Talente dhe mjeshteri

Peshqer jeni te lire te diskutoni me zemer te hapur per talentet dhe aftesite tuaja. Mendoni se keni
ndonje talent te lindur? Nese po, cili eshte talenti dhe a ka ndikuar ne cilesine e jetes suaj? Ne cilat fusha do te donit te ishit te zote? Cilat mendoni se jane mjeshterite qe cdo njeri duhet te pervetesoje ne jete? Mendoni se dhuntite tuaja jane te dobishme?

2 Likes

Une di t’i bije fyellit.

Zeqo ca eshte kjo pergjigje e thate me keq se tingulli i fyellit pastoral, une kam pergatit nje kanister me pytje aty. S’na the, a te hyn ne pune ky talent, ia rekomandon me shume femrave apo meshkujve, ke dhene apo do te ishe i gatshem te jepje leksione mbi sekretet e teknikalitetit te kesaj mjeshterie? Etj etj :stuck_out_tongue_winking_eye:

Aquamarine, talenti im eshte ne makro-ekonomi, futboll, pastaj nuk ngelem mbrapa ne psikollogji, gjeografi, histori, etj. Ti boji gati pyetjet, por une tani do iki te shtrihem se mu rendu ca koka nga vera, dhe ora shenon 22,45, pra 11 pa çerek, e do shtrihem.

mjeshterite qe duhet te pervetesoje dikush ne jete (dhe e kam seriozisht), jane ato themelore, ato qe e skaliten njeriun e pare: bujqesia dhe zdrukthtaria. Cdo gje tjeter pastaj si nen-kategori te ketyre me lart, eshte bonus

1 Like

Aqua, duhet ta kisha vazhduar po i rashe shkurt, i bije per qejf ndonjehere, dhe jo vetem ne nje vrime😀.

S’di nga t’ja nis se kam shume.

Naim :smile: harrove blegtorine.

1 Like

po talentin e pirjes rakise derisa me u bo karroqe ku e le?

3 Likes

Art- vizatim/paint. Sports I am good. I play tennis, volley. Sometimes soccer with son. Do me ? :stuck_out_tongue_winking_eye:

1 Like

Tashi ti Moza kur luan futboll per qejf me cunin, nuk mund te quhet mjeshteri apo qe ke talent, that’s a hobby. Po te luash rregullisht me skuadra eshte muhabet tjeter.

@Aquamarine po ti pse s’e nis nga vetja e te thuash “keto jane talentet e mia” po pret ne te tjeret te shkojme te paret?

1 Like

Kujdes se kemi bashkememedhetare me dirty minds.:blush:

1 Like

Quhet quhet se kur te behet me emer ai, e kur te japi intervista do thote : suksesin tim ja dedikoj mamit. :grin:

2 Likes

Pse kjo t’pengon ty te na rrefesh per talentet dhe aftesite e shumta qe ke? :stuck_out_tongue_closed_eyes:
Qe thua ti kthup, une e vogel kam pas talent per vrap. Thonin qe isha shume e zonja, shume e shpejte, ishte dhe evidente se gocave iua kaloja te gjithave…me cunat so-so…kishte plot me t’shpejte se une. But…une s’i doja hic sportet, keshtu qe as e mora ndonjehere seriozisht se sporti i vrapit me dukej…futja vrapit. Tashi qe po kullohem edhe ne not jam shume e shpejte. Por as me not nuk merrem. Thjesht leviz per qejf ne det me not “bërrkocke”, ktu ia kaloj shoqnise t’pakten, por jo per sfide, thjesht me merr uji perpara. Njs, sportet s’i kam dashur kurre. Gjithe jeten kam qene e dashuruar me artet ku edhe mendoj se kam talentin me t’madh…jo per krijim, vec ekzekutim. Futem shume shpejt ne rol, ndoshta po t’mos kisha lind ne Albanie, do isha marre me aktrim duke pa aftesite multiple shprehese. Zotesine per aktrim/interpretim e kam nga sensitiviteti i larte ne karakter, nje gje jo fort e mire ta kesh sepse ndjen te akseleruar si lumturine, si dhimbjen , por qe te ben shume vigjilent ndaj ambjentit, njerezve. Dukem njeri indiferent, por nuk me shpeton asnje detaj nga sjellja e te tjereve, absorboj vetvetiu njerezit, situatat, skanoj emocionet, e kuptoj sh mire kur dikush eshte fake or is pretending to express something which is not authentic, njerezit pergjithesisht jane aktore te dobet te figures se tyre. Ana e keqe e kesaj eshte se e ke t’veshtire te genjesh veten. E bukura e ksaj eshte qe imitoj gjith dynjane dhe shoqerise time kjo i duket zhume funny. Por s’e bej shpesh, roli im me mjafton per te qene nice.
Ajo cfare rekomandoj per cdo njeri eshte qe te pakten 5 vjet ne femijeri te zhvilloje intuiten permes studimit te muzikes se Bach (dhe shumices se barokeve), Beethoven, Mozart, jo t’mesoje kitaren per qejf, se nuk fiton gje, nga ato patterns of thinking qe gradualisht implantohen ne subkoshience, duke studiuar note per note ne instrument muziken e ketyre. Kultivohet fine sense of beauty, njihet indirekt me nocionin e pure love and deep feelings, dhe ka shance te krijoje nje lloj mbrojtjeje nga filozofite obskure qe gelojne ne ditet tona.

2 Likes

Edhe une keshtu si puna jote @Aquamarine. :smile: Do shkruaj me gjate kur te kem me shume kohe.

i modho, te pime qe i boj une rakise, habiten te gjithe, 1 dopio 1 ore, 2 dopio 2 ore, dhe 3 dopio (jo me shume) 3 ore. :grin: keshtu qe ku do bohesh karroqe.
Edhe venen, gjysem shishe 2 ore , 1 shishe (jo me shume) 4 ore :grin:

Talenti im eshte deshifrimi i njerezve

Dhe i vq​:sunglasses::sunglasses::sunglasses:

1 Like

Une psh,me duket se kam qene i talentum ne matematike. Deri me tetevjecare. :grinning: E kam pas nofken “shkence”,aq sa gati e pata harru emrin tim. Historia e nofkes kishte te bente me nje pjestim thysash. Vij nga fshati une ne mes simestri ne klase te gjashte. Isha i ul ne banken e pare. Ne drrase,ne oren e matematikes,ishte ngrit nxensja absolute e klases. Meqense nuk behej fjale qe ajo te mos dinte ato qe duheshin per mesimin e dites,presori e testonte me gjera te kaluara. Kishte ngec te pjestimi i thysave dhe une dhashe shenjat qe e dija. Ajo kthei koken dhe me hodhi ate veshtrimin qe kerkon ndihme. Kur i thsshe te shumezonte te paren me anasjellten e te dytes,ajo beri ate reagimin qe bejne njerzit kur s’ju kujtohet dicka qe e dine. Shoku i bankes ngeli me goje hapur,se nuk behej fjale te dinte kush nje gje qe s’e dinte ajo dhe thirri, - ue me rob shpie ky qenka shkence! :grinning: Ne tetvjecare nuk prekja libra me dore dhe detyrat e shpise i beja shpejt e shpejt ne pesminutsh. Arrita ta mbyll me nota teta,nanta dhjeta. Ne gjimnaz i theva hundet keq,po prap ne matematike jepja shenja qe isha nxenes me brume, meqensi isha deklasu si nxenes shume i keq. Presori (me c’me kane thene ka dhene mesim te “Sami Frashri”) kishte zakon te qe pasi te shpjegonte mesimin,bente ndonje pytje llogjike dhe nese i pergjigjeshe sakt,te vinte 10 ne regjister. Kishte raste qe e maja menjen ne mesim dhe kur dhjetaxhinjte e klases nuk e ngrinin doren,e ngrija une dhe pergjigjesha,dhe presori qe thoshte - he,ty te vej dhjete une,ti s’me ke bere detyrat gjithe vitin…

4 Likes

per mendimin tim, kot ia perforcon vetes idene qe nuk mund te krijosh por vetem te ekzekutosh. dmth lere nje dritare hapur.

1 Like