Tre rrëfenja pak më të gjata se twiteromani

Më poshtë janë postuar tre tregime tepër të shkurtër, por shumë domethënës. Dy prej tyre janë të përkthyer, i treti është i përshkruar në kujtesë me pak a shumë, sepse megjith kërkimet, të tretin nuk arrita ta gjej; nuk mbaj mend as titullin dhe as emrin e autorit, kujtoj vetëm që autori ishte kanadez si origjinë.


Roja

Ai ishte i lagur deri në palcë dhe tërë baltë; kishte uri dhe të ftohtë dhe ishte pesëdhjetë mijë vite dritë larg shtëpisë.

Një diell i huaj shpërndante një dritë të kaltërt dhe graviteti, dyfishi me të cilin ishte mësuar, e bënte çdo lëvizje lodhëse deri në agoni.

Pas dhjetëra mijëra vjetësh kjo qoshe e luftës nuk kishte ndryshuar. Ishte komode vetëm për ata të aviacionit, me anijet e tyre kozmike të rehatëshme dhe me armët e tyre të sofistikuara; por kur arrin puna për të marrë dhe për të mbajtur pozicionin, i takon ushtarit në terren, këmbësorisë, të njomë më gjak tokën pëllëmbë për pëllëmbë. Ashtu sikur ndodhte me këtë planet të qelbur të një ylli kurrë dëgjuar më parë se të kishim zbarkuar aty. Dhe tani ishte tokë e shenjtë sepse kishte mbërritur edhe armiku. Armiku, e vetmja racë tjetër inteligjente në Galaksi … përbindësha mizorë, të neveritshëm, të pështirë.

Kontakti i parë kishte ndodhur afër qendrës të Galaksisë, pas kolonizimit të ngadaltë dhe të vështirë të disa mijëra planeteve; dhe kishte plasur lufta, menjëherë; ata kishin filluar të qëllonin pa u përpjekur të bënin një marrëveshje, një zgjidhje paqësore.

Dhe tani, duhej luftuar planet për planet, me thonj e me dhëmbë.

Ishte lagur deri në palcë dhe zgjyer në baltë, kishte uri dhe ftohtë, dhe koha ishte e vrejtur, frynte një erë e furishme sa i dhimbeshin sytë. Por armiqtë përpiqeshin të depërtonin dhe çdo pozicion i përparuar ishte jetik.

Qëndroi vigjilent, pushkën gati. Pesëdhjetë mijë vite dritë larg shtëpisë, për të luftuar në një botë të huaj, dhe pyeste veten nëse do të arrinte ta sillte lëkurën në shtëpi.

Dhe nëmata pa një prej tyre të bënte përpara drejt tij. Mori shënjë dhe hapi zjarr. Armiku lëshoi atë klithmën e çuditëshme, të frikshme, atë klithmë që lëshonin të gjithë ata, pastaj nuk lëvizi më.

Klithma dhe kufoma e bënë ta kapnin dridhmat. Shumica ishin mësuar me kalimin e kohës, nuk i kushtonin më vëmendje; por ai jo. Ishin krijesa tepër të neveritshme, kishin vetëm dy krahë dhe dy këmbë, lëkurën të bardhë e të pështirë, pa luspa.

Fredric Brown, 1954


Përgjigja

Dwar Ev saldoi me ceremoni tegelin prej floriri të saldimit të fundit. Objektivat e dhjetëra telekamerave e zhbironin, dhe subeterikja trasmetonte në univers dhjetëra imazhe të çfarë ai po bënte. Drejtoi trupin dhe i bëri një shenjë me kokë Dwar Reyen-it, pastaj zuri vend pranë çelsit, që i vënë në veprim, do të mbyllte qarkun. Çelësi që do të lidhte, në të njëjtën kohë, të gjitha makinat përllogaritëse monstruoze të të gjithë planetëve të banuara të universit - nëntëdhjetë e gjashtë miliardë planetë - për të krijuar superqarkun që do t’i lidhte të gjithë me një superkompjuter të vetëm, një makinë cibernetike që do të ndërlidhte të gjitha njohuritë e tërë galaktikave.

Dwar Reyen mbajti shkurt një fjalë para triliona spektatorë dhe dëgjues. Pastaj, pas një çasti heshtjeje, tha:

-Eshte tamam koha, Dwar Ev.

Dwar Ev ngriti çelsin. U dëgjua një uturimë e fuqishme, vrulli i energjisë të nëntëdhjetë e gjashtë miliardë planete. Dritat u ndezën dhe u fikën në panelin lumineshent me kilometra të gjatë. Dwar Ev bëri një hap prapa dhe psherëtiu thellë.

-Të takon ty ndera për të bërë pyetjen e parë, Dwar Reyen.

-Faleminderit - u përgjigj Dwar Reyen - Do të jetë një pyetje që asnjë nga makinat kibernetike nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet e vetme.

U kthye për të përballur makinën.

-A ekziston Zoti?

Zëri i fuqishëm u përgjigj pa hezitim, dhe pa zukatjen e qoftë një releje të vetme.

-Tani po!

Një terror i papritur kllapoi fytyrën e Dwar Ev. Hovi drejt çelsit. Një rrufe e goditi prej qiellit pa re dhe shkrumboi çelsin.

Fredric Brown, 1954


Serial killer

Një puntor gjendet i vdekur në një pellg gjaku shtrirë në dysheme të magazinës, siç duket i vrarë nga dikush. Puna në ndërmarrje pezullohet, lajmërohet policia, e cila vjen menjëhere në vendndodhjen e krimit. Sherifi i afrohet kufomës dhe e zhbiron me nge nga të gjitha anët. Në një çast ai menjëhere përkulet duke vëzhguar me kujdes diçka në njërën pëllëmbë të dorës së kufomës.

-Aha - thotë sherifi - e kuptova, një qime leshverdhe, ndërkohë i vrari është ezmer. - Shkojmë, nuk kemi ç’të bëjmë më këtu! - i tha ndihmësve të tij kolegë.

Krejt i sigurtë dhe i qetë, hipën në makinë dhe i tha shoferit t’i drejtohej qendrës së qytetit. Arritën në një gratacielë, hipin në ashensor, vring vring kalojnë katet njëri pas tjetrit, derisa arritën në një zyrë diku aty në majë të ndërtesës. Trokasin në portë, porta hapet dhe në qendër të zyrës qëndronte një person ulur në një tavolinë pune. Sherifi çapitet drejt personit, e heton me vemendje ngado, dhe sytë menjëherë i ndalen në drejtim të kokës së personit. Ishte një kokë tullace.

-Aha - thotë sherifi duke i treguar me gisht tullën - ky person nuk ka kryer vetëm një krim, por ka kryer një milion krime!


posti ka lidhje me këtë temë

1 Like

Nëse është e pashmangshme të kesh një tiran, “një baron hajdut” është shumë më mirë se një inkuizitor. Mizoria e baronit nganjëherë mund të dremitë, lakmia e tij të ngopet; dhe meqë intuiton në mënyrë konfuze se po bën keq, mund edhe të pendohet. Por inkuizitori, i cili shkëmben mizorinë dhe etjen e tij për pushtet dhe terror me zërin qiellor, do të na mundojë pakufi, sepse na mundon me miratimin e ndërgjegjes së tij, dhe impulset e tij më të mira do t’i shfaqen si tundime - C.S. Lewis, Botë të Tjera

:smiley:

Kur të më pyesë Inkuizitori i Madh :smiley:, me siguri do të kërkojë të dijë se çfarë fshihet në intervalet mes mendimeve të mia - Stanislav Lec

:smiley:

Io voglio bene veramente soltanto quelli che sono migliori di me - i Modhi :smiley:

dmth un du vetem veten time, sepse un jom me i modhi nga te gjithe. :stuck_out_tongue::smiley: