Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t'ia dërgoj Saimirit

Një lidhje gjaku mund të ketë shumë rëndësi. Sidomos nëse e ke me një ish-ministër-i larguar nga detyra në mars-tepër të përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge.

Në Shqipëri, lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka krijuar një tërmet të vërtet politik. 39-vjeçari, i kapur dje nga bërthama e policisë gjyqësore të Guardia di Finanza të Catanias në kuadrin e operacionit “Rosa dei venti”, është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. I përfunduar më 2005 në syrin e ciklonit pas deklaratave të kreut të policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, i cili e akuzoi publikisht për bashkëpunim me krimin e organizuar lokal që merrej me trafikun e marijuanës nga Ballkani.

Sipas policit i detyruar më pas të strehohej në Zvicër, pasi akuzohet se u ka shitur informacion autoriteteve italiane dhe për këtë është në kërkim-kushërinjtë e ministrit transportonin drogë duke shfrytëzuar makinën private të tij.
Një Audi A8 e parë shumë herë të kalojë kufirin grek, por jo vetëm. I interesuari direkt, nga ana e tij, ka përgënjeshtruar gjithmonë, duke shpjeguar se makinën ua kishte shitur kushërinjve, por në të zezë, që më 2013. Verifikimet e detektivëve italianë megjithatë tregojnë një histori të ndryshme, në të cilët del edhe emri i politikanit.

Moisi Habilaj në Siçili kishte urën kryesore të punëve të tij, falë një rrjeti grosistësh të aftë për të blerë me pará në dorë qindra kile marijuanë, për t’ua shpërndarë pa dallim të gjithë klaneve mafioze aktivë në sheshet e shitjes. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa.

Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë i hetuar, asnjëherë i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, për shembull me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

Hetime që çojnë në emra e mbiemra. Si ai i Antonino Rielas, i dyshuar si pikë referimi në Catania për blerjen e drogës nga Shqipëria. Ushtarakët në nëntor 2013 monitoruan një takim midis këtij të fundit dhe Florian Habilajt, vëllai i Moisiut, pra edhe ai kushëri i ministrit Tahiri.

Takimi kokë më kokë u zhvillua në lagjen San Giorgio dhe, sipas akuzave, Riela i ka dhënë aty 30 mijë euro në dorë për një sasi marijuane. Objektivi ishte të merrnin veten sa më shpejt që të ishte e mundur nga sekuestrimi i 1650 kilogramëve në tetor, në shkëmbinjtë e Baia del Silenzio në Castelluccio, pranë Augustas.
“Sikur të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë. Bam, bam bam”, thoshte Moisiu, i përgjuar, i zemëruar për ngarkesën e kapur dhe për vështirësitë për të mos u kapur nga “të zinjtë”, më saktë forcat e rendit.

Shqipëria për kushëririn e ministrit duhet të ketë qenë prej vitesh një zonë e lirë për punët e tij. Në një përgjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një siçilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

Në të kundërt, në Itali, grupi pëson sekuestrime të vazhdueshme, si ai i 289 kileve marijuanë në Palagonia. Furnizimet ishullore të kartelit italo-shqiptar janë bllokuar edhe në portin e Ripostos apo në parkimin e qendrës tregtare Porte në Catania, ku hetuesit kanë gjetur një kamper me qira, të mbushur me drogë. Nisin kështu bisedime të gjata për të planifikuar dërgesa të reja dhe pikërisht në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

Politikani futet në valle edhe në lidhje me makinën tashmë të famshme. Kushëriri, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, kanë shkuar në Siçili edhe me Audin që me letra i përkiste ende ministrit.

Ari i gjelbër i Ballkanit ka përfunduar edhe në dispozicion të Sebastiano Sardo, prej pak kohësh i penduar i drejtësisë, por në të shkuarën menaxhues i drogës për klanin Cappello në Catania. Për shqiptarët ishte “ai me syze” me të cilin bënin marrëveshje fitimprurëse edhe për furnizim me armë.

“Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi, ata i duan për vete”, thuhet në një përgjim.
Marrë nga Meridionews.it-Përgatiti: SYRI.net

Ça te ket desh me thene kur ka thene " 30.000 duhet tja çoj Saimirit" ?

ka dash me thone qe pa paguar taksat, nuk mund te vazhdohet puna.

Po pse nuk i fusin ne burg edhe ket Tahirin, edhe kte Ramen,
Kta paskan bo namin

Kot sa per muhabet. Per cfare kusheriri behet fjale? Se ka kusheri te pare goce teze apo cun halle, apo cun daje dhe goce xhaje, por ka edhe kusherinj te dyte e te trete. Keta dy te fundit jane aq shume sa e gjithe popullsia e shqiperise.

[Më 24 shtator të 2015-ës, në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, Tahiri do të deklaronte përpara analistëve Arjan Vasjari dhe Skënder Minxhozi, se Habilajt nuk kishin asnjë precedent penal dhe në rast se e kundërta do të konfirmohej nga policia, ai do të kërkonte falje publike.

“Unë do të ndihesha i goditur moralisht nëse personat në fjalë rezultojnë se ata janë trafikantë, unë do i kërkoj falje publikut, i kam shitur makinën disa trafikantëve. Do i thoja publikut kam gabuar se i kam shitur makinën disa trafikantëve”, ka deklaruar dy vite më parë Tahiri.](http://www.syri.net/kronike/101390/cfare-thoshte-saimir-tahiri-ne-2015-per-kusherinjte-habilaj-a-do-ta-mbaje-ai-premtimin-qe-ka-dhene/)

2 Likes

uau cfare lajmi…

Pse mer zot paske rezervuar kete fat kaq te tmerrshem pikerisht ne keto momente, nderkohe qe Samir Tahiri duhet te vazhdoje me pergjegjesi te plote punen per ndertimin e Byrose Kombetare te Hetimit…

1 Like

Kemi vene ujkun te ruaje delet.
Nejse nuk me vjen fare keq per ate popull se vete I votuan.

‘Dosja Habilaj’/ 400 faqe për trafikun, biseda Habilaj-Çelaj për Saimirin: I duhen 20 mln euro për fushatë

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”.


…me ‘Përgjimet italiane, tashme gati mandati ndërkombëtar i arrestit për Saimir Tahirin’

1 Like

cer bohet mer kshu? po thone qe do u hapkan burgjet ne shqiperi se nuk ka vend?

… po vijne peshqit e medhenj thuhet, nuk ka vend per te vegjlit…

1 Like

Saimir Tahiri per president !

Ftyrat si lufte, kaptinat me cepa. Boji po deshe edhe miliardera, nuk ndrysho surrati i katunarit. Keta shkelin ligjin vetem duke dale ne publik me ate paraqitje.

4 Likes

3 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - tetor 2017

ate tjetrin per vetem 700 mije euro e bene president, kurse ky paska mar 5 milione euro ne nje muaj, tashti ska ngel gje tjeter vec me e bo presidentin e Microsoftit se tjeter pozicion nuk ma mer mendja se pranon. edhe ate ne qofte se nuk e ka marre per vete i gjati gjithsesi, lufte e eger…

Gettin’ old
Gettin’ grey
Gettin’ ripped off
Underpaid
Gettin’ sold
Second hand
That’s how it goes
Playin’ in a band

It’s harder than it looks
It’s a long way to the top
If you wanna rock ‘n’ roll

1 Like

Kur s’e di ti qe je ne Shqiperi si mund ta dine peshqit emigrante te qelbur?

Thuhet qe jane djem tezesh. Une nuk po mbaj frymen, asgje s’do te behet. Edhe cfare pastaj se djali i tezes i Me Te Madhit qenka trafikant me emer? Ti ke vellane e ministrit aktual te brendshem qe akuzohet per trafikant dhe asgje s’ndodh, jo me kusheririn e ishit.

jane te gjitha genjeshtra, te vertetuara nga LLalla dhe prokurorja Eglantina Shehu, qe ka tendencen te pushoje ceshtjet per te kursyer shtetin nga barra financiare, pasi gjykatat jane te korruptuara

po bijne te gjithe nji nga nji…

e paskan pas fundin ne nji dite…

edhe ne Raqqa kishte rene ISISi sot

bote e re…

1 Like

A nive hall sa bukur e tha ? Mos me nrydh rinin nan pule si koshin …
DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

  • eDrama ne FB.:money_mouth_face::money_mouth_face::money_mouth_face:
1 Like

Italianet pritet te kerkojne ekstradimin e deputetit Tahiri ne Sicili

Në një telefonatë të përgjuar mes Florian Habilaj që ndodhej në Tiranë dhe Moisi Habilaj që ndodhej në Siçili, diskutohet për takimin e paradites së datës 6 tetor 2013.

Zbardhja e bisedës telefonike mes Florian Habilajt dhe Moisi Habilajt:

Florian Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë

Moisi Habilaj: Çfarë donte shefi?

Florian Habilaj: Asgjë, për situatën

Moisi Habilaj: Ah … ai i fole me ti

Florian Habilaj: Po, më priti në orën 11:30, edhe taksinë ma pagoi :face_with_raised_eyebrow: :wink:

Moisi Habilaj: Çfarë tha

Florian Habilaj: Më tha, ‘kush janë këto … çfarë kanë … si janë punët’ … e unë i thashë ‘kështu e kështu’.

Moisi Habilaj: Atëherë…

Florian Habilaj: Më tha ‘mos u shqetëso, mos u mërzitni … është çështje orësh.

Moisi Habilaj: Ah, mirë, ti duhej ti thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej ti thoje.

Florian Habilaj: Por unë i thashë që ne … për asgjë. E ai më tha që ‘ata e kanë bërë qëllimisht që unë ti merrja në telefon’.

Moisi Habilaj: Edhe ne e kemi kuptuar. Ja pse nuk e shqetësuam (shefin).

Florian Habilaj: Edhe ne e kemi mësuar … dhe më tha…I mora në telefon dhe u thashë: ‘Nuk duhet të përfshiheni në lojëra, në çështje të fatit’

Moisi Dalipaj: I ka thirrur ai (e ka fjalën për një njeri të tretë)

Florian Dalipaj: I kishte thirrur ky (e ka fjalën për shefin e madh) … i kishte marrë në celular, më dëgjon?

Moisi Dalipaj: Alo, po më thuaj vlla.

Florian Dalipaj: I kishte marrë ai në celular dhe u kishte thënë që nuk duhej të ishin përzier dhe duhej që ti linin (e ka fjalën për para, kapitale të përbashkëta) për lojëra të fatit … u kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Po…

Florian Dalipaj: Ai i ishte përgjigjur me justifikime, jo kështu e jo ashtu, “janë të tjera” (gjithmonë bëhet fjalë për para) … porsa u përket të tjerave, çfarë ke në plan për të bërë, bëje shpejt … i kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Përsë kishte humbur kohë … po … dhe pastaj

Florian Dalipaj: Asgjë, ai tjetri kishte filluar që të dridhej dhe e kishte ulur zërin.

Moisi Dalipaj: … të qeshura …

Florian Dalipaj: Gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për gjë, më tha në fund shefi i madh … ik e mos mendo më asgjë.

Moisi Dalipaj: A e ka parasysh ai

Florian Dalipaj: E ka si jo … ia thashë, ia thashë të gjitha Moisi

Moisi Dalipaj: Atëherë, ok

Florian Dalipaj: I thashë … ne nuk goditemi … na kanë shqetësuar … na kanë shkatërruar biznesin, i thashë shefit të madh.

Moisi Dalipaj: Në rregull.

Florian Dalipaj: Më tha, ik e mos u shqetëso … ty të ka dërguar përshëndetje në mënyrë të veçantë.

416 faqe pergjime, aty do jete e sqarume edhe puna e 80 mije eurove qe kushtojti ajo fotografija e nuses se Bilalit nga New Jersey.