Në shumicën e rasteve, të fundit që mbërrijnë në vendngjarje janë pikërisht zjarrfikësit. Kjo, sepse në shumë bashki një repart i tillë nuk ekziston, ndërkohë që ligji dikton krijimin e tyre deri në dhjetor të vitit 2018. - Top Channel
Zjarrfikës, por pa mjete. Dorëzohen bashkitë: Jemi të pafuqishme
Kryetaret e Bashkive mu duken te fikur fare. “Fondet zero” - thone. E kuptoj qe fondet jane shume te nevojshme por edhe ndonje perpjekje, per te marre ndonje makine a dy falas nga ndonje qytet diku ne bote mund te beheshin. Duhet vullnet me shume se para ndonjehere se mund ta nxjerresh dhe nga guri…
Sa para shpenzohen per logjistiken e mitingjeve te fushatave me LED Screens e drita e foni profesionale, por nuk ka fonde per ZJARRFIKESET. Te vjen t’i biesh ballit me dore apo murit me koke. Sa shume me shume se kamionet zjarrefikes kushtojne pyjet shekullore te shkrumbuar?
Mos u zemero po deshe.
Shpifje, shpifje.
Kush ta boj, ai kryetar qe e ka menien se si te pasurohet duke abuzuar me noi firme a leje. Pse nuk i sigurojne keto mjete nga asetet e komunes/bashkise, resurset e tyre, apo se nuk dine, thua me mire.
Kur merzitesha une per keto probleme, ju (jo vetem ti) , qeshnit. Tani pellcit po deshe, daç bjeri edhe murit me koke, ehh sa te mjere boheni te gjithe juve, kur zgjidhjet e ketyre problemeve jane dhene qysh para 15-20 vjetesh.
Jo vetem aty do vije Blendi, Pjerin por edhe tek cfare me thote mue Plaka teme.
Fola ne skype me Sanijen dhe e pyeta cer jon gjithe kto zjarre qe po shohim ne media…i vene vete ato zjarre qe u pervelofshin me shpi e katandi…ja kshu.
Po ne te familja ime nuk i bim murit me koke per kto gjona MO…ket dhjet vjecar sa here shkonim spitaleve fukaralleku e pislliku ishte shume me keq se ne kohe te Merhumit…kur shkonim ne shpie…hapshim televizorin dhe lluksi i skenave e shfaqjeve te ToopChannellit e KLan Frangajt te vezullonte …ja kalonte ene Sanremos…pale ato Velinat, pjeshka ma te kurume e te pispillosme nuk shifshe mo, keshtu qe i harroshim ene dhomat e spitaleve te qelbta ene Sanitaret e drobitme se na fusnin ne depresion.
Vullneti pikerisht, sepse per 500kL mund te kthesh cdo lloj fugoni e kamioncine ne nje mini zjarrfikes:
Dhe mos me thoni qe nuk kane leke per nafte. Nese u kane mbaruar tollonet e naftes le tju kerkojne mbrapsht kanaleve televizive. Kane dhene me raste sa per nje vit rresht.
Eshte e turpshme qe Shqiperia te vuaje per sherbime baze, kur kostua e sherbimit eshte kaq e lire.
Kane kerkuar ndihme nga jasht po e kishin shkrujt shqip dhe ne dialekt. Smujten me e perkthy ne kohe.
I dashur shoku Perikli…
nuk kuptoj ca ka per t’u habit qe kardiologu ben dhe pediatrin dhe gjinekologun?
Mjeket me mire pranojne te rrihen dhe vriten sesa te perballen me racizmin e eger kanadez
Per temen, Blendo:
zjarret ne pyje nuk ka makine zjarrfikese qe t’i fike. Jo ne Shqip. po as ne nje vend tjeter me mjete e perforcime.
Debati duhet zhvendosur ne sa eshte investuar ne parandalimin e zjarreve dhe aksidenteve (tjetri mbante cisterne gazi me 25 mije lek ryshfet) dhe paralel me te, ne shtimin e mjeteve dhe personelit (pse jo, dhe part-time, si e kane dhe ketej)
Nuk e ka fajin as mungesa e mjeteve , as zjarrefikesit , as Bashkite qe jane dorezuar , fajin e kane agjenturat e huaja qe ndezin zjarre .
Dakord qe nuk ngjitet zjarrfikesi ne mal kur s’ka rruge por po ta degjosh me vemendje, bashkite nuk kane FARE sherbim zjarrfikes. As per brenda territorit te qytetetit qe supozohen te qeverisin.
Bredho, sado qe te investosh ne parandalimin e zjarreve, ne periudhen e veres me thatesira te gjata e temperatura te larta mbi 30 grade, me apo pa dashje zjarret ndodhin ! -prandaj edhe mjetet zjarrefikese duhen per ate dite. qofte makinat zjarrefikese , nese ka rruge, hyjne ne pune…
nderkoh , Shqiperia eshte vend malor dhe eshte i cuditshem fakti qe akoma nuk kane blere te pakten 2, 3 helikoptere zjrrfikes qe do te kryenin pune shpejt dhe do te parandalonin perhapjen masive te zjarrit ne pyjet malore , sic ishte rasti i Llogarase… mire kjo, po keta nuk modifikojne ne zjarrfikes as ballonin e Alket Islamit o lla, tu bej shurren nga siper zjarreve, pa harruar foto spektakolare 3D te bukurive natyrore si dhe helikoptereve greke qe i shuajne ato.
dakort po masat ndershkuese duhet te gjejne zbatim. Mesa kam lexuar, zjarret qe shkaktojne me shume deme jane ato qe nisin nga dora e njeriut. Vjet ne Alberta te Kanadase, nje zjarr i tille dogji rreth 590 mije ha, mbi 2300 ndertesa e deme rreth $10 mld. E pra, me gjithe mjetet qe ka ne dispozicion, pranoi ndihme deri nga Afrika e Jugut, ne personel dhe mjete por sidomos ne personel. Ne nderkohe mjaftohemi me fotot e qeshura te Taulant Balles nderkohe qe me 6 te tjere mbajne 5 m tub qe varet dukshem nen mungesen e ujit
Jo vetem per zjarrfikesit, por per sherbimet e emergjences, si eshte rregullorja e rruges ne Shqiperi? Nese shikon qe po vjen nje ambulance apo zjarrfikese pas teje dhe je ne rruge ose ngecur ne trafik, e menjanon makinen qe t’i hapesh rrugen?
nga pervoja di qe shqiptaret respektojne me shume makinen e funeralit sesa ate te ambulances. Pra, mund te thuash qe ne respektojme me shume te vdekurin sesa te gjallin
Perdorni methoda popullore kur bie zjarri duke i bere shurren fshatce apo si lagje .
Tani edhe te tallemi me Vatanin e varfer te perfshire nga flaket nuku eshte mire. Tja u kujtosh vendalinjve sa te varfer qe jane eshte Paturpesi.
Perpara se te jete Vatani jone, aty ka njerez …ushtare e police …qe kane nja 3 jave qe luftojne flaket me dedikim e me mjete rrethanore ndersa ne rrime ne bithe te ullirit ne Oksident, dhe kjo nuk eshte mire kur nje qenie njerezore tallet me nje qenie tjater njerezore qe eshte ne veshtiresi.
Asnjeher se kam kuptuar pse vendi me me shume Mercedesa per koke …per banore …ka kaq pak ambulanca apo zjarrefikese apo avjon bujqesor qe perdoren per sperkatje a zjarrefikese? Frika e diktatures qe hoqem na mban ende nen kthetrat e anti-shtetit.
Po mire mo po range rover apo audi q7 per kryetarin e bashkise kush do ta blej? Po ato udhetimet per festat e fundvitit kush do ti paguaj? Po si mund tu shkoje ne mendje qe kritari i bashkise te blej nje fiat apo skoda 15-20k€ (apo makari te rregulloje makinen qe ka ne inventar) dhe leket e tjera ti vendosi si down payment dhe te blej nje zjarrfikse, qofte dhe te perdorur?
Por une ( duke u informuar ketu te ppu) kam nji teori. Keta k/bashkiaket jane agjente te EYP-NIS te grekut dhe jane aty per te sabotuar pyjet e lirise se shqiperise.
Patrioto, Greku dhe Italioni kur bi zjarri na ka ndihmuar e do na ndihmoje por ene at Mootin e naften kan vite qe na e dhurojne ne det pa perfshi Ushqimet e skadume e te helmume here pas here. Mos ngatarro mollet me dardhat. Po sjan vetem zjarrefikset more po ambulancat…jane edhe zjarrefikesit njerez …e po rojet ne det…e mjekt ne plazh etj.
E nuk zgjidhet ala Shpend Ahmeti qe spo morr une benz e u rregullu Prishtina…ke filluar te tregosh doza Enverizmi e Klientelizmi …Patrioto…kujdes me ke ha pace derri ne sabah.
Kom i lajm per ty me qe me cyt…A te kujtohet kur Kaptinmodhi doli i pa-denuar 5-0 per ate qe pame me ze e figure? Nje nga ata ekspertat qe provuan qe Shqiptaret jane Qorra, Ermal Beqiraj, dyshohet se eshte perfshire ne nje afere skandaloze korrupsioni me kto rrypat qe i vihen ne kom te denuarve me arrest shtepiak.
Te krahasosh imazhin e zjarrefikseve ne Shqiperi me ata jashte , duken si ata pastruesit e oxhaqeve te mesjetes.
Se di pse nuk i kane dhene prioritet si sektor , aq sa policia e shtetit , te pakten ne financime , infrastrukture.
Ndoshta se shqiptaret jane mesuar me shkaterrimin e si bejne pershtypje zjarret , per sa kohe si merr flake shtepia e vete.
E pashe ne lajme patrioto. 1.5M€ shkerdhatat sy per sy. Benin dhe si te forte kur min.i drejtesise u kerkonte mallin e paguar.
Po ja pra per keto po flasim ne ketu. 1.5M € ky, 200 M€ ay tjetri, 4% succes fee ajo tjetra, 700k me bllok ky tjetri, dasmen ne keshtjelle zhapiku, por shabanet e kane shqetesimin se kush po vret balenat ne ishujt faroe apo mos gjen ndonje vidjo demaskuse per kanaden.
keto ka qeverisja o babam kur nuk i ben keto tregon se nuk di apo s’do me u (vete)qeveris .
Shabanet kan frike se po Ardhi shteti do justifikojne Paradison Skipetar qe ta thashe qysh ne fillim e jo si thote Alba qe shqiptari eshte gjenetikisht idiot e sdi te vetqeveriset…nuk u intereson shteti se eshte vjedh leku modh…e i bin shkurt vjedhin e i cojne i kafe Jakomonit.
A post was merged into an existing topic: Diskutim i lirë - Gusht 2017
Gjithe ajo droge qe shitet Shqiperia duhet te ishte yll …
Sepse Palloshi me shoke, mendon per veten e tija ne rradhe te pare, pastaj per shtetin.
çfar e pe ne onderr. Kuptoj gjo njeri nga kjo qe u tha ketu.
Deri ditën e qametit, shiu si mallkim e zjarri si bekim
Në botën e inisiativës së lirë qe po ndërtohet prej gati tre dekadash në Shqipëri, liria për të qenë i marrë është e plotë. Ajo është e pakushtëzuar edhe nga qeverisjet, pavarësisht ngjyrave që ato kanë. Marrëzia është kurdoherë shtatzanë. Ajo nuk harron kurrë të lindë e rilindë marrëzinë e rradhës. Njëlloj si ciklet e të keqes që përsëriten rëndom, por duke u bërë përherë e më të këqinj. I vetmi ngushëllim është të gjendet shkaku i të ligës. Përgjithësisht ja venë emrin, ngrohje globale. Dikur, doktor Berisha gjeti mëkat aty ku poetët e rinj dhe të dashuruarit rëndom gjejnë frymëzim. Ai fajësoi Hënën Blu. Në fakt, marrëzia globale në këtë botën e vogël shqiptare, spërkatur me blu nga të hënës dhe mavi nga muzgu i vonë dhe agimi i hershëm, është e vetmja gjë që nuk po ndryshon për qamet. Njëlloj sikur të jetë e shkruar që marrëzia do ta shoqërojë këtë skaj shkëmbor të Juglindjes së Ballkanit deri në ditën e qametit të madh që thonë se vjen me zjarr dhe përmbytje njëherësh, por pa harruar edhe tërmetet.