«Valë e Re» franceze apo maverick-ë të vetmuar ? (3 filma te rinj francezë të 2018-s)

2 Likes

Pervec vetmise se poetikes (per te cilen flitet kur poezia rrethohet nga cinizmi), mund te shihet edhe ne kete menyre: Franca ka mundur te ngreje ne sistem mikroklima te tilla, ku gjallojne ne bukuri te plote, si bime te rralla endemike, kinemaberje te shendetshme te cilat ne i quajme “autoriale” per kundrapeshe te kinemase se semure, por qe faktikisht perbejne edhe qellimin e levizjeve te Valeve ndryshuese kinematografike, pra shendetin e kinemase.

Ne vend te koheve cinike, qe mendoj se e mbyllen fazen e tyre, mendoj se tani kemi hyre ne kohe te rrezikshme.

1 Like

Verifikuar per te milionten here edhe dje nga parja ne sinema verore e nje filmi cilesor indian, nuk e ke idene çfar finese e perkore dhe pastertie te ndjeri. Evropa dhe Amerika jane katunar fare, 5000 vjet ngambrapa, i rrofte teknologjia dhe shkenca. Oksidenti ka marre fund me te gjitha, nuk ka me shpirt, biles me keq, eshte bere i pashpirt me keq se Nexhi.

Dhe per kete mos kujtoni se jane pa pergjegjsi Godard ed kompani femen sumen, biles kush ankohet me teper, eshte me teper fajtor. Prandaj ankohet!

Duke germuar ne filmat e meparshem te regjizoreve ne fjale (ne fakt, sebep u be Alain Guiraudie), dola rastesisht tek nje koment i nje filmi te tij, “Mbreti i arratise”, ne vitin e larget 2009.

Sigurisht, shume dakort !! Por nese do beja dy lista te vogla me regjizore te rinj (30-40 vjeçare) franceze e qe konsiderohen si autorë, nje njeren do vija ca te “kulturuar” (dmth pseudo-te-kulturuar) si :
:black_medium_small_square:François Ozon,
:black_medium_small_square:Christophe Honoré,
:black_medium_small_square:Jacques Audiard,
:black_medium_small_square:Mathieu Kassovitz…

Ndersa ne nje tjeter, shume here me te vogel, do fusja:
:black_medium_small_square:Rabah Ameur-Zaimeche,
:black_medium_small_square:Bertrand Bonello, e ndonje tjeter, por nuk do lija jasht
:black_medium_small_square:Alain Guraudie.

Qe 10 vite me pare, paskeshim nuhatur diçka nga maverick-et e kinemase franceze! :slight_smile:

1 Like

E kam thene dhe me pare sesa konseguence te papare kane review-te e kinoditarit ne kohe.
E kam thene edhe qe kam mundur ta shoh Mbretin e arratise, i paharrueshem dhe jashte cdo imagjinate te perdishme…

Ps. Ca mendueshem ka ardhur recenca kesaj radhe, me duket mua

Merci :slight_smile:

ps: mendueshem, në ç’sens?

Mendueshem, si nje i urte i mocem, por dhe ne kuptimin emocional.
Faleminderit ty, pa mase

Madam Hyde, nga tre titujt sikur jep shprese te gjendet ne net. Kisha kerkuar ca muaj me pare por do shoh prape mbase e kane hedhur ne net.

“Paul Sanchez”, heret a vone do e gjesh ne net. e sigurt

1 Like

Asnjehere nuk flasim dot mjaftueshem ketu per keta filma, gjithnje me ndjesine se nuk ke prekur vec 1/100 e tyre. Te mos flasesh pastaj kur rilexohen pasi ka kaluar kohe, sesi vijne te fresket dhe kuptimi akoma me depertues. Ndonjehere prej kesaj te vjen te heqesh dore sepse e di se s’mund t’iu kalosh vecse tangent.

Nje gje tjeter qe bie ne sy ne keto filma eshte aftesia e regjizoreve per te filmuar (regjistruar) nje vend (place) ne menyre te tille qe te na mbetet pergjithmone ne mendje (psh: tek “Madame Hyde” te krijohet pershtypja qe asnjehere më pare nuk ke pare ndonje film ku ngjarjet zhvillohen ne nje klase shkolle te mesme - gje qe ndofta nuk eshte e vertete, por aq e forte eshte impresioni sa…)

Nese desheron, te jap linkun per te pare “Travolta & moi”, telefilmin me te bukur ne bote, sipas meje. Eshte pa titra, por shihet pa asnje problem (imazhet flasin vertet vete). Edhe kur e kam pare ate, kam patur te njejten pershtypje: pershtypjen qe asnjehere nuk kam parë te filmuar ne menyre te tille nje dyqan buke dhe nje … (nuk po ta them per arsye surprize skenaristike).

Thene ndryshe: mund te arrijme ne konkuzionin se, regjizoret e mire jane ata qe dine te filmojne nje vend (place) po aq si projection (pasqyre) intime e heroit te filmit, aq edhe si pike e perbashket e jetes shoqerore (sociale), duke na dhene pershtypjen se s’kemi pare asnjehere nje vend (place) te filmuar kesilloj
(kujto psh filmat e Guiraudie; por edhe, psh, liqenin Leman ne filmat e fundit te Godard)

1 Like

Flm, po, do desha ta shoh patjeter *Travolta et moi". S’ka problem titrat.

Jo, Patricia Mazuy ka bere 3 filma fiksion të tjere, 2 dokumentarë dhe nje telefilm (Travolta & moi), por ky i fundit shpesh konsiderohej deri më tani jo vetem si kulmi i saj artistik, por edhe si nje meteor i rralle filmik (në fakt, ate telefilm ajo e ka realizuar në kuadrin é nje serie telefilmash pa lidhje mes tyre, realizuar nga regjizore të ndryshem, por nen titullin é perbashket "Gjithe cunat dhe gocat e moshes se tyre" në 1994, për kanalin TV ARTE (tema é perbashket é të cileve ishte adoleshenca)

1 Like

ne pergjithsi me kane pelqyer gjithe ata filma francez qe me eshte dhene rasti te shof, qofte dhe me komerciali. para ca kohesh pashe nje me giuliette binoche qe mbetej shtatzane, komedi komerciale argetuese ama shihej.
Pastaj eshte e qarte qe disa filma behen per te terheq publikun shikues per te marre fonde qe te perfitojne keta mavericke. Kinemaja ka nevoje per rishperndarje fondesh qe te perfitoje si art nuk eshte si piktura qe mjafton nje boje e nje kanavace.

Amen!

(do të shkruaj neser pak më gjate për shembull për Patricia Mazuy; eshte misherimi (në mish e kocke) i fiks i kesaj qe shkruan

konfirmoj qe Madam Hyde eshte ne net , teeper interesant, 100% dakord me cfare thua mbi filmimin e klases, nuk kam pare ndonjehere nje pershfaqje te tille nga perendimi, nuk kam pare te behet film konkretisht me matematiken, fiziken, shkencat, etj. E megjithate ndersa filmi procedonte kjo eshte nje liste me disa tituj qe ai me asociohej.
-Twin Peaks
-Cemetery of Splendour
-Shoku yne Tili
-Il Vangelo secondo Matteo
-La France
-Elle (pak fare)
-Vincent n’as pas d’ecailles
-e te tjere

Po ta mendosh mire, “Madame Hyde” eshte film Meliesien (Méliès si nje nga dy krijuesit e kinematografise, tjetri -ose me sakt dy te tjetret- jane vellezerit Lumiere). E them kete sepse Goerge Méliès ka patur si zanat (fillestar) magjinë, pra ka qene prestigjator dhe me pas realizoi filma (i pari qe perdori efektet speciale ne kinema).

Megjithate, eshte me e ngaterruar se kaq, sepse menyra e te filmuarit, mbetet me se shumti e shkolles se vellezerve Lumière (“dokumentareske”, ose si te thuash ‘realiste’ - realizmi ne sensin Bazinian te fjales, pra: natyra = objektivitet i patejkalueshem) : në kete film, efektet speciale jane tmerresisht naive (enkas!) dhe veçse ne funskion te filmit, dmth te mizaskenes (dhe jo e anasjellta)

Nje tjeter regjizor qe evokon “Madame Hyde” eshte pa dyshim rusi Eisenstein, per montazhin e tij te famshem (filmi, nuk e di a e vure re, eshte i kompozuar nga skena 5-6 minuteshe, pra montazhi eshte jo pak rapid).

Per nga permbajtja pastaj, filmi fare mire mund te kish si nentitull: “Në nje klasë (shkolle), luftë klasash në vend te lufte rracash”. Por duke qene se kohet jane te veshtira (cinike, reaksionare…), regjizori, te vetmen arme qe perdor per t’ja dalë mbane eshte… burlesku!! (“e qeshura -absurdja- eshte arma e vetme qe na ka mbetur” - thene ndryshe)

2 Likes

Ca gjera te tjera meqe e ke pare “Madame Hyde”:

Kur shkruaja ne review se, në film, gjithçka eshte menduar ne terma kinematografikë (idetë narrative, zgjedhjet per nga ana e formës artistike etj etj), kisha parasysh kete: aspekti social i jetes ne nje gjimnaz te periferise pariziane (shume problematikë mediatikisht) dublohet me tonalitete dhe zhanre te shumellojshme si psh me ate fantastik, por dhe melodramatik, me komedi, biles deri dhe me musical !! (ti e pe). Kjo perzierje zhanresh, siç shkruaja, nuk eshte qellim ne vetvete, por ka per objektiv transhendimin (‘kapercimin’, tejkalimin) e realitetit.

Per shembull, aspekti fantastik eshte drejtperdrejt i frymezuar nga romani i Stevensonit “Strange Case of Dr Jekyll and Mr Hyde” (mbi te cilin jane realizuar plot filma) : pas eletroshokut, zysha transformohet ne krijesë te shendritshme dhe elektrike (nje menyre per heroinen kryesore per te dale nga roli i saj i ngushte i mesimdhenies dhe nje mundesi per te parë flaken e saj te brendshme, duke e kthyer trupin e saj në nje flakadan, nê nje ‘udherrefyes’).
Ose nje aspekt tjeter, ai komik. Ai eshte perdorur per te evituar cdo forme mizerabiliteti (film qaraman), viktimizimi (oh e shkreta zyshe), por edhe superioriteti (zysha te tregon vendin me forcen e notes): situatat komike jane rrjedhoje e kontekstit social (i cili sigurisht qe eshte dramatik: periferite e Parisit cdo 10 vjet i ke ne tym e flake), por komikja ndihmon ne dedramatizimin e tyre (si nje menyre balancuese, dialektike (çdo e mire e ka nje te keqe, dhe anasjelltas - themi ne në shqip).

Pra: kalimi nga nje zhaner ne nje tjeter, kalimi nga nje ton (notë) në nje tjeter, sherbejne per tju qasur nje realiteti kompleks në menyre më komplekse. Nese regjizori do kish zgjedhur qasjen natyraliste, doemos qe do te reduktonte edhe pikeshikimin (point of view) ne nje te vetem (ka plot filma te tille: ja psh njeri : "Ndër mure - “Entre les murs, (The Class) fitues deri dhe i Palmes se Arte ne festivalin e filmit ne Kanë.

"Madame Hyde" eshte opozita e tij! (per fatin e mire tonin, pra te spektatorit)

1 Like

kompleksiteti i zhanreve ne funksion te qasjes se realitetit sfidues, je me se i qarte .
(Me thene te drejten, te japesh mesim ne gjimnaze publike eshte pune teper teper sfiduese. Kam kolege vendalinj ketu - jo te ardhur, pra - qe kane bere doreheqje nga mesuesia per shkak te veshtiresise se ketij profesioni sot.) Ndaj me evokoi Vincentin qe s’ka luspa, apo edhe Il Vangelo secondo Matteo kur i flet klases per Interaction.

Pyetje, ku do te dale S. Bozon me referencat konkrete nga matematika e fizika - realizuar shkelqyeshem por perse i duhen aq konkrete? E papare.

:pray: Ketu ke absolutisht te drejte: in fine, “Madame Hyde” eshte film mbi transmetimin e dijeve (më sakte, te dijes, ne sensin knowledge), e qe ne shqip e quahjme rendom mesimdhenies

1 Like

Po ta shihje ndonje dite “The Class” (palme e Arte ne Kanë, kupton ti?) do shihje diferencen mes dy filmave.

Nese “The Class” eshte fund e krye nje film natyralist (bërë “si pé verteti”, thone kalamajt, nderkohe qe kinemaja, si te gjitha artet, nuk ka per mision te kopjoje realitetin), “Madame Hyde” luan ne disa pista njeheresh, ka tonalitete te ndryshe, ben te bashkejetojne ne te njejtin film zhanre te ndryshme e, per rrjedhoje, edhe kendveshtrime te ndryshme.

Me beri pershtypje dhe vete se sa e dallueshme eshte kjo, qofte edhe duke pare dy trailer-at reciprokë te secilit film: nata me diten !!

"THE CLASS" :

dhe:

"MADAME HYDE" :