Vrasja e paralajmëruar; dhuna ndaj gjyqtares u injorua me mbyllje hetimesh dhe amnisti

Vdekja eshte tronditese, dhuna ne te kunderten nuk trondit dhe as nuk shqeteson. Ndaj dhe ka tolerance ndaj saj.
Lexova ndonje koment nga anetare te politikes, por vetem neveri ndjeva nga hipokrizia e tyre. Me mire te heshtnin. Do te ishte me e ndershme.

4 Likes

Ndoshta ka ardhur koha qe shteti te nderhyje dhe te beje shembulll disa nga keta “bandillet” qe behen trima.

Duhet te ndertohet infrastruktura e njerezve te divorcuar dhe te merren ne mbrojtje ata qe jane ne rrezik.
Keto raste parandalojen me nderhyrjen e forte te shtetit dhe jo me zemerime ne Facebook apo me OJQ qe vetem zhvatin parate.

Nese nuk nderhyn shteti ne kete moment do te jete shume vone.
Fatkeqesisht sot ne krye te qeverise kemi nje dhunues grash dhe nje person qe ne gjyqin e divorcit ka akuzuar te atin dhe gruan e tij per marredhenie seksuale vetem qe te shpetonte nga pagesa ndaj djalit.

Uroj qe te jete penduar per veprimet qe ka bere dhe uroj te nderhyje fort ne favor te mbrojtjes se viktimave te pambrojtur te divorceve qe ne Shqiperi jane ne shumice derrmuese femra.

1 Like

pse s’m duket, si koment acidicije ky mu ?

1 Like

Sepse komentet e mija gjithmone jane analizuar,ironizuar dhe sulmuar nga njerez te skllaveruar nga korrektesia politike qe ketu ne PPU jane me shumice.

1 Like

Viktime e sistemit ne te cilin ishte pjese vete. Vrasje makabre, asgje nuk e justifikon. Sa gra te tjera jane dhunuar, vrare e keqtrajtuar qe nuk u dihet as emri e jo me te behen lajm apo ti shkruajne ambasadorit?

Ne pese vjet qeverisje te Rilindjes, Edi Rama me parlamentin e mbushur me kriminel beri amnisti, ne 2014, 2015 dhe 2016. Ne tre vjet Rama nuk uli as energjine, as cmimet, as taksat por uli cdo fund viti burgun per te denuarit. Dhe e uli per te gjithe pavarsisht krimeve qe kishin kryer, pavarsisht nese ishte trafikant droge, vrases apo perdhunues grash dhe femijesh. Kjo eshte skandaloze.
Shihni SHBA ku ka miliona te burgosur, presidenti Obama ne vitin e fundit, ka shkurtuar denimi vetem per 153 raste, jane falur 78 raste dhe jane zbutur denimet per 1.176 raste. Ne nje vend ku jane mbi 3 milion te burgosur zbutja e denimit eshte vetem per rreh 1.176, ndersa ketu tek ne cdo vit amnistia prek me shume se 70% te te burgosurve.
Po sot me cfare morali dhe pafyteresie dilni para viktimave e nuk i thoni se me firmen tuaj me voten tuaj, i keni ulur tre vjet secilit prej vrasesve, trafikanteve, grabitesve dhe perdhunuesve

1 Like

Ca pi ti plako se na bone kurioz??
Drejt e ke qeveria…!! Eshte gjinja qe do zbut, dhe ky eshte proces kompleks dhe i ngadalte.

Fildezja nuk u vra pse ishte gjyqtare, por sepse ishte nje femer qe ne nje fare menyre nuk ju nenshtrua burrit te saj idiot dhe kriminel, sic jane besoj nje pjese e mire e burave shqiptare. Keshtu qe cilesimi i fjales “gjyqtare” ne titullin e shkrimit me duket jo korrekt, biles acarues.

1 Like

Dakort, po pp te mos ishte gjyqtare nuk do kishte bere kaq buje, sa raste si kjo ka pasur!!

Kapo, ligjin per amnistine e drafton min. drejtesis (pra qeveria), e diskuton dhe e miraton parlamenti dhe pastaj e dekreton presidenti. Pra sic e shikon qeveria eshte vetem nje pjese e procesit.

Per te mos mbrojtur kapon, por presidenti ketu ka rol simbolik (si kudo xhanem). Pra duhet hetuar ne komisionin qe ka shqyrtuar dosjen e ktij tipit, dhe si paskan dale ne perfundimin qe ky nuk eshte me problem per shoqerine dhe ish-bashkeshorten e tij.

kjo loja me amnistite bie era propagande politike dhe jo shqetesim qe vjen nga vdekja e gjyqtares.

arsyeja e mosarsyes se arsyes do kete qene arsyeja qe mdermori nje akt te tille burri i shkrete.
pse i shkrete ? vetem nje person i shkrete,ne gjendje te mjerume,kryen nje akt te tille pafuqie ne deshprim te thelle. nerkohe te gjithe shkarkojne lumenj sharjesh e berbuzje drejt kriminelit (me te drejte),a thu do kete pas gisht edhe e ndjera ne mjerimin e tij?“e vrava se me fyu rende”,asht ajo batuta e filmit. duket ashiqare qe vrasja s’eshte nje veprim prej te forti,prej gangoje,po derdhje e nje kazani mllefi te nje njeriu qe ndihet i fyer deri ne palce. ky nuk ishte rasti i burrit coftine,zorraxhi qe gruaja punon kamarie a pastruse dhe ky me ato leke pi raki, e ne fund e vret per xhelozi. kishte qene njeri me biznese dhe me gjendje shume te mire ekonomike.
tani vijme te gruaja e gjore. gjykatse! kjo, per mu perben nje pike te erret. ne shqiprine e sotshme,kush e njeh,e din mire se te behesh nga drejtoreshe kopshti femijesh ne gjykatese,eshte nje perralle me fantastike se ajo e hirushes. vajza e komshiut tim qe nuk ka njoh 9 nga klasa e pare deri ne mbarim te masterit per juridik, sic me ka thene,nuk behej fjale te fitoje mgjistraturen, pa 100e kusur mije euro. konkuroi per nje vend ne kryeministri dhe fitoi. nje vajze me pamje krejt modeste,thene kjo per te mos mendu qe fitoi me cilsi te tjera. pra,profesionalisht nuk i mungonte asnje gje. ndrsa zonja e gjore qe sot nuk jeton ma,ja ka dal te fitoje mgjistraturen edhe te behet gjykatse. si? intuita me thote, se jane investu paret e familjes te fituara kryesisht nga puna e te shoqit.pas realizimit te saj,burri munt t’i jete duk nje cope injoranti,nje gdhe,qe cudi si e kishte shty deri ne ate moment me te. dhe ktu fillon drama. si fillim sherre e me the e te thashe e pastaj divorci,lamtumire burri. dhe burri i mbrujt patjeter edhe me mendsine qe gruja eshte prona ime,se gelltit dot kte te gjithen, e shkon e ben budallalikun qe beri,duke i fik jete asaja edhe duke shkatrru te veten. kjo ishte.
pastaj,sa duhej te bante shteti,shqeria e ku di une,kto jane parole,parole parole.

ka pergjegjesi sa te duash per t’u marre nga sekush. rasti i gjyqtares ben kaq shume pershtypje sepse e ben publikun te ndihet i pambrojtur. krimi qe ndodhi ishte teresisht i parandalueshem. diskutimi eshte cfare nuk funksionoi ne parandalim?

1 Like

Pra, ne fund te fundit ju po tregoni nje rast tipik te mentalitetit shqiptar, ku buri u hakmor se i iku placka/prona/femna prej duresh. Une them o Pjeter me mire pa bura fare sesa me keto lloj speciesh primitive.

si mund te parandalohej?

t’i leme ekspertet te merren me kete

Fsha shtetin e sistemin e drejtesise!!! Nje gjykatese qe nuk mbrojti dot veten, paguhej per te bere drejtesi per viktimat.

Pastaj kur flitet ketu edhe per parandalim krimi?! Ne shqiperi?! Aty ku kriminelet kryemafioze gradohen ne president, km, ministra e deputete.

Me c’po thuhet ketu ai e rrahu nje here gruan ne publik dhe per kete beri burg. Mbase s’beri aq sa i takonte po 1 vit a dicka e beri. Nese burgu nuk sherben si mjet parandalues per dicka te tille, c’mund te besh me teper? Edhe ne SHBA ne raste dhune familjare urdhri i mbrojtjes eshte hapi i pare. Fatkeqesisht nje cope leter e firmosur nga nje gjykates nuk eshte ndonje kushedi se cfare per te mbajtur larg kriminelat.

Per mendimin tim, jo vetem per rastet e dhunes ne familje, por per shume fenomene negative sensibilizimi i popullsise mund te jape efekte me te medha. Qofte nepermjet reklamash me teme sociale, ose me tematika sociale ne TV ku keto lloj situatash te diskutohen larg nga politika, ose hapja e ndonje institucioni tip Psikologu i popullit, cfaredo qe te jete me efikase ne Shqiperi. Po ja shikoje, nje vrasje u be dhe te paret qe dolen jane politikanet dhe refreni i zakonshem eshte “e ka fajin…” mund te vesh emrin e kujtdo aty. Shqipot duhet te mesojne qe dhuna nuk eshte zgjidhje problemesh, perkundrazi ne ambiente shqiptare dhuna mbjell shume. Sot me rreh ti, neser te vras une, pasneser kusheriri yt vret xhaxhane tim e vazhdon muhabeti.