Vagon i shkeputur

Mr. Pjer, welcome back we miss you.

Erdhi Pjeri, erdhi Pjeri
Moj e lumja Shqiperi
Vere njoftesi, financieri
" Monitori" si ai …

3 Likes

I knew it, vetem nji artikell ekonomie do sherbente si karrem per rikthimin e shumepritur te pjerit.

" …Dy miliardë Euro, ose pothuajse 20% e PBB-së, i nevojiten Shqipërisë që të futen nga jashtë vit për vit, për të mbuluar deficitin e llogarisë korrente të vendit – kryesisht në formën e deficitit tregtar – dhe për të mbajtur konstant nivelin e sotëm të zhvillimit…"

Edhe sikur ta marrim te mirqene kete shifer, qe Shqiperise i duhen 2 miliarde per te mbuluar defiçitin, gje qe do te thote se Shqiperia duhet te marri çdo vit 1 miliard euro, se 1 miliard e siguron nga remitancat, prap lindin dy pyetje; 1) Si ka mundesi qe ne kasat e Echanceve/çenxh e ne duart e shum njerzeve ekziston gjith ajo valute e pa perdorur, e pa futur ne fuksion, ne transaksion. Thjesht njerzit, emigrantet, te huajt e mbushin tregun me valute, mirpo kjo valute mbetet inaktive. 2) Mos valle kerkesa per importe eshte me e vogel se kjo shifer (2 miliard) gjersa shum valute rri stok kudo ne banke, zyra kembimi, etj, e shifra 2 M eshte nje rritje artificiale nga borxhet, e perqindjet qe duhen paguar.
Nese eshte keshtu, qeveritaret shqiptare, te 25 vjeteve, duhen futur brenda.

Po te doje xhaxhi sorrosi e ben albanistanin si europen, miliardat i ka

Djema,kam dash te futem me perpara, kuptohet jo me deshiren e Peshkut te vjeter :slight_smile: mirpo adminet, ose nuk me lejonin gjersa anullohej hyrja ime, ose kane bere nje faqe/program te paafte, qe i lodh njerzit te futen brenda.
Megjithate flm, se po mirrem me artikullin e Ardian Vehbiut.

" …Sipas këtij modeli, çdo rritje e mëtejshme ekonomike – alias rritje e PBB-së – mund të bëhet vetëm nëpërmjet rritjes së vazhdueshme të infuzioneve financiare nga jashtë: më shumë investime nga të huajt, më shumë para nga emigrantët dhe trafiqet, më shumë borxhe, më shumë deficite. Mbajtja në këmbë e këtij konstrukti ekonomik kërkon vetvetiu që më tepër shqiptarë të largohen nga Shqipëria, jo vetëm për të lehtësuar tregun anemik të punës në vend, por sidomos për të siguruar të ardhura të reja nga emigracioni; kërkon dhe nxit më tepër trafiqe dhe të ardhura ilegale, kërkon më tepër borxhe, publike dhe private…"

Me keta politikane, po, keto gjera do ndodhin, deri sa ta raskapisin Shqiperine. Paaftesia nuk ka brira, ketu do dali, te marrja borxh tek te huajt, gje qe per rastin e Shqiperise (siç e kam thene tek VQ) nuk eshte e nevojshme, se Shqiperia ka plot resurse.

‘Cilat jane shkeqet qe çuan ne kete gjendje’, pyet autori, i cili permend nje sere faktoresh, si hapjen e menjehershme ndaj kapitalit te fuqishem te huaj, korruptimin e politikanve, dhe une jam me te, mirpo ai harron se ndaj dyndjes se prodhimit te huaj, qeverite shqiptare aplikuan dogane/taksa te larta, te cilat luhateshin nga 50% minimumi, deri ne 100%. Nje mase proteksioniste qe dukej sikur mbronte prodhimin e huaj por qe ne fakt demtoi konsumatorin shqiptar, dhe per çudi, gjith ato taksa qe mblidheshin nga dogana, ku shkonin, ku investoheshin. Hiç gjekundi, thjesht paguhej administrata, gje qe tregonte miopi, paaftesi.

Pjer vari teneqen shkrimit, lexo komentet e mjegulluara se te knoqet shpirti.

Ne pergjithesi, artikulli i Vehbiut, me pelqeu, veç kish tendencen e politizimit te situates.

1 Like

Po cu bere pjer djali, se …https://m.youtube.com/watch?v=QjnerhyYeNs

Mirseserdhe Pjer. Shpresojme qe ardhja jote te inkurajoje dhe Bradin te ndermarre ket hap qe ndermore ti.

mund ta konfirmoj qe as une nuk kam degjuar per format e dubellsimit. Flm Pjer!

Natyrisht i nderuar qe nuk mund ta dish, shum pak veta, peco-grose, dijne per keto forma.

5 Likes