Vagon i shkeputur

Kishim kohe pa bere ndonje debat ftillues mbi xhvillumin e modelin ekonomik dhe ky artikull mu duk mjaft ndergjegjsues e realist per kete arsye pesimist.
Pyetja eshte a ekziston ne shqiperi nje force politike qe te perqafoje zhvillimet e reja ne ekonomine globale, proteksinizmin ne mode antiglobaluzmin e me the te thashe. Me sa di jo.

nuk eshte gje si artikull perderisa perdor barbarizmen latine indietro, ne kemi fjalen e pastert shqipe ngambrapa.

Shqiperia siç eshte sot ka mundesine te financoje nje jetese mjaft te krahasueshme me fqinjet e saj. POR ka nje kusht qe shkon ne antagonizem me mentalitetin e sotem ne shqiperi. Korrupsioni, vjedhjet, evazioni dhe koncesionet duhet te minimizohen deri ne ate pike sa njerezit te fillojne te vleresojne punen dhe lekun e fituar me djerse.
Ne shqiperi duhet te filloj te ndeshkohen shume ashper te gjitha keto fenomenet e mesiperme.
Ka akoma shume gjera te tjera per tu ndermarre per ta bere shqiperine te konkurrueshme por keto mesiper mjaftojne per te kthyer besimin.

ky e ka zakon shkruan gjate. nuk kemi as kohen as qetesine ta lexojme.

Une nuk mendoj kshu, si ne shkrim. Shume bardh e zi. Ksaj qe ka ndodh deri tashi i duhen analizu dhe meritat. Krijoi konsumatorin bashkohor shqiptar psh, i vu strehe e lavatriçe mbi koke psh, etj etj.
Por tema ja vlen dhe eshte ne mendimin tim nga temat me te rendesishme ku duhet me u zgjat me u krrus.
Sa te gjejme pak kohe dmth :frowning:

1 Like

Shkrim interesant që mundohet të verë në dukje kufizimet e "modelit ekonomik"shqiptar dhe që ve gishtin mbi problemet e këtij sistemi, të cilin ai e quan - me të drejtë “parazitar”, të mbështetur katërcipërisht mbi efektet e globalizmit dhe të afërisë me “hapësirën evropiane”.
Por, të them të drejtën, paçka argumentave që ai sjell, gjej se ai është shkruar me një gjuhë të shkujdesur, karakteristikë e një vëzhuesi të motivuar - por aspak të një specialisti të përkushtuar. Cështje terminologjie dhe konceptesh - por jo vetëm, që i jep edhe ngjyrën trajtimit të temës!
Ja për shembull, në paragrafin e mëposhtëm:

Shqipëria, në të kundërt, ngriti një model ekonomik parazitar mbi globalizimin, të bazuar në dy sektorë: tregtinë e mallrave të konsumit dhe aktivitetin e ndërtimit ; kryesisht të pallateve, dyqaneve dhe, shumë më pak, të infrastrukturës…

Shqipëria as “ngre” as “ul” ndonjë gjë - dhe aq më pak ndonjë model ekonomik! Shqipëria është thjesht një territor, një vend sovran, brenda të cilit jetojnë shqiptarët (dhe të tjerë…). Mund të mendohet se bëhet fjalë për Shtetin shqiptar por edhe ky i fundit përkufizohet brenda kuadrit të ligjeve themelore (Kushtetutës etj) dhe si ngrehinë administrative që është nuk i takon aspak atij që të përcaktojë politikat ekonomike të zhvillimit. Pra duhet thënë: pushteti politik, me organ egzekutiv qeverinë (qeveritë) - guverna!
Në të kundërt, janë struktura administrative dhe funksionet aktuale të Shtetit që mbajnë vulën e pashlyeshme të luftës për pushtet të forcave politike vendore!

Edhe nëse bëhet fjalë për pushtetin, ai nuk “ngriti” ndonjë model ekonomik, mbi bazën e një strategjie të caktuar “kombëtare”, por thjesht, administroi me sa mundi dhe diti krizat që tradicionalisht, janë të njejtat: - kriza e mbijetesës dhe kriza e bashkëjetesës.

2 Likes

Po . Duket e qarte edhe me vagonin shqiptar I cili ne udhetimin 25 vjecar ka prodhuar nje inteligjence me derrasa mangut ne koke te personaliteteve qe kane udhehequr politiken dhe pushtetin e 4 t. Median ne menyren me mjerane .Me kete gjendje psiqike te udheheqsve shwiptar Shqiperia eshte ne vagonin e fundit te Kalvarit te Globalizmit (.dhe ne nje vagon te qelbur nga politikanet e Djathte Te Majte dhe ata te Mesit me Libra e me Cuplara ) cop cop e me kembe zvarre ! Paradox I madh politikanet e 90es shume te dhjere por me nder perpara popullit qe kush e di qe I riciklon akoma ne 2017 ata qe e futen ne dhe" ne 1997 !

You have already noticed that this blog is going down and the comments are almost at the same line as a banal chat. This topic was quite interesting even if it wasn’t one of the best analyses, at the end there is always smth to debate. But, if you comment that “we don’t have time and we don’t need all this (crap)” what are you expecting from “the mass”. We are consumers of all, good bad, right or wrong articles, so don’t take it as personal :slight_smile:. By the way, I have read it at PTF date 19th of Dec from “the needle”. I express there my intelectual thoughts better then here!
Cheers for the editorship!

2 Likes

vertet paskam thene sic po thua
https://peshkupauje.com/t/vagon-i-shkeputur/1336/5?u=korriku

rishiko eficiencen e motorrit mendor, them une (pa fyerje kjo)

dhe tjetra abel,
mos ia hidh fajin peshkut pse nuk je shprehur per temen deri tani.
Nese do kishe interes mjaftueshem duhej te kishe shfrytezuar te pakten nje post tendin mbi kete teme. Sic bene anetare te tjere.

Por zgjodhe te shkruaje per ate qe shkruajte, madje me zemra e te tjera, krejt jashte teme, qe ushqyen devijimin e temes ne ket fare pike qe jemi duke folur tani.
Megjithate, pa te keq.
Dhe naten e mire.

1 Like

https://peshkupauje.com/t/vagon-i-shkeputur/1336/2?u=korriku
artikulli eshte si nje review i
opsioneve dhe ecurise ekonomike per cerekshekullin e 1re post 90.
kush e lexoi, mire ish te lajmeronte se autori e kish permbledhur te gjithin ne pika, ne rubriken e komenteve. Nuk dua ta kritikoj (edhe se harxhova sh. gjuajtje kritike tashme dhe pse pa lidhje me te).

Por dua te them se Modeli i zhvillimit tone post-90, ai i tranzicionit te kontrolluar nga shteti, qe autori perflet aq shume dhe i vjen rrotull, ishte i gatshem already, dhe ai gjendej tek vendet e ish bllokut lindor, qofte ne evrope apo ne rajon, qofte tek Kina. Keto ishin vende qe kishin kohe qe e kishin revizionuar drejtimin e zhvillimit te tyre, dhe po aplikonin nje sistem hibrid ekonomie mes ekonomise se tregut dhe asaj te kontrolluar.

Kaq, keto nuk jane gjera te reja.
Kete drejtim u perpoq te prezantonte reformatori Ramiz Alia para shqiptareve dhe nen presionin e njohur te ngjarjeve, gjerat shkuan sic e dime.

Zhvillimi i praktikuar keto 25 vjet pas 1991. ka qene ai i sipermarrjes ne kushte te nje kapitalizmi te eger, me mungese totale te prezences se shtetit dhe ligjeve.
Kjo u zgjodh per shume arsye, si:
-eliminonte pergjegjesite e pushtetit,
-per kunderreaksion te kontrollit total ekonomik perjetuar deri per momentin,
-mungese plani per transzicionin shock qe imponuan ngjarjet e shqiptareve,
-mbi te gjitha (te gjithe e dinin) ish nje Eksperiment - shqiptaret budallenj shpallen hapur se preferonin me mire nje Eksperiment, sesa te pranonin perseri kontrollin me te vogel ne zhvillimet e ardhshme te vendit te tyre.
Dhe e paguan shtrenjte me fatin e tyre kete tranzicion sic e dime.

Per t’iu pergjigjur pyetjes se albanos, qe te kryhet nje zhvillim proteksionist ekonomik, shqiptaret duhet te pranojne zhvillim te kontrolluar dhe planifikuar nga qeverira me vullnet te mire ne ket drejtim, dhe per kohe relativisht te gjate.
A jane dakord ata si njerez me kete?

Modeli (ose anti-Modeli, quaje si të duash) I aplikuar nga qeveria e asaj kohe (po flas për pas '90 ës) ishte vendim i tyre, ku edhe të huajt kan dozën e tyre të presionit, si gjithnjë. Sugjeroj të lexosh “The Shock Doctrine” i cili është përkthyer edhe në shqip kohët e fundit. Nëse s’ke kohë mund ta zëvendësosh me dokumentarin me të njëjtin titull. Praktikisht aty flitet për super shtetet apo edhe shtetet e vogla të vëna përfund nga teoritë neoliberale të vajisura edhe nga WB dhe IMF-ja. Ne si mikro shtet e bëm gabimin që në fillim. Dhe tek analiza kjo thuhet: duhej të kishte pas një qasje më të butë ndërrimi i sistemeve dhe duhej amortizuar goditja si ekonomike ashtu edhe shoku social. Me sa kam lexuar një nga qeveritarët e atëhershëm, Gramoz Pashko, artikuloi teorinë e “tabula rasa”-S, atë të shkatërrimit të çdo teknollogjie, mënyrë funksionimi, të sistemit të vjetër sepse do të angazhohej “bota” për të mien tonë! Edhe kto qëndrojnë në shkrim. Pra lart-poshtë nuk më duket ndonjë analizë e dobët por, as ndonjë analizë e thelluar me artikulime të qarta dhe peshim të situatës së tranzicionit në të cilin fatkeqësisht, nuk po dalim edhe pas 26 vjetëve.
Një nga kritikat e mija për qeverinë e sotme (se fundjave duhet parë nga e ardhmja por pa harruar prej nga ke ardh), përveç propagandës, fasadës, hipokrizisë, është edhe përdorimi i termit “Rilindje” që u bë pjesë e fushatës në 2013, vazhdon edhe tani pas 4 viteve dhe gjumton çdo projekt pak a shumë me të njëjtën padobishmëri të “tabula rasa”-s.
Mendoj se njerëzit nuk janë formësuar akoma në ato nivele ekonomike/sociale/intelektuale ku të gjthe do të donim ti shihnim, si qytetarë të barabartë, në të gjitha drejtimet, me qytetarët e tjerë të Europës që na intereson. Padyshim që forcat politike kanë treguar se sa më shumë të vazhdojë moti i mjegullt aq më shumë përfitojnë ata.

2 Likes

flm per pergjigjen. Per sugjerimin gjithashtu, do perpiqem te ndjek dokumentarin minimumi.

Jam dakord me cfare thua ne cdo pike - paragr. 1re.
Sa i takon kritikes per termin Rilindje, ai ka vlere sidomos sepse sic thua duhet te kemi parasysh nga vijme, njekohesisht kur flasim se ku shkojme.
Por jam dakord qe mund te ndryshohet.

Perderisa gjera po behen e po ngrihen dita dites sa i takon shqiperise e njerezve te saj, edhe pse Ritmi eshte i ngadalte tani per tani, por pershpejtohet dita dites, kjo eshte ajo qe ka rendesi, me sh. se termi vete.

Pikerisht, qytetaret nuk jane tw barabarte, per pasoje edhe tw varur nga konjukturat partiake, elitat borgjeze.
Pas krizes ekonomike globale duket se pak eshte reflektuar.
Nuk mendoj se termi rilindje perben problem, madje ne te kundert frymezon mobilizim, deshire per ndryshim. Nuk eshte cudi te thuhet qe dhe ato pak gjera qe kane levizur keto 3 vjet, jane saje termit.
Ceshtja eshte kishim model, antimodel, a ka ardh koha per sinteze aka rilindje te vertete jo vetem ne terma.

Ndjese per nderhyrjen. Kisha pak per te thene per termin “Rilindje”. A nuk do te ishte me e pershtatshme qe si percaktim t’i lihej gjykimit te historianeve dhe historise dhe te mos pervetesohej nga nje partie politike e cila merr per baze nje pike historike jo pak te rendesishme te Shqiperise? Nuk eshte as reflektues as nderues per te shkuaren, por pompoz me se pakti.

Shume kerkesa ke dhe ti :slight_smile:

Oops… :stuck_out_tongue:

“…Protesta kundër globalizimit ka arritur tani përmasa të tilla, sa kërcënon dhe vetë sistemin politik dhe shoqëror në Perëndim; fitorja e Trump dhe Brexit nuk lenë më dyshime për këtë…”

Protesta ka patur edhe kur Komisioni Europian po shqyrtonte marveshjen me USA, qe parakuptonte levizjen e lire te mallrave dhe njerzeve ndermjet EU e USA, por kjo nuk e kercenoi sistemin, jo vetem se disa parlamentare ishin e pro e kundra, jo vetem se marrveshja nuk u nenshkrua, por (edhe sikur te nenshkruhej) se vete dy kampet ekonomike me te fuqishme, kane thuajse te njejtin sistem. Do mbylleshin ca (mijra) vende pune ne njerin kamp, por do hapeshin ne kampin tjeter.

" …Një vendi si Shqipëria i duhen rritje 5% e më tepër në vit, dhe jo për një a dy a tre vite, por për dekada të tëra, që t’i largohet fundit të listës së mirëqenies. Më shumë se 40 vite me rritje 5% çdo vit do i duheshin ekonomisë shqiptare, që Shqipëria të arrinte mesataren e të ardhurave të Evropës[…"

Une do te thoja se edhe me nje rritje 2,5% ne vit, me jo me shume se 20 vjet, shqiptaret e Shqiperia e arrin mesataren e jeteses e te konsumimit te europianeve dhe Europes. A e merr parasysh i nderuari Vehbi, dubellsimin e te ardhurave e te rritjes e cila pasqyrohet ne perfaqesueset e ter kapitalit. Natyrisht qe nuk e di, se keto gjera nuk mesohen ne shkolle. Dhe format e dubellsimit jane disa.