Zgjedhjet në Kosovë nxjerrin Vetëvendosje forcën më të madhe

Siç bëhet e ditur nga të dhënat e KQZ-së së Kosovës, tanimë që janë numëruar më shumë se 90% e votave, koalicioni PAN (PDK, AAK, NISMA) ka marrë 220.295 vota, ose 34,60%, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 170.331 vota, ose 26,75%. Koalicioni LDK+AKR+Alternativa, nga ana tjetër, është e treti, me 164.355 vota, ose 25,81%.

Vetëvendosje garoi e vetme në këto zgjedhje, dhe në përfundim rezulton se ajo është forca politike më e votuar sot në Kosovë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përmendur sot mundësinë për një koalicion VV - LDK e cila do të bënte Albin Kurtin kryeministër të vendit.

Koalicioni i komandantëve, PAN që garon me kandidat Ramush Haradinajn ka mbërritur shifrën më të lartë si koalicion por jo aq sa të mund të formojë qeverinë pa aleatë të tjerë. Në këto kushte, një aleancë midis LDK-së dhe Vetëvendosjes do të përfaqësonte mbi 50% të votuesve.

Rastësisht, sot mbushen plot 18 vjet nga dita kur NATO hyri me trupa në Kosovë, 12 Qershor 1999.
Burimi i fotos RTK.

Sipas exitpollit te sapodalur, Vetevendosje eshte bindshem partia me e madhe ne Kosove.

Koalicioni fitues, PDK-AAK + 11 parti tjera, ka marre 40%, derisa VV e vetme ka 30%.

bravo vv-ja! duhen zbythur robellët dhe matoshët e sërbska-ldk-së! ramushi,me gjithë respektin,ka gabuar kësaj radhe! duhet të ishte bashkuar me vv-në që të fitonin shqiptaret kundra kombit jugo-kosovar! ndoshta nuk kanë rënë dakort për postin e kryeministrit! sidoqoftë,alternativa kombëre po forcohet. rëndësi ka që lobi serb si në kosove ashtu edhe në shqipëri po humbet. ldk-ja dhe pd-ja drejt zhdukjes! shqipërisë së madhe po i vjen ora!

2 Likes

Fitore e kombit! Së shpejti do të ketë ndryshim të madh dhe në pjesën tjetër përtej kufirit, në Tiranën e pushtuar nga idiotët e joshqiptarët.

Ec aty Rramush , o lider i modh :grinning:

Duket më é ngaterruar mathematika

per mendimin tim , eshte nje fillim i ri i shume vonuar ,por indikatore qe per here te pare me dha mburrjen qe dhe ne mentalitetin shqiptar vie ere qytetrim europian . Sot e deshmuan Kosovaret kete , U hap porta drejte civilizimit…

Dafne, nuk besoj se ka shume lidhje me kete qe thua. Në Kosove problemi eshte fare fare i thjeshte: komandantet e luftes nderrojne postet qeveritare (Thacin tani e ke president, pas vitesh të tera si kryeminster) për ti shpetuar gjykatave (harrove c’hoqi Ramushi para pak javesh??).

Kosova ka situate post-koloniale dhe post-lufte. Pa asnje lidhje me ate në Shqiperi

a nuk po te duket qe keq jane duke e tallur Ramushin ?

mbaje mend nje , sot kosovari si individ mendoj per mirqenjen e tij , rrezoj idhujt e krijuar patriotizem ,histori , parti ,rajon…
nuk eshte me rendesi kush neser ju merr qeverisjen , me rendesi u vrejte qe nje ere e re e civilizimit dhe vetedijesimit te kosovarit per veteveten ,po vie.

S’ka lidhje me ato pallavrat me postkoloniale etj.
Vv i ka djemte me te paster moralisht dhe ligjerisht ne kosove. Tre vjet paten rastin te udheheqin kryeqytetin (testi i pare per ta), zero akuza per korrupsion, asnje cent mito, asnje konkurs publik i ankimuar.

Gjate kesaj fushate ka premtuar luftim korrupsioni, konfiskim te pasurise se pajustifikueshme.
Ndersa perballe kishin parti te krimbura ne hajni e injorance tash e 18 vite.

2 Likes

ne kosove do te kete prap lufte. vetem me luftetare do ta fitojne pavaresine. kjo qe kane rren vetem qorrat, as ne harte te google nuk ekzistojne, jo me larg.

9 vjet shtet dhe i numuron votat per 4-5 ore.
Ne Albanistan ,105 vjet shtet,duan 4 dite te numurohen votat.
Bravo Kosova!

Nuk ka Sali Berishe Kosova, prandaj i numeron shpejt votat. Dhe kurre mos paste, se eshte mallkimi me i madh per nje vend te kete nje qelbesire te tille.

1 Like

Po nuk paten edhe ata Berishen e tyre zor se do i futin ne Nato e t’ju heqin vizat.

Ashtu eshte, Berisha na futi ne NATO e na hoqi vizat, ndertoi shtet e ushtri te forte.

Jo 4 dite por 2 jave dhe kjo ne saje te sali berishes, krykriminelit te ballkanit dhe gjithe Europes

Respekte pafund per Albin Kurtin i cili ja doli mbane te ngreje nje force politike qe aq shume i mungon Shqiperise.