglie. “Ogni impresa ha un elemento catalizzante, una scintilla iniziale, e la mia idea è
stata quella di fare il cashmere colorato”, afferma Cucinelli. “La seconda idea è stata quella di tentare di istituire una fabbrica molto piccola specializzata nella lavorazione del cashmere ad altissimo livello”. Benché la sua regione non avesse esperienza diretta nella lavorazione del cashmere, ben presto Cucinelli sviluppò un’impresa artigianale piccola ma altamente efficiente in cui la lavorazione intricata e la magia seducente di questo materiale vennero rapidamente codificate nelle mani e nei cuori della sua squadra di collaboratori.
L’esperienza gli dimostrò inoltre il valore inestimabile insito nella creazione di competenze
specializzate in seno al settore del lusso più alto. “Nel giro di sette o otto anni producevamo 200.000 maglie”, ricorda Cucinelli. Ma perché proprio il cashmere? “Volevo produrre qualcosa che non si buttasse mai via”, risponde. “C’è qualcosa di prezioso nel cashmere. Una maglia di cashmere raramente si butta via. Magari un piumino di nylon potrebbe finire nella spazzatura, ma mai una giacca di cashmere, mai. Perché? Perché ha il fascino dell’eternità. O la regali a qualcuno o le trovi un’altra utilità, ma c’è qualcosa di eterno che porta sempre con sé”.

ndersa lidhjen midis dietes se ushqimeve dhe dietes se veshjeve qe po thoja, e ke ketu nga Cucinelli, gjetur rastesisht:

L’aspetto interessante è che, come titolare di un marchio del lusso, Cucinelli sollecita i
consumatori ad acquistare meno ma magari in modo più consapevole. “Io preferisco comperare meno cose che però sono più speciali”, spiega Cucinelli. “In linea generale ritengo che abbiamo bisogno di meno cose che però siano di natura ancor più speciale. L’altro giorno alloggiavo in un bellissimo hotel di Vienna. Il proprietario è stato molto gentile con me – quando sono entrato nella mia camera ho trovato ad attendermi un vassoio enorme pieno di frutta. Non esagero: ci saranno stati almeno 10 chili di frutta fresca. Più tardi abbiamo cenato insieme e l’ho ringraziato, ma gli ho anche fatto presente che forse avrei preferito trovare in camera una sola mela che fosse di stagione o magari un’unica pesca succosa e lucente che rappresentasse alla perfezione la stagione in cui eravamo. Tutti dobbiamo seguire una dieta. Tutti dobbiamo tenere sotto controllo la bilancia e consumare meno. E quindi, se devo essere a dieta e mi è consentito mangiare solamente una piccola porzione di spaghetti, allora voglio che quegli spaghetti siano perfetti”. L’allusione alla sua stessa manifattura di alto livello - prodotti esclusivi e di un’eleganza understated - è facile da intuire.

Pra behet fjale per nje filozofi jete, jo per diskutime per çmimin e mallit ne qindarka dhe cent europiane qe ben Beluli, e pastaj ja nxjerr tere inotin Profetit tone te ekonomise qe ben te njejten gje si ai.

po sepse ka vite qe chubby eshte ‘in’ , prandaj… dhe per kete dite duhet falenderuar Xhe-Lo , Beyonce dhe sidomos Kim Kardashja…:smiley:
pastaj per Mbreterine e Bashkuar eshte edhe nje arsye me shume se femrat britanike ne pergjithsi jane te shemtuara. ndersa kjo chefja e kuzhines eshte gjysem italjane, mesa di une dhe vertet ka dallim te theksuar ,ndryshe, per nga pamja / bukuria me femren mesatare britanike, me ate lekuren xinxerfille.:smiley: si te pules…:smiley:

Po tiku e kuptova cfare po thoje. Ajo qe po thoja une eshte qe filozofia e marketuar (te pakten ne industrine e modes) ka nganjehere cmim marremendes. Persa kohe nuk i pergjigjet nevojave reale te njerezise behet dhe kunderproduktive.

nuk merret vesh çfar ke kutpu ti, nje dreq e merr vesh çfar ke kuptu ti. Un po them çfar po thu ti, dhe Beluli. Si ti dhe Beluli shifni gishtin me gunga, xhunga dhe lunga te Cucinellit, jo filozofine e jetes qe tregon dhe praktikon ai, dhe me teper se ai, ky amerikani i Patagonise.

Ti, dhe Beluli, meqe nuk te leverdis muhabeti, kerkon te kapesh mbash leshi. E di dhe une se realiteti ka lesh, por ju edhe e doni aty, edhe e doni te rrujtm! S’ka kshu, duhet me e rrujte vete!

Fillo vete nga A dieten e veshjeve, blij nje pullover 1000 euro cucinelli, e hudh ne plehna gjithe garderoben kineze!